Вы находитесь на странице: 1из 7

Cka eshte depresioni?

Kur mjeket flasin per depresionin ata mendojne per semundjen qe quhet depresion i madhe.
Dikush me depresion te madhe ka simptomet e poshteshenuara gati per cdo dite, gjat gjithe dites,
per dy jave apo edhe me gjate. Nese jeni i depresionuar ju gjithashtu mund te keni kokedhembje,
dhimbje tjera ne vende tjera, probleme me tretje dhe probleme me seks. Nje person i moshes se
vjeter me depresion mund te ndihet konfuz apo te ket probleme ne te kuptuar. Simptomet e
Depresionit Ndjesi te keqia, pashprese apo qarje te shpeshta her pas here Humbja interesimit apo
kenaqesis ndaj gjerave qe ju kan pelqyer me pare (perfshire edhe mardheniet intime) Ndjesi e
fajsis, pashpreses dhe pavleres Mendimi per vdekjen apo vetvrasjen Gjum te tepruar apo
probleme me gjume Humbje apetitit dhe shtim apo humbje te paqellimshme te peshes Ndjenje
sikur je i lodhur gjithmone Probleme ne perqendrim dhe ne sjellje te vendimeve Dhimbje te cilat
nuk permiresohen me tretmane Ndjesi e parehatshmeris, irritimit dhe te hidhrimit te lehte
(shpejte) e te parsyeshem Cilet Jane Shkaktaret E Depresionit? Disa lloje te depresionit
vazhdojne brez pas brezi ne familje qe tregon se nje cenueshmeri biologjike e depresionit mund
te trashigohet. Kjo zakonisht ndodhe veqanarisht ne rastet e crregullimeve bipolare. Jan kryer
studime ne familjet anetaret e te cilave brez pas brezi kane zhvilluar crregullimin bipolar.
Hulumtuesit kane zbuluar se ata me kete semundje kan nje ndertim gjenetik disi me ndryshe me
ata te cilen nuk semuren nga kjo gjendje. Por jo te gjithe ata te cilet kane ndertim gjenetik qe
shkakton cenueshmeri ndaj crregullimit bipolar do te zhvillojne kete semundje. Siq duket faktore
tjere shtes, mundesisht nje ambient stresues, perfshihet ne fillimin e tij (depresionit) dhe faktore
tjere mbrojtes perfshihen ne parandalimin e tij. Ne te vertete drepsioni gjithashtu mundet te
ndodhe edhe tek personat te cilet nuk kane histori familjare me depresion. Nje ngjarje e jashtme
shpesh duket te inicoj nje episod depresive. Keshtu pra, nje humbje e madhe, nje semundje
kronike, mardhenie te veshtira, probleme financiare apo cfardo ndryshimi jo i mereseardhur ne
jete mund te nxit episoda depresioni. Shpeshe nje kombinim gjenetik, psikologjik dhe faktor
ambiental jane te perfshire per te filluar crregullimin depresive. Si Te Luftoni Depresionin
Depresioni shterr energjit tuaj, shpresen, dhe zellin apo deshiren per te bere dicka, keshtu duke e
bere te veshtire te besh ate qe duhet bere per tu ndier me mire. Perderisa mposhtja e depresionit
nuk eshte e lehte dhe e shpejte ajo nuk eshte edhe e pamundur. Nuk mund ta kaloni thjeshte nga
fuqia e vullnetit tuaj por ju keni ca kontroll mbi te edhe nese depresioni juaj eshte i rende dhe
kembengules. elesi i sherimit nga depresionit eshte te fillosh nga pak dhe te ecesh perpara. Te

ndiesh mire merr kohe por ju mund te arrini deri atje nese beni zgjedhje pozitive per veten tuaj
