Вы находитесь на странице: 1из 38

Dorëshkrime Bizantine

dhe Pasbizantine në Shqipëri


Andi Rembeci & Sokol Çunga

KATALOG I ekspozitës

KORÇË, 2011
Dorëshkrime Bizantine
dhe Pasbizantine në Shqipëri

Andi Rembeci & Sokol Çunga

Me bashkëpunimin shkencor të
Agamemnonas Celikas

KATALOG I ekspozitës

KORÇË, 2011
Institucionet bashkorganizuese:

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë,
Departamenti i Historisë
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Mitropolia e Shenjtë e Korçës
Prefektura Korçë
Bashkia Korçë

«DORËSHKRIME BIZANTINE
DHE PASBIZANTINE NË SHQIPËRI»
KATALOG I EKSPOZITËS
(Korçë. 7 - 15 janar 2011)

Punuan:
Andi Rembeci. Sokol Çunga
P ËRMBAJTJA

Përshëndetje e Drejtores së Përgjithshme të Arkivave, znj. Nevila Nika..... 4


Përshëndetje e Zv/Dekanes së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të
Universitetit të Tiranës, znj. Valentina Duka ............................................... 5
Përshëndetje e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joan Pelushit ......................... 6
Përshëndetje e Prefektit të Qarkut Korçë, z. Andrea Mano ......................... 7
Përshendetje e Kryetarit të Bashkisë Korçë, z. Niko Peleshi ...................... 8
Parathënie ..................................................................................................... 9
Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri................................ 12

3
PërshëndetjE e Drejtores
së Përgjithshme të Arkivave

Ë shtë mëse e zakonshme që shqiptarët në përgjithësi, por korçarët në


veçanti, gjithmonë të mburren me qytetin e Korçës, një nga djepet e
dijes dhe të kulturës së shqiptarëve, që me plot të drejtë rilindësi ynë, Naim
Frashëri, e quan “lule”. Në kohën kur për shqiptarët bashkimi rreth një ko­
mbi dhe një identiteti ishte domosdoshmëri dhe çështje ekzistence, kontribu­
ti që dhanë ditunarët dhe bamirësit korçarë ishte i patjetërsueshëm. Por nuk
është vetëm ky kontributi i Korçës dhe korçarëve në historinë e Shqipërisë
dhe të shqiptarëve. Në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror ndodhen mijëra
dosje, një pafundësi materialesh dokumentare që flasin për Korçën, histori­
kun e saj, zhvillimin e saj si qendër tregtare dhe urbane, por, mbi të gjitha, si
qendër kulturore.
Është pikërisht kultura, veçanërisht ajo Mesjetare, subjekti i kësaj ekspozi­
te. Bashkë me kodikët mesjetarë që vijnë nga Berati, Vlora, Gjirokastra dhe
Elbasani, në Fondin 488 të AQSh renditen edhe kodikët e Mitropolisë së
Korçës, duke zënë një vend të veçantë për nga datimi dhe përmbajtja. Janë
një pasuri kulturore që mbërriti tek ne brez pas brezi. Pak vetë kanë patur
mundësinë ta shikojnë dhe ta admirojnë këtë pasuri, e aq më pak ta studiojnë.
Prandaj punuam për këtë ekspozitë: pikë së pari për të afruar publikun e gjerë
me të, pastaj për të nxitur specialistët në projekte studimore të së ardhmes.
Këta libra në fotografi janë dëshmi e gjallë e nivelit arsimor dhe kulturor të
paraardhësve, dikur e përdorur në çdo ditë të jetës së tyre. Le t’i soditim, le
t’i çmojmë dhe le t’ua lëmë me respekt trashëgimi pasardhësve, ashtu siç i
morëm nga paraardhësit.
Për këtë ekspozitë falënderoj ngrohtësisht bashkëorganizatorët tanë,
Mitropolinë e Hirshme të Korçës, Departamentin e Historisë së Fakultetit
të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Prefekturën e Qarkut
Korçë dhe Bashkinë e Korçës. Me gëzim të veçantë përshëndes përurimin e
kësaj ekspozite, duke uruar njëkohësisht për bashkëpunime të tjera po kaq
të frytshme.

