Вы находитесь на странице: 1из 9

Organizimi i elementeve kimike ne molekulat speciale jane baza e mrekullise se jetes.

Elementet kimike ne trupin e njeriut


Ne qeniet e gjalla gjenden po ato elemente kimike qe gjenden ne qeniet jo te gjalla Dhe kjo e deshmon unitetin midis botes se gjalle dhe asaj jot e gjalle. Por jo te gjithe elementet qe gjenden ne tabelen periodike gjenden edhe ne gjallesa. Konkretishte prej 106 elementeve 46 elemente hyjne ne perberje te organizmave. 40% te ketyre kane nje veprim te larte biologjik dhe quhen elemente biogjene. Me sasi me te medha ne organizmin tone gjenden : oksigjeni 26.5%, karboni 7.5% dhe hidrogjeni 65.4% ,fosfori 0.24 %, squfuri 0.06 %, azoti 1.25 %. Elemente e permendura me siper perbejne 99.99% te peshes se gjalleses dhe quhen makroelemente . Ne sasi edhe me te vogla se makroelementet gjenden: hekuri, magnez, kalcium, natrium, kalium, zink, baker etj. Dhe quhen oligoelemente.. Po ne sasi edhe me te vogla se oligoelementet gjenden: radiumi, ari, merkuri etj. Dhe quhen ultramikroelemente.

Elementet kimike te lendes se gjalle.


Pak kuriozitet per elementet Ne trupin e njeriut, perve ujit, ndodhen edhe shume lende te tjera. Nje njeri me trup normal permban aq yndyre sa per te prodhuar shtate kallepe sapuni, sheqer aq sa per te mbushur nje kavanoz, kripe sa per te mbushur gjashte kripore, karbon sa per te prodhuar 9000 lapsa plumbi,

fosfor sa per te prodhuar 2200 fije shkrepese, hekur sa per te bere nje gozhde 25 mm, nje luge squfur dhe 30 gram metale te tjera.

Molekula e ujit (H2O)

Uji perben reth 69% te trupit te njeriut. Nese nga nje njeri me peshe 73 kg do te largohej i gjithe uji qe permban trupi i tij, atehere ai do te peshonte vetem 29 kg. Uji ne qelize gjendet ne dy forma i lidhur dhe i lire. Rolet e ujit jane te shumta dhe te rendesishme per organizmin e te gjitha gjallesave. Uji luan rol si nje tretes i mire, menjanon materialet e demshme, mbron qelizen nga temperaturat e larta dhe gjithashtu luan rol ne rigjallerim. Ai eshte lengu ne te cilin zhvillohen te gjitha veprimtarite qelizore. Shume lengje ne trupin e njeriut kane ne bazen e tyre ujin. Si p.sh. gjaku, i cili i shperndan ushqimin qelizave, lengu amniotik ne te cilin jetojme te zhytur nente muaj para se te lindim. Lengu sinovial qe lubrifikon artikulacione te skeletit, urina me ane te se ciles nxjerrim jashte lendet e mbetura, djersa, lengu perikardiak, qe gjendet ne shtresen e perikardit (membrana qe mbeshtjell zemren), lengu trunoshpinor qe mbron sistemin nervor, peshtyma qe ndihmon ne tretjen e ushqimit ne goje.

Kriperat minerale
Pervec ujit, rol te madh ne jeten e qelizes luajne edhe kriperat minerale. Mungesa apo sasia e tepert e tyre mund te ndikojne ne crregullime te proceseve te jetes po ashtu mund te shkaktojne edhe vdekjen e qelizes. Sasisa e kriperave minerale nuk eshte e njejte ne te gjithe organizmat e se gjalles, p.sh., ne guackat e butakeve ka shume kripera te kalciumit dhe ne kurrizin e njeriut ka shume kripera kalciumi, kripera te natriumit etj.

