Вы находитесь на странице: 1из 18

LOJRAT ZBAVITESE MATEMATIKORE

Punoi: Pranoi:
Edvina Doçaj Ms.Majlinda Shkreli
Klasa lXA
Permbajtja

1. Hyrja……………………………….……………2

2. Historia e matematikes……………………3

3. Humor matematikor………………………..4

4. Kuriozitete matematikore………………..6

5. Vargje te limuara……………………………12

6. Lojra zbavitese………………………………14

7. Gjaegjeza matematikore…………………16

2
1. Hyrja

Matematika gjithmonë është konsideruar shkencë mbi madhësitë,


numrat, figurat, hapësirën dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Por, sot, në këtë shekull të
kompjuterizimit, matematika është më shumë se aritmetikë dhe gjeometri, ajo është një
disiplinë e përgjithshme që shqyrton të dhënat, madhësitë, modelimet dhe vrojtimet
shkencore të fenomeneve natyrore, me arsyetime dhe vërtetime deduktive. Ajo,
gjithashtu, konsiderohet si një gjuhë universale, që përmban simbole, formula, diagrame
e grafe, nëpërmjet të të cilave shprehen idetë, interpretohen ato, përshkruhen dhe
shpjegohen kuptimet matematike dhe proceset shoqërore.
Jeta bashkëkohore sot, në të gjitha format e veta është mjaft
komplekse. Ajo përballet me ndryshime të shumta dhe probleme që kërkojnë zgjidhje të
shpejta dhe të drejta. Prandaj, programi i matematikës për klasën IX synon jo vetëm
përforcimin, zgjerimin dhe thellimin e njohurive, por edhe zhvillimin e shprehive për punë
të pavarur e sistematike, zhvillimin e shkathtësive për të kuptuar botën fizike dhe
proceset shoqërore. Ky program synon të kultivojë te nxënësit aftësitë për përshkrimin e
objekteve dhe të proceseve me saktësi, aftësitë për të hamendësuar dhe për të ndërtuar
argumente që shpjegojnë arsyetimet e tyre;
zhvillimin e aftësive të nxënësve të tanishëm, punëtorëve dhe qytetarëve të ardhshëm,
për të sfiduar me të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen.
Gjithashtu, programi i matematikës në klasën IX fokuson zhvillimin
e aftësive të nxënësve për të menduar në mënyrë krijuese e kritike. Rritja e
përgjegjësisë së nxënësve për të mësuar dhe punuar në mënyrë individuale dhe në
bashkëpunim me të tjerët u mundëson atyre të përgatiten per jetën e tyre, si punëtorë
dhe qytetarë të ardhshëm të shoqërisë sonë.

3
2. Historia e matematikës
Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i
vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike.
Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë.
Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm
të matematikës.

Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë
matematikanësh siç janë : Pitagora, Talesi, Platoni,Eudoksi, Euklidi, Arkimedi, etj.
Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata
që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Njohuritë
matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët
quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve
grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e
morën në dorë Evropianët. Në këtë periudhë mund të
përmendim Vietin, Cardanon,Fibonaccin, etj. Më vonë dolën në skenë Rene
Descartes, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri, etj. Në fund të shekullit XIXDavid
Hilbert i një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të
matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23)
probleme matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX. Shumë prej
këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe
shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan një numër i madh
matematikanësh nga gjithë bota.

Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë
në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Sot është e pamundur të
gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët
e matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të

4
propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si
edhe të gjitha shkencat tjera kanë përjetuar një zhvillim të paparë. Por një analogji e
përafërt me Hilbertin Clay Mathematical Institute, në fund të Stampa:Shek-, ofron një
çmim prej një milion Dollar atij i cili jep një zgjidhje të pranueshme njërit prej shtatë
problemeve të shekullit XX. Deri më sot zyrtarisht nuk është ndarë asnjë çmim. Problemi
i vetëm i zgjidhur është hipoteza Poincaré të cilën e zgjodhi Grigori Perelman por ky i
fundit e refuzoi atë. Gjashtë problemet tjera janë të hapura.Matematika në interaksion
me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë
pasurohet. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri
para pak kohe as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban
karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm mendimi i njerëzve për
të cilët matematika është e pakuptueshme se në matematikë nuk ka konteste dhe ç'do
gjë është e qartë.

