Вы находитесь на странице: 1из 13

Çka thonë të tjerët për Islamin, Kur'anin e shejtë dhe

Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem)

NË KOHËN KUR SHUMË RELIGJIONE PO ZVOGËLOHEN NË NUMËR,


ISLAMI NË ANËN TJETËR PO RRITET. ISLAMI ËSHTË FEJA E CILA
RRITET MË SË SHPEJTI NË BOTË. KY FENOMEN TREGON SE ISLAMI
ËSHTË ME TË VËRTETË RELIGJION PREJ ZOTIT. ËSHTË E PAKUPTIMTË
TË MENDOHET SE AQ SHUMË NJERËZ KANË PRANUAR ISLAMIN PA
KONSIDERIM TË KUJDESËSHËM DHE MENDIM TË THELLË PARA
KONKLUDIMIT TË TYRE SE ISLAMI ËSHTË E VËRTETA.

Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se përkujtues-këshillë për (të


gjitha) botërat. E ju gjithësesi do ta kuptoni pas pak kohe
vërtetësinë (e plotë) e tij. (38:87-88)

"Islami është religjioni i cili më së shpejti rritet në Amerikë,


udhëheqje dhe shtyllë e stabilitetit për shumë nga njerëzit tanë..."
Hillary Rodham Clinton, LOS ANGELES TIMES, 31 Maj, 1996, f.3

Tani më me më tepër se një miliardë njerëz, Islami është religjioni


që rritet më së shpejti në botë. ABCNEWS, Abcnews.com

"Islami është religjioni që rritet më së shpejti në vend." NEWSDAY, 7


Mars, 1989, f.4

"Islami është religjioni që më së shpejti zgjërohet në Shtetet e


Bashkuara...." NEW YORK TIMES, 21 Shkurt, 1989, f.1

Muslimanët janë grupi që më së shpejti rritet në botë..."USA TODAY,


nga The Population Reference bureau, 17 Shkurt, 1989, f.4A

"Muhammedi është më i sukseshmi prej të gjithë profetëve dhe


personaliteteve religjioze." Encyclopaedia Britannica

"Tani ka më tepër Muslimanë në Amerikën Veriore sesa Hebrenj."


Dan Rathers, CBS NEWS
"Islami është religjioni që më së shpejti rritet në Amerikën Veriore."
TIMES MAGAZINE

"Islami vazhdon të rritet në Amerikë, dhe askush nuk mund të


dyshon në këtë!" CNN, 15 Dhjetor, 1995

"Religjioni i Islamit rritet më shpejtë sesa cilado prej religjioneve


tjera në botë." MIKE WALLACE, emisioni 60 MINUTES.

"Pesë deri në gjashtë milion, Muslimanët në Amerikë tani tejkalojnë


Presbiterianët, Episkopalianët, dhe Mormonët, dhe janë më tepër se
Kuejkerët, Unitarianët, Adventistët e Ditës së Shtatë, Mennonitët,
Dëshmitarët e Jehovës, dhe Krishterët Shkencëtar, sëbashku të
kombinuar. Shumë demografë thonë se Islami ka tejkaluar
Judeizmin si religjioni i dytë më i praktikuar në Amerikë; ndërsa
tjerët thonë se është në tejkalim e sipër." JOHAN BLANK, USNEWS
(20/7/98)

"Në fakt, ekspertët e religjioneve thonë se Islami është religjioni i


dytë me madhësi në Shtetet e Bashkuara... Islami ka 5 deri në 6
milion besimtarë, ipërcjellur nga Judeizmi, me përafërsisht 4,5
milion... Dhe besohet se Islami është religjioni që më së shpejti
rritet në vend, me gjysmën e ekspansionit të tij që vijnë prej
emigruesve të rinj dhe gjysma tjetër prej konvertimeve." Nga ELSA
C. ARNETT, Knight-Ridder News Service

Profesori Keith Moore, njëri nga shkencëtarët më prominent të


botës në lëminë e anatomisë dhe embriologjisë. Universiteti i
Torontos, Kanada. Më ka paraqitur një kënaqësi të madhe sqarimi
nga Kur'ani për zhvillimin e njeriut. E kam të qartë se këto shpallje
duhet të kenë arrdhur te Muhammedi nga All-llahu, ose All-llahu,
pasi që pothuajse e tërë kjo dituri nuk ka qenë e zbuluar deri shumë
shekuj më vonë. Kjo më vërteton se Muhammedi duhet të ketë qenë
i dërguar i All-llahut.