Karbohidratet
Jane komponime te karbonit me hidrogjenin dhe oksigjenin qe gjenden ne raportin 1:2:1. Formula e tyre eshte ( H2O )n . Karbohidratet luajne rol nje rol te rendesishem ne perberjen e acideve nukleike (dezoksiriboza dhe riboza ) . Karbohidratet ose ndryshe sheqernat, ndahen ne tri grupe : Monosakaride, Disakaride dhe Polisakaride. Gjithashtu si rol kryesor te shqernave duhet theksojme se ato jane rezerve energjie (amidoni), perberes te rendesishem strukturor te qelizave (celuloza), jane burime energjie etj.

Monosakaridet
Monosakaride (H2O)n jane sheqernat me te thjeshta, perbehen nga atome te karbonit te vendosura ne nje zinxhir linear qe ne nje mjedis ujor zakonisht mbyllet ne formen e nje unaze dhe nuk mund te zberthehen ne karbohidrate te tjera me te thjeshta. Ne varesi te numrit te atomeve monosakaridet mund te jene: TRIOZA, TETROZA, PENTOZA, HEKSOZA. Pentoza (me pese atome karboni): prej pentozave rendesine me te madhe e kane riboza dhe dezoksiriboza. Heksoza (me gjashte atome karboni) C6H12O6, veme ne dukje glukozen dhe fruktozen dhe galaktoza. Glukoza eshte shume e rendesishme per njeriun, ne cdo mililiter te gjakut tone duhet te kete 1mg glukoze, n.q.s sasia e glukozes qe ushqen trurin ne gjak zbret poshte, atehere organizmi ndodhet ne nje situate patologjike, e cila quhet hipoglicemi.

Disakaridet
Disakaridet formohen me bashkimin e dy molekulave monosakarike, formula e pergjithshme e tyre eshte C12H22O11. nder disakaridet me te njohura kemi: Sakaroza, sheqeri qe perdorim per te ngrene dhe perbehet nga glukoza dhe fruktoza, laktoza (sheqeri i qumeshtit), formohet nga glukoza dhe galaktoza, gjithashtu dallojme edhe maltozen, e cila formohet nga bashkimi i dy molekulave glukoze.

Polisakaridet
Polisakariset pergjithesisht nuk jane te tretshme ne uje. Ato formohen nga mijera molekula te monosakarideve te lidhura bashke. Polisakaridet me te rendesishme jane: Celuloza, perbehet nga me shume se 10000 njesi glukoze, formon muret e qelizave te bimeve. Si peshe celuloza perben 97% te te gjithe lendes se gjalle dhe eshte molekula organiuke me e perhapur ne toke. Celuloza nuk perben bazen ushqimore per njeriun dhe per shume kafshe, pasi eshte praktikisht e patretshme. Amidoni eshte lehtesisht i tretshem. Amidoni qendron ne baze te ushqimit te njeriut, sepse gjendet ne farerat e dritherave, ne zhardhoket e patates dhe ne shume fruta te ndryshme. Glikogjeni, I quajtur ndryshe edhe amidon shtazor, grumbullohet si rezerve ne melcite e kafsheve dhe ne muskuj. Ne trupin tone glikogjen eshte leda djegese per muskujt. Pas nje sforcimi fizik rezervat e glikogjenit ne muskuj kane shteruar atehere fillojne te perdoren rezervat e glikogjen ne melci.