prof. dr. Nevila Nika

4
PërshëndetjE e zv/dekanes
së Fakultetit të historisë dhe filologjisë

N jë ekspozitë me dokumente historike mesjetare, siç janë dorëshkrimet


bizantine dhe pasbizantine që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror, për­
bën një ngjarje të rëndësishme historike dhe kulturore. Ajo shfaq vlerën e
jashtëzakonshme që mbartin këto dëshmi shumëshekullore për historinë e
popullit tonë, që nga perandorët e parë bizantinë, e deri tek patriarkët e fuq­
ishëm që ushtronin veprimtarinë e tyre brenda Perandorisë Osmane; çel një
dritare njohjeje me krijimtarinë e shkëlqyer të së shkuarës dhe qytetërimin
e trevave Mesjetare të Shqipërisë, siç janë trevat e Korçës, Beratit, Durrësit,
Gjirokastrës, Vlorës etj, depoziton një dëshmi shumë të vyer për kontributin
dhe rolin aktiv të Shqipërisë ndër shekuj në krijimin e kulturave shumëshek­
ullore, si ajo bizantine dhe osmane. Për më tepër, kësaj here kjo ekspozitë
çelet në një nga qytetet e Shqipërisë që ka kontribuar gjerësisht në ndërtimin,
shpërndarjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore mes shqiptarëve.
Për këto arsye, dëshiroj të falënderoj ngrohtësisht Drejtorinë e Përgjith­
shme të Arkivave, Mitropolinë e Hirshme të Korçës, Prefekturën e Qarkut
Korçë dhe Bashkinë e Korçës, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që
patën me ne gjatë përgatitjes së kësaj ekspozite, si dhe t’u shpreh përgëzime
e mirënjohje të pafund të gjithë atyre që punuan me përkushtim e këmbën­
gulje shembullore për paraqitjen e shkëlqyer të saj. Së fundmi, duke përshën­
detur me nderim të veçantë pjesëmarrësit në këtë ceremoni domethënëse të
përurimit të ekspozitës, shpreh bindjen se ajo do të shënojë një sukses të ri në
publikimin e monumenteve të rralla të trashëgimisë sonë kulturore.

Prof. dr. valentina duka

5
PërshëndetjE
e Mitropolitit të korçës

Ç do ekspozitë mbi historinë e së kaluarës bëhet si në funksion të së ta­


shmes ashtu edhe në atë të së ardhmes, sepse vetëm duke u njohur mirë e
kaluara ne mund të kuptojmë të tashmen dhe mund të ndërtojmë të a­rdhmen.
Ekspozita mbi Dorëshkrimet Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri, një
vlerë jo aq shumë e njohur, është jashtëzakonisht e rëndësishme, ngaqë ato
janë një burim i mrekullueshëm informacioni për historinë dhe kulturën e
vendit tonë. Edhe nga një vështrim përciptazi mbi këto dorëshkrime shihet
niveli i lartë ekonomik dhe kulturor i qyteteve si Korça, Berati, Vlora, Du­
rrësi dhe të tjera, duke na treguar se këto ishin qëndra dinjitoze të kulturës
bizantine dhe jo thjesht provinca të humbura të perandorisë.
Studime i këtyre dorëshkrimeve, ashtu si i çdo aspekti të historisë, duhet
të paraqesë realitetin ashtu siç është, me tërë bukurinë, madhështinë dhe
dobësitë që ato mund të kenë. Sepse kam përshtypjen, që shpesh herë, kur
flitet rreth këtyre dorëshkrimeve nuk është dhënë një informacion i plotë, sa
që nganjëherë është vështirë të kuptohet se për çfarë po bëhet fjalë, madje
duket sikur të ishin bërë vetvetiu. Është folur shumë pak për autorët, qofshin
edhe anonimë, akoma edhe më pak për frymën që i frymëzonte ata, si edhe
për ambientin e tyre fetaro-kulturor ku ata jetonin. Kisha Orthodhokse, e cila
ishte krijuesja e këtyre, për arsye të ndryshme, përmendej fare pak ose aspak,
duke u lënë pothuajse në hije. Duke i paraqitur në këtë formë ne i cungojmë
vetë vlerat e këtyre dorëshkrimeve. Jam i gëzuar sepse kohët e fundit shihet
një qasje më realiste dhe më shkencore ndaj tyre.
Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorinë e Përgjithshme të
Arkivave, jo vetëm për organizimin e ekspozitës, por edhe për punën e ku­
jdeshme dhe të rëndësishme të mirëmbajtjes së tyre. Gjithashtu, dua të fale­
nderoj Departamentin e Historisë së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në
Universitetin Shtetëror të Tiranës, Prefekturën e Qarkut të Korçës, Bashkinë
e Korçës, si edhe të gjithë ata që ndihmuan në këtë organizim. Korça është
një qytet i rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe qytetarët e saj janë shumë
të ndjeshëm për çdo veprimtari kulturore. Hapja e një ekspozitë të tillë në
qytetin tonë përbën jo vetëm një ngjarje kulturore, por është edhe një nderim
për kontributin e madh të kësaj treve në hartimin dhe ruajtjen e këtyre doku­
menteve kaq të rëndësishëm.