cdo dite dhe mbeshtetesh ne perkrahjen nga te tjeret. Rruga Drejt Sherimit Nga Depresioni Te
sherohesh nga depresioni kerkon veprim nga ana juaj. Por te veprosh kur je ne depresion eshte
kogja e veshtire. Ne fakte vetem te mendosh per gjerat qe duhet bere per tu ndier me mire, sikur
te mirresh me ndonje aktivitet fizike apo te dalesh me shoke e shoqe, duket e lodhshme dhe e
padeshirueshme. Fillo Me Pak Dhe Rri i Fokusuar elesi per sherim nga depresioni eshte te
fillosh me disa qellime te vogla dhe ngadal te ecesh perpara. Ju ndoshta nuk keni edhe aq energji
por keni aq sa duhet per te ber nje ecje rreth e rrotull bllokut ku jeton apo te telefonosh dike qe e
don. Bej gjerat dite per dite dhe shperble vetveten per cdo arritje. Hapat mund tiu duken te
vegjel por nese gjeni kohe per to cdo dite ata hapa shpejt mblidhen. Ketu vlen ajo thenja, pika,
pika mbushet pusi. Dhe per te gjithe at energji qe ju hargjoni per tu sheruar nga depresioni ju do
te merrni shume me shume si shperblim i punes tuaj. Keshilla depresioni vetndihmuese 1:
Kultivo mardhenie te mira mbeshtetese Te kesh mbeshtetjen qe te duhet luan nje rol te madhe ne
largimin e mjegulles se depresionit dhe mbajtjen larg te saj. Mund te jet shume e veshtire qe vet
te mirmbani perspektiven dhe te ushqeni mundin tuaj qe kerkohet per te mposhtur depresionin.
Por vet natyra e depresionit e ben te veshtire tia shtrish doren te tjereve per ndihme. Sidoqofte,
izolimi dhe vetmia e keqesojne depresionin edhe me shume. Pra, eshte e rendesishme qe te
mbani mardhenie te aferta dhe aktivitete sociale per tu sheruar nga depresioni. Edhe mendimi per
tia shtrir doren per ndihme edhe anetareve me te afert te familjes dhe shokeve duket shume i
pakalueshem. Ju mund te ndiheni i turperuar, shume i lodhur per te folur, apo te ndiheni fajtore
per braktisje te mardhenieve te mira. Mos harro tia perkujtosh vetes ne ato momente se ky eshte
depresioni i cili po flet e jo ju ne te vertete. Te dashurit tuaj kujdesen per ty dhe sigurisht qe
deshirojne te te ndihmojne. Kthehu nga shoket/shoqet e besueshem dhe anetaret e familjes. Ndaj
ate qe po perjeton me njerezit qe do dhe ju beson. Kerko ndihme dhe perkrahje qe te nevoitet nga
ta. Ju ndoshta jeni larguar paksa nga mardheniet tua te vlefshme por kesaj radhe ata duhet te ta
falin per te ndihmuar. Provo te kesh aktivitete sociale edhe nese nuk te pelqen. Kur je ne
depresion duket me e rehatshme te strehohesh ne gezhojen tuaj. Por te jesh rreth njerezve te ben
te ndihesh me pak i depresionuar. Disa keshilla si te ndertoni mardhenie me te tjeret 1. Fol me
dike per ndjenjat tua 2. Ndihmo dike vullnetarisht 3. Pi nje kafe apo ha drek me nje shok 4.
Kerko nga dikush qe e doni te ju vizitoj rregullisht 5. Lexo kuran dhe fal namaz n xhami 6.
Telefoni apo dergo email nje miku te vjeter 7. Dil ne sheti me ndonje shok 8. Cakto nje dite qe

nje her ne jave te hash drek me dike 9. Provo te njoftosh njerez te ri 10. Rrefehu tek ndonje
terapist apo mjeku apo edhe hoxhes. 11. Krko ndihm dhe lutju Zotit qe Tua largon ket situat.