"Por Islami ka shërbim të mëtutjeshëm për t'i ja dhënë kauzës së


njerëzimit dhe asaj humane. Ai qëndron pas të gjithave më afër
Lindjes së vërtetë sesa Europa, dhe posedon një traditë
mashështore të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndër-racor. Asnjë
shoqëri tjetër nuk ka shënime të tilla të suksesit në bashkimin e
njejtë të statusit, mundësive, dhe përpjekjeve të aq shumë racave
të ndryshme të njerëzimit... Islami ende ka fuqinë të vendos paqë
në mes elementeve dukshëm të pa pajtueshme, atyre racore dhe
tradicionale. Në qoftë se ndonjëherë opozita e shoqërive të mëdha
të Lindjes dhe Perëndimit zëvendësohen me bashkëpunim,
ndërmjetësimi i Islamit është kusht i pashmangëshëm. Në duart e tij
gjendet zgjidhja e problemit me të cilin Europa ballafaqohet në
marrëdhënien e saj me Lindjen. Në qoftë se bashkohen, shpersa për
një përfundim paqësor nuk mund të matet. Por nëse Europa, me
refuzimin e bashkëpunimit me Islamin, e hedh atë në duart e
rivalëve të tij, çështja mund vetëm të jetë shkatëruese për të dy
palët." - H.A.R. Gibb, WHITHER ISLAM, Londër, 1932, f. 379.

"Ai (Islami) e zëvendësoi murgërinë me burrërinë. I jep shpresë


rrobit, vëllezëri burrërisë, dhe njohje të fakteve fundamentale të
natyrës së njeriut." - Canon Taylor, Letër e lexuar para Kongresit
Kishtar në Walverhamton, 7 Tetor , 1887; Cituar nga Arnoud në THE
PREACHING OF ISLAM, ff. 71-72.

Themelues i njëzet perandorive tokësore dhe një perandorie


shpirtëtore, ai është Muhammedi. Sipas të gjithat standardeve me
të cilat mund të matet madhështia njerëzore, ne mund edhe të
pyesim, a ka ndonjë njeri më të madh se ai?" Lamartine, Historie de
la Turquie, Paris 1854, Vol. 11 ff. 276-277

"Po ta kishte zaptuar diktaturën e botës moderne një njeri si


Muhammedi, ai do të kishte korrur sukses në zgjedhjen e
problemeve që do ti sjellnin asaj paqën dhe lumturinë për të cilën
ka shumë nevojë." George Bernard Shaw

"Si për shembull, a mund ndonjë apel tjetër të qëndron kundruall


atij të Muslimanit i cili, kur i afrohet paganit, pa marrur parasysh se
sa obskur dhe i degraduar që të jetë, i thotë 'Përqafoje fenë, dhe ti
në atë çast je i barabartë dhe vëlla i imi.' Islami nuk njeh vija të
ndarjes." (S. S. Leeder,VEILED MYSTERIES OF EGYPT)

Profesor William W. Hay është njëri prej shkencëtarëve më të


njohur të marinës dhe detërave në Shtetet e Bashkuara, fotografisë
satelitore dhe teknikave emocio-senzore. Profesor Hay u përgjigj: E
gjej shumë interesante se ky lloj i informatave gjenden në shkimet
e vjetra të Kur'anit të Shejntë, dhe nuk kam mundësi ta di se prej
nga kanë arrdhur, por mendoj se është tejet interesante se ato
gjinden aty dhe se kjo punë vazhdon për ta zbuluar kuptimin e disa
pasuseve. Profesor Hay: Pra, unë do të kisha menduar se është
qenia hyjnore!

Profesor Yushudi Kusan: Drejtor i Observatoriumit të Tokjos,

Unë mund të them, unë jam tepër i impresionuar me gjetjen e


fakteve të vërteta astronomike në Kur'an.

Profesor Alfred Kroner është njëri prej gjeologëve më të njohur.

"Duke menduar për shumë prej këtyre pyetjeve dhe duke menduar
se prej nga ka ardhur Muhammedi, ai ishte pas të gjithave beduin.
Unë mendoj se është pothuajse e pamundur për të të ketë ditur për
gjërat sikur është origjina e gjithësisë, pasi që shkencëtarët këtë e
kanë zbuluar tek në vitet e fundit me ndihmën e metodave
teknologjike të komplikuara dhe të avancuara. Por e vërteta është
se ai e ka ditur.

Dr. T.V.N. Persaud është Profesor i anatomisë dhe kryesues i


departamentit të Anatomisë, poashtu profesor i Pediatrisë dhe
Shëndetit të Fëmijëve, Universiteti i Manitobës, Winnipeg,
Manitoba, Kanada. Ai është autor dhe redaktues i 25 librave, dhe ka
publikuar mbi 181 shkrime shkencore. Në 1991, ai pranoi
shpërblimin më të madh që jepet në fushën e anatomisë në Kanada.

