Вы находитесь на странице: 1из 5

Active and passive voice Diateza veprore dhe pesore

Active voice ( diateza veprore ) tregon nje veprim qe e kryen vete kryefjala ( ne kete rast kryefjala eshte
vete vepruesi ), kurse Passive voice ( diateza pesore ) tregon nje veprim qe e peson kryefjala.
Passive voice formohet me ndihmen e foljes ndihmese be dhe pjesores te se shkuares se foljes kryesore.
Gjithashtu duhet pasur parasysh qe kundrina e fjalise veprore behet kryefjale e fjalise pesore.
Form: be + past participle of the main verb.
Psh: They grow coffee in Brazil. ( active )
Coffee is grown in Brazil. ( passive )
Fjalite e gjuhes angleze kane 3 elemente kryesore: 1. subject ( kryefjala ), 2. verb ( folja ), dhe 3. object
( kundrina ). Fjalite mund te jene ne diatezen veprore ( active voice ) ose ne diatezen pesore ( passive
voice ). Prandaj, kohet gjithashtu kane format veprore dhe
format pesore . Duhet te mesohet te dallohet ndryshimi me qellim qe gjuha angleze te flitet ne menyre te
suksesshme.
Ne fjalite e diatezes veprore, kryefjala eshte ajo qe e kryen veprimin kurse kundrina eshte ajo qe e pranon
veprimin. Shumica e fjalive jane ne diatezen veprore.
Form: thing doing action + verb + thing receiving action.
Psh: The professor
teaches
the students.
subject
verb
object
doing action
receiving action
Fjalite shendrrohen ne diatezen pesore ne ate menyre qe kundrina e fjalise veprore behet kryefjale e fjalise
pesore. Tani kryefjala nuk eshte me ajo qe e kryen veprimin por ajo qe e pranon veprimin. Kurse gjeja qe e
kryen veprimin eshte opcionale. Nese ne diatezen pesore permendet kryefjala e diatezes veprore, ateher ajo
vendoset ne fund te fjalise pesore e shoqeruar nga parafjala by.
Form: thing receiving action + be + past participle of the verb + by + thing doing action
Psh: The students
are taught
by the professor.
receiving action
passive verb
doing action
The use of Passive voice Perdorimi i Diatezes pesore
Passive voice ( Diateza pesore ) perdoret:
1. Kur kryesi I veprimit eshte i panjohur.
Psh: Someone stole the car. ( active )

The car was stolen. ( passive )

2. Kur kryesi I veprimit eshte I njohur ose I parendesishem.


Psh: The police arrested the driver. ( active )
The driver was arrested. ( passive )
3. Nese nuk deshirojme te theksojme kryesin e veprimit.
Psh: The teacher will give you the answer tomorrow. ( active )
You will be given the answer tomorrow. ( passive )
4. Nese deshirojme te theksojme kryesin e veprimit, atehere perdoret parafjala by.
Psh: A French family found the missing child. ( active )
The missing child was found by a French family. ( passive )
5. Nese kryefjala eshte e pacaktuar ose nuk eshte me rendesi te permendet. Ne raste te ketilla mund te
perdoren fjalet si: someone, something, people, etj.
1

Psh: People consider that Heathrow airport is very up-to-date. ( active )


Heathrow airport is considered to be very up-to-date. ( passive )
6. Nese kryefjala eshte e pacaktuar ajo mund te zevendesohet me fjali pesore qe fillon me kryefjalen it.
Psh: It is considered that Heathrow airport is very up-to-date. ( passive )
Vini re! Fjalite pesore e zhvendosin vemendjen nga kryefjala tek kundrina e fjalive veprore. Kundrina e
fjalise veprore behet kryefjale e fjalise pesore. Gjithashtu vereni perdorimin e parafjales by ne fjalite
pesore.
Psh: Shakespeare wrote Hamlet. ( active )
Hamlet was written by Shakespeare. ( passive )
Diateza pesore nuk eshte nje menyre tjeter e te shprehurit te se njejtes fjali ne diatezen veprore. Ne zgjedhim
diatezen veprore ose pesore varesisht se per qfare jemi me shume te interesuar. Ne fjaline e pare ne active
voice, ne jemi me shume te interesuar se Shekspirin, kurse ne fjalin e dyte ne passive voice, Hamleti eshte
zhvendosur ne fillim te fjalise sepse jemi te interesuar me shume ne shfaqje.
Shpesh parafjala by dhe kryesi I veprimit hiqen ne fjalite e diatezes pesore. Kjo mund te ndodhe sepse:

