Вы находитесь на странице: 1из 5

Nga Raimonda Moisiu

Ajkuna e ulur në dhomën e saj, ndjente flladin e mbrëmjes që vinte përmes dritares së
hapur, nga parku Elisabet ngjitur me shtëpinë. Perdet ngjyrë vishnjë lëviznin si hije,
vallëzonin në ajër. Me sytë e ngulur në thellësi të parkut, ajo pa dritat e varkës së
Gazmendit teksa lundronte në liqenin e vogël të tij. Kishte gjithë ditën që merrej me
pikturën e re. I hodhi sytë pikturës në mur.. E kishte sjellë me vete që përtej
Atlantikut. “ Motiv vjeshte në park”, shkruhej në fund të saj. Parku I qytetit të lindjes
I ngjiste shumë me parkun Elisabetë, në qytetin ku ajo jetonte. Lulëzimi I parkut dhe
piktura në mur e patën frymëzuar. Ndërsa ishte përqëndruar mbi të, shikonte e
përzgjidhte ngjyrat, për t’I dhënë muzikalitet, dëgjoi një zhurrmë të vinte nga jashtë.

-Kush është?-thirri

Askush nuk u përgjigj. Ndjehu sikur dikush e shpoi ngapas kokës dhe kthehu atë
menjëherë. Iu duk sikur pa një hije të lëviste jashtë dritares. Ishte fiksim, nga frika,
ankthi, apo dikush ishte fshehur aty??? Biles që një natë më parë ajo kishte patur disa
të tilla t’I cfaqeshin e zhdukeshin. Iu kujtua gjyshja kur I tregonte përralla me magji e
magjistarë; zhduken në vjeshtë e bjenë në gjumë në dimër, ringjallen në pranverë dhe
cfaqen plotësisht në verë. Akoma duke mbajtur në dorë penelin me bishtin vendosur
mbi buzët, Ajkuna doli në verandë. Vera lulëzonte ngado në park dhe ndjente aromën
e trëndafilave, karafilave, pishës dhe jasminit. Flladi I mbrëmjes ia shpupuritëte flokët
dhe Ajkuna dëshironte të shëtiste. Lëkura përsëri iu bë mornica dhe ndërroi mëndje.
Kishte një ndjenjë që dikush e përgjonte.

Teksa qëndroi te dera, dëgjoi hapa të shpejtë. Dikush po vraponte në rrugën e ngushtë
kryesore të parkut Elisabetë. Ajkuna I nguli sytë qoshes së shtëpisë, për të parë
personin e hapave. Ndjehu t’I ngrihej tensioni dhe kur pa Gazmendin psherëtiu thellë
e gëzuar, por akoma ndjente sikur e përgjonin.

-Mos pe dikë të kalonte tani”-e pyeti atë.

-Jo ,pse?

-Më duket se ndjeva hapat e dikujt- I tha Ajkuna me sytë e përqëndruar në rrugicën e
errët të parkut. Ngriti sytë për të vështruar Gazmendin. Të dy I buzëqeshën njëri
tjetrit.

- Pashë dritën ndezur!- I tha ai si për të nisur bisedën.

-Edhe unë pashë dritat e varkës tënde. Po lundroje – I tha ajo.

-Erdha të të them natën e mirë.

Ajo I buzëqeshi dhe e ftoi të hynte brënda. Drita e zbehtë e kuzhinës e tregonte më të
ri, ashtu si ajo e pat njohur dikur.
*******

…..Ajkuna mbështeti kokën në mur dhe morri frymë thellë. Oh Zot! Sa vonë e kuptoi,
ankthin e frikën që I pat ngrënë shpirtin, gjatë atyre viteve. Lexoi përsëri letrën që
kishte në dorë. Duart I dridheshin dhe nuk ishte në gjëndje ta lexonte atë. Ndjehu një
dhimbje t’I vinte nga stomaku deri lart në gjoks, iu mblodh në grykë derisa ajo
shpërtheu në një britmë të tmerrshme agonie.

Gjithshka për asgjë!

Gjithë këto vite kishte duruar aq shumë, vetëm për hir të dashurisë dhe fëmijës që
kishte sjellë në jetë. Netët pambarim në dysheme, në këmbët e krevatit, pikturat e
shkatërruara, të hedhura ngado.

