Вы находитесь на странице: 1из 55

298 URATA PER RASTE TE NDRYSHME

URATA
PËR RASTE TË NDRYSHME

Eksorcizmi
për ata që vuajnë nga demonët
dhe nga çdo lloj sëmundje
[e Vasilit të Madh]

Le t’i lutemi Zotit.


Perëndi i perëndive, dhe Zot i zotërinjve, Krijuesi i
rreshtave të zjarrtë, dhe bërës i fuqive pa trup, Mjeshtër i
qielloreve dhe të dheshmeve, të cilin nuk e ka parë asnjë
njeri, dhe që nuk mund ta shohë, prej të cilit frikësohet
dhe dridhet e gjithë krijesa, ai që rrëzoi për tokë dikur
Kryegjeneralin, që devijoi dhe shkeli nga mosbindja
shërbimin e tij, dhe engjëjt bashkëkryengritës me të, që u
bënë demonë, i hodhi në errësirën e nëntokës së thellë,
jep edhe këtë aforkizëm, i cili kryhet në emrin tënd të
frikshëm, dhe bëje të ketë frikë kryetarin e djallëzisë, dhe
të gjitha kolonat e tij që ranë bashkë me të prej dritës së
lartë dhe shpartalloji, ktheji dhe urdhëroji atë dhe demonët
e tij të ikin plotësisht, që të mos bëjë ndonjë dëm kundër
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 299

ikonës së vulosur por le të marrin fuqinë e forcës, këta të


vulosur, të shkelin përmbi gjarpërinj dhe gaforre, si dhe
mbi çdo fuqi të armikut. Se himnohet dhe madhërohet,
dhe lavdërohet me frikë nga çdo frymë, emri yt i
tërëshenjtë i Atit, i Birit, dhe i Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.

URATA TJETËR
Le t’i lutemi Zotit.
Perëndia e qiejve, Perëndia e dritave, Perëndia që
ka Engjëjt nën fuqinë e tij, Perëndia që ka Kryeengjëjt
nën pushtetin e tij, Perëndia e zotërive të lavdëruara,
Perëndia e Zotit tonë Jisu Krisht, ti që duke lidhur vdekjen
zgjidhe shpirtrat e lidhur prej vdekjes; që ndriçove
nëpërmjet Birit tënd të vetëmlindur njeriun e ngulur në
errësirë, ti që zgjidhe dhembjet tona dhe shpërndave çdo
barrë; që shpërndave prej nesh çdo sulm të armikut; dhe
ti, Bir dhe Fjalë e Perëndisë, që na pavdekësove me
vdekjen tënde dhe na lavdërove me lavdinë tënde; që
dhurove me ngritjen tënde që njerëzit të ecin tek Perëndia;
që mbajte me Kryqin tënd çdo të lidhur të mëkateve tona;
që more dënimin tonë, o Zot dhe e shërove; që bëre për
ne rrugë për në qiell, dhe përpunove prishjen me paprishje;
dëgjomë duke thirrur tek ti me mall dhe frikë; me frikën
e të cilit malet nën qiell shtrihen bashkë me kamaren e
qiellit, me fuqinë e të cilit, frikësohen shpirtrat memecë
të elementeve, duke mbajtur rregullat e tyre, nëpërmjet
300 URATA PËR RASTE TË NDRYSHME

të cilit zjarri i hakmarrjes nuk do të kalojë kufizimet e


caktuara për të; por pret duke psherëtirë vendimin tënd,
për të cilin çdo krijese i dhemb, duke psherëtirë me
psherëtima të pashprehura; duke u urdhëruar të presë
kohërat, prej të cilit ka ikur çdo natyrë e kundërt, dhe
është shtruar ushtria e armikut, dhe djalli ka rënë, dhe
gjarpri është shkelur, dhe dragoi është vrarë; për të cilin
kombet, duke të mohuar u ndriçuan dhe u fuqizuan më ty
o Zot; për të cilin jeta është dukur, shpresa u besua, besa
sundoi, Ungjilli u predikua; për të cilin njeriu u riformua
nga dheu, duke besuar më ty. Se kush është si ty Perëndi
i tërëfuqishëm? Pra të lutemi, Perëndi i etërve dhe Zot i
mëshirës, i parajetës i mbisubstanshëm, mbiesencial;
prano atë që ka ardhur tek ti në emrin e tij të shenjtë, të
djalit tënd të dashur, Jisu Krishtit, dhe Shpirtit tënd të
tërëfuqishëm jetëbërës dhe të Shenjtë. Largo nga shpirti i
tij çdo sëmundje, çdo pabesi, çdo frymë të papastër,
goditëse, të nëndheshme, të zjarrtë, me erë të keqe,
dëshiruese, argjendashjeje, kopracie, tajfunike, kurvërie,
çdo demon, të papastër, të errët, amorf, paturpësie. Po, o
Perëndi, largo nga shërbëtori yt (aksh), çdo veprimtari të
djallit, çdo magji, çdo ilaç magjie, idhulltarie, parashikimi
yjesh, astrologjie, spiritizmi, parashikimi nëpërmjet
shpendëve, epshi, erotike, kopracie, dehjeje, kurvërie,
shkelje kurore, koketërie, plangprishjeje, paturpësie, inati,
grindjeje, parregullsie, dhe çdo dyshimi dinak. Po, o Zot
Perëndia ynë, frymëzoi shpirtin tënd të paqes, që duke u
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 301

mbrojtur prej tij, të bëjë fryt besimi, virtytesh, urtësie,


dëlirësie, vetpërmbajtjeje, dashurie, mirësie, shprese,
butësie, zemërgjerësie, durimi, mençurie, pjekurie, se
është quajtur shërbëtori yt, në emrin e Jisu Krishtit, duke
besuar në Trininë e bashkëqenëshme, duke bashkë-
dëshmuar, Engjëjt, Kryeengjëjt, zotëritë e lavdëruara, dhe
çdo ushtri qiellore. Bashkë me të ruaji zemrat tona, se ti,
o Zot je i fuqishëm dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e
Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.

URATA TJETËR
Le t’i lutemi Zotit.
Të thërresim ty, o Zot, Perëndi i tërëfuqishëm, i
pangarë, Mbret paqeje; të thërresim ty që krijove qiellin
dhe dheun; sepse prej teje mbiu Alfa dhe Omega, Fillimi
dhe Fundi; ti që dhe të lindin njerëzit, kafshët
katërkëmbëshe, dhe të pamend, pasi ti i ke nënshtruar
ato, o Zot zgjate dorën tënde të fuqishme, dhe krahun
tënd të lartë dhe të shenjtë, dhe mbikqyre me vëmendje
këtë krijesë tënden, dërgo mbi të Engjëll paqeje, Engjëll
fuqie, ruajtës të trupit dhe të shpirtit, i cili do të ndëshkojë
dhe do të dëbojë nga ai çdo demon dinak dhe të papastër;
sepse ti je Zot i vetëm, i lartë, i tërëfuqishëm, i bekuar në
jetë të jetëve. Amin.
302 URATA PËR RASTE TË NDRYSHME

TROPARE
Kur prifti kryqëzon një vend të sëmurë me Shtizën e
Shenjtë.
Tingull i parë
Me kryqëzimin tënd, o Krisht, u zhduk tirania, u
shkel fuqia e armikut; se as engjëll, as njeri por vetë Zoti
na shpëtoi; lavdi më Ty.

Lavdi. Tingull i katërt


Na çlirove prej mallkimit të ligjit, me gjakun tënd të
çmuar; duke u mbërthyer në kryq, e duke u shpuar me
shtizë, u bëre burim pavdekësie për njerëzit, Shpëtimtari
ynë, lavdi më ty.
Tani e përherë.
Kur u shpove me shtizë në brinjën tënde, o Krishti
im, çlirove nga mallkimi, atë që u krijua nga brinja
njerëzore, e cila u bë shkak shkatërrimi për të gjithë
njerëzit.
Urata
e marrjes më sysh
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Perëndia ynë, Mbret i përjetësisë, i
tërëpushtetshëm dhe i tërëfuqishëm, që i bën të gjitha dhe
transformon vetëm nëpërmjet vullnetit tënd; që
transformove në vesë furrën e shtatëfishtë dhe flakën në
Babiloni, dhe mbajte të paprekur, të pacënuar dhe të
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 303

shëndoshë tre Djemtë e tu të shenjtë, mjek dhe shëronjës


i shpirtrave tanë; sigurimi i atyre që shpresojnë më ty; të
lutemi dhe të kërkojmë, dëbo, dhe largo nga shërbëtori yt
(aksh) çdo veprim djallëzor, çdo sulm satanik dhe çdo
dashakeqësi dhe kureshtje dinake, dëm dhe marrje më
sysh prej njerëzve keqbërës dhe dinakë, dhe nëse ndodhi
ose nga bukuria, ose burrëria, ose lumturia, ose xhelozia
dhe keqdashja apo marrja më sysh, ti, o Zot njeridashës,
shtjer dorën tënde të fortë dhe krahun tënd të fuqishëm
dhe të lartë, dhe mbikqyr këtë krijesë tënde, dhe dërgoji
atij engjëll paqeje të fuqishëm, mbrojtës shpirti dhe trupi,
i cili do të dënojë dhe do të dëbojë prej tij çdo vendim
dinak, çdo esencë magjie dhe marrje më sysh prej njerëzve
shkatërrimtarë dhe ziliqarë, që duke u ruajtur prej teje, të
të psalë me gëzim: “Zoti është ndihmësi im, dhe nuk do
të kem frikë prej atyre që do të më bëjë njeriu” dhe përsëri:
“Nuk do të kem frikë nga ndonjë e keqe se ti je bashkë me
mua; se ti je Perëndia im, fuqia ime, zotërues i fortë, prijës
i paqes, Átë i jetës së ardhshme”. Po, o Zot, Perëndia ynë,
le të të vijë keq për krijesën tënde, dhe shpëtoje shërbëtorin
tënd prej çdo dëmi dhe ndikimi që bëhet prej marrjes më
sysh, dhe ruaje atë sipër çdo të keqeje, me ndërmjetimet
e Zonjës sonë, Perëndilindëses dhe gjithmonë të Virgjërës
Mari të përmbibekuar, të Kryeëngjëjve fytyrëndriçuar, dhe
të gjithë Shenjtorëve të tu. Amin.
304 URATA PËR RASTE TË NDRYSHME