1. Kryesi I veprimit nuk eshte I njohur. Psh: My wallet was lost last night. ( passive )
2. Kryesi I veprimit nuk eshte I rendesishem. Psh: This bridge was built in 1890. ( passive )
3. Ne e kuptojme kush eshte kryesi I veprimit. Psh: I was fined 100 for speeding. ( passive )
Disa folje ne gjuhen angleze si psh: bring, buy, cook, fetch, find, get, give, lend, make, offer, pass, pay,
promise, read, send, show, teach, take, tell, write, etj. kane dy kundrina: nje person dhe nje gje. Nese personi
eshte I fundit ne fjali, atehere para tij perdoret parafjala to, psh:
1. Verb + person + thing.
Psh: They gave Suzan a prize. ( active )
2. Verb + thing + to + person.
Psh: They gave a prize to Suzan. ( active )
Keto folje kane dy struktura te mundshme ne passive voice, psh:
1. Suzan was given a prize. ( passive ), ose
2. A prize was given to Suzan. ( passive )
Struktura me personin se pari perdoret me shume. ( Suzan was given a prize )
Ne fund mund te themi se Active voice eshte me e shkurter, me e drejteperdrejte dhe me dinamike se
Passive voice. Passive voice eshte shume I rendesishem ne gjuhen angleze e cila perdoret edhe ne gjuhen e
folur edhe ne ate te shkruar. Vetem foljet kalimtare mund te formojne Passive voice ( foljet qe kane kundrine
).

Tenses in Passive Voice Kohet ne Diatezen Pesore


Present Simple Passive Diateza Pesore e Kohes se Tashme
Diateza Pesore e Kohes se Tashme formohet nga Present tense e folje ndihmese be ( am, is, are ) dhe
past participle ( pjesores te se shkuares ) se foljes qe tregon veprimin.
Form: be + past participle of the main verb
Psh: The movie fascinates me. ( active )
I am fascinated by the movie. ( passive )
The teacher speaks English fluently. ( active )
English is spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta negative formohet duke ia shtuar foljes ndihmese be pjesezen mohuese not ( am not, is not, are
not ) dhe past participle e foljes qe tregon veprimin.
Form: be + not + past participle of the main verb
Psh: The movie does not fascinate me. ( active )
I am not fascinated by the movie. ( passive )
The teacher does not speak English fluently. ( active ) English is not spoken flyently by the teacher. ( passive )
Trajta pyetese formohet me inversion ku folja ndihmese be del para kryefjales dhe past participle e foljes qe
tregon veprimin pas kryefjales.
Form: be + subject + past participle of the main verb.
Psh: Does the movie fascinate me? ( active )
Am I fascinated by the movie? ( passive )
Does the teacher speak English fluently? ( active ) Is English spoken fluently by the teacher? ( passive )

Passive voice e Kohes se Tashme perdoret njejte sikurse Active Voice e kesaj kohe, per gjerat te cilat jane
gjithmone te verteta, per shprehite dhe gjerat qe ndodhin shpesh, nganjehere, kurre, etj.
Psh: I always teach English. ( active )
English is always taught by me. ( passive )
He services his car regularly. ( active )
His car is serviced regularly. ( passive )
Present Continuous Passive Diateza Pesore e Kohes se Tashme te Vazhduar
Diateza Pesore e Kohes se Tashme te Vazhduar formohet nga Present Tense e folje ndihmese be ( am, is,
are ), Present participle ( pjesorja e se tashmes ) e foljes bedhe past participle ( pjesorja e se shkuares ) e foljes
qe tregon veprimin. Form: be + being + Past participle of the main verb.
Psh: The movie is fascinating me. ( active )
I am being fascinated by the movie. ( passive )
The teacher is speaking English fluently. ( active ) English is being spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta negative formohet duke ia shtuar foljes ndihmese be pjesezen mohuese not ( am not, is not, are
not ), present participle e foljes be dhe past participle e foljes qe tregon veprimin.
Form: be + not + being + past participle of the main verb
Psh: The movie is not fascinating me. ( active )
I am not being fascinated by the movie. ( passive )
The teacher is not speaking English fluently. ( active )