Imzot joan pelushi


6
PërshëndetjE
e prefektit të qarkut korçë

P ër të ndriçuar plotësisht lashtësinë dhe zanafillën e një vendi, krahas ar­


gumenteve të tjera, shërben edhe ekzistenca e burimeve dokumentare të
shkruara, një element historik me shumë rëndësi për vetëdijen e sotshme his­
torike dhe qytetare. Për publikun e gjerë ekspozita e dorëshkrimeve bizantine
dhe pasbizantine është një pjesë e asaj vetëdijeje të prekshme të shqiptarëve
që na bën të ndjehemi krenarë për të shkuarën. Korçarët, në veçanti, me plot
të drejtë mund të krenohen për kontributin që kanë dhënë paraardhësit e tyre
në zhvillimin shoqëror, kulturor dhe historik të Shqipërisë.
Përmend këtu një shembull të spikatur, Kodikun e Korçës dhe të Selas­
forit, i cili përmban informacion për një territor mjaft të gjerë, siç është Vos­
kopoja, Vithkuqi, Opari, Përmeti dhe Devolli. Ai pasqyron zhvillim shoqëror,
ekonomik, arsimor, kulturor e fetar të Korçës, si dhe paraqet marrëdhëniet
e komunitetit ortodoks brenda vendit dhe me komunitetet e vendeve fqinjë.
Ky kodik filloi të shkruhej në shekullin e XVII, konkretisht në vitin 1676, në
kohën kur kryepeshkop i Justinianës së Parë të Ohrit ishte zoti Parthen nga
Korça, dhe më pas u bë objekt studimi për mjaft hulumtues, si brenda, edhe
jashtë vendit, mes të cilëve përmendim Thimi Markon, Thimi Mitkon, Mi­
hal Gramenon, Anthim Aleksudhin, Henrik Gelzenin, etj. Vlerat historike të
kodikut qëndrojnë në radhë të parë në shënimet kronikale, letrat, testamentet
dhe aktet e shumëllojta që zbulojnë aspekte të ndryshme të jetës shoqërore
e kulturore të. Po ashtu, del në dritë jeta e pasur me veprimtari ekonomike,
shoqërore dhe kulturore e qytetit të Korçës dhe e trevave të saj, për të cilën
flasin disa monumente të artit kishtar, si kisha e Shën Mërisë në Maligrad të
Prespës së Vogël me afresket e saj, kisha e Ristozit në Mborje, etj. Përmes
këtij kodiku dalin në pah mjeshtërit e punimit të afreskut, të gurit, përpunimit
të metalit, marrëdhëniet tregtare me krahinat e Shqipërisë së mesme, por
edhe jashtë vendit, etj.
Si Prefekt i Qarkut të Korçës dhe si qytetar i saj, vlerësoj hapjen e kësaj
ekspozite dhe kam besim se Korça, me kulturën dhe qytetarinë që e karak­
terizon, do të vazhdojë të kontribuojë në fushë të kulturës edhe ndër brezat
që do të vijnë.