Urata e Shtatë Djemve


për atë që është i sëmurë dhe që nuk e zë gjumi
Le t’i lutemi Zotit.
O Perëndi i madh dhe i lavdëruar dhe i pakuptueshëm
dhe i parrëfyer, që e formove njeriun me dorën tënde,
duke marrë dhè nga toka; dhe që e ke nderuar me ikonën
tënde, Jisu Krisht emri i shumëdashur bashkë me Atin
tënd pa fillim dhe me Shpirtin tënd të tërëshenjtë të mirë
dhe jetëbërës, shfaqu mbi shërbëtorin tënd (aksh) dhe
vizitoje atë në shpirt dhe në trup, duke u lutur prej së
tërëlavdëruarës, Zonjës sonë Hyjlindëse dhe Gjithmonë-
virgjërës Mari, të fuqive të shenjta qiellore dhe pa trup,
të nderuarit, të lavdëruarit, profetit dhe pararendësit Joan;
të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; të
Etërve tanë ndër Shenjtorë, të Hierarkëve të mëdhenj dhe
Mësonjësve Ekumenikë, Vasilit të Madh, Grigor
Theologut, dhe Joan Gojartit, Athanasit, dhe Qirilit,
Nikolaut të Mirës Spiridhonit Çudibërës, dhe të gjithë
Hierarkëve të shenjtë; të Apostullit të shenjtë, dëshmorit
të parë dhe kryedhjakonit Stefan, të dëshmorëve të
mëdhenj të lavdëruar Gjergj Tropeprurësit, Dhimitër
Mirovlitit, Theodhorit të Stratillatit dhe të gjithë
Dëshmorëve të shenjtë; të Oshënarëve dhe Etërve, dhe
Etërve tanë Hyjprurës, Andonit, Efthimit, Savës së
Shenjtëruar, Theodhos Qinovjarkut, Onufrit, Arsenit,
Athanasit të Athosit, dhe të gjithë Oshënarëve, të
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 305

Anargjendëve të shenjtë dhe shëronjës, Kozma dhe


Damian, Kir dhe Joan, Pandeleimon dhe Ermollah,
Samson dhe Diomid, Thalele dhe Trifon, dhe të Shën
(aksh) dhe të gjithë Shenjtorëve të tu, jepi gjumë lehtësie,
gjumë trupor shëndetit dhe shpirtit, dhe shpëtimit, dhe
jetës për forcim shpirti dhe trupi; dhe ashtu siç vizitove
dikur Avimelehun, shërbëtorin tënd në arën e Agripës dhe
i dhe gjumë ngushëllimi që të mos shikojë rënien e
Jerusalemit, dhe që i dhe gjumë ushqyes, dhe që e ringjalle
atë përsëri në një çast të kohës për lavdinë e mirësisë
sate; por që edhe shtatë Djemtë e tu të shenjtë dhe të
lavdëruar, i tregove konfesorë të shfaqjes sate, në ditët e
Dekitit mbret apostatit, dhe që i vure në gjumë në shpellë
treqind e shtatëdhjetë e dy vjet, si foshnja dhe me ngrohtësi
në barkun e nënës së tyre, dhe që nuk pësuan aspak prishje,
për mburrje dhe lavdi të njeridashjes sate, për tregues dhe
vërtetim të rilindjes sonë dhe ngjalljes së të gjithëve. Ti
pra, o Mbret njeridashës eja dhe tani me mbiardhjen e
Shpirtit tënd të Shenjtë, dhe vizito shërbërorin tënd (aksh),
dhe dhuroji shëndet, forcim dhe fuqi me mirësinë tënde,
se prej tij është çdo dhënie e mirë dhe çdo dhuratë e
përsosur. Se ti je mjeku i shpirtrave dhe i trupave tanë, o
Krisht Perëndi, dhe ty ta drejtojmë lavdinë dhe
falënderimin dhe faljen, bashkë me Atin tënd pa fillim
dhe Shpirtin tënd të tërëshenjtë të mirë dhe jetëbërës, tani
e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
306 URATA PËR RASTE TË NDRYSHME

Urata
për themelin e shtëpisë
Prifti bën Ajazmën dhe pas kësaj thotë këtë uratë:
Le t’i lutemi Zotit.
O Perëndi i plotfuqishëm, që bëre qiellin me urtësi,
dhe themelove dheun mbi sigurinë e tij, ndërtonjësi dhe
krijuesi i të gjithave shih dhe mbi shërbëtorin tënd (aksh)
që zgjodhi me fuqinë e forcës sate të ngrejë shtëpi për
banim, ta ngrejë duke e ndërtuar; bazo atë përmbi gur të
qëndrueshëm, që sipas zërit tënd të shenjtë në Ungjill, as
era, as uji, as diçka tjetër nuk do të mund ta dëmtojë, bëje
mbarë që të përfundohet, dhe ata që do të banojnë në të
çliroji nga çdo ndikim i kundërshtarit. Se yti është pushteti
dhe e jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia e Atit, e
Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.
Urata
kur do të futet dikush në shtëpinë e re
Le t’i lutemi Zotit.
O Perëndi, shpëtimtari ynë, që denjove të futesh nën
çadrën e Zaharisë, dhe u bëre shpëtim për të dhe të gjithë
shtëpinë e tij; ti dhe tani ata që dëshirojnë të banojnë
këtu dhe nëpërmjet nesh të padenjëve blatoji kërkesat
dhe lutjet, mbaji të pagoditur prej çdo dëmtimi duke
bekuar jetën e tyre. Se ty të përket tërë lavdia, nderi dhe
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 307

adhurimi bashkë me Atin tënd pa fillim dhe me Shpirtin


tënd të tërëshenjtë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë
të jetëve. Amin.

Urata
për arat, kopshtet apo vreshtat, kur ndodh të
dëmtohen prej zvarranikëve apo
llojeve të tjerë keqbërës
Pas Liturgjisë Hynore dhe bërjes së Ajazmës, lexohet
urata:
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot, Perëndia ynë, që në fillim të krijesës sate
bëre qiellin dhe dheun; dhe që nga një anë e stolise qiellin
me ndriçime të mëdha, që të ndriçojë mbi dhenë, dhe
nëpërmjet tyre të admirohesh ti, Krijuesi i vetëm dhe
sundimtar i krijesës; që nga ana tjetër e stolise dhenë me
gjelbërim dhe me bar, dhe me një larmi farash të
mbjellshme sipas gjinisë, dhe që e formove bukurinë e
çdo luleje, dhe e bekove; ti dhe tani, o Zot, hidh syrin nga
banesa jote e shenjtë, mbi këtë pronë dhe bekoje; dhe
ruaje prej çdo magjie dhe prej çdo të keqe, dhe kureshtjeje
dinake dhe intrige njerëzish dinakë; dhe jepi asaj të ofrojë
në kohë, pemë të mbushura me bekimin tënd; dhe largo
prej saj çdo kafshë të egër dhe zvarranik dhe çdo zemërim
dhe sëmundje që vjen për të dëmtuar. Se u shenjtërua dhe
308 URATA PËR RASTE TË NDRYSHME

u lavdërua emri yt i gjithënderuar dhe madhështor, i Atit,


i Birit dhe i Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.
Paqe në të gjithë
Kryet tanë le t’ia ulim Zotit
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, që me ekonominë
tënde mishërore e bekove Bethlehemin dhe Gjethsimaninë
dhe më parë shtëpinë e Jakovit, i cili u quajt më pas Izrael
pasi u bekua; dhe që e bekove shtëpinë e Davidit; ai ta
bekojë dhe këtë pronë dhe ta bëjë frytdhënëse në bereqet;
bollëk me bekimin dhe ndërmjetimet e Zonjës sonë të
pacënuar, Hyjlindëses dhe Gjithmonëvirgjërës Mari; me
fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës; me mbrojtjen e
Fuqive qiellore të çmuara dhe pa trup; me lutjet e të
nderuarit, të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe
pagëzorit Shën Joan; të Apostujve të shenjtë të lavdëruar
dhe emërdëgjuar; të Dëshmorëve të shenjtë të lavdëruar
dhe bukurmundës; të Dëshmorëve të shenjtë të lavdëruar
të mëdhenj Trifonit, Efstathiut dhe Julianoit të Shenjtë
dhe të gjithë Shenjtorëve të tu.
Se ti je ai që bekon dhe shenjtëron të gjitha, o Krisht
Perëndia ynë, dhe ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin
tënd pa fillim, dhe me Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë,
dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 309