English is not being spoken fluently by the teacher. ( passive )

Trajta pyetese formohet me inversion ku folja ndihmese be del para kryefjales dhe present participle e
foljes be se bashku me past participle e foljes qe tregon veprimin pas kryefjales.
Form: be + subject + being + past participle of the main verb.
Psh: Is the movie fascinating me? ( active )
Am I being fascinated by the movie? ( passive )
Is the teacher speaking English fluently? (active ) Is English being spoken fluently by the teacher? ( passive )
Passive voice e Kohes se Tashme te Vazhduar perdoret njejte sikurse Active Voice e kesaj kohe - per gjerat
qe ndodhin tani, ose per gjerat e planifikuara net e ardhmen.
Psh: Sorry about the mess. I am decorating the house at the moment. ( active )
Sorry about the mess. The house is being decorated at the moment. ( passive )
I am seeing Peter tomorrow. ( active )
Peter is being seen tomorrow by me. ( passive )
3

Past Simple Passive Diateza Pesore e Kohes se Kryer te Thjeshte


Diateza Pesore e Kohes se Kryer te Thjeshte formohet nga Past Tense e foljes ndihmese be ( was, were ) dhe
past participle e foljes qe tregon veprimin. Form: was / were + past participle of the main verb
Psh: The movie fascinated me. ( active )
I was fascinated by the movie. ( passive )
The teacher spoke English fluently. ( active )
English was spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta negative formohet duke ia shtuar pjesezen mohuese not foljes ndihmese be ne Past Tense ( was not,
were not ) dhe past participle e foljes kryesore.
Form: was / were + not + past participle of the main verb
Psh: The movie did not fascinate me. ( active )
I was not fascinated by the movie. ( passive )
The teacher did not speak English fluently. ( active ) English was not spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta pyetese formohet me inverzion ku folja ndihmese be ne Past Tense ( was, were ) del para kryefjales dhe
past participle e foljes kryesore pas kryefjales. Form: was / were + subject + past participle of the main verb
Psh: Did the movie fascinate me? ( active )
Was I fascinated by the movie? ( passive )
Did the teacher speak English fluently? ( active )
Was English spoken fluently by the teacher? ( passive )
Passive Voice e Kohes se Kryer te Thjeshte perdoret njejte sikurse Active Voice e kesaj kohe - per veprimet dhe
ngjarjet te cilat kane perfunduar ne te kaluaren.
Psh: My grandfather made this table long time ago. ( active )
This table was made long time ago by my grandfather. ( passive )
Past Continuous Passive Diateza Pesore e Kohes se Pakryer
Diateza Pesore e Kohes se Pakryer formohet nga Past Tense e foljes ndihmese be ( was, were ), present
participle e foljes be ( being ) dhe past participle e foljes qe tregon veprimin.
Form: was / were + being + past participle of the main verb
The movie was fascinating me. ( active )
I was being fascinated by the movie. ( passive )
The teacher was speaking English fluently. ( active ) English was being spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta negative formohet duke ia shtuar pjesezen mohuese not foljes ndihmese be ne Past Tense ( was not, were
not ), present participle e foljes be ( being ) dhe past participle e foljes kryesore.
Form: was / were + not + being + past participle of the main verb
The movie was not fascinating me. ( active )
I was not being fascinated by the movie. ( passive )
The teacher was not speaking English fluently. ( active ) English was not being spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta pyetese formohet me inverzion ku folja ndihmese be ne Past Tense ( was, were ) del para kryefjales dhe present
participle e foljes be ( being ) se bashku me past participle e foljes kryesore pas kryefjales.
Form: was / were + subject + being + past participle of the main verb
Was the movie fascinating me? ( active )
Was I being fascinated by the movie? ( passive )
Was the teacher speaking English fluently? ( active )
Was English being spoken fluently by the teacher? ( passive )
Passive Voice e Kohes se Pakryer perdoret njejte sikurse Active Voice e kesaj kohe - per veprimet e nderprera ne te
kaluaren. Psh: The father was milking the cows when we arrived. ( active )
The cows were being milked when we arrived. ( passive )