Keshilla depresioni vetndihmuese 2: Kujdesu Per Vetveten Ne menyre qe te sherohesh nga
depresioni ju duhet te kujdeseni per vetveten. Kjo perfshine edhe kohen qe gjene per gjerat qe ju
knaqin, te kerkosh ndihme nga te tjeret, te adoptosh vese te shendetshme dhe te caktosh
aktivitete qe te knaqin gjate dites. Bej gjerat qe te pelqejne (apo qe ke bere me pare) Edhe pse ju
nuk mund ta shtyni vetveten qe te kenaqeni apo perjetoni knaqesi ju thjeshte apo se paku mund
te zgjedhni ti beni gjerat qe ju ka pelqyer ti beni me pare. Vazhdo me nje hobi te meparshem apo
sport qe ju ka pelqyer me pare. Shpreh vetveten kreativisht permes sportit, artit apo shkrimit. Dil
me shok. Dil nje dite dhe ben nje sheti deri ne male apo deri ne park Zhvillo Mjetet E
Mireqenies Sajo nje liste te gjerave qe mund ti besh qe shpejt te permiresosh per se miri gjendjen
shpirtrore. Perfshij ketu cfardo strategjie, aktiviteti apo shkathtesi qe ju kan ndihmuar me pare.
Sa me shume mjete qe gjeni per tu perball me depresionin aq me mire. Provo te implementosh
disa prej ketyre ideve cdo dite edhe nese nuk ndjeheni mire. 1. Lexo nje liber te mire apo ngjarje
nga Kurani fisnik 2. Bej nje liste se cka ju pelqen nga vetvetja 3. Kalo ca kohe ne natyre 4. Shiko
nje Film Qesharak(komedi) 5. Bej nje tush te nxeht e te gjat 6. Kujdesu per ca detyra te vogla te
len pasdore 7. Luaj me femij apo kafshe shtepiake nese keni 8. Shkruaj dicka ne ditarin tuaj nese
mbani 9. Bej dicka spontane Shtyej vetveten per ti ber gjerat edhe ateher kur nuk te pelqen ti
besh. Ju ndoshta do te befasoheni se sa me mire do te ndiheni kur te dilni ne bote ne vend se te
rrin i ngujuar ne birucin tuaj ku ju mbyt depresioni. Edhe nese depresioni juaj nuk largohet
menjeher ju gradualisht do te ndiheni me mire dhe me energjetik duke gjetur kohe per aktivitetet
qe ju pelqejne per ti bere. Adopto Vese te shendetshme te te Jetuarit Mundohu te besh 8 ore
gjume. Depresioni thjeshte perfshine probleme me gjume. Je apo nuk je duke fjetur shume apo
shume pake, gjendja shpirtrore (qejfi) i juaj vuan. Bej nje orar me te mire te gjumit duke mesuar
veset e shendetshme te fjetjes. (nje post qe do te shkruhet me vone). Dil ne rrez te diellit cdo dite.
