Вы находитесь на странице: 1из 13

80 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË

MBRËMËSORJA
(Kryhet zakonisht të Enjten e Madhe në mëngjes e ndërthurur
me Liturgjinë e Vasilit të Madh.)

Dhjaku: Beko, o Zot.


Prifti: E bekuar është mbretëria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit
të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.

Dhe menjëherë thuhen Psalmi Nistor (Psalmi 103), Paqësoret “Me paqe
le t’i lutemi Zotit...” me Thirrjen “Se Ty të përket tërë lavdia...” (fq. 317-318).
Tek “O Zot, thirra te Ty...” (fq. 319) psalen Vargëzimet e Lavdërimeve në
këtë mënyrë (Vargjet në fq. 319-320, ndërsa Troparet e Vetëmelodishme në
fq. 73-74).
Vargu: Po të vësh re paudhësitë, o Zot...
Kuvendi i Judenjve po mblidhet...
Vargu: Për emrin tënd të prita, o Zot...
Kuvendi i Judenjve po mblidhet...
Vargu: Nga roja e mëngjesit gjer natën...
Juda i paligj, o Zot, që ngjeu dorën...
Vargu: Se pranë Zotit është përdëllimi...
Juda tradhëtari, duke qenë dinak...
Vargu: Lavdëroni Zotin gjithë kombet...
Juda robi dhe dinaku...
MBRËMËSORJA 81

Vargu: Se i madh është përdëllimi i tij mbi...


Ai, të cilin Isaia e lëçiti Qengj...
Lavdi... e Tani...
Tingulli Tërthor II
Juda qe me të vërtetë farë e atyre nepërkave, të cilat hëngrën
manën në shkretëtirë dhe prapë grindeshin kundër Ushqyesit;
se duke pasur edhe në gojë të tyre të ngrënën, flisnin kundër
Perëndisë mosmirënjohësit; dhe ky i pabesë, duke mbajtur në
gojë Bukën qiellore, punoi tradhëtinë kundër Shpëtimtarit. O
mendje e pangopur dhe guxim i çnjerëzishëm! Shiste Ushqyesin
dhe tradhtonte për vdekje Zotin që puthte! Me të vërtetë bir’ i
tyre qe i paudhi dhe me ta bashkë trashëgoi humbjen. Shpëtoji
shpirtrat tanë prej një çnjerëzie të tillë, o Zot, i vetmi pa shembull
në zemërgjerësi.

Hyrja me Ungjill, “O Jisu Krisht, dritë gazmore...” (fq. 320);


Dhjaku: “Mbrëmje”.
Dhe Lexuesi lexon:
Profecitë
Paravargu. Tingulli I. (Psalmi 139)
Çliromë, o Zot, prej njeriut të keq; shpëtomë prej njeriut të
padrejtë.
Vargu: Ata menduan padrejtësi në zemër të tyre, gjithë ditën
mblidhen bashkë për luftëra.
Lexim nga libri i Eksodit.
(19: 10-19)
Zoti ma bëri të ditur dhe unë e mësova; atëherë ti më tregove
veprimet e tyre. Unë isha si një qengj i butë që e çojnë në thertore
82 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË

dhe nuk dija që kurdisnin intriga kundër meje, duke thënë: “Të
shkatërrojmë drurin bashkë me frytin e tij dhe ta zhdukim nga
toka e të gjallëve, me qëllim që emri i tij të mos kujtohet më”.
Por, o Zot i ushtrive, gjykatës i drejtë, që shqyrton mendjen dhe
zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse unë të bëra të
njohur çështjen time. Prandaj kështu thotë Zoti për sa i përket
njerëzve të Anathothit që kërkojnë jetën tënde, duke thënë: “Mos
bëj profecira në emër të Zotit, që të mos vdesësh nga dora jonë”.
Kështu, pra, thotë Zoti i ushtrive: “Ja, unë do t’i dënoj; të rinjtë
do të vdesin nga shpata, bijtë e tyre dhe bijat e tyre do të vdesin
nga uria. Nuk ka për të mbetur asnjë prej tyre, sepse unë do të
sjell një gjëmë mbi njerëzit e Anathothit, në vitin e ndëshkimit
të tyre”.
Ti je i drejtë, o Zot, si mund të diskutoj me ty? Megjithatë do të
flas me ty lidhur me gjykimet e tua. Pse udha e të pabesëve shkon
mbarë? Pse jetojnë të qetë ata që veprojnë me pabesi? I ke mbjellë
dhe kanë lëshuar madje rrënjë; rriten dhe mbajnë madje fryte. Ti
je afër gojës së tyre, por larg zemrës së tyre. Por ti, o Zot më njeh,
më shikon dhe shqyrton zemrën time në përqasje me ty. Tërhiqi
në thertore si dele dhe veçoi për ditën e kërdisë! Deri kur do të
mbajë zi vendi dhe do të thahet bari i çdo fushe? Nga shkaku i
ligësisë së banorëve të tij, kafshët dhe zogjtë shfarosen, sepse ata
thonë: “Ai nuk do ta shikojë fundin tonë”. Në rast se ti fugon me
këmbësorët dhe ata të lodhin, si mund të hysh në garë me kuajt?
Shkoni, mblidhini tërë kafshët e fushës, sillini këtu që t’i
gëlltisin! Shumë barinj kanë shkretuar vreshtin tim, kanë shkelur
pjesën time, e kanë katandisur pjesën time të këndshme në një
shkretëtirë të mjeruar. E kanë katandisur në një shkretim; e
shkretuar, të pikëllon para meje; tërë vendi është i shkretuar, por
asnjeri nuk mendon për të.
MBRËMËSORJA 83

Kështu thotë Zoti për të gjithë fqinjët e mi të këqij, që prekin


trashëgiminë që i dhashë në zotërim popullit tim Izrael: “Ja, do
t’i çrrënjos nga vendi i tyre dhe do të çrrënjos shtëpinë e Judës
në mes të tyre. Por ka për të ndodhur që, pasi t’i kem çrrënjosur,
do të më vijë keq përsëri për ta dhe do ta çoj përsëri secilin në
trashëgiminë e tij, secilin në vendin e tij.
Paravarg. Tingulli i Rëndë. (Psalmi 58)
Shpëtomë prej armiqve të mi, o Perëndi; çliromë nga ata që
janë ngritur kundër meje.
Vargu: Shpëtomë prej punëtorëve të paudhësisë, edhe prej njerëzve
gjakatarë shpëtomë.
Lexim nga Libri i Jovit.
(38: 1-21, 42: 1-5)
Atëherë Zoti iu përgjigj Jovit në mes të furtunës dhe i tha: “Kush
është ai që e errëson planin tim me fjalë që nuk kanë kuptim?
Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të
më përgjigjesh. Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje,
në rast se ke aq zgjuarsi. Kush ka vendosur përmasat e saj, në
rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur? Ku janë
vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes, kur yjet e
mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë
lëshonin britma gëzimi? Kush e mbylli me porta detin kur
shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës, kur i dhashë retë për rroba
dhe terrin për pelena? Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra
hekuri dhe porta, dhe thashë: “Ti do të arrish deri këtu, por jo
më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!” Qëkurse ti jeton
a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit, që
ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij? Ndërron
trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje. Njerëzve të
këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet. A ke arritur
84 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË

vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të


thellësirave të humnerës? Të janë treguar portat e vdekjes, apo
ke parë vallë portat e hijes së vdekjes? A e ke vënë re gjerësinë e
tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto! Ku është rruga që të
çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij, që ti të
mund t’i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që
të çojnë në shtëpinë e tij? Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe
numri i ditëve të tua është i madh.”
Atëherë Jovi iu përgjigj Zotit dhe tha: “E pranoj që mund të
bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të
pengohet. Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen
tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të
larta për mua që nuk i njihja. Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas;
unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh. Veshi im kishte
dëgjuar të flitej për ty, por tani syri im të sheh.”

Leximi nga Profecia e Isaisë.


(50: 4-11)
Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj
me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim,
që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. Zoti, Zoti, më ka hapur
veshin dhe unë nuk kam qenë rebel, as jam tërhequr prapa. I
paraqita kurrizin tim atij që më rrihte dhe faqet e mia atij që më
shkulte mjekrën; nuk ia fsheha fytyrën time poshtërimit dhe të
pështyrave. Por Zoti, Zoti, më ka ndihmuar, prandaj nuk qeshë
hutuar; për këtë arsye e bëra fytyrën time si një strall dhe e di që
nuk do të turpërohem. Është afër ai që më justifikon; kush do të
më kundërshtojë mua? Le të paraqitemi bashkë. Kush është
kundërshtari im? Le të më afrohet mua. Ja, Zoti, Zoti, do të më
ndihmojë; kush është ai që do të më dënojë? Ja, të gjithë ata do të
konsumohen si një palë rroba, tenja do t’i brejë.
MBRËMËSORJA 85

Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit
të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrin
e Zotit dhe të mbështetet te Perëndia i tij! Ja, ju të gjithë që ndizni
një zjarr, që rrethoheni me ura zjarri, shkoni në flakët e zjarrit
tuaj dhe midis urave që keni ndezur! Nga dora ime do të keni
këtë: ju do të lëngoni në vuajtje.