Ndërmjet matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht kjo


nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme

3. Humor Matematikor

1- Pse matematicienet kane frike te ngasin makinen.


-Sepse gjeresia e rruges eshte e paperfillshme ne krahasim me gjatesine e saj.

2- Ne matematike nuk e meson teorine, thjesht mesohesh me te.

3- Cfare e shkaktoi Big-Bang ?


- Zoti pjestoi me zero.

4- Matematicieni eshte nje njeri qorr qe kerkon ne nje dhome te erret, nje mace te zeze
qe nuk eshte atje.

5- Matematika perbehet 50% nga formula, 50% nga vertetime dhe 50% nga imagjinata.

6- Matematicieni eshte nje makineri qe kthen kafene ne teorema.

7- Nje inxhinier mendon se ekuacionet e tij perafrojne realitetin. Nje


fizikant mendon se realiteti perafron ekuacionet e tij. Nje matematicien nuk e vret
mendjen.

5
8- Nje matematicien nuk vdes kurre, thjesht humbet disa nga funksionet e tij.

9- Matematika eshte arti qe quan sende te ndryshme me emra te njejte.

10-Te klasifikosh matematiken si lineare dhe jo-lineare, eshte si te klasifikosh universin


ne banane dhe jo banane.

11-Ligji i ruajtjes te veshtiresive : nuk ka asnje menyre te lehte per te vertetuar dicka te
lehte.

12-Simbolet matematike perdoren kur nuk e di se cfare po shkruan.

13-Filozofia eshte nje loje qe ka objektiva por nuk ka rregulla.


Matematika eshte nje loje qe ka shume rregulla por nuk ka objektiva.

14-Matematika eshte gjuha qe perdori Zoti per te shkruajtur universin.

15-Kur e pyeten nese beson te Zoti nje matematicien u pergjigj:


“Po, me shume se ci besoj izomorfizmave.”

16-Zoti eshte real, derisa nuk deklarohet numur i plote.

17-Kush di te perkufizoje dhe te pjestoje mire mund te konsiderohet si zot.(Platoni)

18-5 arsyet me te mira per te mos bere detyrat e shpise:


-Pa dashje pjestova me zero dhe mu dogj fleta.
-Sot eshte ditelindja e Isaac Newton.
-Mund ti afrohesha fletores, por nuk mund ta kapja ate.
-Kam nje makine llogaritese me energji diellore dhe dje binte shi.
-Po shikoja nje seri ne televizion, dhe mendova gjithe naten nese ajo ishte konvergjente.

19-Ka tre lloje njerezish ne bote, ata qe dine te numurojne dhe ata qe nuk dine te
numurojne.

20-Si ju lene te kuptoni qe jeni ne duart e Mafies Matematike?


Ju bejne nje oferte qe ju nuk mund ta kuptoni!

21-Rregulla e arte per mesuesit e matematikes: duhet te tregoni te verteten dhe vetem
te verteten, po jo gjithe te verteten.

22-Nje mesues matematike eshte nje njeri qe i flet nje njeriu qe po fle.

6
4. Kuriozitete

• Numri i famshem π ka ngjallur kuriozitetin e matematicieneve qe ne


antikitetin e hershem. Ai ka një numer të pafundem shifrash pas presjes
keshtu qe ta perllogaritesh ekzaktesisht është e pamundur.
Ne vitin 2002 profesor Yasumasa Kanada dhe koleget e tij ne Universitetin e
Tokios gjeten vleren me të sakte të pi, qe është zbuluar deri me sot.
Sa për kuriozitet ajo është:
3.141592653589793238462643383279502884197169
39937510582097494459230781640628620899862
80348253421170679821480865132823066470938
44609550582231725359408128481117450284102
70193852110555964462294895493038196442881
09756659334461284756482337867831652712019
09145648566923460348610454326648213393607
26024914127372458700660631558817488152092
09628292540917153643678925903600113305305
48820466521384146951941511609433057270365
75959195309218611738193261179310511854807
44623799627495673518857527248912279381830
11949129833673362440656643086021394946395
22473719070217986094370277053921717629317
67523846748184676694051320005681271452635
60827785771342757789609173637178721468440
90122495343014654958537105079227968925892
35420199561121290219608640344181598136297
74771309960518707211349999998372978049951
05973173281609631859502445945534690830264
25223082533446850352619311881710100031378
38752886587533208381420617177669147303598
25349042875546873115956286388235378759375
19577818577805321712268066130019278766111
95909216420198938095257201065485863278865