Mungesa e drites se diellit mund te keqesoj depresionin. Sigurohu qe te dalesh ne diell dhe te
marresh drite dielli sa duhet. Bej nje sheti te shkurte jasht ne natyre, pi nje kafe apo dreko jashte,
ulu ne ndonje park dhe thjeshte shiko kalimtaret apo dil e ulu ne kopshtin tuaj. Praktiko teknikat
e relaksimit. Nje praktike relaksuese ditore mund tju ndihmoje te liroheni nga simptomet e
depresionit, zvogloj stresin dhe ngrit ndjenjat e gezimit dhe mireqenies. Provoni fitnes,
frymemarrje te thelle, relaksimin progresiv te muskujve, meditim apo edhe masazh. Lufto

Depresionin duke menagjuar stresin Stresi jo vetem qe e zgjat dhe keqeson depresionin por
gjithashtu edhe mund ta nxis. Ne menyre qe ta kalosh depresionin dhe te qendrosh larg prej ti
eshte esenciale te mesosh se si te zvoglosh dhe te perballesh me stresin. (nje tjeter post ne te
ardhmen). Identifiko stresoret. Gjej te gjithe gjerat qe po te stresojen ne jete. Shembujt
perfshijne: mbingarkesa ne pune, mardhine jo perkrahese, abuzim me substanca apo probleme
shendetsore. Pasi te gjeni stresoret ju mund te sajoni nje plan qe ti shmangni apo te zvogloni
efektin e tyre. Merre veten me te mire. Shume njerez te depresionuar jane perfeksionist, persona
qe mundohen qe gjithcka te kryejne ne menyre te persosur dhe qe mbajne vetveten ne standarde
te larta dhe me pas rrahin veten kur nuk ia dalin ti permbushin ato standarde. Lufto kete burim te
stresit te ngarkuar mbi vetveten duke sfiduar menyrat negative te te menduarit tuaj. Pra, ndal e
merr fryme thell. Mos u be merak nese dicka nuk te duket ne menyren e persosur. Mos degjo ato
zerat mbrapa kokes qe te thone se nuk je i persosur se askkush nuk eshte, apo se se nuk je i aft
per nje pune. Jan keta zera qe te zbrapsin per te ber dicka dhe po ashtu jane po keta zera qe me
pas te fusin ne gjendje depresive. Planifiko qe me pare. Nese i njihni nxitesit e stresit tuaj dhe
kufijt e tij ju do te jeni ne gjendje ti identifikoni ato dhe te shmangni shume nga ato mina
toksore. Nese nuhatni ndonje telashe me tutje, mbroje vetveten duke then jo cilesdo pergjegjesi
qe shtohet. Keshilla depresioni vetndihmuese 3: Ushtro rregullisht Kur je ne depresioni te
ushtroshe mund te jet gjeja e fundit qe te pelqen per ta bere. Por ushtrimi eshte nje mjet i
fuqishem per te luftuar depresionin. Ne fakte, studimet tregojne se ushtrimet e rregullta mund te
jet po aq efektive sa barnat apo medikamentet antidepresive per shtimin e niveleve te energjise
dhe zvoglimin e ndjenjave te lodhjes. Shkenctaret nuk kane zbuluar saktesisht pse ushtrimi eshte
nje antidepressant potent por deshmite sygjerojne se aktiviteti fizike rrit neurotransmituesit e
permirsimit te gjendjes shpirtore (qejfit) ne tru, rrisin endorphins, zvoglojne stresin dhe shlirojne
tensionimin e muskujve qe te gjitha mund te ken efekt pozitiv ne depresion. Per ti vjel te mirat
e ushtrimeve mundohu qe te ushtroshe 30 minuta ne dite. Por ju mund te filloni me pake. Nje
aktivitet i shkurte 10 minutesh i vrullshem mund te ket efekt pozitive ne ndryshimin e gjendjes
shpirtore. Me poshte i keni disa menyra te lehta se si te filloni: Ec shkalleve ne vend se ti hipesh
liftit Parko veturen ne vendin me te larget qe mundesh Dil per nje sheti Gjej nje partner per te
ushtruar se bashku(fitnes,apo sport tjeter) Ec perderisa flet ne telefon Hap pas hapi dhe fillo me
ecje apo me ndonje aktivitet fizike qe te pelqen ta besh. elesi eshte qe te fillosh me nje aktivitet
qe te pelqen dhe keshtu ke gjasa te vazhdosh me te. Ushtrimet Si Antidepressant (Antidepresues)

Ushtrimet ne vijim ofrojne jane te fuqishme per te ndryshuar gjendjen tuaj shpirtore per se miri:
Ushtro tash dhe me pas. Nje ecje 10 minuteshe mund te permiresoj qejfin tuaj per ore te tera.
elesi per te mirmbajtur benificionet nga gjendja e mire shpirtrore eshte te ushtroshe rregullisht.