Urata
për erëra të fuqishme dhe furtuna detare
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Perëndia ynë, që me fjalën tënde enipostatëse
(të qenësishme) dhe pa fillim, dhe me Shpirtin tënd
jetëbërës dhe të bashkënderuar, i ke bërë të gjitha nga e
mosqena; që i vure detit rërë si kufi, që i përcaktove malet
dhe luginat me peshore; që e ke matur me pëllëmbë qiellin
edhe tokën; që i ke dhënë kësaj krijese të dukshmen dhe
të ndjeshmen, si dhe kanunet dhe kufijë, harmonitë dhe
rendet, dhe ndërtimet e kohërave dhe ndryshimet e diellit,
duke e mbajtur atë në mënyrë të patreguar me përzierje
elementesh, me një shenjë tënden, dhe që qeveris pa pësim
dhe pa shkatërrim; ti o Mbret i tërëmirë, duke përdorur
përsëri për ne njeridashjen dhe mirësinë tënde, vetëmbjell
dhe të zakonshmen vizito veprën e duarve të tua, dhe mos
largo prej nesh mëshirat dhe dhembshuritë e tua, as mos
shpërbë trashëgimin tënd, ti që na krijove në mënyrë të
patreguar sipas ikonës sate. Ti që dhe Birin tënd të
vetëmlindur si shpërblim për ne, dhe që na ke dhënë
hyjninë tënde me pjesëmarrjen e patreguar të shpirtit, të
lutem falna shumicën e mëkateve nëpërmjet shumicës së
madhe të përdëllimeve të tua. Ti që shleve mëkatin e
gjindjes sonë më Kryqin dhe gjakun e Birit tënd, ktheje
në harmoni natyrore dhe në rregull krijesën tënde, e cila
mjerisht doli jashtë gjendjes natyrore për shkak të
ç’rregullimit jashtënatyror dhe shëmtimin e sjelljes sonë
310 URATA PËR RASTE TË NDRYSHME

të paligjshme dhe vicioze. Tregona qetësinë e zakonshme


të këtij deti të madh, dhe duke ndërprerë furtunën që po
vjen dhe trazirën e erës, urdhëro erërat të japin frymë të
shtruar dhe të përshtatshme. Dëboje furtunën e detit dhe
lëvizjet e panatyrshme të erërave; le të qëndrojë fryma e
stuhisë, dhe le të shndërrohet andralla në butësi; që të
shohin përsëri punërat dhe mrekullitë e tua ata që zbresin
në det me anije, dhe bëjnë punë në ujëra të shumta; bëj o
Zot njeridashës, me njeridashjen tënde të paimagji-
nueshme të pushojë furtuna. Ti që me mirëdashjen tënde
dhe në bashkëpunim me Shpirtin tënd të Shenjtë, e ke
denjësuar Birin tënd të vetëmlindur dhe Zotin tonë, Jisu
Krishtin të bëhet njeri, dhe të lundrojë së bashku me
nxënësit e shenjtë dhe Apostujt e tij, të dënojë sulmin e
erërave dhe që urdhëroi të butësohen valët e detit; ti dhe
tani vër në gjumë çdo erë kundërshtare dhe qetëso dallgët,
dhe pusho furtunën dhe dërgo kohë dhe erëra të
përshtatshme, duke u bërë gjithkund kapedan dhe ndihmës
i shërbëtorëve të tu, duke i drejtuar ata në limanin e
shpëtimit; sepse ata që njohën vetëm emrin tënd dhe nuk
njohin perëndi tjetër përveç teje, shikojnë gjithmonë tek
ndihma jote, me uratat dhe ndërmjetimet e Hyjlindëses
së përmbikulluar dhe Engjëjve perëndidukshëm, dhe të
gjithë Shenjtorëve. Me mirëdashjen dhe mirësinë e Birit
tënd të vetëmlindur, bashkë me të cilin je i bekuar, bashkë
me Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani
e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 311

Urata
e bekimit të farës
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot, Perëndia ynë, prej pëllëmbës sate të pacënuar
dhe të gjithëpasur, e morëm këtë farë që është para syve
të tu. O Zot, të lutemi, ta dorëzojmë ty; se nuk guxuam ta
burgosim në gjirin e pashpirt të dheut, por shikojmë në
urdhrin e madhërisë sate, që urdhëroi dheun të lindë dhe
të lulëzojë kërcelli dhe t’i japë farën mbjellësit dhe bukën
për ngrënie. Dhe tani të lutemi, ne që po të lutemi, o
Perëndia ynë, hapna thesarin tënd të madh të mirë dhe
qiellor, dhe hidh bekimin tënd derisa të mjaftohet sipas
premtimeve të tua të pagënjeshtërta; dhe largo prej nesh
të gjithë ata që hanë frutin e dheut tonë, dhe çdo ndëshkim
që na vjen drejtësisht për mëkatet tona; dhe dërgo
dhembshuritë e tua të shumta mbi të gjithë popullin tënd.
Me hirin dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur, me
të cilin je i bekuar bashkë me Shpirtin tënd të tërëshenjtë,
të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Amin.
Urata
për vjeljen e rrushit
Le t’i lutemi Zotit.
O Perëndi, Perëndia ynë, ti që denjove të quaje vresht
Birin tënd të vetëmlindur, Zotin tonë Jisu Krisht, dhe që
312 URATA PER RASTE TE NDRYSHME

e tregove frutin e tij shkaktar pavdekësie me hirin e


Shpirtit tënd; ti dhe tani, o Zot, beko dhe këtë frut të
vreshtit; dhe jepu të gjithëve që kungojnë nga ai,
shenjtërimin dhe përparimin e shpirtit; dhe atë që na ftoi
bëje pjesëmarrësin e vreshtit tënd të vërtetë; ruaje të
pandikuar jetën e tij, duke i dhuruar atij përgjithmonë,
dhe duke e stolisur atë me dhuratat e tua të përjetshme të
paprishura dhe të patërhequra. Me hirin dhe njeridashjen
e Birit tënd të vetëmlindur, me të cilin je i bekuar, bashkë
me Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë, dhe jetëbërës,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Urata
për shijimin e rrushit më 6 Gusht

Në Mëngjesore, pikërisht pas dërgimësores :


Le t’i lutemi Zotit.
Beko, o Zot këtë frut të ri të vreshtit, që me
mirëdashjen tënde Ti ke dashur të vijë në këtë stad të
pjekurisë me erë të mirë dhe me pikat e shiut dhe me
butësinë e kohërave, që të jetë për ne, që marrim pjesë
nga ky frut i vreshtit, gëzim, dhe për ata që ofruan dhuratat
për faljen e mëkateve nëpërmjet Trupit dhe Gjakut të
Hyjshëm dhe të shenjtë të Krishtit tënd; me të cilin je i
bekuar bashkë me Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë
dhe jetëbërës, tani e përherë dhe në jetë të jetëve. Amin.
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 313

Urata
e bekimit të grurit (në festat e shenjtorëve)
Në Liturgjinë Hyjnore, pas uratës para ikonës së
Krishtit: “O Zot që bekon ata që të bekojnë…”prifti del
me temjanicë dhe shkon para grurit të Shenjtit që feston,
i cili është vendosur mbi një tavolinë të vogël para ikonës
së tij, që mund të jetë në ikonostas ose në proskinitar në
mes të kishës. Prifti temjanis grurin, ikonostasin dhe gjithë
popullin, pa lëvizur, ndërkohë psaltët psalin Përlëshoren
e Shenjtit:
Lavdi: Shkurtorja e Shenjtit (kondaqi).
Tani: Tingull i parë
Me ndërmjetimet, o Zot, e të gjithë shenjtorëve dhe
të Hyjlindëses jepna paqen tënde edhe mëshirona si i
vetëm zemërdhembshur.
Prifti: Le t’i lutemi Zotit.
Ti që i përsose të gjitha me fjalën tënde, o Zot, dhe
urdhërove dheun të nxjerrë fara të të gjitha llojeve, për
shijimin dhe ushqimin tonë; që me farat i tregove të tre
Djemtë dhe Danielin më të shkëlqyeshëm se ata që
ushqeheshin me bollëk në Babiloni; ti, o Mbret i tërëmirë
beko këto fara së bashku me frutat e ndryshme, dhe ata
që marrin pjesë prej tyre shenjtëroji, se këto janë vënë
përpara për lavdinë tënde dhe për nder dhe kujtim të Shën
(aksh), dhe për nder dhe kujtim të të mbaruarve me besim
dhe shpresëtari. Dhe jepu, o i mirë, atyre që i kanë
314 URATA PËR RASTE TË NDRYSHME

mirërregulluar ato, dhe atyre që e festojnë kujtimin, të


gjitha sa kërkohen për shpëtimin e dëfrimin e të mirave
të përjetshme; me ndërmjetimet e Zonjës sonë të pacënuar,
Hyjlindëses dhe Gjithmonëvirgjërës Mari, e shenjtit
(aksh), që lusim sot, dhe gjithë Shenjtorëve të tu. Se ti je
ai që bekon dhe shenjtëron të gjitha, o Krisht Perëndia
ynë, dhe ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin tënd pa
fillim, dhe Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë, dhe
jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Kori: Emri i Zotit qoftë i bekuar...

Urata
për sëmundjen e qeve
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot njeridashës, Zot Perëndia ynë, që i bekove të
gjitha dhe që ke pushtet mbi çdo krijesë; Të lutemi dhe të
kërkojmë; se si i bekove dhe i shumove kopetë e patriarkut
Jakov, beko dhe këto kafshë, që na i ke dhënë neve,
shërbëtorëve të tu për përdorim dhe shërbim; largo prej
tyre, o Zot i shumëmëshirshëm, çdo sëmundje, dhe këtë
vdekje të rrezikshme, që u ke mbivënë atyre për mëkatet
tona, dhe bëji këta të shëndoshë e të fuqishëm, dhe shpëtoji
këta nga çdo sëmundje dhe tirani e djallit, nga çdo dredhi
dhe dëmtim të armiqve, dhe erë vdekjeje dhe sëmundjeje
epidemike, dhe ruaji këta, o Zot, me Engjëjt e tu të shenjtë.
Se ti je ai që bekon dhe ruan gjithësinë, dhe ty ta
drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 315