"Duket se Muhammedi ka qenë një njeri i thjeshtë. Ai nuk dinte as


shkrim e as lexim. Në fakt, ai ishte analfabet. Jemi duke folur prej
para 1400 viteve. Ju keni para jush njërin i cili ka qenë analfabet
dhe ka dhënë deklarata të thella të cilat çuditërisht janë të sakta
në natyrën shkencore të tyre.

Unë personalisht nuk shoh se si kjo ka mundur të jetë e rastit. Ka


tepër saktësira dhe, si Dr. Moore, unë nuk kam kurrfarë vështërësi
në mendjen time sa i përket asaj se kjo është vetëm se një inspirim
hyjnor ose shpallje e cila e shpjeu atë në këto deklarata."

Joe Leigh Simpson, Profesor i Obstetrikës dhe Ginekologjisë në


North-Western University në Chicago në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Profesor Simpson tha: Jo vetëm që nuk ka kurrfarë
konflikti në mes gjenetikës dhe religjionit, por në të vërtetë
religjioni mund ta udhëheqë shkencën duke ia shtuar të shpallurën
(revelatën) disa prirjeve tradicionale shkencore. Pasi që në Kur'an
ekzistojnë fakte të vërtetuara nga shkenca, gjë e cila e përkrah
diturinë në Kur'an që vjen nga Allahu.

Profesor Palmer shkencëtar nga Sh.B.A.

Na nevoitet një hulumtim në historinë e hershme të traditave gojore


të Lindjes së Afërme që ta vërtetojmë se a janë transmetuar ndodhi
të tilla historike.

Në qoftë se nuk ka shenime të tilla, kjo e përforëcon besimin se All-


llahu me anë të Muhammedit ka transmetuar pjesë të diturisë së Tij
të cilën ne pak kohë më parë e kemi zbuluar për veten tonë. Ne
shpresojmë se në të arrdhmen do të vazhdojmë me dialogun me
temën e shkencës në Kur'an në kontekst të gjeologjisë. Ju
faleminderit shumë.

Profesor Tagata Tagasone, më parë Kryesues i Departamentit të


Anatomisë dhe Embriologjisë në Universitetin e Shiang Mai në
Tajlandë. Ai tani është Dekan i Kolexhit të Medicinës në këtë
Universitet. Prej studimeve të mia dhe prej asaj që kam mësuar
gjatë kësaj konference, unë besoj se çdo gjë që është shenuar në
Kur'an në 1400 vitet e kaluara duhet të jetë e vërteta, kjo mund të
vërtetohet me metoda shkencore. Pasi që Muhammedi nuk mund të
lexonte as të shkruan, Muhammedi duhet të jetë i dërguar i cili e
përcjelli diturinë e shpallur atij si ndriçim nga Ai i Cili është Krijuesi
i Vetëm që mund ta bën këtë. Krijuesi duhet të jetë All-llahu, ose
All-llahu. Për këtë shkak, unë mendoj se tash është koha kur duhet
të them 'Laa ilaahe il-lallah', se nuk ka zot tjetër për tu adhuruar
pos All-llahut, 'Muhammed Resuul All-llah', Muhammedi është i
dërguari i Allahut...

Profesor Armstrong, shkencëtar i cili punon në NASA. Jam i


impresionuar se sa çuditëshëm disa prej këtyre shkimeve të vjetra
korrespodojnë me Astronominë moderne dhe atë bashkëkohore.
Patjetër duhet të ketë diçka mbi ate të cilën ne e kuptojmë si
eksperiencë të rëndomtë nerëzore që i spjegon shkrimet të cilat i
kemi parë.
Profesor Dorxha Rao, Është vështirë të paramendosh se ky lloj
diturie ka ekzistuar në atë kohë, mbi 1400 vite në të kaluarën.
Noshta disa prej gjërave kanë ideja të thjeshta, por të përshkruhen
ato në aq detaje të shumta është shumë vështirë. Pra, kjo
definitivisht nuk është njohuri e thjeshtë njerëzore.

"Zgjidhja ime që Muhammedi të udhëheqë listën e njerëzve më


ndikues në botë mund të befason disa lexues dhe të duket e
dyshimtë për tjerë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili ishte
superior në dy nivelet atë religjioz dhe sekular." - Michael H. Hart,
THE 100: A RANKING OF THE MOST INFLUENTIAL PERSONS IN
HISTORY, New York: Hart Publishing Company, Inc., 1978, f. 33.