andrea mano

7
PërshëndetjE
e kryetarit të bashkisë korçë

J am i nderuar që marr pjesë në këtë veprimtari kushtuar vlerave të besimit


dhe dijes, të përcjella përmes kodikëve të shenjtë, deri në ditët tona.
Në sajë të mendimit dhe dijes, dy prej variablave më mistike që udhëtojnë
në kohë dhe shumëfishohen në shumë e shumë mendje njerëzore duke sjellë
zhvillim, ne sot jetojmë në një botë rrethuar me informacion dhe që nuk do të
ishte e njëjtë pa përpjekjet biblike të paraardhësve tanë, që nxitën zhvillimin,
duke dokumentuar dhe përcjellë besimin dhe dijen që ndriçon shpirtin dhe
mendjen njerëzore.
Nëse kthehemi prapa në kohë, nuk e ekzagjerojmë po të themi se kodikët
ndryshuan tërësisht përdorimin e fjalës së shkruar. Ata përfaqësojnë mënyrën
më kompakte dhe eficiente të ruajtjes së informacionit, duke çelur një fazë
të re në shpërndarjen e njohurive dhe të informacionit, duke i hapur rrugën
shtypshkrimit e komunikimit modern.
Kodikët e Shqipërisë përbëjnë një fond me rëndësi botërore për historinë
e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe agjiografike. Ata, kro­
nologjikisht, ndjekin njëri-tjetrin gjatë 13 shekujve me rradhë, prej shekullit
të 6-të deri në shekullin e 18-të, dhe përfaqësojnë një testament të urtësisë
dhe besimit, që plotëson ndërgjegjen dhe konstitucionin shpirtëror të një po­
pulli me dijen dhe përvojën e çmuar njerëzore.
Këta libra të vjetër, ofrojnë një model të rrugës nëpër të cilën eci krishteri­
mi në vendin tonë, dhe tregojnë se si u transmetua besimi dhe dija nga njëra
gjeneratë në tjetrën. Roli i Kishës Ortodokse në Shqipëri për këtë proces
është i pazëvendësueshëm.
Si enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë, kodikët e Shqipërisë
janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit në trevat tona dhe mbajnë vulën
e hapësirës ku kanë jetuar shqiptarët dhe të parët e tyre.
Respekti ynë sot u kushtohet mendjeve të ndritura, që ditën të ruajnë dhe
të transmetojnë vlerat e besimit, jetës dhe shoqërisë shqiptare në shekuj!

niko peleshi
Kryetar i Bashkisë Korçë

8
PARATHËNIE

D orëshkrimet bizantine dhe pasbizantine të Fondit 448 që ruhen në AQSh


përbëjnë një nga pasuritë më të mëdha dokumentare të ndodhura sot
në Shqipëri. Janë një koleksion prej pak më shumë se 100 kodikësh, më i
hershmi i të cilëve daton në shekullin VI pas Krishtit (i mirënjohuri Kodiku i
Purpurt i Beratit nr. 1), kurse më i voni në gjysmën e parë të shekullit XVIII
(Kodiku i Fierit nr. 100, vitet 1819 - 1843). Në këta kodikë, pjesa më e ma­
dhe e të cilëve kanë përmbajtje ungjillore, teologjike dhe filozofike, pasqy­
rohet realiteti i viseve shqiptare gjatë periudhave të zhurmshme historike të
dy perandorive, asaj Bizantine dhe asaj Osmane. Qytetet më në zë të arbërve
të Mesjetës dhe të shqiptarëve të periudhës së Rilindjes Evropiane, Berati,
Voskopoja, Korça, Gjirokastra, Përmeti, Vlora, Durrësi, etj., ishin jo vetëm
pjesë e territoreve të kontrolluara nga Perandoritë, por edhe qendra aktive
të jetës politike, ekonomike dhe kulturore. Këtë na e dëshmojnë më së miri
monumentet që kanë trashëguar këto qytete, mes tyre edhe kodikët bizantinë
dhe pasbizantinë. Këto vise dhe banorët e tyre nuk ishin thjesht statistika në
regjistrat e Perandorive, por ishin pjesë e gjallë e zhvillimit. Përmes studimit
dhe paraqitjes shkencore të këtyre burimeve dokumentare, identiteti kozmo­
polit i zotëruesve të tyre duket qartë: një pasaportë kulturore e padiskutu­
eshme që e rendit këtë vend dhe këtë popull mes kombeve të tjerë evropianë
pa anësi, pa e paragjykuar, pa i dhënë asnjë privilegj që nuk i takon.
Falenderojmë bashkëorganizatorët e kësaj ekspozite, Drejtorinë e Përgji­
thshme të Arkivave, Departamentin e Historisë dhe Fakultetin e Historisë
dhe Filo­logjisë të Universitetit të Tiranës, Mitropolinë e Hirshme të Korçës,
Prefe­kturën e Qarkut Korçë dhe Bashkinë e Korçës për mirëbesimin që tre­
guan, duke na besuar një pjesë jo të vogël të përgjegjësisë së kësaj ekspozite.

