Вы находитесь на странице: 1из 6

Cila nga bankat e fitoi betejen e depozitave te shqiptareve kete vere?

09/09/2011 17:25:00

Madhesia e germave:

Tirane me, 9 Shtator 2011 - Profili i artikullit: Analize - Sektori Bankar nen kendveshtrimin Marketing

Sektori bankar pas viteve 2000 pati nje zhvillim te mirefillte duke ndikuar mjaft edhe ne ekonomine e vendit. Qe atehere shume banka private nga jashte vendit si edhe disa iniciativa te biznesmeneve shqiptare kane investuar ne kete fushe dhe jane duke u zhvilluar me ritme te ndjeshme. Edhe pse jane te shumta tek format apo menyrat qe ato ndikojne ne fusha te ndryshme te jetes sone, si marketer, doja te diskutonim me shume impaktin e tyre ne tregun e marketingut edhe reklamave. Bankat private perbejne nje pjese te rendesishme te ketij tregu ne Shqiperi. Buxhetet e tyre perbejne nje ze te konsiderueshem ne tregun total te reklamave dhe me rritjen e numrit te bankave vihet re nje rritje e konkurrences, rritje e formave te reja te komunikimit, zhvillim te kreativitetit ne komunikim si edhe interesim ne rritje per forma te reja te percimit te mesazheve te tyre drejt konsumatorit vendas.

Prej shume viteve duke ndjekur grafikun sezonal te fushatave te bankave te ndryshme, kam vene re se kryesisht gjate periudhes se veres, sidomos ne gusht, me fluksin e madh te emigranteve qe kthehen per pushime ne Shqiperi banka te ndryshme ushtrojne fushata masive komunikimi. Ketu ishte pika ne te cilen doja te perqendrohesha per nje analize qe mund ti jape pergjigje titullit te ketij shkrimi. Duhet te permend qe 2-3 vitet e fundit ne vazhden e krizes boterore sektori bankar ishte nder me te prekurit. Edhe pse efektet ne vendin tone konsideroheshin me te lehta, u vu re se vertet ato vonuan por nuk harruan te vinin. Duke u kthyer pak prapa, rreth nje vit me pare, ne vitin 2010, bankat hezituan te komunikonin ofertat e tyre te depozitave, per arsye se mendonin se kjo levizje do te konsiderohej si dobesi nga konsumatori. Shume banka, asokohe nje oferte depozitash e quanin si thike me dy presa, pasi konsideronin riskun se klienti mund te parandjeje nga keto oferta se banka nuk ka likuiditete te nevojshme dhe duke degjuar edhe zerat e krizes mbareboterore mund te conte ne efekt te kundert. Pra jo ne shtimin e depozitave por ne zvogelimin e tyre. Isha shume kurioz se si do te vepronin kete vit bankat tona ne periudhen e veres. Me sa vura re frika e vitit te kaluar nuk ekzistonte me. Me erdhi mire pasi ky sektor eshte i lidhur ngushte me kompanite e marketingut dhe reklamave ne vend, pra me dy fjale nje ngerc ne komunikim i bankave jepte efekt domino, cka prekte ndjeshem edhe tregun e reklamave. Nder bankat e para aktive ne periudhen e veres ishin: Alpha Bank & Societe General Analizen tone do ta fillojme me Alpha Bank per te vazhduar me fushatat e bankave te tjera ne javet ne vijim. Alpha Bank:

Periudha e lancimit Korrik 2011 Produkti: Alpha Smart Llogari kursimi Spoti video & Spoti i transkriptuar per lehtesi analize

Cfare konsiderohet Zgjuarsi ne ditet e sotme? Zeri Femer Personazhi kryesor - Zgjuarsia eshte te keni nje llogari kursimesh me shume avantazhe, e cila shton ne maksimum perfitimet tuaja, duke ofruar nje norme te larte interesi. Mundesi per ti perdorur parate tuaja ne cdo moment, komision 0 per transfertat e parave qe vijne nga Greqia. Dhe per me teper nje pakete analizash mjekesore Falas. Zeri Femer - Hapni tani nje llogari kursimi Alpha Smart dhe maksimizoni me zgjuarsi perfitimet tuaja. Alpha Bank. Gjithmone te sigurte. Gjithmone bashke.

Analiza:
Mesazhi Alpha Bank si mesazh paresor te kesaj fushate ka pasur ofertimin e nje llogarie kursimi. Per ta bere atraktive kete llogari i ka bashkangjitur asaj shume perfitime, te cilat citohen nga personazhi kryesor I spotit me fjale te qarte dhe xheste qe perforcojne percimin e mesazhit. Hap nje llogari kursimi Me norme te larte interesi, Terheq para ne cdo moment Komision 0 per transfertat Bonus: Paketa analizash mjekesore Falas Ne plan dytesor jane titrat te cilat perdoren per te sqaruar se disa benefite te caktuara ofrohen per kushte te caktuara. Metode e njohur kjo dhe e perdorur shpesh nga bankat. Target Grupi Vertet, fillimisht mund te duket si nje ftese e pergjithshme per te hapur nje llogari kursimi, per te gjithe, megjithate vihet re se nen objektivin e Alpha Bank jane emigrantet qe jetojne ne shtetin fqinje, Greqi. Mbase nga kerkimet dhe studimet e kesaj banke eshte realizuar se per shkak te krizes dhe pasigurise financiare ne vendin fqinj, shume nga emigrantet shqiptare qe jetojne atje do te preferojne ti kalojne kursimet e tyre ne Shqiperi. Ndaj edhe komisioni 0 per transfertat nga Greqia eshte perdorur si perfitim, qe shkon drejtperdrejt per ta. Elementet komunikues & realizimi

