Вы находитесь на странице: 1из 12

c

Çka ju nevojitet "muslimanëve të sotëm" dhe çka ofron


Islami?c

Es-selamu alejkum vëllezër dhe motra!

Sot, ne në të vërtetë jemi duke e festuar Islamin tonë, duke qenë


anëtarë të fesë më të madhe e cila ndonjëherë i është shpallur
njerëzimit, duke qenë besimtarë të shpalljes më të bukur dhe më
gjithëpërfshirëse, e cila ndonjëherë ka zbritur prej qiellit në tokë,
duke qenë pasues të njeriut më të madh i cili ndonjëherë ka ecur
nëpër sipërfaqen e botës, duke qenë besimtarë në All-llahun, Njërin
dhe të Vetmin. Po të mos kishim qenë muslimanë, ne nuk do të
kishim qenë sot këtu. Ne nuk do ta kishim njohur Ramazanin, nuk do
ta kishim përjetuar ëmbëlsinë e agjërimit, nuk do ta kishim shijuar
bukurinë e namazit dhe nuk do ta kishim ditur se sot është Bajram.

Sot jemi duke e kremtuar, para së gjithash, atë që jemi muslimanë.


Ne jemi duke e kremtuar bekimin më të madh të jetave tona -
Islamin tonë. Islami është feja e cila na definon se kush jemi, e
definon identitetin tonë. Islami është religjioni të cilin All-llahu e ka
zgjedhur për ne, e ka përsosur për ne dhe na ka dhënë atë të cilën
Kur·ani aq rrjedhëshëm e ka shprehur ´Sot përsosa për ju fenë tuaj,
plotësova dhuntinë Time ndaj jush, zgjodha për ju islamin feµ (5:3).

Islami është nder. Islami është privilegj. Islami është dhuratë prej
Allahut. Islami nuk ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për
Islamin. E tëra që duhet ta bëjmë është që të jemi mirënjohës për
një shpërblim madhështor të tillë dhe të themi: ´ Falënderojmë All-
llahun që na udhëzoi për këtë, pse sikur të mos na drejtonte All-
llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemiµ (7:43).

Por çka është ajo që ne besojmë se Islami është një dhuratë kaq
jashtëzakonisht e madhe prej All-llahut?

Pasi që nuk ka asgjë sikur Islami në botë:


Islami është ai që i ka mësuar qeniet njerëzore se Perëndia, Zoti i
tyre është Një dhe i Vetmi, se Ai nuk ka shoqërues, nuk ka grua dhe
nuk ka djalë dhe se nuk mund të ketë kompromis në njëshmërinë e
Zotit.

Islami është ai që i ka mësuar qeniet njerëzore se të gjithë ata janë


të barabartë dhe se arabi nuk është superior ndaj joarabit, e as
joarabi nuk është superior ndaj arabit dhe se më i mirë prej nesh
është ai që është më i devotshëm.

Islami është ai që i ka mësuar qeniet njerëzore se të gjithë ata janë


vëllezër dhe motra të krijuar prej një çifti të mashkullit dhe femrës.
Prandaj, Islami, në dallim prej Hinduizmit, as nuk e pranon e as nuk
e len pas dore idenë e sistemit klasor. Islami është luftë kundër të
gjitha sistemeve klasore, aristokracisë dhe grupeve tjera të
ndryshme shoqërore të cilat bazohen në trashëgimi.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin për vlerën e intelektit,


rëndësinë e të menduarit, dhe rolin e mendjes në plotësimin e
besimit. Të krishterët mësojnë se askush nuk mund të bëhet
besimtarë deri atëherë kur Shpirti i Shenjtë në mënyrë të
mistershme të mos e kaplojë zemrën e dikujt. Islami na mëson se
besimi është frut i të menduarit dhe se me anë të të menduarit të
thellë dhe të vazhdueshëm mbi çudirat e krijuara, besimi mund të
fitohet, mirëmbahet dhe ushqehet.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se njerëzit e të gjitha