Deklarata e kombit se është vend Krishterë po ballafaqohet me


sfidën e parë: numri i muslimanëve e ka mësyer të tejkalon atë të
Krishterëve Anglikan... Poashtu ka pasur një numër të
konsiderueshëm të kovertimeve të profileve të larta prej
Krishterizmit në Islam. Këto përfshijnë Mike Tyson, kampionin e
mëparshëm botëror në boks; Chris Eubank, kampioni Britanik në
boksim, i cili e ka ndërruar emërin e vet në Hamdan; dhe Cat
Stevens, pop muzicienti, i cili tani quhet Jusuf Islam.... Princ
Charles provokoi kontroverzitet më herët këtë vit kur e përsëriti
deklaratën e tij se kur ai do ta trashëgon fronin, ai nuk don të jetë
mbrojtës vetëm i fesë Krishtere.

Rajeev Syal dhe Christopher Morgan, Sunday Times (Londër, U.K.)

"E kam studjuar atë - njeriun e mrekullueshëm - dhe në mendimin


tim larg prej asaj të quhet anti-Krisht ai duhet të quhet shpëtimtarë
i njerëzimit." - George Bernard Shaw në "The Genuine Islam"

"Muhammadi, njeriu i inspiruar i cili e themeloi Islamin, u lind në


vitin 570 në një fis Arab të cilët adhuronin idhuj. Bonjak prej në
lindje, ai gjithëmonë ishte i kujdesëshëm ndaj të varfurve dhe
nevojtarëve, të vejave dhe bonjakëve, ndaj robit dhe të shtypurit.
Në moshën njëzetvjeçare, ai ishte biznismen i sukseshëm, dhe së
spejti u bë kryesues i karavaneve me deve për një të vejë të pasur.
Kur arriti noshën njëzetepesë vjeçare punëdhënësja e tij, duke i
njohur meritat e tij, i propozoi martesë. Edhepse ajo ishte
pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër, ai u martua për të, dhe tërë kohën
derisa jetoi i mbeti burrë i devotshëm.
"Sikur edhe çdo i dërguar para tij, Muhammedi e ndjeu veten të pa
përgatitur për të shërbyer si transmetues i fjalës së Zotit, duke e
ndjerë joadekuatësinë e tij. Por engjulli i urrdhëroi 'Lexo'. Aq sa
dimë ne Muhammedi nuk dinte shkrim dhe lexim, por ai filloi ti
dikton ato fjalë të inspiruara të cilat së shpejti do ta
revolucionarizoj një segmet të madh të botës: "Ka vetëm një Zot".

"Në të gjitha gjërat Muhammedi ishte thellësisht praktik. Kur djali i


tij i dashur Ibrahimi ndërroi jetë, një eklipsë ndodhi, dhe së shpejti
u shpërndanë thashetheme për ngushëllime personale të Zotit. Ku
Muhammedi thuhet se ka thënë, 'Eklipsa është fenomen natyror.
Është budallallëk të përvishen këso gjëra vdekjes apo lindjes të një
njeriu.

"Në vdekjen e vetë Muhammedit kishte tentim që të hyjnizojnë atë,


por njeriu që do të bëheshte pasardhësi i tij administative e shuajti
histerinë me njërën prej fjalimeve më fisnike në historinë
religjioze: "Nëse në mesin tuaj ka prej tyre të cilët adhuruan
Muhammedin, le ta dinë se ai ka vdekur. Por nëse është Zoti ai të
cilin e adhuroni, dijeni se Ai jeton përgjithëmonë dhe nuk vdes." -
James A. Michener, "Islam: The Misunderstood Religion," në
READER'S DIGEST (Botimi Amerikan), Maj 1955, ff. 68-70.

"Për pak më tepër se një vjet ai ishte udhëheqësi shpirtëror,


nominal dhe sekular i Medinës, me duart e tij në levë e cila do ta
dridhlte tërë botën." - John Austin,"Muhammad the Prophet of
Allah," në T.P.'s dhe Cassel's Weekly për 24 Shtator 1927.

"Çdo gjë kishte aq shumë kuptim. Kjo është bukuria e Kur'anit; ai


kërkon të thelloheni në mendime dhe të rezononi. Kur e lexova
Kur'anin më tutje, ai fliste për lutjen, mirësinë dhe lëmoshën. Ende
nuk isha Musliman, por ndjenja se përgjigjeja e vetme për mua ishte
Kur'ani të cilën ma kishe dërguar Zoti." Cat Stevens (Jusuf Islam),
pop këngëtar i mëparshëm Britanik.