Urata
për bekimin e Palmave të Dielën e Palmave
Në Mëngjesore, pikërisht pas dërgimësoreve (“I
shenjtë është Zoti, Perëndia ynë” 3 herë njësoj pa asgjë
tjetër):
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot, Perëndia ynë, që rri ulur mbi Keruvimet, që
ngrite dinastinë tënde dhe dërgove Birin tënd të
vetëmlindur, Zotin tonë, Jisu Krishtin, që të shpëtojë botën
me Kryqin, Varrimin dhe Ngjalljen e Tij, që kur arriti në
Jerusalem tek Pësimi vullnetar, populli që rrinte në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, duke marrë simbolet e fitores,
degët e pemëve dhe degët e palmave paralajmëruan
Ngjalljen. Ti, o Zot, dhe ne, që sipas imitimit te tyre në
këtë ditë të parakremtes mbajmë degë palmash dhe degë
pemësh, ruajna si këto turma dhe fëmijë të të ofrojmë
osana, që me himne dhe këngë shpirtërore të denjësohemi
për Ngjalljen jetëbërëse dhe të triditëshme më Jisu
Krishtin, Zotin tonë, me të cilin je i bekuar bashkë me
Shpirtin tënd të tërëshenjtë dhe jetëbërës, tani e përherë e
në jetë të jetëve. Amin.
316 URATA PËR RASTE TË NDRYSHME

Urata
për bekimin e ushqimeve e të mishrave të
Dielën e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkës
I bekuar është Perëndia ynë…, Krishti u ngjall... (3).
Le t’i lutemi Zotit.
Vizito, o Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, ushqimet e
mishrat dhe shenjtëroji këto, siç shenjtërove qengjin, të
cilin ta blatoi Abrahami besnik, dhe qengjin që ta ofroi
Aveli për holokaust; gjithashtu dhe viçin e ushqyer, të
cilin urdhërove të flijohet për birin tënd të humbur, që
përsëri u kthye tek ty; që si ai u denjësua të gëzojë hirin
tënd, ashtu t’i gëzojmë të shenjtëruara dhe të bekuara
nga ti për ushqim për të gjithë ne. Se ti je ushqim i vërtetë
dhe dhënës i të mirave, dhe ty ta drejtojmë lavdinë,
bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të
tërëshenjtë, të mirë, dhe jetëbërës, tani e përherë e në
jetë të jetëve. Amin.
Krishti u ngjall...

Urata
për bekimin e djathit dhe të vezëve
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot, Perëndia ynë, ndërtuesi dhe krijuesi i të
gjithave, beko qumështin e mpiksur dhe bashkë me të edhe
vezët; dhe ndërkohë ruajna në mirësinë tënde, ne të cilët
URATA PËR RASTE TË NDRYSHME 317

marrim pjesë prej tyre, që të mburremi me dhuratat e tua


të bollshme dhe me mirësinë tënde të pashprehur. Se yti
është pushteti dhe jotja është mbretëria, dhe fuqia dhe
lavdia e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë
e në jetë të jetëve. Amin.
318

SHËRBESA
PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE

Dhjaku: Beko, o Zot.


Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithmonë;
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Psaltët: Amin.
Troparet që pasojnë në Tingullin e katërt
O Perëndi i Etërve tanë, që vepron për ne gjithmonë,
sipas butësisë sate, mos largo mëshirën tënde nga ne, por
me lutjet e tyre qeveris me paqe jetën tonë.
Lavdi… Tani... Tingull tërthor i katërt.
O Hyjlindëse, Virgjëreshë e Tërëshenjtë, drejtoji
veprat e duarve tona dhe lyp ndjesën e fajeve tona, ne që
po të psalim himnin e engjëjve:
Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt i
Pavdekshëm, mëshirona (tri herë).
Lavdi… Tani… Shenjt i Pavdekshëm mëshirona.
Dhjaku: Fuqi.
Psaltët: Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt
i Pavdekshëm, mëshirona.
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE 319

Dhjaku: Le të vëmë re.


Lexuesi: Paravargu.
Del njeriu në punë dhe në mundimin e tij gjer në
mbrëmje.
Vargu: Beko Zotin, o shpirti im.
Dhjaku: Urtësi.
Lexuesi: Këndimi nga Letra e dytë e Pavlit
Thesalonikasve.
(Kapitulli 3. 6 – 16)
Dhjaku: Le të vemë re.
Lexuesi:
Vëllezër, u porositmë juvë, o vëllezër, mbë emërë të
Zotit t’ënë Jisu Krisht, të mërgohi nga çdo vëlla që ecën
pa ment, e jo pas porosisë që mori prej nesh. Sepse juve e
dini qysh duhetë të bëni si bëjmë neve; sepse nuk’ u
suallmë si të-marrë ndër ju, As dhurëti hëngrëmë bukë
prej ndonjëj, po me të-lodhur’ e me mundim, dyke punuarë
nat’ e ditë, që të mos i bëneshimë barrë ndonjëj prej jush;
Jo se s’kemi pushtet, po që t’u apëmë juve vetëhenë t’ënë
për shëmbëllesë që të bëni si bëjmë neve. Sepse edhe kur
ishimë ndër ju këtë u porositnimë juve, se ndë mos do
ndonjë të punonjë, as të mos hajë. Sepse dëgjojmë se ca
veta ndër ju ecënjënë jo si duhetë, edhe se s’punonjënë
fare, po sillen’ andej e këtej pa ndonjë punë, dyke umarrë
me punëra të-huaj. Të-këtillëtë i porositimë e i ngutimë
me anë të Zotit t’ënë Jisu Krisht, që dyke punuarë me
pushim të hanë bukën’ e tyre.
320 SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE

Po ju, o vëllezër, mos ulothni dyke bërë mirë. Edhe


ndë qoftë se ndonjë nukë i dëgjon fjalësë s’anë me anë të
kësaj karte, shëno-e-ni atë; edhe mos shoqëroni me atë,
që të turpëronetë. Po mos e vështroni atë si armik, po
këshillo-e-ni si vëlla.
Edhe vetë Zoti i paqtimit u dhëntë juve paqtiminë
kurdo me çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të-gjithë.
Prifti: Paqe më ty që këndon.
Psaltët: Aliluia (3 herë).

Përkthimi më i ri

Vëllezër, ju porositim juve, në emër të Zotit tonë Jisu


Krisht, t’i largoheni çdo vëllai që ecën pa mend, e jo sipas
porosisë, që mori prej nesh. Sepse ju e dini se duhet të
bëni ashtu siç bëjmë ne; sepse nuk u sollëm si të marrë
me ju. As dhuratë nuk hëngrëm bukë prej ndokujt, por me
lodhje dhe me mundim, duke punuar natë e ditë, që të
mos i bëheshim barrë ndonjërit prej jush; jo se s’kemi
pushtet, që t’ju japim juve veten tonë si shembull që të
bëni si bëjmë ne. Sepse edhe kur ishim tek ju këtë ju
porositëm juve, se nëse do ndonjë të mos punojë, ai as të
mos hajë. Pasi dëgjojmë se ca vetë ndër ju ecin jo ashtu
siç duhet, dhe se s’punojnë fare, po sillen andej e këtej
pa ndonjë punë, duke u marrë me punëra të huaja. Këta i
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE 321

Dhjaku: Urtësi drejt; le të dëgjojmë Ungjillin e


Shenjtë.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Psaltët: Dhe me frymën tënde.
Këndimi i Ungjillit të Shenjtë sipas Llukait.
(Kapitulli. 5 1 – 11)
Dhjaku: Le të vemë re.
Prifti:
Në atë kohë, Jisui qëndronte përanë lëqerit
Gjenisaret. Edhe pa dy lundra dyke qëndruarë përanë
buzës’ së lëqerit; edhe peshkatarëtë duallë nga ato, e laninë
rrie-tatë. Edhe ay hyri mbë njërënë nga lundratë, mb’atë
që ishte e Simonit, edhe i ulut ati të largonej pak prej
tokësë. Edhe si ndënji mësonte gjindjenë nga lundra.
Edhe si pushoj së-foluri, i tha Simonit, Sill lundrënë
ndë ujërat të-thella, edhe hithni rrietatë t’uaj, që të zini

porositim dhe i nxitim me anën e Zotit tonë Jisu Krisht,


që duke punuar me pushim të hanë bukën e tyre. Po ju, o
vëllezër, mos u lodhni duke bërë mirë. Edhe në qoftë se
ndonjë nuk i dëgjon fjalët tona të kësaj karte, shënojeni
atë; dhe mos u shoqëroni me të, që të turpërohet. Dhe
mos e vështroni atë si armik, por këshillojeni si vëlla.
Edhe vetë Zoti i pajtimit ju dhëntë juve pajtimin kurdoherë
me çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë. Amin.
322 SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE

pishq. Edhe Simoni upërgjeq e i tha, Mësonjës, gjithë


natën’ umunduamë, edhe nukë zumë gjë; po për fjalënë
t’ënde dot’ e heth rrietënë. Edhe si bënë këtë, mbyllnë
brënda një shumicë pishqish të-madhe, edhe rrieta e
atyreve po çirej. Edhe u bënë me shënjë shokëvet që ishinë
ndë lundrët tjetërë, që të vinin’ e t’u ndih-moninë; edhe
ata erdhë, edhe mbushnë të dy lun-dratë, kaqë, sa ato zunë
të fundoseshinë. Edhe Simon Pjetri, kur pa, ra ndër gjunjët
të Jisujt, dyke thënë, Dil prej meje, Zot, sepse jam njeri
fajtuar. Sepse të-habiturë e pushtoj atë edhe ata që ishinë
bashkë me atë, për gjahun’ e pishqvet që zunë; Gjithashtu
edhe Jakovin’ e Joannë, të bijt’ e Zevedheut, të-cilëtë ishin
shokë të Simo-nit. Edhe Jisuj i tha Simonit, Mos ki frikë,
se paskëtaj dotë gjuanç njerës. E-dhe si suallë lundratë
mbë tokët, i lanë të-gjitha edhe vanë pas ati.
Psaltët: Lavdi më ty o Zot, lavdi më ty.

Përkthimi më i ri

Në atë kohë Jisui, duke qëndruar në liqenin


Gjenisaret pa dy lundra buzë liqenit; dhe peshkatarët
dolën nga ato, dhe lanin rrjetat. Dhe ai hyri në njërën
nga lundrat, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut atij të
të largohej pak prej tokës. Edhe si ndenji mësonte turmën
nga lundra. Edhe ai pushoi së foluri dhe i tha Simonit:
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE 323

Dhjaku: Me paqe, le t’i lutemi Zotit.