racave, të gjitha ngjyrave dhe të gjitha përkatësive etnike janë
plotësisht të aftë të sigurojnë besimin në Njërin dhe të Vetmin Zot.
Hindusët besojnë se hinduizmi është vetëm për ata të privilegjuarit
që lindin në atë fe dhe për këtë shkak ata nuk i ftojnë ´më pak të
privilegjuaritµ për ta përqafuar fenë e tyre. Jehuditë besojnë se ata
janë raca e zgjedhur. Madje edhe atëherë kur të tjerët e pranojnë
judeizmin, ata mbeten gjithmonë më të ulët në rang prej atyre të
cilët kanë lindur si jehudi. Islami e hedhë poshtë tërë këtë dhe
thërret të gjithë njerëzit prej të gjitha gjendjeve që t·i nënshtrohen
Krijuesit të tyre. Pasi që ta bëjnë këtë, ata automatikisht bëhen
anwtarë të shoqërisë Islame me të drejta dhe me obligimet të
njëjta sikur edhe çdo musliman tjetër. Islami nuk është, dhe
asnjëherë nuk mund të jetë, monopol i një race ose i një grupi të
caktuar linguistik.
Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se Zoti është absolutisht i
Drejtë dhe i Mëshirshëm dhe se Ai asnjëherë nuk do të dënojë
ndonjë person për mëkatet e tjetërkujt. Krishterizmi mëson se
Ademi dhe Hava ua kanë bartur mëkatin e tyre tërë pasardhësve të
tyre dhe prandaj të gjithë njerëzit janë të lindur me këtë ´mëkat të
parëµ dhe prandaj Isau, Mesihu (Jezu Krishti) u desht të sakrifikohet
në kryq për të shpëtuar njerëzimin prej ´mëkatit të parëµ të tyre.
Islami thotë: ´Jo, njerëzit nuk janë të lindur me mëkatµ. Asnjë
person nuk do të jetë përgjegjës për gabimet e tjetërkujt. Çdo
shpirt do të paguajë vetëm për veprat e tija. Drejtësia hyjnore
është absolute.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se veprat e mira janë të


pashmangshme për shpëtim. Besimi është esencial, por jo edhe i
mjaftueshëm. Njerëzit do të pranohen në parajsë sipas besimit të
tyre dhe veprave të mira. Ato duhet të shkojnë bashkërisht, dorë
për dore. Shumë prej denominacioneve krishtere mësojnë se besimi
në Jezuin (Isaun) mjafton për shpëtim. Nëse e pranon sakrificën e
Jezuit në kryq, atëherë ti je i shpëtuar pa marrë parasysh se çka
mund të bësh mandej, ngase Jezui më veç ka paguar për të gjitha
mëkatet tuaja. Islami aspak nuk pajtohet me këtë. Askush nuk mund
të paguajë për mëkatet tuaja. Besimi, duke bërë vepra të mira,
duke ju shmangur të keqes, dhe pendimi i vazhdueshëm janë
mënyrat e vetme për shpëtim. Islami nuk pranon, e as nuk e harron
ndikimin korruptues ndaj individit dhe shoqërisë që mund të
shkaktohet nga ideja e shpëtimit të ´garantuarµ.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin si të vendojë baraspeshë


në nevojat e kësaj jete dhe jetës së ardhme. Islami nuk e pranon
idenë se heqja dorë nga kjo botë është mënyra më e mirë për të
fituar shpëtimin në të ardhmen. Katolicizmi dhe budizmi mësojnë se
duke jetuar një jetë të tërhequr dhe të izoluar, njeriu mund të
arrijë një natyrë shpirtërore më të lartë. Budizmi madje edhe ka
mësuar se i vetmuari duhet të sigurojë për jetën e tij duke kërkuar
lëmoshë. Islami refuzon tërë idenë e mirësisë së supozuar në
mohimin e kësaj bote. Islami mëson se mënyra më e mirë për
përparim në jetën e ardhme është duke marrë pjesë në çështjet e
kësaj bote, duke urdhëruar në të mirë dhe duke ndaluar nga e
keqja, duke ndihmuar njëri-tjetrin në drejtësi dhe devotshmëri,
duke bërë Xhihad, duke luftuar kundër të gjitha formave të së
keqes, padrejtësisë, tiranisë, jotolerancës... Islami nuk nxit
mohimin e botës, por ai mëson pjesëmarrje dhe përpjekje për
ndërrimin e saj.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se mirësia ndaj prindërve,