Zgjedh aktivitetet qe jane mesatarisht te forta. Ushtrimet Aerobike pa dyshim qe japin te mira
shendetsore mentale dhe juve nuk ju duhet te djeresiteni se tepermi qe ti shihni rezultatet. Gjej
ushtrime qe jane te vazhdueshme dhe ritmike (ne vend te atyre me nderprerje). Ecja, noti,
kercimi, iklizmi dhe fitnes jane zgjedhje te mira. Fut ndonje element per mendje dhe trupe. Ju
gjithashtu mund te provoni elementet medituese kur ecni apo notoni duke perseritur ndonje
mantra (nje fjale apo fjali) gjersa levizni. Fillo Ngadal Dhe Mos E Tepro. Me shume nuk eshte
me mire. Atletet te cilet e teprojen duke ushtruar zbulojne se qejfi tyre bie ne vend se te ngrihet.
Keshilla depresioni vetndihmuese 4: Ha Shendetshem, diet qe permireson qejfin Cka han ka
ndikim te drejteperdrejte ne menyren se si ndjehesh. Syno per nje diet te balancuar me proteina,
karbohidrate, fruta dhe perime. Mos e lesho mengjesin. Nje mengjes solid ofron energji per
gjithe diten. Mos i kalo ushqimet. Te zgjasesh shume ne mes te ushqimeve (mengjesi, dreka,
darka) mund te te bej te ndihesh i irritueshem dhe i lodhur. Pra, provo te hash dicka cdo 3-4 ore.
Minimizo sheqerat dhe karbohidratet e perpunuara. Ndoshta ta kenda te kesh sheqerka, biskota
apo ushqime te lehta sikur pasta apo patate te ferguara. Por keto ushqime qe te duken se te bejne
te ndihesh mire shpejte te shpiejn ne rrenim te energjis dhe qejfit. Perqendrohu ne karbohidrate
komplekse. Ushqimet sikur patatet e pjekura, buka e zeze dhe natyrisht bananet ngrisin nivelet e
serotonines. Merr vitaim B. Mungesat e vitamines B sikur acidi folic dhe B-12 mund te nxisin
depresionin. Per tiu shmangur mungeses merr suplement vitamin B-complex apo ha me shume
fruta agrume (portokalli, limoni), flet te gjelberta, fasule, pule dhe veze. Konsidero te marresh
suplement chromiumi . Disa studime per depresionin tregojne se chromium picolinate redukton
deshiren e flakt per karbohidrate, lehteson luhatjet e qejfit dhe ngrit energjin. Suplementet me
chromium picolinate eshte veqanarisht i efektshem per njerezit qe jane te prier te teprojne duke
ngren apo fjetur kur jane ne depresion. Syno te marresh 500 mcg ne dite. Praktiko te hash me
mendje. Ngadalsohu dhe perqendro vemendjen ne perjetimin e ngrenjes. Kenaqu me shijen e
ushqimit. Acidet Yndyrore te Omega-3 luajn role esencial ne stabilizimin e gjendjes shpirtrore.
Ushqimet e pasura me disa prej yndyrnave omega-3 qe quhen EPA dhe DHA i japin gjendjes tuaj
shpirtore nje ngritje te madhe. Burimet me te mira jane peshqit sikur slamoni, skumbri, sardelet
dhe disa suplement me vaj peshku. Ju ndoshta gjithashtu keni degjuar qe mund te merrni omega-

3 nga ushqimet e pasura me acidet yndyrore ALA. Burimet kryesore jane vajrat e perimeve dhe
kokrrat (veqanarisht arrat), fijet e lirit dhe fasulet e sojes. Kur them kokrrat mendoj ne arra,
lajthia etj. Por mbaj mend se trupi jone ne pergjithesi shume pake konverton nga ALA ne EPA
dhe DHA keshtuqe ndoshta benificionet nuk jane po aq sa te hash peshk. Disa njerez shmangin
ushqimin e detit pershkak se brengosen per toksinat si merkuri dhe te tjerat. Por shumica e
eksperteve pajtohen se te mirat e qe marrin po te ham peshk te fresket dy her ne jave peshojne
me shume se sa rreziku. Keshilla depresioni vetndihmuese 5: Sfido mendimet negative
Depresioni ven nje rreth negativ ne gjithcka duke perfshire ketu edhe menyren se si e shikoni
vetveten, situatat qe hasni dhe pritjet tua per te ardhmen. Por ju nuk mund ta dilni nga kjo korniz
e te menduarit pesimistike vetem duke menduar mendime pezitive. Mendimet e lumtura apo
mendimet qe deshirojme nuk e ndepresin. Por truku eshte ti zevendesojme mendimet negative
me mendime me te balancuara. Menyrat si te sfidojme mendimet negative: Mendo jashte
vetvetes. Pyet veten nese do tia thuash dikuj tjeter ate qe po i thua vetes. Nese jo, ndal dhe mos u
bej i keq me vetveten. Mendo per deklarata me pak te ashpera dhe qe ofrojne nje pershkrime me
realistik. Behu me real. Mbaj nje ditar te mendimeve negative. Kurdo qe perjetoni nje mendim
negative shkruaje mendimin ne ditar se bashku me ate qe e ka nxitur at mendim. Shiko ditarin
tuaj kur je ne qejf te mire. Shqyrto dhe konsidero nese negativiteti qe eshte shprehur eshte ashtu
apo ka qene i rrem. Per nje mendim te dyte ju gjithashtu mund te pysni nje mike apo terapistin qe
te shikoj dhe shqyrtoj ditarin se bashku me ju. Zevendeso mendimet negative me mendime
pozitive. Shqyrot ditarin tuaj te mendimeve negative dhe me pas per secilin medim negativ
shkruaj nje mendim pozitive. Per shembull, shefi me urren mua. Ai me dha nje raport te veshtire
per ta perfunduar mund te zevendesohet me Shefi im sigurisht se duhet te ket besim tek une
duke me dhen kete pergjegjesi mua Shoqerohu me njerez pozitive. E ke pare qe njerezit qe
gjithmojne shikojne anen e bardhe te gjerave kapercejne sfidat, edhe ato te voglat, sikur
pamundsia per te gjetur nje vend parkim. Ateher mendo si kishe me reagu ne nje situat te tille.
Nese u mundove dhe i shtire pa suskes, provo te adoptosh optimizmin dhe kembenguljen e tyre
kur perballeshin me veshtiresi. Keshilla depresioni vetndihmuese 6: Dije kur duhet te kerkosh me
teper ndihme Nese e shihni se depresioni juaj po keqesohet shume e me shume kerko ndihme
profesionale. Mbeshtetju gjithmon Allahut se kur nuk do te zhgenjehesh nga Ai. Te kerkosh
ndihme shtese nuk do te thote se je i dobet. Nganjeher te menduarit negtive ne depresion mund te
te bejne te mendosh se je nje kauz e humbur por duhet te dish se depresioni mund te sherohet dhe

ju mund te ndiheni me mire! Sidoqoft nuk duhet te kesh turp te kerosh ndihme profesionale per
tu sheruar nga depresioni. Dhe mos haro per keto keshilla qe lexove deri tash. Edhe nese po
trajtohesh me ndihme profesionale keto keshilla mund te jene pjese e planit te trajtimit tuaj dhe te
shpejtojne sherimin tuaj e gjithashtu te parandalojne depresionin qe te kthehet. Shpresoj se ky
post ka efektin e vet tek ata te cilet kane deshire dhe vullnet per te dal nga mjegulla e depresionit.
E gjithashtu shpresoj se ky post eshte edhe pergjigje per njerin nga lexuesit i cili me ka
kontaktuar per problemin e tij.

Вам также может понравиться