Psaltët: (pas çdo lutjeje) Mëshiro, o Zot.
Dhjaku: Për paqen që lartazi dhe për shpëtimin e
shpirtrave tanë, le t’i lutemi Zotit.

Sill lundrën në ujëra të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja,


që të zini peshq. Edhe Simoni u përgjigj e i tha: Mësues,
gjithë natën u munduam, dhe nuk zumë gjë; po për fjalën
tënde po e hedh rrjetën. Edhe si bënë këtë, u mbyllën
brenda një mori e madhe peshqish, dhe rrjeta e tyre po
çahej. Edhe ua bënë me shënjë shokëve që ishin në lundrën
tjetër, që të vinin e t’u ndihmonin; dhe ata erdhën, dhe
mbushën të dy lundrat, kaq sa ato zunë të fundoseshin.
Edhe Simon Pjetri, kur pa, ra në gjunjët e Jisuit, duke
thënë: Largou prej meje, Zot, sepse jam njeri mëkatar.
Sepse habia e pushtoi atë dhe ata që ishin bashkë me atë,
për gjahun e peshqve që zunë; gjithashtu edhe Jakovin e
Joanin, të bijtë e Zevedheut, të cilët ishin shokë të Simonit.
Edhe Jisui i tha Simonit: Mos ki frikë, se pastaj do të
gjuash njerëz. Edhe si sollën lundrat në tokë, i lanë të
gjitha dhe shkuan pas tij.
324 SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE

Për paqen e tërë botës, për qëndrimin e mirë të


Kishave të shenjta të Perëndisë dhe për bashkimin e të
gjithave, le t’i lutemi Zotit.
Për Kryepiskopin tonë (aksh), të nderuarën presviteri
dhe dhjakonatë më Krishtin, për tërë klerin dhe popullin,
le t’i lutemi Zotit.
Për Republikën e Shqipërisë, qeverinë, ushtrinë dhe
gjithë popullin, le t’i lutemi Zotit.
Që të shenjtërohet ky ujë, me fuqinë dhe veprimin
me mbiardhjen e Shpirtit të Shenjtë, le t’i lutemi Zotit.
Që të dërgohet Hiri i Shenjtë me bollëk në veprat
tona, për hirin tonë, le t’i lutemi Zotit.
Që të bëhet Perëndia ynë bashkëpunëtor dhe ndihmës
në këto të mira që bëjmë sipas ndriçimit të tij hyjnor, le
t’i lutemi Zotit.
Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, rreziku dhe
nevoje, le t’i lutemi Zotit.
Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi
me hirin tënd.
Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën,
të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë të
Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e
kujtuar, veten tonë dhe njëri - tjetrin dhe gjithë jetën tonë,
Krishtit, Perëndisë le t’ia parashtrojmë.
Prifti: Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe
adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të She-
njtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE 325

Psaltët: Amin.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Psaltët: Ty, o Zot.
Dhe prifti thotë këtë uratë pa zë:
Ul, o Zot, veshin tënd dhe dëgjona, Ti që denjove të
pagëzohesh në Jordan dhe shenjtërove ujërat; dhe bekona
të gjithë neve që me anën e uljes së kryeve tanë, tregojmë
se jemi shërbëtorët e tu: dhe bëna të denjë të mbushemi
me shenjtërimin tënd me anën e marrjes dhe të spërkatjes
nga ky ujë; dhe na u bëftë o Zot për shëndet shpirti dhe
trupi.
Dhe me zë të lartë:
Se ti je shenjtërimi i shpirtrave dhe i trupave tanë
dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, falënderimin dhe faljen,
bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të
tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
Psaltët: Amin.
Prifti, duke zhytur kryqin e çmuar në ujë, psal (3 herë):
Tingull i parë
O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje trashëgimin
tënd. Dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje
shtetin tënd me anën e kryqit tënd.
326 SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE

Pastaj duke spërkatur në formë kryqi psal:


Tingull i dytë
O Hyjlindëse Virgjëreshë, bëna të denjë për dhuratat
e tua, duke mos vënë re fajet tona dhe duke u falur shërimet
atyre që marrin me besë bekimin tënd, o e Kulluar.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.

Prifti thotë uratën:


O Zot Jisu Krisht Perëndia ynë, që me njeridashjen
e patreguar vizitove gjindjen e njerëzve dhe që u ke dhënë
bekimin tënd të gjithëve që të luten, të lutemi dhe lypim
shtjer syrin dhe tani mbi shërbëtorin tënd (aksh), që
zgjodhi me fuqinë e forcës sate të fillojë punë për burim
të ardhurash dhe beko atë dhe punët e tij. Ruaje atë të
pandikuar nga çdo e keqe duke i dhënë atij dhe atyre që
punojnë këtu paqe, dashuri, unitet mendimi dhe drejtësi.
Jepi këtij shërbëtorit tënd pasurisht mëshirat e tua dhe
drejto hapat e tij në çdo vepër të mirë. Se ti je Perëndi
mëshire, dhembshurimesh e njeridashjeje dhe Ty ta
drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin pa fillim dhe Shpirtin
tënd të tërëshenjtë, të mirë e jetëbërës, tani e përherë e në
jetë të jetëve. Amin.
Përlëshimi: Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë,
lavdi më ty.
Dhjaku: Lavdi… Tani … Mëshiro o Zot (3 herë).
Beko, o Atë i shenjtë.
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO PUNE PRIVATE 327

Prifti:
Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e
Zonjës sonë të pacënuar, Hyjlindëses dhe Gjithmonë-
virgjërës Mari; me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës;
me mbrojtjet e fuqive qiellore të çmuara dhe pa trup; me
lutjet e të nderuarit, të lavdëruarit profet, pararendësit dhe
pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe
të dëgjuar; të Martirëve të shenjtë të lavdëruar dhe
bukurmundës, të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës, të
hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joakimit dhe Anës,
(të shenjtit të ditës që lusim sot) dhe të gjithë shenjtorëve,
na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë,
njeridashës dhe mëshirëplotë.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht
mëshirona dhe shpëtona
Psaltët: Amin.
328

SHËRBESA
PËR FILLIMIN E ÇDO VEPRE BAMIRËSIE

Dhjaku: Beko, o Zot.


Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithmonë;
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Psaltët: Amin.
Troparet që pasojnë
Tingull i katërt
O Perëndi i Etërve tanë, që vepron për ne gjithmonë,
sipas butësisë sate, mos largo mëshirën tënde nga ne, por
me lutjet e tyre qeveris me paqe jetën tonë.
Lavdi… Tani... Tingull tërthor i katërt.
O Hyjlindëse, Virgjëreshë e tërëshenjtë, drejtoji
veprat e duarve tona dhe lyp ndjesën e fajeve tona, ne që
po të psalim himnin e engjëjve:
Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt i
Pavdekshëm, mëshirona (tri herë).
Lavdi… Tani… Shenjt i Pavdekshëm mëshirona.
Dhjaku: Fuqi.
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO VEPRE BAMIRËSIE 329

Psaltët: Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt


i Pavdekshëm, mëshirona.
Dhjaku: Le të vëmë re.
Lexuesi: Paravargu.
Mëshirë dhe të vërtetë takuan, drejtësi dhe
paqe bashkuan.
Vargu: Mirësoi, Zoti, tokën tënde.
Dhjaku: Urtësi.
Lexuesi: Këndimi nga Letra e Pavlit për Titon.
(Kapitulli 3. 8 – 11, 14)
Dhjaku: Le të vëmë re.
Lexuesi:
Bir Tito, për të besuar’ është fjala; edhe këto dua t’i
vërtetonjç, që të kujdesenë ata që i kanë besuarë Perëndisë
të jenë të-parë për punëra të-mira, Këto janë të-miratë e
të-dobishimetë mbë njerë-zitë. Po kërkuarje të-marra, e
breza njerëzish, e grindje, edhe luftëra nomi, këto i largo;
sepse janë të-padobishime edhe të-kota.
Nga njeriu eretik, si t’a mësonjç një herë e dy herë,
hiq dorë, Dyke diturë se i-këtilli ësht’ i-prishurë, edhe
fëjen, sepse e ka dënuarë vetëhenë.
Kur të dërgonj Artemanë a Tihikunë te ti, çpejto të
vinjç tek unë ndë Nikopolë, sepse atje vendosa të-
dimëronj. Nomtarinë Zina edhe Apollonë përcill-i me
kujdes, që të mos u shteretë atyre asgjë.
330 SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO VEPRE BAMIRËSIE

Edhe letë nxënë edhe t’anëtë të jenë të-parë për punëra


të-mira për nevojat’ e nevoj-shime, që të mos jenë të-
papemshim.
Prifti: Paqe më ty që lexon.
Psaltët: Aliluia (3).