7
93615338182796823030195203530185296899577
36225994138912497217752834791315155748572
42454150695950829533116861727855889075098
38175463746493931925506040092770167113900
98488240128583616035637076601047101819429
55596198946767837449448255379774726847104
04753464620804668425906949129331367702898
91521047521620569660240580381501935112533
82430035587640247496473263914199272604269
92279678235478163600934172164121992458631
50302861829745557067498385054945885869269
95690927210797509302955321165344987202755
96023648066549911988183479775356636980742
65425278625518184175746728909777727938000
81647060016145249192173217214772350141441
97356854816136115735255213347574184946843
85233239073941433345477624168625189835694
85562099219222184272550254256887671790494
60165346680498862723279178608578438382796
79766814541009538837863609506800642251252
05117392984896084128488626945604241965285
02221066118630674427862203919494504712371
37869609563643719172874677646575739624138
908658326459958133904780275901

Është verifikuar se ata nxënës të cilët mendojnë me zë të lartë dhe e shtrojnë


problemin në forma të ndryshme, janë më të suksesshëm në matematikë.

8
Sipas një lajmi të dhënë në gazetën italiane Corriere della Sera, shkencëtarët e
universiteteve Ande të Venezuelës dhe Granada të Spanjës vëzhguan procesin e
zgjidhjes së problemeve matematikore nga nxënësit e vitit të fundit të degës së
matematikës.
Shkencëtarët të cilët krahasuan mënyrën e zgjidhjes së problemit nga ana e nxënësve
me kohën e zgjidhjes, provuan se nxënësit të cilët mendonin me zë të lartë dhe e
zgjidhnin problemin me ndihmën e formave ishin më të suksesshëm se të tjerët.
Shkencëtarët theksuan se zgjidhja e problemit me anë të formave nga ana e perceptimit
matematikor dhe e zgjidhjes ndihmon në zhvillimin e një mendimi më elastik, ndërsa
mendimi me zë të lartë luan një rol të rëndësishëm në përqendrim.
Gjithashtu shkencëtarët pohuan se mendimi me zë të lartë i ndihmon njerëzit të kuptojnë
gabimet dhe i këshilluan nxënësit që detyrat e matematikës t’i zgjidhin duke përdorur
grafik, tabela dhe duke menduar me zë të lartë./gazeta start/

• Matematikani 15-vjeçar futet në Kembrixh.

Fati i fëmijëve-shkencëtarë nuk është gjithmonë i shkëlqyer


Në moshën 5-vjeçare arriti rezultatin maksimal në provimin e matematikës. Kishte kohë
që në asnjë shkollë të Anglisë nuk ndodhte një gjë e tillë. Në atë kohë thoshte se kur të
rritej do të bëhej kamionist. Duke qenë se është ende i vogël, nuk dihet se si do të
shkojë kjo punë, megjithatë një gjë është e sigurt, që ka ndryshuar mendim për t’u bërë
kamionist. Tani që ka mbushur 15 vjeç, Arran Fernandez është regjistruar në degën e
matematikës në Universitetin e Kembrixhit. Thotë se dëshiron të bëhet një studiues i
matematikës dhe të gjejë zgjidhjen mbi hipotezën e Riemann-it, teorinë e pazgjidhur për
ndarjen e numrave të parë, për të cilën mijëra mendje nga e gjithë bota pyesin prej
kohësh.

• Për një djalë si ai, kjo është barsoletë.


Arran është studenti më i ri në 237 vitet e kësaj shkolle, që është pranuar në Kembrixh,
universiteti i dytë më i mirë në botë pas Harvardit, sipas klasifikimit të publikuar nga
revista “Times”. Një tjetër gjeni si Arran ishte edhe William Pitt i Riu, i cili hyri në

9
kategorinë e studentëve kur ishte 14 vjeç, në vitin e largët 1773. Fernandez, që është
me origjinë latino-amerikane, por i rritur në Britaninë e Madhe, do të ndjekë gjurmët e
matematikanëve të tjerë të famshëm, të cilët kanë studiuar në Kembrixh, nga Sir Isac
Newton te Stephen Hawking. Duke marrë parasysh moshën e tij, Arran do të jetë
fillimisht me të atin, në një apartament me qira. Ai thotë se do t’i mungojë shumë e ëma,
e cila do të qëndrojë në shtëpi në Surrey, për t’u kujdesur për motrat dhe do të shkojë
vetëm në fundjavë për ta takuar. Megjithatë shumë shpejt Arran do të zhytet në botën e
numrave dhe ndoshta në atë moment do ta harrojë çdo gjë që e rrethon.