Proteinat
Proteinat jane lende organike, jane makromolekula te cilat kryesisht perbehen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azotit si dhe rralle here edhe prej sulfurit. Proteinat jane baza kryesore e qelizave. Ato jo vetem qe i japin qelizave nje strukture, por jane edhe makina molekulare, ku bejne transportimin e materieve, pompojne jonet, i katalizojne reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues. Po te permendim disa proteina atehere ato do te ishin: keratina qe formon lekuren, floket dhe thonjte, aktina dhe miozina qe marrin pjese ne tkurrjen muskulore, hemoglobina e cila ben te mundur transportimin e oksigjenit ne cdo pjese te trupit, antitrupat te cilat sherbejne per te na mbrojtur nga infeksionet, insulina e cila rregullon perqendrimin e sheqernave ne gjak. Kolagjeni, e cila ngjit mes tyre qelizat e trupit tone. Gjithashtu ekzistojne proteina te cilat quhen enzima dhe sherbejne si

katalizatore per reaksionet e ndryshme kimike qe ndodhin ne qelizat e trupit tone. Proteinat te cilat humbasin formen dhe nuk mund te kryejne me funksionin e tyre pesojne nje cnatyrim, zakonisht proteinat fillojne te degradojne ne temperatueat 45c.

Aminoacidet (njesia perberese e proteinave)


Njesia perberese e proteinave jane aminoacidet Aminoacidet Struktura e pergjithshme e aminoacideve eshte e meposhtmja: Ku grupi R (mund te jene te 20 llojeve te ndryshme) perfaqeson nje grup specifik per do aminoacid. Ne baze te vetive kimike te ketij grupi aminoacidet klasifikohen ne acide, bazike, polare dhe apolare. Grupi amin (NH2) i nje aminoacidi lidhet me grupin karboksil te nje tjetri dhe eliminohet nje molekule uji. (lidhja peptide). Lidhja mes dy aminoacideve quhet lidhje peptide. Nje zinxhir aminoacidesh te lidhur me lidhje petide quhet polipeptid dhe shume polipeptide perbejne nje proteine.

Sa proteina duhet te permbaje dieta jone


Nevojat ditore varen nga pesha : llogaritet 0.8-0.9 gr per 1 kilogram te peshes ne dite, me ndryshime ne baze te rendesise se aktivitetit muskulor. Pesha juaj Proteina gjate dites (faktori 1.8g/kg/dite 45kg 81 gr ne dite

50kg 90 gr ne dite 55kg 99 gr ne dite 60kg 108 gr ne dite 65kg 117 gr ne dite 70kg 126 gr ne dite 75kg 135 gr ne dite 80kg 144 gr ne dite 85kg 153 gr ne dite 90kg 162 gr ne dite

ADN dhe ARN


Acidet nukleike jane komponime organike shume te rendesishme per boten e gjalle. Ato jane bartese dhe percjellese te informatave trasheguese, prej te pareve ne pasardhes. Kromozonet dhe gjenet, si bartes te vetive trasheguese, jane te ndertuara prej nukleoproteinave. Ekzistojne dy lloje te acideve nukleike : acidi desoksiribonukleik dhe acidi ribonukleik. Keto dy lloje te acideve nukleike gjenden ne te gjitha qelizat bimore dhe shtazore, e edhe ne baktere. Te viruset gjenden njeri lloj i acidit nukleik- ADN-ja dhe ARN-ja. Acidet nukleike per here te pare i zbuloi zviceriani Miescher ne vitin 1870, kur kimikisht kishte analizuar berthamen e leukociteve (rruazave te bardha te gjakut), te cilat i kishte marre nga fusha e plages se te semurit ne te cilin punonte. Meqe zbuloi ne berthame, i quajti nuklein (nga lat. nukleus - berthame). Me hulumtimet e mevonshme eshte vertetuar se keto materie gjenden edhe ne citoplazme. Sot dihet se acidet nukleike jane te perhapura ne te gjitha qelizat e qenieve te gjalla, prej viruseve deri te njeriu.