Andi Rembeci Sokol Çunga


Lektor i Paleografisë Arkivist/Paleograf
dhe Historisë së Bizantit në Arkivin Qendror Shtetëror
në Universitetin e Tiranës

9
Dorëshkrime Bizantine
dhe Pasbizantine në Shqipëri
1. Kodiku i Beratit nr. 1 (Beratinus Purpureus)
Dyungjillësh, shek. VI, pergamenë e pur­
purt, 190 fletë, ≈ 215 x 230 mm, 2 kolona,
17 reshta për kolonë. Shkruesi: anonim.

2. Kodiku i Beratit nr. 2 (Aureus Anthimi)


Katërungjillësh, shek. IX, pergamenë e pur­
purt me nuanca të forta blu, 420 fletë, ≈ 230
x 185 mm, 1 kolonë, 17 reshta. Shkruesi:
anonim.

3. Kodiku i Beratit nr. 3


Ungjilltar, shek. IX, pergamenë, 144 fletë,
265 x 170 mm, 2 kolona, 25 reshta për kolo­
në. Shkruesi: anonim.

12
4. Kodiku i Beratit nr. 4
Katërungjillësh, shek. XII, pergamenë 236 fletë,
207 x 160 mm, 1 kolonë, 25 reshta. Shkru­esi: anonim.

13
5. Kodiku i Vlorës nr. 5
Katërungjillësh, shek. XII, pergamenë,
308 fletë, 230 x 180 mm, 1 kolonë, 22 re­shta.
Shkruesi: anonim.

14
6. Kodiku i Vlorës nr. 7
Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 284 fletë,
270 x 210 mm, 2 kolona, 21 reshta për kolo­
në. Shkruesi: anonim.

7. Kodiku i Beratit nr. 8


Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 348 fletë,
265 x 210 mm, 2 kolona, 20-23 reshta për
kolonë. Shkruesit: anonimë.

8. Kodiku i Beratit nr. 9


Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 142 fletë,
315 x 240 mm, 2 kolona, 24 reshta (zako­
nisht) për kolonë. Shkruesit: anonimë.

15
9. Kodiku i Vlorës nr. 10
Katërungjillësh, shek. XIV, pergamenë, 305
fletë, 284 x 210 mm, 1 kolonë, 21 re­shta. Shk­
ruesi: Minai.

16
10. Kodiku i Vlorës nr. 11
Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 254 fletë,
315 x 250 mm, 2 kolona, 16 reshta për kolo­
në. Shkruesi: anonim.

11. Kodiku i Beratit nr. 13


Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 320 fletë,
357 x 280 mm, 2 kolona, 22 reshta për kolo­
në. Shkru­esi: anonim.

12. Kodiku i Beratit nr. 15


Katërungjillësh, shek. X, pergamenë, 356
fletë, 210 x 170 mm, 1 kolonë, 17 reshta.
Shkruesi: anonim.

17
13. Kodiku i Beratit nr. 16
Ungjilltar, shek. XIII, pergamenë, 161 fletë,
275 x 190 mm, 1 kolonë, 13-14 reshta për
kolonë. Shkruesi: anonim.

14. Kodiku i Beratit nr. 17


Veprat e Apostujve, shek. X, pergamenë, 99
fletë, 220 x 160 mm, 1 kolonë, 17 reshta.
Shkruesi: anonim.

15. Kodiku i Beratit nr. 18


Psalmet e Davidit, shek. XI, pergamenë,
175 fletë, 285 x 235 mm, 1 kolonë, 17 re­
shta. Shkruesi: anonim.

18
16. Kodiku i Beratit nr. 20
Martirizime dhe jetë shenjtorësh, shek. XI,
pergamenë, 184 fletë, 285 x 220 mm, 2 ko­
lona, 34 reshta për kolonë. Shkruesi: anonim.

17. Kodiku i Beratit nr. 21


Ungjilltar, viti 1181, pergamenë, 40 fletë,
215 x 160 mm, 1 kolonë, 20 reshta. Shkru­
esi: ...murgu dhe dhjaku i padenjë Joaniku.

18. Kodiku i Beratit nr. 22


Ungjilltar, shek. XIII, pergamenë, 172 fletë,
260 x 195 mm, 2 kolona, 23 reshta për kolo­
në. Shkru­esi: anonim.