Përkthimi më i ri

Bir Tito, për të besuar është fjala; dhe këto dua t’i
vërtetosh, që të kujdesen ata që i kanë besuar Perëndisë
të jenë të parët në punërat e mira. Këto janë të mira dhe
të dobishme për njerëzit. Po kërkime të marra, e breza
njerëzish, e grindje, dhe luftëra të ligjit, këto i largo; sepse
janë të padobishme dhe të kota. Nga njeriu heretik, si ta
mësosh një herë e dy herë, hiq dorë, duke ditur se është i
prishur, edhe bën faj, sepse e ka dënuar vetë vetveten.
Kur të dërgoj Artemanë a Tihikunë tek ti, shpejto të vish
tek unë në Nikopolë, sepse atje vendosa të dimëroj.
Nomtarinë Zina dhe Apolonin përcilli me kujdes, që të
mos u mungojë atyre asgjë. Edhe le të mësojnë dhe tanët
që të jenë të parët për punëra të mira për nevojat e
ngutshme, që të jenë frytdhënës.
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO VEPRE BAMIRËSIE 331

Dhjaku: Urtësi; drejt; le të dëgjojmë Ungjillin e


Shenjtë.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Psaltët: Dhe me frymën tënde.
Prifti: Këndimi i Ungjillit të Shenjtë sipas
Mateut…
(Kapitulli. 5 13 – 17)
Dhjaku: Le të vëmë re.
Prifti:
U tha Zoti nxënësve të Tij: Ju jeni krip’ e dheut; po
ndë uprishtë kri-pa, me se dotë kripetë? as për farë gjëje
s’vëjen më, përveç të hidhetë jashtë, edhe të shkeletë nga
njerëzitë. Ju jeni drit’ e botësë. Një qytet që është mbi
mal nukë munt të fshihetë. As nukë ndesnjënë kandilinë,
që t’a vënë atë ndënë shinikt, po e vënë mbi kandilert,
edhe ndrit mbë gjith’ ata që janë ndë shtëpit. Kështu letë
ndritnjë drita juaj përpara njerëzvet, që të shohënë punëtë
t’uaj të-mira, e të lavdurojn’ Atinë t’uaj që është ndë qiejt.
Mos kujtoni se erdha të prish nomnë a profitëritë;
nuk’ erdha të prish, po të mbush.
Psaltët: Lavdi më ty o Zot, lavdi më ty.

Përkthimi më i ri

U tha Zoti nxënësve të tij: Ju jeni kripa e dheut. Po


në u prishtë kripa, me çfarë do të kripet? Për asgjë nuk
332 SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO VEPRE BAMIRËSIE

Dhjaku: Me paqe, le t’i lutemi Zotit.


Psaltët: (pas çdo lutjeje) Mëshiro, o Zot.
Dhjaku: Për paqen që lartazi dhe për shpëtimin e
shpirtrave tanë, le t’i lutemi Zotit.
Për paqen e tërë botës, për qëndrimin e mirë të
Kishave të shenjta të Perëndisë dhe për bashkimin e të
gjithave, le t’i lutemi Zotit.
Për Kryepiskopin tonë (aksh), të nderuarën presviteri
dhe dhjakonatë më Krishtin për tërë klerin dhe popullin,
le t’i lutemi Zotit.
Për Republikën e Shqipërisë, qeverinë, ushtrinë dhe
gjithë popullin, le t’i lutemi Zotit.
Që të shenjtërohet ky ujë, me fuqinë dhe veprimin,
me mbiardhjen e Shpirtit të Shenjtë, le t’i lutemi Zotit.
Që të dërgohet Hiri i Shenjtë me bollëk në veprat
tona, për hirin tonë, le t’i lutemi Zotit.

vlen më, përveçse të hidhet jashtë, dhe të shkelet nga


njerëzit. Ju jeni drita e botës. Një qytet që është mbi mal
nuk mund të fshihet. As nuk ndezin kandilin, që ta vënë
nën shinik, po e vënë mbi kandilmbajtëse, dhe ndrit mbi
të gjithë ata që janë në shtëpi. Kështu le të ndriçojë drita
juaj përpara njerëzve, që të shohin punët tuaja të mira, e
të lavdërojnë Atin tuaj që është në qiejt. Mos kujtoni se
erdha të prish ligjin e profecitë. Nuk erdha të prish, por
të përmbush.
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO VEPRE BAMIRËSIE 333

Që të bëhet Perëndia ynë bashkëpunëtor dhe ndihmës


në këto të mira që bëjmë sipas ndriçimit të tij hyjnor, le
t’i lutemi Zotit.
Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, rreziku dhe
nevoje, le t’i lutemi Zotit.
Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi
me hirin tënd.
Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën,
të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë të
Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e
kujtuar, veten tonë dhe njëri - tjetrin dhe gjithë jetën tonë,
Krishtit, Perëndisë le t’ia parashtrojmë.
Prifti: Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe
adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të She-
njtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Psaltët: Ty, o Zot.
Dhe prifti thotë këtë uratë pa zë:
Ul, o Zot, veshin tënd dhe dëgjona, Ti që denjove të
pagëzohesh në Jordan dhe shenjtërove ujërat; dhe bekona
të gjithë neve që me anën e uljes së kryeve tanë, tregojmë
se jemi shërbëtorët e tu: dhe bëna të denjë të mbushemi me
shenjtërimin tënd me anën e marrjes dhe të spërkatjes nga
ky ujë; dhe na u bëftë, o Zot për shëndet shpirti dhe trupi.
334 SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO VEPRE BAMIRËSIE

Dhe me zë të lartë
Se ti je shenjtërimi i shpirtrave dhe i trupave tanë
dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, falënderimin dhe faljen,
bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të
tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
Psaltët: Amin.
Prifti, duke zhytur kryqin e çmuar në ujë, psal 3 herë:
Tingull i parë
O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje trashëgimin
tënd. Dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje
shtetin tënd me anën e kryqit tënd.
Pastaj duke spërkatur në formë kryqi psal:
Tingull i dytë
O Hyjlindëse Virgjëreshë, bëna të denjë për dhuratat
e tua, duke mos vënë re fajet tona dhe duke u falur shërimet
atyre që marrin me besë bekimin tënd, o e Kulluar.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.
Prifti thotë uratën:
O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë që u bëre njeri, që
kalove në lodhje dhe mundim dhe që ke punuar punët
tona, ti që i ke ftuar Apostujt e Shenjtë nga puna, që duke
e bekuar ta shenjtërosh, ti, o Zot punëtor i parë midis
nesh dhe mjeshtër, bekona ne dhe këtë punën tonë që po
fillojmë sot në emrin tënd që t’ia dalim mbanë shpejt dhe
SHËRBESA PËR FILLIMIN E ÇDO VEPRE BAMIRËSIE 335

mbarë. Dhe ndriçona mendjen dhe forcona krahët tanë,


që të bëjmë gjithmonë të mira dhe të punojmë punët e
dritës për shërbimin e popullit tënd dhe për lavdinë tënde
bashkë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e
në jetë të jetëve. Amin.
Përlëshimi: Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa
jonë, lavdi më ty.
Dhjaku: Lavdi… Tani … Mëshiro o Zot (3 herë).
Beko, o Atë i shenjtë.
Prifti:
Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e
Zonjës sonë të pacënuar Hyjlindëses dhe Gjithmonë-
virgjërës Mari; me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës;
me mbrojtjet e fuqive qiellore të çmuara dhe pa trup; me
lutjet e të nderuarit, të lavdëruarit profet, pararendësit dhe
pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe
të dëgjuar; të Martirëve të shenjtë të lavdëruar dhe
bukurmundës, të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës, të
hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joakimit dhe Anës,
(të shenjtit të ditës që lusim sot) dhe të gjithë shenjtorëve,
na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë,
njeridashës dhe mëshirëplotë.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht
mëshirona dhe shpëtona.
Psaltët: Amin.
336 SHERBESA PER THEMELIMIN E ÇDO NDERTESE

SHËRBESA
PËR THEMELET E ÇDO NDËRTESE

Dhjaku: Beko, o Zot.


Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithmonë;
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Psaltët: Amin.
Troparet që pasojnë
Tingull i katërt
O Perëndi i Etërve tanë, që vepron për ne gjithmonë,
sipas butësisë sate, mos largo mëshirën tënde nga ne, por
me lutjet e tyre qeveris me paqe jetën tonë.
Lavdi… Tani... Tingull tërthor i katërt.
O Hyjlindëse Virgjëreshë e tërëshenjtë, drejtoji
veprat e duarve tona dhe lyp ndjesën e fajeve tona, ne që
po të psalim himnin e engjëjve:
Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt i
Pavdekshëm, mëshirona (tri herë).
Lavdi… Tani… Shenjt i Pavdekshëm mëshirona.
Dhjaku: Fuqi.
Psaltët: Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt
i Pavdekshëm, mëshirona.
Dhjaku: Le të vëmë re.
SHËRBESA PËR THEMELET E ÇDO NDËRTESE 337

Lexuesi: Paravargu.
Në fillim, o Zot, themelove tokën dhe qiejt që janë
vepra të duarve të tua.
Vargu: Zoti do ta ndërtojë Sionën dhe do të shfa-
qet në lavdinë e tij.
Dhjaku: Urtësi.
Lexuesi: Këndimi nga Letra e parë e Pavlit për Korin-
thianët.
(Kapitulli 3. 9 – 11)
Dhjaku: Le të vëmë re.
Lexuesi:
Vëllezër, ju jeni ar’ e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
Unë pas hirit të Perëndisë që m’udha, si ndonjë
kryemjeshtër i-diturë hodha themel; e një tjatërë ndërton
mbi atë; po gjithë-sicili letë vërë re qysh ndërton mbi atë.
Sepse asndonjë nukë munt të vërë tjatërë themel, përveç ati
që është vënë, i-cili është Jisu Krishti.
Prifti: Paqe më ty që lexon.
Psaltët: Aliluia (tri herë).

Përkthimi më i ri

Vëllezër, ju jeni arë e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.


Unë pas Hirit të Perëndisë që m’u dha, si ndonjë
kryemjeshtër i ndritur hodha themelet; e një tjetër ndërton
mbi atë; por gjithsecili le të vërë re si ndërton mbi atë. Sepse
askush nuk mund të vërë tjetër themel, përveç atij që është
vënë, i cili është Jisu Krishti.
338 SHËRBESA PËR THEMELET E ÇDO NDËRTESE

Dhjaku: Urtësi; drejt; le të dëgjojmë Ungjillin e


Shenjtë.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Psaltët: Dhe me frymën tënde.
Prifti: Këndimi i Ungjillit të Shenjtë sipas Mateut...
(Kapitulli. 7, 24 – 25)
Dhjaku: Le të vëmë re.
Prifti:
Tha Zoti: Kushdo pra që dëgjon këto fjalët’ e mia,
edhe i bën ato, dot’a përgjanj atë me një njeri të-mënçim
që ndërtoj shtëpin’ e ti mbi shkëmpt; Edhe zbriti shiu, e
erdhë lumënjtë, e frynë erëratë, edhe upërpoqnë pas asaj
shtëpie, po nuk’ urrëzua; sepse ishte themelosurë mbi
shkëmpt.
Psaltët: Lavdi më ty o Zot, lavdi më ty.