ndaj familjes, ndaj fqinjëve dhe të gjithë njerëzve është pjesë
esenciale e besimit dhe e drejtësisë. Krishterizmi kumton se Isau
(Jezusi) ka mësuar se njeriu nuk mund t·i afrohet Zotit, pos nëse ai
e urren babain, nënën, gruan, dhe fëmijët e tij... (Luka 14:26). Por,
Islami na e mëson të kundërtën. Një njeri nuk mund të afrohet ndaj
Zotit nëse ai nuk vepron me shumë mirësi ndaj nënës së tij, babait,
familjes, fqinjëve, etj.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se Zoti është shumë afër


tyre dhe se Ai është me ata kudo që janë ata dhe se Ai i dëgjon
lutjet e tyre dhe u përgjigjet atyre. Islami mëson se Zoti është aq
afër, saqë Atij nuk i duhen ndërmjetësues për të ndërmjetësuar mes
Tij dhe shërbëtorëve të Tij. Islami nuk e pranon konceptin e
priftërisë dhe klerit që veprojnë si ndërmjetësues mes Zotit dhe
njerëzve. Islami mëson se njeriu nuk ka nevojë të rrëfehet për
mëkatet e tija te ndonjë prift me qëllim që të kërkojë falje. Njeriu
mund lirisht t·ia rrëfejë mëkatet e tija Zotit pa asnjë intervenim
njerëzor, të kërkojë falje dhe Zoti do t·ia jep atë. Shumë prej
jehudive sot ende besojnë se lutjet nuk mund të arrijnë te Zoti dhe
të ketë përgjigje prej Tij përveç nëse lutja bëhet në Murin e
Vajtimit në Jerusalem (Kudus). Disa madje lutjet e tyre i dërgojnë
me faks ose me anë të internetit në Jerusalem ashtu që dikush prej
aty të mund t·i dërgojë dhe t·i vëndojë në Murin e Vajtimit për të
arritur te Zoti. Islami na mëson se kudo që gjindet dikush, ai
mundet t·i lutet Zotit, t·i rrëfehet Zotit, të kërkojë ndihmën e Zotit
dhe faljen e Tij dhe Zoti me siguri do t·i përgjigjet. Kurfarrë
intervenimi prej njerëzve nuk nevojitet dhe asfarë vendi ose kohe e
veçantë nuk është e domosdoshme. Zoti gjithmonë është shumë
afër.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin të pranojnë dhe të


respektojnë natyrën njerëzore. Islami i vlerëson aspektet e
fuqishme, dobësitë dhe nevojat e njerëzve. Islami asnjëherë nuk
kërkon që njerëzit të sillen sikur engjuj (melaike) ose t·i injorojnë
nevojat e tyre fizike dhe emocionale. Krishterizmi nuk lejon
shkurorëzim, kurse Islami e pranon këtë si një realitet njerëzor.
Katolicizmi e konsideron beqarinë si një gjë ideale, ndërsa Islami
nuk e pranon këtë. Kisha Anglikane tërbohet me martesat e dyta.
Princi Çarls për t·u bërë mbret i Britanisë duhet të sillet si një
praktikues i mirë anglikan. Prandaj, ai mund të kryejë kurorëshkelje
(zina) të hapur me dashnoren e tij të njohur por nuk mund të
martohet me të se përndryshe do ta humbë fronin e tij si pasojë e
thyerjes së rregullave të Kishës Anglikane. Islami asnjëherë nuk
angazhohet në gjëra të tilla joracionale dhe me kontradikta morale.

Nuk ka asgjë sikur islami në botë. Nuk ka asnjë besim, asnjë


religjion, asnjë ideologji dhe asnjë sistem i besimit i cili mund t·i
konkurojë Islamit në qartësinë dhe në thjeshtësinë e tij, në
nënshtrimin e tij ndaj Zotit, Njërit dhe të Vetmit, në raconalizmin
dhe thellësinë intelektuale të tij, në egalitarizmin dhe barazinë e
tij, në natyrën shpirtërore të tij, në kodin dhe në etikën e tij dhe në
baraspeshën e pakrahasueshme të tij në mes nevojave të kësaj jete
dhe të kërkesave të jetës së amshueshme. Islami e ka ngritur
shpirtin e njeriut, trupin dhe mendjen e tij në lartësi të cilat
asnjëherë më parë nuk janë arritur prej ndonjë besimi apo tradite
të mëparme. Islami është religjioni i vetëm i cili me të vërtetë i ka
aftësuar qeniet njerëzore që ta përmbushin njerëzoren (humanen).