19
19. Kodiku i Beratit nr. 23
Hirmolog (muzikë bizantine), viti 1292,
letër, 159 fletë, 230 x 142 mm, 1 kolo­
në. Shkru­esi: Mihail Slavopuli nga fshati
Kreasnik.

20. Kodiku i Beratit nr. 24


Ungjilltar, shek. XIII, pergamenë, 252 fletë,
290 x 226 mm, 2 kolona, 27 reshta për kolo­
në. Shkruesi: anonim.

21. Kodiku i Beratit nr. 25


Homeli nga Etërit e Kishës, fillimi i shek.
X, pergamenë, 503 fletë, 300 x 205 mm,
2 kolona, 32 reshta për kolonë. Shkruesit:
anonimë.

20
22. Kodiku i Beratit nr. 26
Katërungjillësh, viti 1312, pergamenë, 184
fletë, 180 x 130 mm, 1 kolonë, 19 reshta.
Shkruesi: anonim.

23. Kodiku i Beratit nr. 27


Homeli të Joan Gojartit për Ungjillin sipas
Mateut, shek. IX, 194 fletë, 320 x 220 mm,
1 kolonë, 31 reshta. Shkruesi: anonim.

24. Kodiku i Beratit nr. 28


Martirizime dhe jetë shenjtorësh, shek. XII,
pergamenë, 158 fletë, 272 x 220 mm, 1 ko­
lonë, 22-27 reshta. Shkruesi: anonim.

21
25. Kodiku i Beratit nr. 30
Jetë shenjtorësh të muajit nëntor, shek. XII,
pergamenë, 183 fletë, 302 x 235 mm, 2 ko­
lona, 40 reshta. Shkruesi: anonim.

26. Kodiku i Beratit nr. 31


Jetë shenjtorësh, shek. XIII, pergamenë,
102 fletë, 225 x 173 mm, 1 kolonë, 33-37
reshta. Shkru­esi: anonim.

27. Kodiku i Beratit nr. 33


Tipikoja e manastirit të Shën Savës, shek.
XIII, pergamenë, 142 fletë, 210 x 145 mm,
1 kolonë, 24 reshta. Shkruesi: anonim.

22
28. Kodiku i Beratit nr. 34
Jetë shenjtorësh, viti 1297, 175 fletë, 255 x
175 mm, 1 kolonë, 32-34 reshta. Shkruesi:
...me dorën e Joan Halkeopuli.

29. Kodiku i Beratit nr. 35


Katërungjillësh, viti 1312, pergamenë, 228
fletë, 185 x 130 mm, 1 kolonë, 26 reshta.
Shkruesi: anonim.

30. Kodiku i Beratit nr. 36


Ungjilltar, viti 1322, letër, 184, 300 x 215
mm, 2 kolona, 29 reshta për kolonë. Shkru­
esi: anonim.

23
31. Kodiku i Beratit nr. 38
Katërungjillësh, shek. XIV, letër, 241 fletë,
250 x 105 mm, 1 kolonë, 21 reshta.
Shkruesi: anonim.

24
32. Kodiku i Beratit nr. 37
Jetë dhe martirizime shenjtorësh, shek. XIV,
letër, 398 fletë, 300 x 215, 2 kolona, 32 re­
shta për kolonë. Shkruesi: anonim.

33. Kodiku i Beratit nr. 39


Asketikë, shek. XIII, pergamenë, 175 fletë,
165-205 mm, 1 kolonë, 25-32 reshta. Shkru­
esi: anonim.

34. Kodiku i Beratit nr. 40


Ligjërata dhe tregime asketike, shek. XIII,
pergamenë, 122 fletë, 250 x 175 mm, 1 ko­
lonë, 33 reshta. Shkruesi: anonim.

25
35. Kodiku i Beratit nr. 41
Sinaksar i muajve shtator-korrik, shek. XIV,
letër, 152 fletë, 280 x 220 mm, 1 kolonë, 29-
32 reshta. Shkruesit: anonimë.

36. Kodiku i Beratit nr. 45


Mujore, shek. XIV, letër, 358 fletë, 295 x 215
mm, 2 kolona, 30 reshta për kolonë. Shkru­
esi: aninim.

37. Kodiku i Beratit nr. 50


Psalmet e Davidit, viti 1411, letër, 198 fletë,
210 x 135 mm, 1 kolonë, 24 reshta. Shkru­
esi: Teodori, logotet i Beratit.