• Teoreme e re matematikore zbulohet nga studentet Shqiptare


Dy maturantë kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm shkencor, duke shkruar
emrin e tyre në shkencën e matematikës e të mosbarazimeve algjebrike Përgjithësimi i
mosbarazimit “Suranyi” dhe i mosbarazimit “Schur”, nga shqiptarët Gjergji Zaimi dhe
Keler Marku do të jetë teorema më e re që i shtohet fondit të njohurive teorike të
matematikës, më saktë, asaj të mosbarazimeve algjebrike. Do të quhet “Toerema Zaimi-
Marku” dhe do të publikohet për herë të parë në librin e matematicienit rumun Vasile
Cirteaje, që do të prezantohet për publikun e interesuar në korrik të 2006. Teorema e re,
tashmë ka marrë emrat e dy shqiptarëve dhe është aprovuar nga prof. V. Cirteaje,
ndërkohë që së shpejti do të kalojë për reçensë dhe në Akademinë e Shkencave të
Shqipërisë. Sidoqoftë, botimi i parë do të kryhet jashtë vendit, në librin universitar
“Mosbarazime Algjebrike”, i cili do të prezantohet në Olimpiadën Botërore të
Matematikës, që do të zhvillohet në Slloveni në korrik të 2006. Shumë vetë mund të
pyesin se cilët janë këta shqiptarë, që paskan bërë një përgjithësim kaq të rëndësishëm,
që kanë zbuluar një teoremë të re. Për çudinë e të gjithëve nuk bëhet fjalë për dy
profesorë të moshuar, apo për studentë të ndonjë insituti të famshëm botëror që
frekuentohet nga gjenitë. Bëhet fjalë, për dy nxënës të vitit të katërt në shkollën “Turgut
Ozal” në Tiranë, të cilët ende nuk kanë kaluar adoleshencën e tyre dhe u duhen dhe
disa muaj, për të mbushur moshën madhore. Natyrisht që, nuk mund të quhen fëmijë “të
zakonshëm” apo fillestarë në fushën e matematikës. Bëhet fjalë, për dy pjesëmarrës në
olimpiadat kombëtare e ndërkombëtare, që shpeshherë kanë nderuar Shqipërinë me
medalje e diploma të ndryshme, duke treguar që shqiptarët janë në gjendje të japin
rezultate edhe në shkencë e jo vetëm në sport. Historia e dy të rinjve është disi e
veçantë, një histori e vështirë, në një vend që deri më sot nuk i ka kushtuar rëndësinë e
duhur dijes, apo përgatitjes së talenteve të reja në shkencat e ndryshme. Cilët janë