Përkthimi më i ri

Tha Zoti, kushdo, që dëgjon këto fjalë të miat dhe i


bën ato, do t’i përngjajë njeriut të mençur që ndërtoi
shtëpinë e tij mbi shkëmb; Edhe ra shiu, e erdhën lumenjtë
e frynë erërat dhe u përpoqën pas asaj shtëpie, por ajo
nuk u rrëzua; sepse ishte themeluar mbi shkëmb.
SHËRBESA PËR THEMELET E ÇDO NDËRTESE 339

Dhjaku: Me paqe, le t’i lutemi Zotit.


Psaltët: (pas çdo lutjeje) Mëshiro, o Zot.
Dhjaku: Për paqen që lartazi dhe për shpëtimin e
shpirtrave tanë, le t’i lutemi Zotit.
Për paqen e tërë botës, për qëndrimin e mirë të
Kishave të shenjta të Perëndisë dhe për bashkimin e të
gjithave, le t’i lutemi Zotit.
Për Kryepiskopin tonë (aksh), të nderuarën presviteri
dhe dhjakonatë më Krishtin, për tërë klerin dhe popullin,
le t’i lutemi Zotit.
Për Republikën e Shqipërisë, qeverinë, ushtrinë dhe
gjithë popullin, le t’i lutemi Zotit.
Që të shenjtërohet ky ujë, me fuqinë dhe veprimin
me mbiardhjen e Shpirtit të Shenjtë, le t’i lutemi Zotit.
Që të dërgohet Hiri i Shenjtë me bollëk në veprat
tona, për hirin tonë, le t’i lutemi Zotit.
Që të qëndrojë, kjo vepra jonë, mbi shkëmbin e besës
dhe mbi gurin e qoshes, që është Jisu Krishti, dhe që të
mbetet në shekuj e patundur dhe e palëvizur, le t’i lutemi
Zotit.
Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, rreziku dhe
nevoje, le t’i lutemi Zotit.
Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi
me hirin tënd.
Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën,
të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë të
340 SHËRBESA PËR THEMELET E ÇDO NDËRTESE

Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e


kujtuar, veten tonë dhe njëri - tjetrin dhe gjithë jetën tonë,
Krishtit, Perëndisë le t’ia parashtrojmë.
Prifti: Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe
adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të She-
njtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Psaltët: Ty, o Zot.
Dhe prifti thotë këtë uratë pa zë:
Ul, o Zot, veshin tënd dhe dëgjona, Ti që denjove të
pagëzohesh në Jordan dhe shenjtërove ujërat; dhe bekona
të gjithë neve që me anën e uljes së kryeve tanë, tregojmë
se jemi shërbëtorët e tu: dhe bëna të denjë të mbushemi
me shenjtërimin tënd me anën e marrjes dhe të spërkatjes
nga ky ujë; dhe na u bëftë, o Zot për shëndet shpirti dhe
trupi.
Dhe me zë të lartë
Se Ti je shenjtërimi i shpirtrave dhe i trupave tanë
dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, falënderimin dhe faljen,
bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të
tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
Psaltët: Amin.
Prifti, duke zhytur kryqin e çmuar në ujë, psal tri herë:
SHËRBESA PËR THEMELET E ÇDO NDËRTESE 341

Tingull i parë
O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje trashëgimin
tënd. Dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje
shtetin tënd me anën e kryqit tënd.
Pastaj duke spërkatur në formë kryqi psal:
Tingull i dytë
O Hyjlindëse Virgjëreshë, bëna të denjë për dhuratat
e tua, duke mos vënë re fajet tona dhe duke u falur shërimet
atyre që marrin me besë bekimin tënd, o e Kulluar.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.

Prifti thotë uratën:


O Perëndi i gjithëpushtetshëm, që forcove, sigurove
me mençuri qiejt dhe themelove dheun mbi sigurimin e
tij, që me Zotin tonë Jisu Krisht themelove Kishën dhe e
ndërtove atë mbi gurin e besës, ti, o Zot, arkitekti i madh
dhe ndërtuesi, providenti dhe ruajtësi i mbarë botës, na
mbikqyr ne dhe beko veprat e duarve tona. Me emrin tënd
sot vëmë themelin dhe fuqinë tënde lypim për
qëndrueshmëri; se nuk ndërtojmë mbi rërë lodhjen tonë,
por themelojmë mbi ty, gurin e palëkundur, që në qoftë
se do të bjerë shi dhe në qoftë se do të vijnë lumenj, në
qoftë se do të fryjnë erërat, të mos bjerë as të mos lëkundet.
Beko në paqe veprat tona dhe drejtoji ato në përfundim
të mbarë, se pasuria jonë nuk është me zjarr dhe thikë,
por me djersë të ndershme dhe drejtim të mirë të punëve;
342 SHËRBESA PËR THEMELET E ÇDO NDËRTESE

kjo është pjesë e trashëgimit tonë në jetë të jetës. Se duke


të dëgjuar ty, këta punojnë me fuqinë tënde, për lavdinë
tënde, të Atit tonë që është në qiell, dhe Birit tënd të
vetëmlindur dhe Fjalës sate krijuese, dhe Shpirtit tënd të
Shenjtë dhe jetëbërës tani e përherë e në jetë të jetëve.
Amin.
Pastaj, prifti vë në themel gurin e parë duke thënë:
Ja, po vë në Sion gurin e qoshes, të zgjedhur, të
përndershëm, dhe kushdo që beson në të nuk do të
turpërohet.
Duke bërë ai Përlëshimin, ustallarët fillojnë të
ndërtojnë.
SHERBESA PER PERURIMIN E FONDACIONIT MIREBERES 343

SHËRBESA
PËR PËRURIMIN E FONDACIONIT
MIRËBËRËS

Dhjaku: Beko, o Zot.


Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithmonë;
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Psaltët: Amin.
Troparet që pasojnë
Tingull i katërt
O Perëndi i Etërve tanë, që vepron për ne gjithmonë,
sipas butësisë sate, mos largo mëshirën tënde nga ne, por
me lutjet e tyre qeveris me paqe jetën tonë.
Nëse është spital psalet Përlëshorja e Anargjendëve
të Shenjtë.
Tingull tërthor i katërt
Shën Anargjendë çudibërës, Kozma dhe Damian,
vizitonani dhë shëronani; dhuratë e morët, dhuratë na e
jepni.
344 SHËRBESA PËR PËRURIMIN E FONDACIONIT MIRËBERËS

Lavdi… Tani... Tingull tërthor i katërt.


O Hyjlindëse, Virgjëreshë e tërëshenjtë, drejtoji
veprat e duarve tona dhe lyp ndjesën e fajeve tona, ne që
po të psalim himnin e engjëjve:
Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt i
Pavdekshëm, mëshirona (tri herë).
Lavdi… Tani… Shenjt i Pavdekshëm mëshirona.
Dhjaku: Fuqi.
Psaltët: Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt
i Pavdekshëm, mëshirona.
Dhjaku: Le të vemë re.
Lexuesi: Paravargu.
Do t’i psal Zotit këngë të re.
Vargu: Zoti bëri gjëra të çuditshme.
Dhjaku: Urtësi.
Lexuesi: Këndimi nga Veprat e Apostujve.
(Kapitulli 5. 12 – 16)
Dhjaku: Le të vëmë re.
Lexuesi:
Në ato ditë me anë të duarvet t’apostojvet bëneshinë
shumë shënja e çudira ndë mest të llauzit; (edhe ishinë
me një zëmërë të-gjithë ndë kamaret të Sollomonit. Edhe
nga të-tjerëtë asndonjë s’kuxonte të bashkonej me ata;
po llauzi i madhëronte ata. Edhe shtoneshinë më shumë
dyke besuarë mbë Zotinë, shumica burrash e grash;) Kaqë
sa nxirninë jashtë ndëpër rrugat të-sëmurëtë, edhe i vininë
SHËRBESA PËR PËRURIMIN E FONDACIONIT MIRËBERËS 345

mbi shtresa e mbi shtrate, që kur të shkonte Pjetri pak së-


paku hieja e ati të zinte ndonjë nga ata. Edhe mblidhej
ndë Jerusalim edhe shumica e qytetevet rrotullë, edhe
bininë të-sëmurët’ edhe ata që ngiteshinë prej frymërash
të-pëgëra, të-cilëtë shëroneshinë që të-gjithë.
Prifti: Paqe më ty që këndon.
Psaltët: Aliluia, aliluia, aliluia.