26
38. Kodiku i Beratit nr. 51
Mësime të Efrem Sirianit, shek. XIV, letër,
300 fletë, 288/294 x 214/217 mm, 1 kolonë,
27 re­shta. Shkruesi: anonim.

39. Kodiku i Beratit nr. 54


Mujor i dhjetorit, shek. XV, letër, 181 fletë,
290 x 214 mm, 1 kolonë, 31 reshta. Shkru­
esi: anonim.

40. Kodiku i Beratit nr. 55


Sinaksar i muajve shtator-shkurt, shek. XIV,
letër, 231 fletë, 297 x 210 mm, 1 kolonë, 34
reshta. Shkruesi: anonim.

27
41. Kodiku i Beratit nr. 60
Nomokanon i Manuel Malaksosit, viti 1786,
241 fletë, 220 x 160 mm, 1 kolonë, 18-24
reshta. Shkruesi: Joani, i biri i të ndjerit
Gjergj.

42. Kodiku i Beratit nr. 62


Tipiko e Manastirit të Shën Savës, fundi i
shek. XIII, letër, 267 fletë, 157 x 117 mm,
1 kolonë, 20-29 reshta. Shkruesi: anonim.

43. Kodiku i Beratit nr. 66


Nomokanon i Manuel Malaksosit, viti 1612,
letër, 320 fletë, 200 x 147 mm, 1 kolonë, 17
reshta. Shkruesi: Gjinoja, prift dhe ikonom
i Pogonit.

28
44. Kodiku i Beratit nr. 68
Hyrje në Logjikë e Teodor Anastas Kavalio­
tit, viti 1776, letër, 66 fletë, 215 x 155 mm,
1 kolonë, 24 reshta. Shkruesi: Anastas Pa-
pavasilopulu nga Janina.

45. Kodiku i Korçës nr. 72


Antologji muzikore, viti 1736, letër, 225
fletë, 155 x 105 mm, 1 kolonë, 11 reshta.
Shkruesi: anonim.

46. Kodiku i Beratit nr. 74


Fizikë dhe metafizikë e Teodor Anastas
Kavaliotit, viti 1752, letër, 153 fletë, 190 x
150 mm, 1 kolonë, 26-28 reshta. Shkruesi:
anonim.

29
47. Kodiku i Gjirokastrës nr. 79
Katërungjillësh, shek. XIV, pergamenë,
303 fletë, 195 x 135 mm, 1 kolonë, 21 reshta.
Shkruesi: anonim.

30
48. Kodiku i Gjirokastrës nr. 75
Predikime të Joan Kalekës mbi ungjijtë e të
dielave, fundi i shek. XVI, letër, 431 fletë,
212 x 155 mm, 1 kolonë, 22 reshta. Shkru­
esi: anonim.

49. Kodiku i Gjirokastrës nr. 80


Liturgji hyjnore, shek. XVI-XVII, letër, 140
fletë, 150 x 105 mm, 1 kolonë, 13 reshta.
Shkruesi: Mateu, murg dhe protosingjel nga
Pogoni i Epirit.

50. Kodiku i Përmetit nr. 81


Stihirar (muzikë bizantine), shek. XII, 220
fletë, 260 x 200 mm, 1 kolonë, 24 reshta.
Shkruesi: anonim.

31
51. Kodiku i Voskopojës nr. 84
Shërbesë varrimi për priftërinjtë, viti 1738,
letër, 25 fletë, 315 x 215, 1 kolonë, 23-27
reshta. Shkruesi: Nikolla, prift dhe saqe­llar
i Voskopojës.

52. Kodiku i Korçës nr. 92


Katërungjillësh, shek. X, pergamenë, 420
fletë, 190/195 x 130/132 mm, 1 kolonë, 17
reshta. Shkruesi: anonim.

53. Kodiku i Korçës nr. 96


Liturgji hyjnore, shek. XVII-XVIII, letër,
29 fletë, 197 x 145 mm, 1 kolonë, 18-20
reshta. Shkruesi: anonim.

32
54. Kodiku i Korçës nr. 93
Katërungjillësh, shek. X, pergamenë, 308 fletë,
150 x 120 mm, 1 kolonë, 26 reshta.
Shkruesi: anonim.

33
Kodiku i Korçës nr. 93, f 2
Letra e Eusebit për Karpianin.
Hyrje për tabelat e gjegjshmërisë së Ungjijve.
Tekst i shkruar në formë kryqi.

34

Вам также может понравиться