Per te percuar oferten e saj Alpha Bank ka perdorur spotin TV te transmetuar ne mediat e medha televizive si edhe Citylights, Billboards dhe radio. Nje fushate e kompletuar persa i perket mediave te mases. Vihet re nje realizim professional I spotit. Fillohet me nje pyetje e cila perdoret per te terhequr vemendjen e shikuesit? Per ti dhene pergjigje kesaj pyetje, eshte angazhuar nje aktor i njohur dhe ze i degjuar. Cka sherben per te ruajtur vemendjen e shikuesit si edhe te degjuesit, per te cilet edhe vetem degjimi i zerit i shtyn te hapin veshet. Cka ben qe mesazhi qe jepet nga ai degjohet dhe shikohet deri ne fund nga audienca. Pra edhe pse mesazhi permban shume fjale dhe ne nje rast tjeter rrezikon humbjen e vemendjes, ne rastin en fjale, fale kesaj gjetje profesionistesh duket se banka ja ka arritur qellimit. Fuqia e komunikimit Eshte avantazh te arrish te identifikosh i pari nje boshllek ne nje treg te caktuar. Disa klienteve potenciale nuk po iu sherbehet Grupi i emigranteve ne Greqi. Alpha Bank arrin ta kuptoje dhe ta komunikoje e para kete lloj Oferte per kete target grup jo te vogel. Dobesia Pasiguria tek bankat greke e emigranteve ne Greqi mund te shtyje qe kursimet e tyre te vijne ne Shqiperi. Por eshte lehtesisht e identifikueshme se Alpha Bank i ka rrenjet ne Greqi, ndaj nese do te mendonin me thelle nuk do te deshironin te rrezikonin qe parate e tyre ti kalonin perseri ne nje banke greke duke pasur te njejtin risk. Pra Alpha Bank i con ndermend emigranteve tane per te kryer nje veprim te tille, por ka riskun se ata mund ta bejne nje veprim te tille por ama duke kaluar parate e tyre ne nje Banke tjeter jo-greke.

Sugjerime
Mesazhi te ishte me i shkurter duke u perqendruar ne me pak benefite ose te copezohej. Ka shume benefite qe permenden tek kjo llogari. Edhe pse profesionist

personazhi qe aktron duke shpjeguar benefitet, ekziston risku qe te mos fiksohen dhe te most e ngelet asnje ne mendje. Me sa kuptohet llogaria e kursimit do ti perfshinte te gjithe keto benefitet e permendura nga personazhi nese do te plotesoheshin disa kushte te caktuara. Keshtu qe nje zgjidhje mund te ishte ndarja e spotit ne 2 apo 3 minispote. Ku secili mini-spot (po e quajme mini per shkak te kohezgjatjes 7-12 sekonda) te theksonte (cilesonte) 2-3 benefite per grupe te caktuar klientesh potenciale. Alpha Bank mund ta kishte shtrire me teper gjeografikisht kete oferte duke theksuar qe transfertat te ishin me 0 Komision jo vetem nga Greqia, por edhe nga Italia apo Anglia, duke zgjeruar ne kete menyre shenjestren. Kjo oferte mund te ishte e vlefshme edhe per ata qe jetojne ne vende te tjera te Europes, e cila eshte ende nen efektet e krizes. Nje prezence me e forte Online mund te ishte efektive & eficiente. Fushata u perqendrua ne transmetimin nepermjet mediumeve kryesore si TV, Shtyp, Outdoor dhe Radio. Nje mbulim relativisht i mire por qe mund te ishte shtrire disi edhe me tej, jashte kufijve te Shqiperise me shume pak shpenzime ekstra. Per te komunikuar me shqiptaret jashte Shqiperise, do te shikoja me vlere nje presence te forte Online. Duke konsideruar se eshte nje medium ne rritje dhe ndjekshmeria e shqiptareve jashte vendit e portaleve online eshte e madhe mund te ishte mjet mjaft efikas per ti komunikuar nje oferte qe iu drejtohet atyre. Nese mund te shprehni gje tjeter persa i perket fushates se Alpha Bank ju lutem te na ndihmoni me komentet dhe vleresimet tuaja. Analiza se cila nga bankat e fitoi betejen per depozitat e shqiptareve kete vere do te vazhdoje ne javet ne vazhdim me nga nje artikull te ri cdo jave per cdo banke.
Pergatiti:

Вам также может понравиться