10
Gjergji Zaimi e Keler Marku Gjergji Zaimi e Keler Marku janë dy nxënës të apasionuar
ndaj matematikës, apo siç mund të themi me plot gojën, dy matematicienë të ardhshëm.
Të dy, i lidh me njëri-tjetrin një shoqëri e mirë dhe e gjatë, që prej fëmijërisë. Me njëri-
tjetrin, dy adoleshentët janë njohur në vitin shkollor 1999-2000, në olimpiadën
matematikore të rrethit Tiranë, ku dy djemtë, atëherë në klasën e gjashtë, fituan vendet
e para. Gj. Zaimi vinte nga shkolla tetëvjeçare Fan S. Noli, ndrkohë që K. Marku vinte
nga bankat e Jeronim de Radës. Pas rezultatit të mirë në olimpiadë, të dy nxënësve iu
ofrua një bursë nga shkolla “Turgut Ozal” dhe që prej asaj kohe kanë vazhduar në të
njëjtin institucion privat. Kjo olimpiadë e klasave të gjashta ka rezultuar deçizive për dy
djemtë, pasi siç e pranojnë dhe vetë, më parë nuk kanë patur ndonjë rezultat për t’u
vënë re, apo ndonjë pasion të veçantë për matematikën. Pikërisht atëherë, pasi u futën
në institucionin arsimor privat “Turgut Ozal”, dy nxënësit filluan të motivoheshin më tepër
dhe të ushtroheshin sistematikisht në prirjen e tyre. Ka qenë një punë e gjatë, e
përditshme, ajo që ka çuar në rezultatet e mira të nxënësve në kompeticionet
ndërkombëtare (pasi në ato kombëtare, suksesi ka qenë i përvjetshëm). Nuk ka qenë
aspak e lehtë për ta, shpesh u është dashur të sakrifikojnë diçka, nga momentet e
zbavitjes e shpesh kanë ndenjur mbi libra e në internet me orë të zgjatura, por sidoqoftë
dy djemtë kanë rekuperuar gjithçka, duke kaluar me shoqërinë e me familjen orët e tjera,
duke programuar ditët në mënyrë intensive dhe kështu, asgjë s’mbetej pas dore. Në
përgatitjen e tyre, pas vullnetit individual dhe pasionit për matematikën, një rol të madh
ka luajtur dhe programi stimulues i shkollës “Turgut Ozal” dhe i drejtorisë së Kolegjeve
Turke në Shqipëri, të cilët kanë ofruar vazhdimisht bursa e shpërblime për ecurinë e
mirë të nxënësve. Ka qenë pikërisht kjo shkollë, ajo që ka bërë të mundur formimin
ekstrakurrikular të këtyre nxënëve nga profesori i njohur Edmond Pisha, kryetari i
“Shoqatës së Matematikanëve”, i cili i ka ndjekur dy nxënësit në aktivitetet kombëtare e
ndërkombëtare, në katër vitet e shkollës së mesme. Të dy nxënësit, Gjergji e Keleri kanë
arritur të bëjnë atë, që shumë pak vetë e prisnin, në një moment pesimizmi për cilësinë e
arsimit shqiptar, këta të dy kanë provuar të kundërtën. Megjithatë, për fat të keq, duhet
përmendur që mbështetja e shtetit ndaj dy matematicienëve të rinj nuk ka qenë në nivele
të mira, në aktivitetet ndërkombëtare ku nxënësit kanë përfaqësuar Shqipërinë. Nder për
Shqipërinë Ndërkohë që, për kombëtaren e futbollit premtohen qindra mijëra euro për
fitoren e ndonjë ndeshjeje, pa domethënie e bizneset sponsorizojnë sportistë premtues,
këta dy djem nuk kanë marrë ndonjë mirënjohje deri sot. Duhet të kujtojmë se Gj. Zaimi
e K. Marku kanë sjellë në Shqipëri medalje të vërteta, në kompeticione shumë të
rëndësishme ndërkombëtare, siç janë olimpiadat ballkanike e botërore. Shtete ballkanike