"Katër vjet pas vdekjes së Justinianit, në 569, në Mekkë të Arabisë u


lind njeriu, i cili prej të gjithë njerëzve ushtroi ndikimin më të
madh mbi qenien njerëzore... Muhammedi..." - John William
Draper, M.D., L.L.D., A History of the Intellectual Development of
Europe, Londër 1875, Vol.1,
ff.329-330

"Muhammedi ishte shpirt i mirësisë, dhe ndikimi i tij u ndje dhe


asnjëher nuk u harrua nga ata rreth tij." Diwan Chand Sharma, The
Prophets of the East, Kalkuta 1935, f. l 22.

"Njerëzit si Pasteuri dhe Salk janë liderë në kuptimin e parë.


Njerëzit sikur Gandhi dhe Konfuçije në njërën anë, dhe Leka i Madh,
Çezari dhe Hitleri në anën tjetër, janë liderë në kuptimin e dytë
dhe ndoshta të tretë. Isai (Jezusi) dhe Buda i takojnë vetëm
kategorisë së tretë. Ka mundlsi që lideri më i mash i të gjitha
kohërave ka qenë Muhammedi, i cili i ka kombinuar që të treja
funksionet. Në një gradë më të ulët edhe Musa (Mojsiu) e ka bërë të
njëjtën." Profesor Jules Masserman.

Ahmed Versi, redaktor i javores Muslim News tha, rritja e Islamit ka


qenë konstante: "Gjenerata e re e muslimanëve të cilët i kam takuar
unë bëhen më të vetëdijëshëm për identitetin e tyre Musliman she
për atë shkak e praktikojnë fenë e tyre me gjallëri."

"Zhdukja e vetëdijes racore mes Muslimanëve është njëra prej


arritjeve madhështore të Islamit dhe në botën bashkëkohore ka, siç
duket, nevojë alarmuese për propagimin e këtij virtyti Islam..."
(A.J. Toynbee, CIVILIZATION ON TRIAL, New York, p. 205)

"Sensi drejtësisë është njëri prej idealeve më të mrekullueshëm të


Islamit, pasi që siç kam lexuar në Kur'an i shoh këto principe
dinamike të jetës i shoh, jo sikur mistike por etikë praktike për
sjelljen e përditëshme gjatë jetës të përshtatur për tërë botën." -
Sarojini Naidu, Ligjerata mbi "Idealet e Islamit;" shih SPEECHES AND
WRITINGS OF SAROJINI NAIDU, Madras, 1918, f. 167.

"Sidoqoftë, Historia e bën të qartë, se legjenda e Muslimanëve


fanatikë të cilët e përfshijnë botën dhe të cilët e imponojnë Islamin
me majen e shpatave të tyre mbi racat e ngadhjyera është njëra
prej miteve më fantastike dhe absurde të cilin historianët
ndonjëherë e kanë përsëritur." - De Lacy O'Leary, ISLAM AT THE
CROSSROADS, Londër, 1923, f. 8.

"Shoqëria Muslimane është shumë më e vetëdijëshme për religjionin


e vet dhe rolin/ përdorshmërinë të cilën religjioni e luan në këtë
shoqëri." Dr Peter Brierley, drejtues i Christian Research
Association, organizatë humanitare me qendër në Londër.

"Gjithmonë e kam mbajtur religjionin e Muhammedit në shkallë të


lartë për shkak të vitalitetit të tij të mrekullueshëm. Është religjioni
i vetëm i cili më duket se posedon atë kapacitet asimilues për fazat
e ndryshme të ekzistencës të cilat mund të jenë tërheqëse për çdo
kohë. E kam studijuar - njeriun e mrekullueshëm dhe në mendimin
tim larg prej asaj të jetë Anti-Krisht, ai duhet të quhet Shpëtimtari i
Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri sikur ai të kishte marrur
diktaturën e botës moderne, ai do të kishte pasur sukses në
zgjedhjen e problemeve të saja në mënyrë që do të sillte paqën dhe
lumturinë e shumëpritur: Kam parashikuar për fenë e Muhammedit
se ajo do të jetë e pranueshme për Europën e së nesërmes siç po
fillon të jetë e pranueshme për Europën e sotshme." - G.B. Shaw,
THE GENUINE ISLAM, Vol. 1, No. 81936.

"Numër në rritje e sipër të Muslimanëve në Amerikë, më tepër se 40


përqind janë Afrikanë-Amerikanë," Charles Bierbauer, prej nga
Senior Washington Correspondent

"Ngritja e Islamit është ndoshta ndodhia më e çuditëshme në


historinë njerëzore. Duke buruar prej një vendi dhe populli të lënë
pas dore, Islami u zgjërua brenda një shekulli mbi gjysmën e botës,
duke shkatëruar perandoritë e mëdha, duke rrënuar religjionet e
themeluara kohëra më parë, duke i riformësuar shpirtërat e racave,
dhe duke ndërtuar një botë plotësisht të re - botën e Islamit.