Islami është një punim i përsosur artistik mbi të cilin syri i njeriut
mund të shikojë dhe ta shqyrtojë me ditë, javë dhe vite me radhë e
të mos mund t·i gjejë gabime, thjesht është pa defekte dhe pa
kondtradikta. E vetmja gjë të cilën syri i njeriut mund ta bëjë është
të vazhdojë të mahnitet me bukurinë e jashtëzakonshme dhe
koherencën e këtij besimi. Leopold Vais (Leopold Weiss), hebreu
austriak i cili e përqafoi Islamin në vitin 1926 dhe u bë njëri prej
intelektualëve më të mëdhenj musimanë të shekullit njëzet ka
shprehur nivelin e njëjtë të mahnitjes ndaj bukurisë së thellë dhe
koherencës së Islamit. ´Më kanë pyetur, herë pas here: ¶Pse e ke
përqafuar Islamin? Çka ishte ajo që në veçanti të tërhoqi ndaj tij?·,
andaj më duhet të rrëfehem: ¶Nuk di asnjë përgjigje të
mjaftueshme. Nuk ishte ndonjë mësim i veçantë i cili më tërhoqi,
por e tërë struktura mahnitëse dhe koherente e mësimeve morale
dhe programi praktik jetësor. Nuk mund të them, madje edhe tani,
se cili aspekt i tij më pëlqen më tepër se ndonjë tjetër. Islamin e
shoh si një punim të përsosur arqitektonik. Të gjitha pjesët e tij
janë në mënyrë harmonike të shpikura që të përmbushin dhe
mbështesin njëra-tjetrën: asgjë nuk është e tepruar dhe asgjë nuk
mungon, thjesht funksionojnë me një rezultat të baraspeshës
absolute dhe të një thurjeje të fuqishme. Me siguri kjo ndjenjë, se
çdo gjë në mësimet dhe postulatet e islamit është në vendin e vet
të duhur, ka krijuar impresionin më të fuqishëm në mua·.µ.

Me pak fjalë, Islami është e vërteta e tërë dhe asgjë pos së


vërtetës.

Është me rëndësi të merret parasysh se Islami nuk është vetëm një


komplet i idealeve, por ai është një forcë e jashtëzakonshme e aftë
të transformojë dhe të regjenerojë individë dhe shoqëri dhe popuj
të tërë. Ndikimi i Islamit mbi shoqërinë e parë e cila e përqafoi atë
në siujdhesën arabe nuk ishte asgjë më pak se një revolucion. Islami
e ka revolucionizuar Arabinë në të gjitha aspektet e jetës: politike,
ekonomike, sociale dhe mbi të gjitha morale.

Islami ishte ai që i transformoi arabët e frikshëm dhe mendjelirë të


cilët nuk njihnin asnjë qeveri, asnjë autoritet dhe nuk pranonin
asnjë shtet me një komb me qeveri, kryeqytet dhe me autoritete që
respektoheshin.

Islami ishte ai që i mësoi arabët anarkik si të zgjedhin udhëheqës të


shtetit prej mesit të tyre dhe si të udhëheqin me qeverinë e tyre me
anë të parimeve të konsultimit të përbashkët.

Islami ishte ai që i mësoi arabët, të cilët asnjëherë nuk


dakordoheshin në asnjë formë të ligjit, të ndërtojnë një komb të
themeluar në rregullat e një ligji të shenjtë, të drejtë, dhe të
mëshirshëm. Islami po ashtu i mësoi ata se ata të gjithë janë të
barabartë para ligjit dhe askush madje as vajza e të Dërguarit (sal-
lall-llahu aleji ue sel-lem) nuk ishte mbi ligjin.