Asgjë!

Ai më shumë u pat kujdesur për alkolin e kumarin se për Ajkunën dhe djalin e tyre.
Kishte shkatërruar gjithshka që ajo kishte ndërtuar e sakrifikuar. Dashurinë dhe
respektin. I kishte braktisur.

Vetëm atëhere, vetëm kur ajo po villte vrerin, ajo ndjehu dëshpërimin. Vuri kokën
poshtë cezmës së kuzhinës dhe la ujin t’I binte në fytyrë, në flokët. Hundët I rridhnin,
sytë e enjtur e të skuqur, gjoksi vazhdonte t’I dhimbte.

Mblodhi duart grusht dhe mendoi;

-Gjithshka mbaroi!

Sa herë që I kthehej së kaluarës, Ajkuna I thoshte vetes;

-Duhet ta bëja!

Në një mënyrë apo tjetër jeta dhe njerëzit ndryshojnë. Edhe ajo kishte ndryshuar
tashmë në një drejtim tjetër. Të kaluarën e vendosi në një cep të kujtesës.

Kishte disa vite, sa , as vetë nuk e dinte sa, apo nuk dëshironte ta dinte, që jetonte
përtej Atlantikut. Ishte gati të dëgjonte, të jetonte – në një mënyrë tjetër…..

******

-E ke parë Klejdin, sonte, apo jo ?-e pyeti Gazmendi

-Jo – iu përgjigj ajo disi e shqetësuar.-Pse? Është mirë?


-Po, po është mirë, biles shumë më mirë – iu përgjigj ai.-E pashë të shëtiste në park.
Më dha një lajm shumë të gëzuar. Dëshironte që ti ta dije e para dhe dëshironte
pikërisht mua të të jepja lajmin e gëzuar.

-Cfarë është ? - Tregoma, tregoma. - I tha Ajkuna me të shpejtë.

-Së shpejti dëshiron të fejohet! Me atë vajzën që njohu në universitet.

-Sa mirë! Sa bukur! E ëndëroja këtë ditë për tim bir – I tha ajo shumë e gëzuar dhe e
lumtur.

Gazmendi heshti dhe sytë I kishte ngulur në të sajat.

-Po ashtu edhe ne të dy, Ajkuna! Duhet të bëjmë dicka – I tha pa I hequr sytë nga ajo.
Intensiteti I vështrimit të tij , e bëri të stepet. Kryqëzoi duart në gjoksin e saj, sytë e
hapur vështronte poshtë, këmbët. Ai iu afrua pranë. Zemra filloi t’ rrihte.

-Mos, Gazmend!-shqiptoi ajo.

-Ajkuna, vështromë mua, të lutem!- I tha ai

Ajo tundi kokën ngadalë duke e mbajtur poshtë . Ai qëndronte aty, shumë pranë saj.
Ajo mundi të ndjente ngrohtësinë e lëkurës së tij. Ai e zuri nga shpatullat duke I
kaluar duart nëpër krahët e saj. Ajo mbeti pa frymë.

-Po ti vetë e ke thënë, që njerësit ndryshojnë, po ashtu edhe mëndjen.

-Po jo ne! – tha ajo nëpër dhëmbë. Nuk është koha jonë.

-Po – tha Gazmendi I vendosur. Është koha, dita, jeta jonë!

Fjalët e tij e prekën në zemër. Nuk dëshironte ta shihte në fytyrë atë cast, por nuk
mundi. Sytë e tij shëndrrisnin, reflektonin dritë. Ajo vuri re mënyrën si ai e
vështronte, i buzëqeshur, sikur ai kishte shumë për të thënë si edhe ajo. Dëshironte atë
cast të thoshte dicka. Harroi fjalët.