Pastaj thuhet “Le t’i lutemi Zotit” dhe Thirrja “Se i shenjtë je o Perëndia
ynë...”, psalet Himni Trishenjtor. Lexohet Apostulli dhe Ungjilli dhe
vazhdohet me Liturgjinë e Vasilit të Madh (Shih Librin e Shërbesave të
Shenjta).

Apostulli
Paravarg. Tingulli i Rëndë. (Psalmi 2)
Mbretërit e dheut u rreshtuan dhe të parët u mblodhën bashkë
me ta kundër Zotit edhe kundër të lyerit të tij.
Vargu: Përse u tërbuan kombet dhe popujt menduan kotësira?
Këndimi nga Letra e Parë e Pavlit drejtuar Korinthianëve.
(11: 23-32)
Vëllezër, unë mora prej Zotit atë që edhe jua dhashë, se Zoti
Jisu atë natë që iu dorëzua atyre që e kryqëzuan, mori bukë, edhe
si falënderoi e theu, dhe tha: Merrni hani; ky është trupi im që
thyhet për ju; këtë bëjeni për kujtimin tim. Gjithashtu edhe
kupën, pasi hëngri darkë, duke thënë: Kjo kupë është dhiata e re
në gjakun tim; këtë bëjeni sa herë të pini, për kujtimin tim. Sepse
sa herë të hani këtë bukë, dhe të pini këtë kupë, rrëfeni vdekjen e
Zotit deri në atë kohë që të vijë.
Prandaj ai që të hajë këtë bukë, ose të pijë kupën e Zotit pade-
njësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Krishtit. Njeriu
pra le të provojë veten e tij, e kështu le të hajë nga ajo bukë, dhe le
të pijë nga ajo kupë. Se ai që ha e pi padenjësisht, ha e pi dënim
86 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË

për veten e tij, sepse nuk dallon trupin e Zotit. Prandaj ka në mes
tuaj shumë të dobët dhe të sëmurë, dhe vdesin mjaft veta. Sepse
po të dallonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim. Po kur gjyko-
hemi, ndreqemi prej Zotit, që të mos dënohemi bashkë me botën.
Prifti: Paqe më ty që këndon.

Psaltët: Aliluia. (3) Tingulli Tërthor II


(Kjo përsëritet gjithashtu edhe pas çdo vargu)
(Psalmi 40)
Vargu I: Lum ai njeri që vështron mbi të varfrin dhe të vobektin;
në ditë të keqe do ta shpëtojë Zoti.
Vargu II: Armiqtë e mi flasin keq kundër meje, kur do të vdesë dhe
kur do të humbë emri i tij?
Vargu III: Ai që hante bukën time, ngriti thembrën e tij kundër
meje.

Ungjilli
Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Mattheut.
(Mattheu 26: 1-20, Joani 13: 3-17, Mattheu 26: 21-39,
Llukai 22: 43-44, Mattheu 26: 40 - 27: 2)
U tha Zoti nxënësve të tij: E dini se pas dy ditësh është pashka
dhe Biri i njeriut dorëzohet për t’u kryqëzuar.
Atëherë u mblodhën kryepriftërinjtë dhe shkruesit dhe pleqtë
e popullit në avllinë e kryepriftit, që quhej Kaiafa, edhe bënë
këshillë që ta zënë Jisuin me mashtrim dhe ta vrasin. Edhe
thoshin: Jo të kremten, që të mos bëhet trazirë në popull.
Edhe kur ishte Jisui në Betani, në shtëpinë e Simon lebrozit,
erdhi pranë tij një grua që kishte një alabastër me vaj ere shumë
të shtrenjtë dhe e derdhi mbi kryet e tij, ndërsa ishte duke
ndenjur në mësallë. Edhe nxënësit e tij kur panë, u zemëruan, e
MBRËMËSORJA 87