Islami ishte ai që i transofmoi arabët e ashpër dhe militantë prej një


grupi të fiseve që tërë kohën masakronin njëri-tjetrin, deri në atë
shkallë kur duhej të dakordoheshin në katër muaj paqe çdo vjet për
të ndalur shuarjen e racës së tyre si pasojë e luftërave të
pandërprera, në një komb me ushtri të bashkuara fisnore të afta që
të konfrontohen dhe të mundin ushtritë e superfuqive fqinje:
bizantinët dhe sasanidët (persianët).
Islami ishte ai që e shfuqëzoi fajden prej Arabisë dhe i mësoi arabët
si të kryejnë transaksione biznesi në mënyrë të drejtë dhe të
paanshme pa eksploatim ose keqpërdorim.

Islami ishte ai që e shfuqëzoi traditën e tmerrshme të vrasjeve të


foshnjeve nga Arabia.

Islami ishte ai që i mësoi arabët se gratë janë qenie njerëzore të


plota, e jo thjesht pasuri e tundëshme dhe se ato ishin motrat e tyre
në njerëzi dhe besim. Ishte Islami ai i cili ju garantoi grave arabe të
drejtën e tyre për trashëgimi, pronë, shkurorëzim, dhe personalitet
të pavarur juridik.

Islami ishte ai që e shfarosi alkoholin nga Arabia, së bashku me të


gjitha të këqijat e tij.

Islami ishte ai që ndali të gjitha format e prostitucionit, bixhozit,


dhe pijeve tjera dehëse nga shoqëria arabe. Dhe, Islami ishte ai që i
hapi të gjitha dyert për lirimin e robërve.

Islami ishte ai që tërësisht e çrrënjosi racizmin nga mendja arabe


deri në atë shkallë ku arabët që ishin thellë racist dhe arrogant, do
të pranonin të jenë ushtarë në ushtri udhëheqësit e të cilave ishin
afrikanë të zi.

Dhe mbi të gjitha, Islami ishte ai i cili i transformoi arabët idhujtarë


dhe bestyt në besimtarë të Njërit dhe të Vetmit Zot. Ishte Islami ai
që i transformoi ata prej adhuruesve të idhujve, në një popull që
qëndron së bashku në një rresht gjatë faljes dhe bie në sexhde
përmbys me kokat e tyre në tokë ndaj të Gjithëfuqishmit.

Arabia para Islamit ishte një shoqëri e lidhur me traditën dhe me të


kaluarën. Çkado që ishte e zakonshme ishte e drejtë dhe e
përshtatshme. Çdado që kishin bërë stërgjyshërit, meritonte të
imitohet. Islami e hodhi poshtë këtë besim të verbër në traditë.
Islami sfidoi të gjitha zakonet e shoqërisë dhe mori në pyetje të
gjitha doket e pakontestueshme dhe sjelljet e arabëve. Islami i
njoftoi ata me standarded e moralit dhe bazamentet e të drejtës
dhe të gabuarës. Islami i mësoi si të mendojnë në mënyrë kritike
për çdo gjë që i rrethon dhe si të refuzojnë zakonet dhe traditat e
këqia dhe t·i mbajnë ato të mira. Islami ju tregoi rrugën e drejtë
kah paqja dhe lumturia në këtë jetë dhe jetën e ardhmen. Kjo ishte
esenca e revolucionit që solli Islami.

Pyetja e cila në mënyrë të parezistueshme i parashtrohet mendjes


është kjo: ajo është e kaluar, por çka tani? A mund Islami të
revolucionarizojë botën sot ashtu si ka bërë me Arabinë e ´shekullit
të shtatëµ? A është Islami relevant sot? A mund Islami t·i ofrojë
diçka botës së sotme? Po, madje shumë.

Për ne muslimanët që jetojmë në perëndim (po edhe ne në këto vise


afër perëndimit[1]), do të ishte e kuptueshme që të fokusohemi në
atë se çka mund t·i ofrojë Islami shoqërisë sonë perëndimore në
prag të këtij ´mileniumi të riµ. Perëndimi sikur edhe Arabia e
shekullit të shtatë dhe sikur çdo shoqëri tjetër për këtë shkak, i ka
virtytet e veta dhe veset e këqija. Islami mund të përmirësojë dhe
të lartësojë të gjitha virtytet derisa t·i eliminojë, ose, së paku, t·i
minimizojë (veset e këqija).