"Sa më afër që e hulumtojmë këtë zhvillim aq më e


jashtëzakonshme duket. Religjionet tjera të mëdha u rritën dal
ngadal, me përpjekje të dhembëshme dhe më në fund triumfoi me
ndihmën e monarkëve të fuqishëm të cilët kishin pranuar fenë e re.
Krishterizmi pat Konstantinin, Budizmi kishte Aokën dhe
Zoroastrianizmi - Cirusin, secili duke ja huazuar kultit të tyre
respektiv fuqinë dhe forcën e autoritetit sekular. Por jo edhe Islami.
I ngërritur në tokë shkretëtinore, rrallë e banuar me racë nomade,
më parë e pa dalluar në analet e historisë njerëzore, Islami
sulmonte befas në aventurën e tij me përkrahjen e dobët njerëzore
dhe kundër gjasave më të rënda materiale. Por përsëri Islami
triumfoi, çuditërisht me një lehtësi mrekullore, dhe dy gjenerata
panë Gjysmëhënën shkëlqyese të lindur fitimtare prej Pirinejeve
deri në Himalajet dhe prej shkretëtirës së Azisë Qendrore derin në
Shkretëtirat e Afrikës Qendrore." - A.M.L. Stoddard, cituar në ISLAM
- THE RELIGION OF ALL PROPHETS, Begum Bawani Waqf, Karaçi,
Pakistan, f. 56.

"Unë nuk jam Musliman në kuptimin e rëndomtë, edhepse shpresoj


se jam 'Musliman' sikur 'njëri që i është dorëzuar Zotit', por besoj se
atë që e përmbanë Kur'ani dhe burimet tjera të Islamit janë thesarë
të mëdhej të së vërtetës hyjnore prej së cilës unë dhe perëndimorët
tjerë kemi ende shumë për të mësuar, dhe 'Islami është padyshim
konkurent për të pajisur kornizën themelore të një religjioni të
ardhmërisë.'" - W. Montgomery Watt, ISLAM AND CHRISTIANITY
TODAY, Londër, 1983, f. ix.

'Besoj në Një Zot dhe Muhammedin të Dërguar të Zotit,' është të


shprehurit e thjeshtë dhe të pandryshueshëm të Islamit.
Shembëlltyra intelektuale e Hyjnisë asnjëherë nuk ka qenë e
degraduar me ndonjë idhul të dukshëm; lavdëratat e të dërguarit
asnjëherë nuk kanë tejkaluar shkallën e virtyteve njerëzore, dhe
udhëzimet e tija kanë përmbajtur ëavdëratat e shoqëruesve të tij
brenda kufijëve të logjikëshmes/arsyeshmes dhe religjionit." -
Edward Gibbon dhe Simon Ocklay, HISTORY OF THE SARACEN
EMPIRE, Londër, 1870, f. 54.

"Ai ishte Çezari dhe Papa në një; por ai ishte Papa pa pretenzionet e
Papës, Çezar pa legjionet e Çezarit: pa ushtri të rregullt, pa
trupërojë, pa pallat, pa të arrdhura të fiksuara; nëse ndonjë njeri
ndonjëherë ka pasur të drejtën të thotë se udhëheqë me dekret
hyjnor, ai ka qenë Muhammedi, pasi që ai kishte tërë fuqinë në dorë
pa instrumentet e saja dhe pa ndihmëset e saja." - Bosworth Smith,
MOHAMMAD AND MOHAMMADANISM, Londër, 1874, f. 92.

"Gatishmëria e tij që ti tejkalon persekutimet për besimet e tija,


karakteri i lartë moral i njerëzve të cilët besuan në të dhe e
pranonin ate si udhëheqës, dhe mashështia e arritjes së tij
përfundimtare - të gjitha e argumentojnë integritetin e tij
fundamental. Të supozohet se Muhammedi ka qenë i vetëquajtur
krijon më tepër probleme sesa që i zgjedh. Ç'është më interesante,
asnjëra prej figurave të mëdha historike nuk është aq dobët e
çmuar në Perëndim sikur Muhammedi." - W. Montgomery Watt,
MOHAMMAD AT MECCA, Oksford, 1953, f. 52.
"Doktrina e vëllazërisë në Islam përshkon të gjitha krijesat
njerëzore, pa marrur parasysh ngjyrën, racën apo bindjen. Islami
është religjioni i vetëm i cili ka pasur mundësinë të realizon këtë
doktrinë në praktikë. Muslimanët kudo që të jenë në botë e
identifikojnë njëritjetrin për vëllezër." Mr. R. L. Mellema, Holandi,
Antropolog, Shkrimtarë dhe Shkencëtar.