11
si Rumania e Bullgaria, për të mos përmendur SHBA, Kinë, Rusi apo Japoni, jo vetëm
që përgatitin e investojnë në talente të tillë, por investojnë dhe në të ardhmen e tyre,
duke u ofruar bursa në institucionet më të mira universitare të botës. Ndërsa, dy
medalistët shqiptarë presin të fitojnë individualisht ndonjë bursë nëpër universitetet
amerikane pasi, ende nuk ka patur ndonjë interesim nga institucione shtetërore, për
arsimimin e tyre të mëtejshëm. Vitin e ardhshëm, Gjergji e Keleri do të qëndrojnë
“pushim”, pasi do të kenë mbaruar shkollën e mesme e do të presin përgjigjet nga
institucionet arsimore, ku do të aplikojnë për studimet e larta. Të preferuarat prej tyre
janë të famshmet MIT (Massachussets Institute of Technology), Harëard, Princeton,
Stanford, Yale apo CalTec (California Institute of Technology). Të gjitha këto
universitete, janë shumë të shtrenjta për familjet e mesme shqiptare dhe dy studentët,
as që ëndërrojnë të shkojnë në këto shkolla në bazë pagese. Ajo, që ata presin është që
stafi akademik i këtyre shkollave, të vlerësojë arritjet e tyre e të ofrojë bursë, ndërkohë
që do të ishte e mirëpritur edhe ndonjë ndihmë nga shteti shqiptar. Gjergji Zaimi
Datëlindja: 20.10.1988 Fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Botërore, Meksikë
2005 Fitues i medaljes së bronztë në Olimpiadën Botërore, Greqi 2004 Fitues i dy
medaljeve të arta në Olimpiadën Ballkanike, Bullgari 2004, Qipro 2006 Fitues i medaljes
së argjendtë në Olimpiadën Ballkanike, Rumani 2005 Fitues i medales së bronztë në
Olimpiadën Ballkanike, Shqipëri 2003 Disa herë fitues i medaljeve të arta në olimpiadat
kombëtare të matematikës Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare
Keler Marku Datëlindja: 28.07.1988 Fitues i dy medaljeve të bronzta në Olimpiadën
Ballkanike, Rumani 2005, Qipro 2006 Disa herë fitues i medaljeve të arta në olimpiadat
kombëtare të matematikës. Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare
Teorema Zaimi-Marku, përgjithësimi 100 vjet, pas rastit të parë Teorema Zaimi-Marku
konsiston në një mosbarazim të vërtetuar, i cili është formuluar nga dy të rinjtë shqiptarë.
Gjithçka ka marrë start nga mosbarazimi i famshëm “Schur”, i zbuluar nga matematicieni
gjerman në fillim të shekullit të XX. Mosbarazimi në variantin “Schur” është i vlefshëm,
vetëm për një parametër (n = 3), ndërkohë që në variantin “Suranyi” është i vlefshëm për
parametrin e dytë (k=0). Më parë njiheshin disa prova vetëm për k=1 dhe përdorej një
matematikë shumë e avancuar, për të arritur këto prova. Kur u zbulua rasti i vlefshëm
për n=4 në vitin 1993 bëri shumë bujë dhe u quajt “Mosbarazimi i Turkevicit”. Në këtë
fushë janë arritur rezultate të pjesëshme më parë, nga matematicienë si Cirtoaje,
Kantorovich etj. Gjenialiteti i Zaimit e i Markut konsiston në përgjithësimin e këtij
mosbarazimi, duke e vërtetuar për çdo parametër n (natyror) dhe për të gjithë
parametrat k (real). Zbulimi është shumë i rëndësishëm dhe teorema është formuluar,

12
duke përdorur atë që në gjuhën e matematicienëve quhet “matematikë elemtare”. Prova
me matematikë elementare ka më shumë vlerë, se ajo me matematikë të avancuar,
sepse ofron mundësi më të mëdha aplikimi e është më e kuptueshme. Shqiptarët kanë
përdorur mosbarazimin “Bernoulli”, mosbarazimin “Tchebyschev”, si dhe mosbarazimin
mbi të mesmen algjebrike gjeometrike. Përfundimi ka qenë i habitshëm dhe tashmë, çdo
mosbarazim i mëparshëm, në këtë fushë do të quhet thjesht një variant i teoremës
“Zaimi-Marku”, që do të studiohet nga studentët e matematikës në të gjithë botën.
Shkeputur nga Gazeta Metropol

• Kinë, vajza 5 muajshe bën llogari matematikore


Një vajzë 5 muajshe nga Kina është në gjendje që të bëjë llogari të thjeshta
matematikore...Fëmija i është nënshtruar disa testeve të përgatitura nga Instituti i
Psikologjisë së Akademisë së Shkencave dhe i ka kaluar ato me sukses...
E vogla arrin të kapë konceptin e numrave. Foshnja do t'i nënshtrohet testeve të tjera,
megjithatë paraprakisht ekspertët thonë se vajza ka aftësi të jashtëzakonshme

5. Vargje te limuara

Sa herë që kemi orë matematike,


Koka ime ndodhet në gjendje kritike,
Kot që thonë se është lëndë e mirë,
Atëherë pse duhet të jetë kaq e vështirë?
Ca vija të drejta që askund s’takohen,
Segmente,katrorë të gjitha m’ngatërrohen,
Ca emra t’vështirë nuk m’i thotë dot buza,
Sinus e kosinus, pastaj hipotenuza.

Shumë numra të panjohur iks e ypsilon,


Mblidh e zbrit tërë ditën,asgjë nuk fiton,

13
Dhe pastaj ç’na qenka dhe ky numri Pi,
Këtë 3.14 s’e mban mend dot njeri.

Tërhiq diagonalen saktë me vizore,


Mat e ç’mat syprinën,nxirr rrënjën katrore,
Këndngushtë,kënddrejtë apo këndgjërrë,
Çfarë rëndësie ka, trekëndësha janë të tërë.