Në një shoqëri ku alkooli është shkaku numër një i vdekjeve


kriminale dhe lëndimeve, ku alkooli kushton miliona dollarë çdo vit
në harxhime mjekësore dhe në dëme të pronës, ku konsumimi i
alkoolit shkakton vdekjen e qindra dhe mijëra njerëzve çdo vit, ku
alkooli është shkaku kryesor i dhunimeve dhe dhunës shtëpiake, a ka
ndonjë besim më të aftë se

Islami që t·i ndalojë të gjitha këto dëme të alkoolit?

Në një shoqëri ende përvuajtur nga grindjet racore, ku kishat e


´zezaµ janë vazhdimisht të djegura dhe të bombarduara nga
fanatikë të llojeve të ndryshme, ku një person rrallëherë sheh
person të zi në një kishë të ´bardhëµ, Islami ka aq shumë të ofrojë,
ngase Islami nuk e toleron idenë e xhamisë së ´zezëµ ose të xhamisë
së ´bardhëµ. Islami i obligon besimtarët të qëndrojnë së bashku në
një rresht, krah për krahu dhe shputë për shpute, dhe të shtrijnë
përtokë ballin e tyre ndaj Zotit ashtu që të mësojnë se të gjithë ata
janë shërbëtorë të përulur të të Plotëfuqishmit.

Në një shoqëri ku dhuna ndaj grave është ngritur në përmasa


alarmante, ku ecja e grave të vetmuara në errësirë nuk është e
sigurtë, ku madje edhe institutet e edukimit sipëror duhet të
sigurojnë ´shërbim për përcjellje deri në shtëpiµ për të mbrojtur
gratë në rrethin universitar gjatë natës, Islami ka shumë më tepër
të kontribuojë sesa vetëm të bëjë shërbime për përcjellje ose
mësime të karatesë. Islami mbjellë modesti dhe sens të mirësjelljes
në mendjet e besimtarëve. Ai e çrrënjos vullgaritetin dhe i eliminon
të gjitha mundësitë që meshkujt t·i shohin gratë si objekte të
seksit.

Në një shoqëri të dhunshme siç janë Shtetet e Bashkuara ku


pothuajse 25.000 jeta zhduken vetëm nga armët e zjarrit, ku 5% të
popullatës botërore konsumojnë 50% të narkotikëve ilegal botëror
edhe krahas burgimit të rreth 700.000 shpërndarësve të drogës çdo
vit, ku në disa sekonda vidhet nga një veturë ose ku në disa sekonda
dhunohet nga një grua, Islami ka të ofrojë shumë më tepër sesa
vetëm të vëndon ca policë në rrugë. Islami mëson se parandalimi
është më i mirë sesa shërimi dhe se krimineli më së miri mund të
rehabilitohet duke u kujdesur për familjen, komunitetin, dhe fqinjët
e tij. Islami ngjall nder dhe respekt të madh ndaj rolit të nënës,
ngase edhe ajo kujdeset mirë ndaj fëmijëve të saj, nga e cila
përfiton tërë shoqëria. Islami i përkujton prindërit për obligimet e
tyre, i nxit fqinjët që të kujdesen për nevojat e njëri-tjetrit, që të
përforcon lidhjet e komunitetit, të udhëzon duke urdhëruar në atë
që është e mirë dhe duke ndaluar atë që është e gabuar në vend të
apatisë dhe individualizmit. Islami gjithmonë i eliminon problemet
prej rrënjës së tyre.

Në një shoqëri të goditur me individualizëm të zjarrtë, materializëm


të tepruar, konsumerizëm të egër dhe me një senzualizëm të
patrembur, Islami e ka fuqinë e nevojshme intelektuale dhe
shpirtërore për të korrigjuar të gjitha teprimet në shoqëri, ngase
Islami mëson përmbajtjen dhe baraspeshën në të gjitha çështjet e
kësaj bote dhe të botës tjetër.