Present Perfect Passive Diateza Pesore e Kohes se Kryer


Diateza Pesore e Kohes se Kryer formohet nga Present Tense e foljes ndihmese have ( have, has ), past
participle e foljes be ( been ) dhe past participle e foljes qe tregon veprimin.
Form: have / has + been + past participle of the main verb
The movie has fascinated me. ( active )
I have been fascinated by the movie. ( passive )
The teacher has spoken English fluently. ( active )

English has been spoken fluently by the teacher. ( passive )

Trajta negative formohet duke ia shtuar pjesezen mohuese not foljes ndihmese have ne Present Tense ( have not,
has not ), past participle e foljes be ( been ) dhe past participle e foljes kryesore.
Form: have / has + not + been + past participle of the main verb
The movie has not fascinated me. ( active )
I have not been fascinated by the movie. ( passive )
The teacher has not spoken English fluently. ( active ) English has not been spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta pyetese formohet me inverzion ku folja ndihmese have ne Present Tense ( have, has ) del para kryefjales dhe past
participle e foljes be ( been ) se bashku me past participle e foljes kryesore pas kryefjales.
Form: have / has + subject + been + past participle of the main verb
Has the movie fascinated me? ( active )
Have I been fascinated by the movie? ( passive )
Has the teacher spoken English fluently? ( active )
Has English been spoken fluently by the teacher? ( passive )
Passive Voice e Kohes se Kryer perdoret njejte sikurse Active Voice e kesaj kohe - per veprimet dhe ngjarjet ne te kaluaren
te cilat jane te rendesishme tani, psh: kur njerzeve iu ipen lajme.
Psh: Tom has not invited us to Anns party. ( active )
We have not been invited to Anns party. ( passive )

Past Perfect Passive Diateza Pesore e Kohes se Kryer te Tejshkuar ose Kohes me se te Kryer
Diateza Pesore e Kohes se Kryer te Tejshkuar ose Kohes me se te Kryer formohet nga Past Tense e foljes
ndihmese have ( had ), past participle e foljes be ( been ) dhe past participle e foljes qe tregon veprimin.
Form: had + been + past participle of the main verb
The movie had fascinated me. ( active )
I had been fascinated by the movie. ( passive )
The teacher had spoken English fluently. ( active ) English had been spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta negative formohet duke ia shtuar pjesezen mohuese not foljes ndihmese have ne Past Tense ( had not ), past
participle e foljes be ( been ) dhe past participle e foljes kryesore.
Form: had + not + been + past participle of the main verb
The movie had not fascinated me. ( active )
I had not been fascinated by the movie. ( passive )
The teacher had not spoken English fluently. ( active ) English had not been spoken fluently by the teacher. ( passive )
Trajta pyetese formohet me inverzion ku folja ndihmese have ne Past Tense ( had ) del para kryefjales dhe past participle
e foljes be ( been ) se bashku me past participle e foljes kryesore pas kryefjales.
Form: had + subject + been + past participle of the main verb
Had the movie fascinated me? ( active )
Had I been fascinated by the movie? ( passive )
Had the teacher spoken English fluently? ( active )
Had English been spoken fluently by the teacher? ( passive )
Passive Voice e Kohes se Kryer te Tejshkuar ose Kohes me se te Kryer perdoret njejte sikurse Active Voice e kesaj
kohe - per te treguar nje veprim qe eshte kryer ne te kaluaren para se te filloj nje veprim tjeter poashtu ne te kaluaren, psh:
Psh: They had delivered the furniture when I got home. ( active )
The furniture had been delivered when I got home. ( passive )