Dhe t’ju them të drejtën, le ta dijë gjithë bota,


Mua këto veprime më duken thjesht të kota,
Trurin tim s’kuptoj pse ta mundoj të gjorin,
Kur në xhep gjithnjë, mbaj kalkulatorin.

Nëna ime e mirë shpesh më jep kritikë,


Nuk mund të ecë bota, pa matematikë,
Pjestim dhe shumëzim, mbledhje edhe zbritje,
Në çdo hap të jetës, kërkohet llogaritje.

Se ajo ka të drejtë, edhe unë pajtohem,


Të mësoj matematikë, prapë do të mundohem,
Tani e kuptova dhe do ta mbaj mend prore.
Sa shumë vlerë kanë formulat matematikore.

6. Lojra zbavitese

Nje fshatar është në breg të lumit. Me vete ka një ujk, një dhi dhe një lakër. Në prani të
fshatarit, ujkut s'ia mban ta hajë dhinë, po ashtu dhisë s'ia mban të hajë lakrën, kurse
lakra është sypatrembur ndaj ujkut. Fshatarit i duhet t'i kalojë të gjithë përtej lumit, por
barka mund të mbajë vetëm atë dhe njërin nga “shoqëruesit” e tij. Si realizohet pa dëme
materiale dhe shtazore kapërcimi i lumit?

14
Nje njeri kishte pasur disa Pula dhe disa Lepuj ne shtepi,,nje dit shkon per ti shikuar,dhe
nga te gjitha ato lepuj dhe pula, kishin mbetur vetem 100 Kembe dhe 36 Koka
domethene se ato kishin ngordh te gjitha.
Pyetja eshte keshtu: Sa Pula dhe Sa Lepuj ishin aty te gjitha se bashku ?

Ne kete ekuacion duhen vendosur operatoret e mbledhjes,ndryshimit,shumëzimit dhe


pjestimit qe shuma te dale 30. Ju mundë të shtoni kllapa, por jo të shtoni apo të heqni
numra.
Ekuacioni eshte :
5 5 5 5 = 30

Bretkosa , lepuri dhe kenguri kercejne se bashku.Bretkosa kercen 50 cm , lepuri 75 cm


dhe kenguri 175 cm.Nga sa kercime duhet ti bej secili qe te kalojne largesine e
barabarte?

Na ishte nje here nje mbret.Ai ishte i vjeter dhe nuk mund te kontrollonte tokat e tija dhe
keshtu ai e ndan token e tij ne 10 pjese dhe ja jep 10 princave.Mbreti u thote atyre qe
çdo muaj te me sillni 1 gram argjent ne forme kubika.Njeri nga princat i sillte me pak 0.9
gram pasi ne mes ai e linte bosh. Bbreti e zbulon dhe i thote <shiko ketu jane 10 thaset
qe me keni sjelle ju, njeri nga keta eshte i yti, te gjithe thaset jane te barabarte me
kube,ketu ke nje peshore dhe ti do te me gjesh me nje peshim se cili thes peshon me
pak>. PAS SHUME MUNDIMESH AI E GJEN .
SE SI E GJEN AI KJO JU TAKON JUVE QE TA GJENI

Per numrimin e faqeve te nje libri u shtypen gjithsej 1422 shifra.Gjeni sa faqe ka libri?

Gjate pistes se vrapimit jane vendosur 12 flamuj te vegjel,qe kane largesi te njejte nga
njeri-tjetri.Starti jepet nga flamuri I pare.8 sekonda pas nisjes nje vrapues u ndodh ne
flamurin e 8.Pas sa sekondash do te ndodhet ne flamurin e 12,nqs vrapon me ate
shpejtesi?

15
Ne nje qese ka 9 kg miell.Mundohuni ta ndani te gjithe miellin ne 2 pako me anen e
peshores me 2 krahe,duke pasur gur peshe 50 dhe 200g:
Ne njeren pako te kete 2 kg dhe ne tjetren 4 kg.Lejohen vetem 3 peshime.