Nukelotidi (njesia perberese e ADN se)


Cdo nukleotid formohet nga: Nje grup fosfat Nje shqer me pese atome karboni, pra pentoze. Ne rastin e AND se kemi te bejme me dezoksiribozen. Ndersa me ARN ne kemi te bejme me ribozen. Nje baze azoti. Ne AND bazat e azotit jane adenina,timina, citozina dhe guanina. Sipas bazave te azotuara ekzistojne 4 lloje nukleotidesh (dallojne nga njeritjetri sipas bazes se azotuar qe permbajne). Dy zinxhiret e nukleotideve te vendosur paralelisht me njeri-tjetrin qendrojne te bashkuar fale lidhjeve te brishta hidrogjenore mes cifetve te bazave te azotuara te vandosura perballe njera-tjetres (adenina lidhet me timinen me lidhje dyfishe dhe anasjelltas, guanina lidhet me citozinen me lidhje trefishe dhe anasjelltas) ne kete menyre te dy zinxhiret mbeshtillen ne forme spirale dhe formojne Heliksin e dyfishte. Ne ARN bazat e azotuara jnae te njejtat, pervec timines e cila zevendesohet nga uracili. Ndryshe nga AND ja, ARN ja nuk ka formen e nje heliksi te dyfishte, ajo perbehet nga nje zinxhir i vetem.

AND ja dhe ARN ja kane si funksione


AND ja Permban te shkruara ne nje kod, ne sekuencen e bazave te azotuara, udhezimet e nevojshme per te ndertuar proteinat. Permban informacionet per te prodhuar nje kopje te sakte te vetvetes. Pra fale kesaj vetie, nje qelize riprodhihet dhe I jep nje kopje te AND se qeliza bija, ne kete menyre informacioni gjenetik eshte transmetuar tek brezi pasardhes. ARN ja

Eshte pergjegjese brenda qelizes per transferimin e informacioneve nga berthame te citoplazma. Ne ribozomet e rrjetit endiplazmatik fale ARN se, ndodh perkthimi i informacioneve qe konsistojne ne sintezen e proteinave.

Vitaminat
Vitaminat jane perberje organike shume te rendesishme per organizmin e njeriut. Ato ndihmojne ne shume funksione te organizmit tone. Trupi i njeriut nuk mund ti sintetizoje vete vitaminat, prandaj ai mbeshtetet ne burimet e jashtme per te plotesuar nevojat e tij vitaminale. Per te siguruar funksionet thelbesore te organizmit nevojiten trembedhjete vitamina te cilat e ndihmojne organizmin ne mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe semundjeve te ndryshme, ne proceset kimike te metabolizmit, ne prodhimin e hormoneve, ne procesin e rritjes dhe largimit te produkteve te demshme nga organizmi etj. Ato jane si blloqe ndertimi. Nje organizem i shendetshem eshte i afte ti vendose keto blloqe sebashku per te krijuar enzima e hormone, qe perve te tjerave kontrollojne rrahjet e zemres, presionin e gjakut, nivelet e glukozes dhe reaksione te tjera kimike.

Disa lloje vitaminash


A gjendet ne melci, zarzavate dhe fruta. Kjo vitamine formon pigmentin e te pamit dhe ndihmon ne rritjen qelizore. Semundjet qe shkaktohen nga mungesa e kesaj vitamine jane renia e te pamit, ulja e rezistences nga infeksionet dhe demtimi i riprodhimit D gjendet tek vaji i peshkut, nxit thithjes e kalciumit. Mungesa e kesaj vitamine sjkakton rakitizem dhe mosformin te kockes E gjendet ne vajra drithera dhe melci. Ajo mbron rruazat e kuqe te gjakut dhe ndikon ne muskuj. Mungesa e saj shkakton thyeshmer te rruazave te kuqe dhe lodhje te muskujve, K kjo vitamine sintetizohet nga bakteret e zorreve. Si funksion ka nxitjen e faktoreve te mpiksjes se gjakut ne melci. Mungesa e saj shkakton hemorragji te brendshme.

Kemi edhe nje sere vitaminash si B2, B1, B6, B12, C Niacine, Acid pantotenik, Biotine, Acid folik, e shume vitamina te tjera te cilat jane te pazevendesushme per organizmin tone.

Вам также может понравиться