"Është e pamundur për cilindo i cili mëson jetën dhe karakterin e


Profetit të madh të Arabisë, i cili e din se si ka ligjëruar dhe si ka
jetuar, të ndjenë asgjë tjetër pos respekt për atë Profet të madh,
njëri nga të Dërguarit e mëdhej të më së Lartit. Dhe edhepse në ate
që ju shkruaj juve do të them shumë gjëra të cilat do të jenë të
afërta shumicës, por unë kurdoherë që i lexoj ndjejë, një mënyrë të
re për admirim, një sens të ri të respektit për atë mësues të
fuqishëm Arab." - Annie Besant, THE LIFE AND TEACHINGS OF
MUHAMMAD, Madras, 1932, f. 4.

"Elementi esencial dhe definitiv për këthimin tim ndaj Islamit ishte
Kur'ani. Fillova ta studijoj para konvertimit tim me një frymë kritike
të një intelektuali Perëndimorë... Ka disa ajete (versete) në këtë
libër, Kur'anin, të shpallura më tepër se trembëdhjetë shekuj më
parë, të cilat japin mësim për nocionet saktësisht të njëjta posikur
shumica e shkencëtarëve modern hulumtues. Kjo definitivisht më
bëri që ti këthehem Islamit." Ali Selman Benoist, France, Doktor i
Medicinës.

"I kam lexuar Shkrimet e Shenjëta të secilit religjionë; askund nuk


kam gjetur atë me të cilën jam ballafaquar në Islam: përsosëshmëri.
Kurani i Shejtë, i krahasuar me cilindo shkrim tjetër të cilin e kam
lexuar, është sikur Dielli të krahasohet me një shkrepëse. Unë
qëndroj i patundur në besimin tim se cilido që e lexon Fjalën e All-
llahut me një mendje e cila nuk është totalisht e mbyllur ndaj së
Vërtetës, do të bëhet Musliman." Saifuddin Dirk Walter Mosig, U.
S.A.

"Vëllezëria universale e Islamit, duke mos marrë parasysh racën,


politikën, ngjyrën ose shtetin, më është sjellur në shtëpinë time
disa herë gjatë jetës sime - dhe kjo është një karakteristikë tjetër e
cila më tërhoqi në drejtim të kësaj Feje." Col. Donald S. Rockwell,
SH.B.A. Poet, Kritik dhe Autor.
"Islami i Mesjetës ka qenë teknologjikisht i përparuar dhe i hapur
për zbulime. Ai arriti shkalla më të larta të shkrim-leximit sesa
Europa bashkëkohore; ai asimiloi trashëgiminë e qytetërimit klasik
Grek në ashtu shkalle që tani shumë libra klasike greke na janë të
njohura vetëm përmes kopjeve Arabe. Ai zbuloi mullirin e erës,
trigonometrinë, velën trekëndëshe diagonale, dhe bëri përparime të
rëndësishme në metalurgji, inzhinjeringun mekanik dhe kimik dhe
në metodat e irrigacionit. Në mesjetë rrjedha e teknologjisë ishte
në masë dërmuese prej Islamit kah Europa sesa prej Europës kah
Islami. Vetëm pas 1500 ngadal filloi të ndërrohet kjo rrjedhë."
(f.253) Jared Diamond sociolog I njohur botërorë nga Universiteti i
Californisë në Los Angjeles, dhe psikolog i cili fitoi shpërblimin
Pulitzer për librin e tij: "Guns, Germs, and Steel."

Shkencëtarët të cilët morën pjesë në këto dialogje ishin të gjith jo-


muslimanë, shumica e të cilëve ishin duke spjeguar disa fakte të
cilat ato i kishin mësuar para pak kohësh pas disa viteve të
hulumtimeve dhe studimeve. Kur atyre ju tha se atë që posa e
kishin zbuluar më veç ishte përmendur në Kur'anin e Shejtë në
mënyrë direkte apo indirekte prej më shumë se 1400 vite më parë,
ato treguan një befasi të madhe. Komentet e tyre ishin të
ndryshme, por pothuajse të gjith prej tyre pranuan se ky Kur'an nuk
kishte gjasa të ketë arrdhur prej ndonjë njeriu ose burimi të
zakonshëm. Me të vërtetë, disa prej tyre ishin të bindur dhe
pranuan se i Dërguari Muhammedi, paqa qoftë mbi të, është i
dërguar i All-llahut, në atë shkallë saqë njëri prej tyre edhe e
përqafoi Islamin duke deklaruar besimin me anë të "Shahadetit" dhe
ashtu u bë musliman.

Kur'ani i cili qe shpallur para 14 shekujve përmend fakte të cilat


posa janë zbuluar nga shkencëtarë të mirënjohur. Kjo pa dyshim
tregon se Kur'ani duhet të jetë fjala e vërtetë e All-llahut, e
shpallur nga Ai të Dërguarit të Tij Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem) dhe poashtu vërteton se Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem) është me të vërtetë Lajmëtari dhe i Dërguari i All-llahut.
Është e pamundur për mendjen njerëzore që ndonjëri ti din këto
gjëra prej para katërmbëdjetë shekujve të zbuluara dhe të
vërtetuara në kohën e fundit me pajisje të përparuara dhe metoda
të sofistikuara. Përveç kësaj, i Dërguari Muhammedi (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem) së bashku me Engjullin Xhibrilin e kontrolonin
Kur'anin njëherë çdo vit dhe dy herë në vitin e fundit të jetës së tij.
Prej ditës së shpalljes së Kur'anit deri më ditën se sotshme ka pasur
një numër i madh i Muslimanëve të cilët e kanë mësuar përmendësh
(memorizuar) tërë Kur'anin, shkronjë për shkronjë. Disa prej tyre
kanë qenë në gjendje ta memorizojnë tërë Kur'anin deri në moshën
dhjetëvjeçare. Asnjë shkronjë e Kur'anit nuk është ndërruar shekuj
me rradhë.

Pasi ta lexoni këtë, e pyes lexuesin... A është e mundur që ndokush


ta ketë shkruajtur këtë libër prej më tepër se 1400 vite më parë?

Me këtë përfundojmë dhe All-llahu e pranoftë këtë vepër të bërë


sinqerisht për hirë të Tij, Amin

XXX,
21.10.2000

Вам также может понравиться

  • Di Turia 267
    Di Turia 267
    Документ64 страницы
    Di Turia 267
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 264
    Di Turia 264
    Документ64 страницы
    Di Turia 264
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Документ64 страницы
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria265 266
    Dituria265 266
    Документ64 страницы
    Dituria265 266
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria Islame Nr. 268
    Dituria Islame Nr. 268
    Документ64 страницы
    Dituria Islame Nr. 268
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 263
    Di Turia 263
    Документ64 страницы
    Di Turia 263
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Документ64 страницы
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 258
    Dituria 258
    Документ64 страницы
    Dituria 258
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria251 252
    Dituria251 252
    Документ64 страницы
    Dituria251 252
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 061
    Revista Paqja NR 061
    Документ40 страниц
    Revista Paqja NR 061
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 056
    Revista Paqja NR 056
    Документ40 страниц
    Revista Paqja NR 056
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 261
    Di Turia 261
    Документ64 страницы
    Di Turia 261
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Документ64 страницы
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 256
    Dituria 256
    Документ64 страницы
    Dituria 256
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Di Turia 261
    Di Turia 261
    Документ64 страницы
    Di Turia 261
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 260
    Dituria 260
    Документ64 страницы
    Dituria 260
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 253
    Dituria 253
    Документ64 страницы
    Dituria 253
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 257
    Dituria 257
    Документ64 страницы
    Dituria 257
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 255
    Dituria 255
    Документ64 страницы
    Dituria 255
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 058
    Revista Paqja NR 058
    Документ56 страниц
    Revista Paqja NR 058
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 250
    Dituria 250
    Документ80 страниц
    Dituria 250
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dituria 254
    Dituria 254
    Документ64 страницы
    Dituria 254
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Alb Islam 50
    Revista Alb Islam 50
    Документ82 страницы
    Revista Alb Islam 50
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 057
    Revista Paqja NR 057
    Документ44 страницы
    Revista Paqja NR 057
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Paqja NR 059
    Revista Paqja NR 059
    Документ40 страниц
    Revista Paqja NR 059
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Документ3 страницы
    Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Revista Alb Islam 49
    Revista Alb Islam 49
    Документ67 страниц
    Revista Alb Islam 49
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Alb Islam 51
    Alb Islam 51
    Документ64 страницы
    Alb Islam 51
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Dashuria Është Një Udhëtim
    Dashuria Është Një Udhëtim
    Документ2 страницы
    Dashuria Është Një Udhëtim
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет
  • Alb Islam 48
    Alb Islam 48
    Документ68 страниц
    Alb Islam 48
    Muhamed Dolaku
    Оценок пока нет