Ndikimi i Islamit nuk është i përkufizuar vetëm në fushat sociale dhe


morale, por ai shtrihet dhe në fushat politike, ekonomike, ligjore,
kulturore dhe edukative. Dy shembuj do të duhej të mjaftonin për
këtë:

1. Në politikë: natyra egalitare e Islamit kërkon reforma të mëdha


në mënyrën se si demokracia praktikohet sot në shoqëri. Ashtu si
qëndron, demokracia ekzistuese është elitiste dhe e shtrembëruar
në favor të të pasurve, të fuqishmëve dhe interesave të caktuara.
Personi mesatar pothuajse nuk ka asfarë thënie të kuptimtë në atë
se si udhëhiqen gjërat nga elita. Kjo gjendje mbetet tejet prapa nga
ideali i konsultimit të përbashkët në të gjitha çështjet e përkrahura
nga Islami.

2. Në ekonomi: kapitalizmi i lënë pa rregullim ka tendencën që të


bën të pasurit ende më të pasur, ndërsa të varfërit ende më të
varfër. Në një periudhë prej vetëm dhjetë viteve (1978-1987) një e
pesta më e varfër e popullatës amerikane u bënë 8% më të varfër
derisa një e pesta më e pasur u bënë 13% më të pasur. Kjo është
natyra e kapitalizmit: pasuria shton më tepër pasuri, ndonjëherë
madje edhe pa asfarë mundi ose kreativiteti. Islami i obligon të
gjithë njerëzit e pasur që t·u paguajnë një pjesë të pasurisë së tyre
të varfërve një herë në vit, ashtu që pasuria të ridistribuohet në
shoqëri me qëllim që të mbron të varfërit prej varfërisë së
përjetshme dhe t·u jepet një mundësi e barabartë që të garohen në
një botë të dominuar nga tirania e kapitalit.

Ka aq shumë në Islam që me të vërtetë mund ta shëndrrojë


Perëndimin dhe tërë botën në një vend më të sigurtë, më të mirë
dhe më të denjë për të jetuar. Islami është një forcë mbresëlënëse
me një potencial mjaft të madh që ta revolucionarizojw botën dhe
në mënyrë radikale ta ndërrojë rrjedhën e historisë ashtu siç ka
bërë njëherë rreth 1400 vjet më parë.

Problemi është se ne kemi teorinë, por nuk i kemi praktikuesit. Ne e


kemi revolucionin por nuk i kemi revolucionerët. Ashtu sikur nuk
mund të ketë demokraci pa demokratë, socializëm pa socialistë,
poashtu nuk mund të ketë Islam pa muslimanë. Islami është një
mesazh që është në nevojë të vazhdueshme për lajmëtarë që duhet
ta shpjejnë anembanë në botë. Po, Libri i Zotit është aty, udhëzimi
i të Dërguarit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është aty, dëshmia e
historisë është aty, por ku janë muslimanët? Ku janë lajmëtarët? Ku
janë revolucionerët? Në fakt ata nuk ekzistojnë.

Ajo që ekziston në botë, sot janë një lloj i muslimanëve ´të


deislamizuarµ, njerëz të cilët e quajnë veten muslimanë, por
Islamin të cilin ata e praktikojnë është një hije e zbehtë e Islamit pa
shpirt, një Islam pa mesazh ndaj njerëzimit, një Islam pa një
mision, një Islam pa ambicije..., një Islam pa identitet.
Islami asnjëherë nuk do ta revolucionarziojë botën, siç ka e bërë
njëherë, derisa nuk ka muslimanë të vërtetë, siç kanë ekzistuar
njëherë, muslimanë prej brenda e jashtë, muslimanë në mendime
dhe në vepra, muslimanë në teori dhe në praktikë, muslimanë në
vetmi dhe në publik, muslimanë në shpirt, në intelekt dhe në
emocione.

Rruga për të prodhuar muslimanë të tillë është e gjatë dhe e


vështirë. Ndoshta është më e drejtë të fokusohet në vetëm një hap
të mirë të parë. Ky hap i parë, besoj se, do të ishte të ngrisë një
gjeneratë të re muslimane të cilët kanë krenari të madhe me
besimin e tyre madhështor Islam, një gjeneratë të muslimanëve të
rinj, identiteti i të cilëve është pastër Islam, një gjeneratë e
muslimanëve për të cilët Islami është gjëja e parë ndërsa çdo gjë
tjetër (identiteti kombëtar, etnik, racor, linguistik) të vjen, në
rastin më të mirë, në vend të dytë të largët, një gjeneratë e cila
totalisht beson në atë që halifeja i madh Omeri r.a. ka thënë:
´Është vetëm shkak Islami që ne përfituam ¶izzah· (nder, dinjitet
dhe krenari) dhe nëse ne kërkojmë ¶izzah· jashtë Islamit, All-llahu
do të na poshtërojëµ.