Përkthimi më i ri

Në ato ditë me anën e duarve të Apostujve bëheshin


shumë shenja e çudira në mes të popullit; dhe ishin me
një zemër të gjithë në kamaren e Sollomonit. Edhe nga të
tjerët askush nuk guxonte të bashkohej me ata; po populli
i madhëronte ata. Edhe shtoheshin shumë shumicat e
burrave dhe të grave që besonin në Zotin. Kaq sa i
nxirrnin jashtë në rrugë të sëmurët, edhe i vinin mbi
shtresa dhe mbi shtretër, që kur të shkonte Petroja të
paktën hija e tij të zinte ndonjë nga ata. Edhe mblidhej
në Jerusalem dhe shumica e qyteteve rrotull, dhe sillnin
të sëmurët edhe ata që ngiteshin nga frymëra të ndyra, të
cilët shëroheshin që të gjithë.
346 SHËRBESA PËR PËRURIMIN E FONDACIONIT MIRËBERËS

Dhjaku: Urtësi drejt; le të dëgjojmë Ungjillin e


Shenjtë.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Psaltët: Dhe me frymën tënde.
Këndimi i Ungjillit të Shenjtë sipas Joanit.
(Kapitulli. 5 1 – 9)
Dhjaku: Le të vëmë re.
Prifti:
Natë kohë Jisuj hipi ndë Jerusalim. Edhe ndë
Jerusalim afërë derës’ së dhënet është një pellk uji që
quhetë Ebraisht Vithesda, edhe ka pesë kamare. Ndër këto
dirgjej shumë shumicë të-sëmurësh, të-verbërësh, të-
çalësh, të-thatësh që pritninë të-luajturit’ e ujit. Sepse kohë
mbë kohë sbriste një ëngjëll ndë pellkt, edhe trazonte
ujëtë; cili pra të hynte më përpara, pas të-trazuarit t’ujit,
bënej i-shëndoshë prej çdo farë smundjeje që të kishte.
Edhe atje ishte një njeri, që ishte i-sëmurë tri-dhjet’ e
tetë vjet. Jisuj kur e pa këtë se po dirgjej, edhe mori vesh
se prej shumë kohe ndashti ishte i-sëmurë, i thotë. A do të
bënesh i-shëndoshë? I sëmuri i upërgjeq, Zot, s’kam njeri
të më vërë ndë pellkt, kur trazonet’ ujëtë; sepse tek po
vinj unë, tjetërë sbret përpara meje. Jisuj i thotë, çohu,
ngri shtratinë t’ënt, edhe ecë. Edhe për-një-here njeriu
ubë i-shëndoshë, edhe ngriti shtratin’ e ti, edhe ecënte.
Edhe atë ditë ishte e-shëtunë.
SHERBESA PER PERURIMIN E FONDACIONIT MIREBERES 347

Psaltët: Lavdi më ty o Zot, lavdi më ty.

Përkthimi më i ri

Në atë kohë u ngjit Jisui në Jerusalem. Edhe në


Jerusalem, afër derës, së dhenve është një pellg uji që
hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë kamare. Në këto
dergjej një turmë e madhe të sëmurësh, të verbrish, të
çalësh, të paralizuarish që prisnin lëvizjen e ujit. Sepse
kohë pas kohe zbriste një engjëll në pellg dhe trazonte
ujin; ai pra që hynte më përpara pas trazimit të ujit, bëhej
i shëndoshë prej çfarëdo sëmundjeje që të kishte. Edhe
atje ishte një njeri, që ishte i sëmurë tridhjetë e tetë vjet.
Jisui kur e pa këtë që po dergjej, dhe mori vesh se prej
shumë kohe ishte i sëmurë, i thotë: A do të bëhesh i
shëndoshë? I sëmuri iu përgjigj: Zot, s’kam njeri të më
vërë në pellg ku trazohet uji; dhe kur vij unë tjetër njeri
zbret përpara meje. Jsui i thotë: Çohu, nga shtrati yt, dhe
ec. Edhe përnjëherë njeriu u bë i shëndoshë, dhe ngriti
shtratin e tij, dhe ecte. Edhe atë ditë ishte e shtunë.
348 SHËRBESA PËR PËRURIMIN E FONDACIONIT MIRËBERËS

Dhjaku: Me paqe, le t’i lutemi Zotit.


Pas çdo paqësoreje psaltët thonë: Mëshiro, o Zot.
Dhjaku: Për paqen që lartazi dhe për shpëtimin e
shpirtrave tanë, le t’i lutemi Zotit.
Për paqen e tërë botës, për qëndrimin e mirë të
Kishave të shenjta të Perëndisë dhe për bashkimin e të
gjithave, le t’i lutemi Zotit.
Për Kryepiskopin tonë (aksh), të nderuarën presviteri
dhe dhjakonatë më Krishtin, për tërë klerin dhe popullin,
le t’i lutemi Zotit.
Për Republikën e Shqipërisë, qeverinë, ushtrinë dhe
gjithë popullin, le t’i lutemi Zotit.
Që të shenjtërohet ky ujë, me fuqinë dhe veprimin
me mbiardhjen e Shpirtit të Shenjtë, le t’i lutemi Zotit.
Që të dërgohet Hiri i Shenjtë me bollëk në veprat
tona, për hirin tonë, le t’i lutemi Zotit.
Që të bëhet Perëndia ynë bashkëpunëtor dhe ndihmës
në këto të mira që bëjmë sipas ndriçimit të tij hyjnor, le
t’i lutemi Zotit.
Për këtë fondacion bamirësie, themeluesit e tij dhe
mirëbërësit dhe për të gjithë që kontribuan dhe me vepra
dhe me fjalë për krijimin e tij, le t’i lutemi Zotit.
Për ata që përbëjnë administratën e këtij fondacioni
dhe për të gjithë ata që shërbejnë dhe shërbehen në të, le
t’i lutemi Zotit.
Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, rreziku dhe
nevoje, le t’i lutemi Zotit.
SHËRBESA PËR PËRURIMIN E FONDACIONIT MIRËBERËS 349

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi


me hirin tënd.
Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën,
të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë të
Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e
kujtuar, veten tonë dhe njëri - tjetrin dhe gjithë jetën tonë,
Krishtit, Perëndisë le t’ia parashtrojmë.
Prifti: Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe
adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të She-
njtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Psaltët: Ty, o Zot.
Dhe prifti thotë këtë uratë pa zë:
Ul, o Zot, veshin tënd dhe dëgjona, Ti që denjove të
pagëzohesh në Jordan dhe shenjtërove ujërat; dhe bekona
të gjithë neve që me anën e uljes së kryeve tanë, tregojmë
se jemi shërbëtorët e tu: dhe bëna të denjë të mbushemi me
shenjtërimin tënd me anën e marrjes dhe të spërkatjes nga
ky ujë; dhe na u bëftë o Zot për shëndet shpirti dhe trupi.
Dhe me zë të lartë
Se ti je shenjtërimi i shpirtrave dhe i trupave tanë
dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, falënderimin dhe faljen, bashkë
me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të tërëshenjtë,
të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.
350 SHËRBESA PËR PËRURIMIN E FONDACIONIT MIRËBERËS

Psaltët: Amin.
Prifti, duke zhytur kryqin e çmuar në ujë, psal 3 herë.
Tingull i parë
O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje trashëgimin
tënd. Dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje
shtetin tënd me anën e kryqit tënd.
Pastaj duke spërkatur në formë kryqi psal:
Tingull i dytë
O Hyjlindëse Virgjëreshë, bëna të denjë për dhuratat
e tua, duke mos vënë re fajet tona dhe duke u falur shërimet
atyre që marrin me besë bekimin tënd, o e Kulluar.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.
Prifti thotë uratën:
O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, mjeku dhe bariu,
që shëron pësimet trupore dhe shpirtërore të njerëzve, që
erdhe në botë që të kërkosh dhe të shpëtosh të humburin,
që fton drejt teje të lodhurit dhe preh të ngarkuarit, ti që
ngre zemërthyerit dhe të varfërve u ungjillëzon paqen;
Ti, o Zot, na hijeso me Shpirtin e Shenjtë, dhe në këtë
fondacion të mëshirës dhe në strehën e dashurisë sate.
Dhurona të gjithëve ne paqen tënde dhe bekimin tënd,
dhe atyre që shërbejnë dhe atyre që shërbehen në këtë
shtëpi dhe të gjithë të caktuarve në shërbim të popullit
tënd; jepu atyre me sinqeritet dhe besim të vërtetë, me
dashuri të përsosur dhe me shpirt të zjarrtë të bëhen punët
e tyre, në të gjitha dhe gjithmonë duke parë ikonën tënde
SHËRBESA PËR PËRURIMIN E FONDACIONIT MIRËBERËS 351

tek njerëzit, duke pranuar në emrin tënd ata që vuajnë,


dhe sipas fjalës sate, duke hedhur vaj dhe verë në dhembjet
e tyre; sepse asgjë vërtet, në asgjë nuk kemi dobi, në qoftë
se punët tona nuk i bëjmë me dashuri, dhe sidomos këto
që bëhen për shërimin e vëllezërve tanë. Dhurona pra
dashuri, që ta kemi atë si arsye dhe si qëllim në jetën tonë
dhe që ty Krishtin, dashurinë e vërtetë, ta kemi banor në
zemrat tona, duke bërë brenda nesh dëshirën dhe veprën
për mirëdashje, që të jemi ne të shtyrë nga Shpirti dhe të
mësuar nga Perëndia ynë për të mirë; që fuqia në ato që
bëjmë të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne, që të tuat nga të
tuat ty të t’i blatojmë gjithmonë, për lavdinë dhe nderin e
emrit tënd të përmbilavdëruar, dhe të Atit tënd pa fillim
dhe Shpirtit tënd të Shenjtë në jetë të jetëve. Amin.
Përlëshimi bëhet si zakonisht, por në fund të tij
kujtojmë: ...të Anargjendëve të shenjtë dhe çudibërës, të
martirit të madh të shenjtë të lavdëruar dhe shëronjësit
Pandeleimonit….
352

SHËRBESA
PËR BEKIMIN E AUTOMJETIT TË RI

Dhjaku: Beko, o Zot.


Prifti: I bekuar është Perëndia ynë…
Tingull i katërt. Taki prokatallave.
Stolisur me bukuri, skuqur me gjakun tënd, i lumur
në qiell qëndron, përpara Mbretit Jisu, Kristofor i
paharruar, dhe me gjithë Dëshmorët, dhe me Engjëjt e
Shenjtë, po këndon Trishenjtorin, pranë fronit të Zotit.
Për ne pra ndërmjeto gjithnjë, të shpëtohen shpirtrat tanë.
Lavdi… Tani... Tingull tërthor i katërt.
O Hyjlindëse, Virgjëreshë e tërëshenjtë, drejtoji
veprat e duarve tona dhe lyp ndjesën e fajeve tona, ne që
po të psalim himnin e engjëjve:
Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt i
Pavdekshëm, mëshirona (tri herë).
Lavdi… Tani… Shenjt i Pavdekshëm mëshirona.
Dhjaku: Fuqi.
Psaltët: Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt
i Pavdekshëm, mëshirona.

Вам также может понравиться