Tri vajza shetisnin cdo njera me babane e vet.Qe te gjashte arriten ne nje lume te vogel
dhe shfaqen deshiren per te kaluar nga njeri breg ne bregun tjeter.
Paten ne dispozicion vetem nje varke pa voztar,qe mund te mbante vetem dy njerez.
Eshte e qarte se transportimi mund te realizohej me lehtesi,nqs vajzat nuk do te vinin
kushte nga kapricoja se asnjera prej tyre nuk ishte dakort te hipte ne varke,ose te
qendronte ne breg me nje ose me dy baballare te huaj,pa babane e saj.Vajzat
megjithese ishin te vogla cdo njera prej tyre mund ta drejtonte varken vete.Ne kete
menyre udhetaret per shkak zbavitjeje vendosen t’I plotesonin kushtet qe vune vajzat.Si
vepruan ?

Ne nje shporte ka 5 molle .Si mund te ndahen keto molle ndermjet pese vajzave,ne
menyre qe cdo njera prej tyre te marre nga nje molle dhe nje molle te mbetet ne
shporte?

Nje tren shkon nga stcioni A per ne stacionin B me shpejtesi 60 km/ore,pa bere
ndalesa.Nje tren tjeter shkon,gjithashtu pa bere ndalesa,nga stacioni B per ne stacionin
A me shpejtesi 40 km/ore.Sa larg do te jene keta trena 1 ore perpara takimit.

Afer bregut qendron nje anije me nje shkalle litari te leshuar nga bordoja e anijes.Shkalla
ka 10 shkallare.Largesia ndermjet shkallareve eshte 30 cm.Shkallarja me e ulet takon
me siperfaqen e ujit.Sot deti eshte shume I qete,por fillon batica,e cila e ngre ujin 15 cm
ne ore.Pas sa kohe do te mbulohet me uje shkallarja e trete e shkalles?

Macoku po ben nje gjume te embel,dhe enderron sikur e kane rrethuar 13 minj.12 minj
jane me ngjyre boje hiri dhe 1 eshte I bardhe.Dhe macoku degjon sikur I flet nje ze
:Macok, ti duhet te hash cdo mi te 13,duke I numeruar ata sipas nje rrethi gjithmone ne
te njejtin kah me kusht qe ne fund te hash miun e bardhe.

16
Por nga cili mi duhet filluar per ta zgjidhur problemin drejt?

Thoni sa mace ka ne dhome,nqs ne cdo njeren nga te kater qoshet e dhomes qendron
nga nje mace,perballecdo maceje kane qendruar 3 mace dhe ne bishtin e cdo maceje
eshte ulur nga nje mace?

7. Gjaegjeza matematikore

Thone qe Ajnshtajni e shkroi kete gjeze shekullin e kaluar dhe ka thene qe 98% e Botes
nuk mund t'a zgjidhin.

Kemi pese shtepi me ngjyra te ndryshme. Ne cdo shtepi jeton nje njeri me kombesi te
ndryshme nga te tjeret. Secili nga te pese pronaret pijne nje pije te caktuar, nje marke te
caktuar duhani dhe mbajne nje lloj kafshe te caktuar shtepiake. Asnjeri nga te peste nuk
pi te njejten pije, te njejtin duhan apo mban te njejten kafshe me ndonje pronar tjeter.
Pyetja eshte: cili mban peshq?

Te dhena ndihmese:

- Anglezi jeton ne shtepine e kuqe.


- Suedezi mban qen.
- Danezi pi caj.
- Shtepia jeshile ndodhet ne te majte te shtepise se bardhe.
- Pronari i shtepise jeshile pi kafe.
- Njeriu qe tymos Pall Mal mban zogj.
- Pronari i shtepise se verdhe tymos Dunhill.
- Njeriu qe jeton mu ne shtepine e mesit pi qumesht.
- Norvegjezi jeton ne shtepine e pare.
- Njeriu qe tymos Blends jeton ne krah te atij qe mban mace.

17
- Njeriu qe mban kuaj jeton ne krah te atij qe tymos Dunhill.
- Pronari qe tymos Blue Master pi birre.
- Gjermani tymos Prince.
- Norvegjezi jeton ne krah te shtepise blu.
- Njeriu qe tymos Blends ka nje komshi (ne krah) qe pi uje.

Ajnshtanji thote qe ka zgjidhje,por ja qe,pothuajse tere bota nuk erdhi ne Rezultat ne


kohen qe jetonte ky shkenctar

18

Вам также может понравиться