-Kam dashur me kohë të të them, të bëjmë dicka, që vitin e kaluar- I tha ai, duke ia
mbajtur fytyrën mes duarve të tij, duke e puthur. Ajo e dinte që nuk duhej të tërhiqej,
por u ngrit paksa në majë të gishtave për ta arritur atë.Trupi I tij u ngjit pas trupit të
saj. Buzët e tij në të sajat, prekte gjuhën e saj, dhe gjithshka ndryshoi. Ashtu të
ngjitur me njëri tjetrin hynë në dhomën e saj. Ajo shtyhu pikturën, hodhi penelin në
dysheme dhe u ulën në divanin pranë dritares. Ata u puthën përsëri. Ajo përkulej ndaj
tij. Ndjehu fortësinë e muskujve të trupit të tij. Gjoksi I tij si një shkëmb I fortë. E
mbante fort pas vetes. Prekja e tij nuk ishte e butë- ishte e ashpër. Por gjithsesi ishte
një prekje e dhëmshur e dashur, që kurrë se pat ndjerë më parë. Ndërsa ata putheshin,
ajo hapi sytë, të vështronte atë. Ndoshta dëshironte të shikonte atë c’ka po ndodhte.
Ajo pat ëndërruar për dashurinë, gjithë jetën e saj. Vetëm njëherë në jetën e saj, ajo po
provonte dashurinë e vërtetë, me Gazmendin. Ajo pati bërë një gabim në jetë, nga I
cili kishte përfituar dicka shumë të mirë, të bukur e të dashur, Klejdin, birin e saj. Jeta
e saj u shkatërrua në një moment, ..por…ajo…kishte shansin ta rifitonte atë përsëri.
Ia hodhi sytë Gazmendit. Vështrimi I tij e bëri ta kuptonte se kjo ishte e vërtetë, se ajo
po rizgjohej.

Muzika e ujit, flladi I mbrëmjes dhe fëshfërima e gjetheve hynë nga dritarja. Ajkuna
mbylli sytë përsëri. Dëshironte të humbiste vetëm në puthje. Krahët e tij kishin
pushtuar atë dhe duart e tij ledhatonin kurrizin. Prekja e tij ishte e ngrohtë dhe ajo
harkoi trupin mbi të tijin. Duart e saj ledhatonin krahët e tij gjithë muskuj. Puthja e tij
ishte e butë, e dashur, dhe zjarrtë. Mbante ballin mbështëtur në ballin e saj, dhe faqet
ia përkedhelte me gishtat. Ia ngulën sytë njëri tjetrit për një kohë të gjatë. Bilbilat
këndonin, e këndonin në park, njëri pas tjetrit.Tingulli I tyre ishte një mburojë, për të
mbajtur Ajkunën e Gazmendin në përjetësinë e asaj mbrëmjeje.

-Pse nuk të njoha më parë?? Pse?Pse?- e pyeti ai me zërin e ulët

-Ti?-ia kthehu edhe ajo me pyetje.- Isha unë ajo…që..nuk…besoja…Ai priti që ajo të
mbaronte fjalinë. Ajo nuk ishte e qartë se cfarë duhej të thoshte Ajo kurrë nuk pat
besuar se mund të gjente dikë, që do I rizgjonte jetën, ajo nuk e besonte sepse mes
tyre ishte ndryshimi. Ai nuk ishte martuar kurrë, ndërsa ajo –vetëm njëherë-biles
kishte edhe një fëmijë! Kurrë nuk e kishte menduar se Gazmendi e donte atë dhe birin
e saj. Biles edhe kur mësoi të vërtetën, se ata mund të jetonin së bashku.

-Ne jemi së bashku tani!- I pëshpëriti ai.

Mbylli sytë dhe dëgjo këngën e bilbilave – I tha ajo. Ai bëri si I tha ajo. Po ashtu edhe
ajo, mbylli sytë. Ajo në krahët e tij, qëndruan për disa minuta në qetësi.

-Me kë të ngjasojnë parku, aroma e luleve, flladi I mbrëmjes, tingujt e tyre- tha ai pas
pak.

- Me parkun, “Rinia”, aty në qytetin tim – I tha ajo e përhumbur në meditim.

-Cfarë?

-Më sjellin paqe, dashuri, më zgjojnë ëndërrat.

-Është e njëjta natyrë, të njëjtat pisha, e njëjta luginë. Nuk kanë shumë ndryshim.

-Po- I tha ajo- ti më bërë ta dalloj këtë.

-Unë?? Në cfarë mënyre?