Para një kohe kisha një bisedë me një vëlla që e kishte pranuar
Islamin para disa vitesh. E pyeta për gjërat të cilat ai më së tepërmi
i pëlqente dhe nuk i pëlqente për Islamin dhe muslimanët.
Përgjigjja e tij ishte: ´Çdo gjë në lidhje me Islamin është e bukur,
por ka vetëm një gjë që nuk e pëlqej te muslimanët... Atyre ju
mungon ndjenja e madhe e dinjitetit në Islam...µ.

Pika që e ceku vëllau është pikërisht ajo të cilën ne duhet ta


mbjellim në mendjen e gjeneratës sonë të re: ndjenjën e krenarisë
se i takojmë Islamit. Një dinjitet mjaft i fuqishëm që të mund t·i
deklarojnë tërë botës haptazi dhe me zë të lartë: ´Ne jemi
muslimanë dhe jemi krenar që jemi të tillëµ.

[1] Fjalë e përkthyesit

ë  

  
     
  

 
 
ë ë   
  ! "   " #

" 
$
    
  
% ë& 

  
" $

" &


   "
  
 " 
 

'  

 
 (" 


" 

  )"  
  " 


 $ 
% 
&
" 


"
 


  *"   
  + 
   " 
",


%


-.-...

Вам также может понравиться

  • Di Turia 267
    Di Turia 267
    Документ64 страницы
    Di Turia 267
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 264
    Di Turia 264
    Документ64 страницы
    Di Turia 264
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Документ64 страницы
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria265 266
    Dituria265 266
    Документ64 страницы
    Dituria265 266
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria Islame Nr. 268
    Dituria Islame Nr. 268
    Документ64 страницы
    Dituria Islame Nr. 268
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 263
    Di Turia 263
    Документ64 страницы
    Di Turia 263
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Документ64 страницы
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 258
    Dituria 258
    Документ64 страницы
    Dituria 258
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria251 252
    Dituria251 252
    Документ64 страницы
    Dituria251 252
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 061
    Revista Paqja NR 061
    Документ40 страниц
    Revista Paqja NR 061
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 056
    Revista Paqja NR 056
    Документ40 страниц
    Revista Paqja NR 056
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 261
    Di Turia 261
    Документ64 страницы
    Di Turia 261
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Документ64 страницы
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 256
    Dituria 256
    Документ64 страницы
    Dituria 256
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 261
    Di Turia 261
    Документ64 страницы
    Di Turia 261
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 260
    Dituria 260
    Документ64 страницы
    Dituria 260
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 253
    Dituria 253
    Документ64 страницы
    Dituria 253
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 257
    Dituria 257
    Документ64 страницы
    Dituria 257
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 255
    Dituria 255
    Документ64 страницы
    Dituria 255
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 058
    Revista Paqja NR 058
    Документ56 страниц
    Revista Paqja NR 058
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 250
    Dituria 250
    Документ80 страниц
    Dituria 250
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 254
    Dituria 254
    Документ64 страницы
    Dituria 254
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Alb Islam 50
    Revista Alb Islam 50
    Документ82 страницы
    Revista Alb Islam 50
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 057
    Revista Paqja NR 057
    Документ44 страницы
    Revista Paqja NR 057
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 059
    Revista Paqja NR 059
    Документ40 страниц
    Revista Paqja NR 059
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Документ3 страницы
    Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Alb Islam 49
    Revista Alb Islam 49
    Документ67 страниц
    Revista Alb Islam 49
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Alb Islam 51
    Alb Islam 51
    Документ64 страницы
    Alb Islam 51
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dashuria Është Një Udhëtim
    Dashuria Është Një Udhëtim
    Документ2 страницы
    Dashuria Është Një Udhëtim
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Alb Islam 48
    Alb Islam 48
    Документ68 страниц
    Alb Islam 48
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет