Вы находитесь на странице: 1из 1

Familja, vater e ekuilibrit psiko-emotiv

Familja nuk eshte nje “fabrike” per prodhimin e njerezve, megjithese ruajtja e llojit eshte
nje nga qellimet kryesore te saj. Ajo eshte baze e te gjithe structures social-kulturore dhe
eshte nje mekanizem mese i mjaftueshem per te siguruar stabilitetin social, ideologjik e
kulturor te shoqerise dhe shembellimin e saj ne te ardhmen.

Nje nder keto funksione, eshte edhe ekuilibri psiko-emotiv; dashuria dhe xhentilesa
(miresjellja). Raporti midis pjesetareve te familjes dhe, ne menyre te vecante mes burrit
dhe gruas nuk eshte thjesht nje raport utilitar. Ky raport ka karakter shpirteror dhe prej tij
burojne dashuri, xhentilese, mirekuptim, mbeshtetje, besim reciprok, shpirt sacrifice,
perkrahje dhe ndihme. Vetem ne kontekstin familjar, keto te fundit jane potencialitet
shpirteror i burrit dhe i gruas, kthehen ne realitet dhe bejne qe te lulezoje Brenda familjes
bolleku dhe virtyti.
Ne marredheniet bashkeshortore secili nga bashkeshortet perpiqet te permiresohet
gjithnje e me teper. E pikerisht Brenda familjes ngulitet ne personalitetin e femijeve
ndjenjat e solidaritetit,t e dashurise e te mirëkuptimit., te tolerances e te mirësjelljes. Ne
familje realizohet ambienti me i peshtatshem per zhvillimin e formimin e personalitetit
njerëzor. Per kete arsye Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te! ) thote se
vendi me i bukur ne bote eshte shtëpia.
Zoti, lavdia i qofte Atij,e nënvizon ne disa vende ne Kur’an kete funksion te familjes dhe
marteses:
“Eshte nga shenjat e Tij, qe Ai krijoi per ju, bashkeshorte nga vete lloji juaj, ku ju gjeni
prehje dhe Ai vuri midis jush dashuri dhe meshire”.
Ne nje tjeter vend ne Kur’an marredhenia mes bashkeshorteve eshte krahasuar me ate
midis veshjes dhe trupit:
“Ato jane per ju si nje mbulese (veshje) e si nje mbulese jeni dhe ju per to”
Keto fjale sublime, fjale te Zotit, nenvizojne lidhjen e ngushte midis bashkeshorteve,
unitetin e tyre qe eshte dicka me e larte se nje barazi thjesht ne plan juridik. Burri dhe
gruaja jane përshkruar te dy si veshje e njeri-tjetrit, e jo njeri si veshje e tjetri si trup.
Veshja eshte dicka qe qendron fare prane trupit, eshte pkerisht kjo pjese e botes se
jashtme qe behet nje pjese e qenies sone. Eshte ky intimiteti i raporteve qe ekziston midis
te martuarve. Veshja zbukuron ate qe e vesh. Burri dhe gruaja plotesojne njeri-tjetrin; cdo
njeri nga bashkeshortet plotëson, perfeksionon dhe pasuron tjetrin. Kjo marredhenie, e
jetuar ne teresine e saj, e ben madje te pakonceptueshme ekzistencen e marredhenieve
seksuale te jashtëligjshme. Te gjitha keto aspekte jane sintetizuar ne frazen:
“bashkeshorte, ju jeni per njeri-tjetrin si nje veshje”.

Вам также может понравиться