-Të harroj të kaluarën time, - I tha ajo.

-Pata ndrojtje në fillim, kur erdha këtu- I tha ai

-Ishte herën e parë, për shumë arësye. Por jo më!- I tha ajo.- Dëshiron të dish dicka??

-Cfarë, Ajkuna?

- Unë të besoj ty. Gazmendi e pushtoi më fort.


- Të premtoj. Të dua Ajkuna. Ti e Klejdi jeni gjithshka për mua. Ajo u mbështet te
divani dhe ai e puthi atë. Gjithshka I përkiste asaj vetë , Klejdit e Gazmendit. Ishin
drejt një rrugë të re. Ai sapo I dha premtimin dhe deri atë moment, ajo nuk e pat
kuptuar sa të rëndësishme ishin;besimi, premtimi dhe jeta! Iu pat dukur abstrakte, një
ideal për dikë tjetër, cdo gjë që ajo dëshironte;- të ishte me Klejdin përgjithmonë.
Gazmendi e kapi prej dore. Të dy po ngjitnin shkallët për në katin e dytë, në dhomën
e gjumit. E dinte që do të kundërshtone, gjë që nuk ishte e drejtë për të, për
Gazmendin, e mbi të gjitha atë c’ka ajo tha më parë; njerësit ndryshojnë mëndje. E
dinte që ishte e vështirë për të - të fillonte jetën nga e para. Ai e shtrëngonte fort, ajo
e dëshironte atë shumë. Të gjitha mendimet dhe arsyeja u fashitën dhe ndjenjat
triumfuan mbi to. Cdo gjë ndryshoi. Tërhoqën njëri tjetrin në krevatin e madh. Ajkuna
e kishte blerë atë disa vite të shkuara. Askush nuk pat qënë në atë krevat me të, më
parë. Duke vështruar Gazmendin drejt e në sy, ajo e pranoi se sa shumë ajo pat
ëndëruar të ishte ai aty - pranë saj. Zemra e saj kishte kohë që ndjente për
Gazmendin.

-Sa shumë të kam dëshiruar, ëndërruar, ditë, netë…- pëshpëriti ai.

- E di, e di, se edhe unë të kam dëshiruar shumë, shumë….

Kapën njëri tjetrin, teksa zbërthenin kopsat, zinxhirin, pa e carë kokën se të kujt ishin.
Drita e hënës depërtonte nga dritarja; S’ mund t’I vështronte të dy mirë sepse nuk
ishte ngritur tamam mbi pemët e Parkut. Dritë e zbehtë që hynte, pikturonte trupat e
tyre në ngjyrë kreshente. Ajkuna puthte hijet në trupin e Gazmendit. I puthte muskujt,
barkun, I lëpinte me gjuhë shënjën e një plagë të mbetur nga fëmijëria, e cila e bëri ta
donte, dëshironte atë më shumë, mashkullin e vërtetë që I pat munguar gjatë jetës. Ai
e morri nën vehte dhe floku I saj u përhap sa në fytyrë dhe jastëk. Ata u puthën nëpër
të, ishin aq të përhumbur sa nuk e largonin flokun nga buzët. Ajo u shpengua, dhe ai
penetroi. Cdo pjesë e trupit të saj u gjallërua. Prekja e tij e bëri të dridhej. Ajo
përpëlitej, ofshante me dashuri dhe e lumtur. U zhyt më shumë në trupin e tij duke
kërkuar më shumë, përgjithmonë, pafundësisht,. Gazmendi e puthte, përshkonte duart
në tërë trupin e saj, duke e shtrënguar më fort pas vetes, Të dy përpëlitën sytë dhe…..

Gazmendi nuk ia ndante sytë. Krahët e tij e kishin mbështjellë të gjithën.Të dy


dëshironin që jeta për ta të ishte krejt ndryshe tashmë.

Drita e hënës ndriconte trupat e tyre sikur ishin në ujë dhe ata notonin e hidheshin mbi
valët e detit, - valëve të dashurisë.

Lumturia shpesh hyn fshehurazi në një zemër, kur ju harroni derën hapur…

Raimonda Moisiu

Hartford CT

Dhjetor 2009

Вам также может понравиться