thanë: Përse të humbasë kjo gjë? Sepse ky vaj ere mund të shitej
me shumë vlerë dhe t’u jepej të varfërve. Edhe Jisui, si kuptoi, u
tha atyre: Përse e mundoni këtë grua? Sepse kjo bëri punë të mirë
tek unë. Sepse të varfrit i keni përherë me veten tuaj, po mua
nuk më keni përherë. Sepse kjo, kur derdhi këtë vaj ere mbi trupin
tim, e bëri këtë për futjen time në varr. Me të vërtetë po ju them
juve, kudo që të predikohet ky ungjill në gjithë botën, do të flitet
edhe ç’punë bëri kjo, që të mbahet mend.
Atëherë një nga të dymbëdhjetët, ai që quhej Juda Iskarioti,
shkoi te kryepriftërinjtë e tha: Ç’do të më jepni, që dhe unë t’jua
dorëzoj juve atë? Edhe ata i dhanë tridhjetë monedha argjendi.
Edhe që atëherë kërkonte kohën e duhur ta dorëzonte.
Edhe të parën ditë të të pabrumëtave, nxënësit erdhën pranë
Jisuit e i thanë: Ku do të bëjmë gati për ty të hash pashkën? Edhe
ai tha: Shkoni në qytet tek filani, dhe i thoni: Mësuesi thotë: Koha
ime është afër. Do të bëj pashkën tek ti bashkë me nxënësit e mi.
Edhe nxënësit bënë siç i porositi Jisui, dhe bënë gati pashkën.
Edhe kur u ngrys, ishte duke ndenjur në mësallë bashkë me të
dymbëdhjetët.
Jisui, duke ditur se Ati ia ka dhënë në duar të gjitha, dhe se
nga Perëndia doli dhe tek Perëndia shkon, ngrihet nga darka,
dhe zhvesh rrobat e tij, dhe mori një pëlhurë liri dhe ngjeshi veten
e tij. Pastaj vë ujë në legen, dhe zuri t’u lajë këmbët nxënësve,
dhe t’ua fshijë me pëlhurën e lirtë, me të cilën ishte ngjeshur.
Vjen, pra, te Simon Pjetri; dhe ai i thotë: Zot, ti më lan këmbët?
Jisui u përgjigj e i tha: Atë që bëj unë ti nuk e di tani, por do ta
njohësh pastaj. Pjetri i thotë: Nuk do të m’i lash këmbët për gjithë
jetën. Jisui iu përgjigj: Në mos t’i lafsha, nuk ke pjesë me mua.
Simon Pjetri i thotë: Zot, jo këmbët e mia vetëm, po edhe duart,
edhe kryet. Jisui i thotë: Ai që është i larë s’ka nevojë vetëm të
88 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË

lajë këmbët, por është i tëri i pastruar; dhe ju jeni të pastruar, po


jo të gjithë. Sepse e dinte atë që do ta tradhtonte; prandaj tha:
Nuk jeni të gjithë të pastruar.
Pasi u lau pra atyre këmbët dhe mori rrobat e tij, ndenji përsëri,
e u tha atyre: E dini se ç’ju bëra juve? Ju më thërrisni: Mësues
dhe Zot; dhe mirë thoni, sepse Jam. Nëse ju lava pra juve këmbët
unë Zoti dhe Mësuesi, dhe ju duhet t’i lani këmbët njëri-tjetrit.
Sepse ju lashë shembull juve, që të bëni edhe ju, siç ju bëra unë
juve. Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve se shërbëtori
nuk është më i madh se i zoti, as i dërguari më i madh se ai që e
ka dërguar. Nëse i dini këto, jeni të lumtur, në i bëni.
Edhe ndërsa ata ishin duke ngrënë, tha: Me të vërtetë po ju
them juve, se një nga ju do të më tradhtojë. Edhe ata u hidhëruan
fort dhe zunë t’i thonë gjithsecili nga ata: Zot, mos jam unë? Edhe
ai u përgjigj e tha: Ai që futi dorën në potir bashkë me mua, ky
do të më dorëzojë. I Biri i njeriut ikën, siç është shkruar për të; po
mjerë ai njeri me anë të të cilit dorëzohet i Biri i njeriut. Do të
ishte mirë për atë njeri të mos kishte lindur. Dhe Juda, ai që e
tradhtoi, u përgjigj e tha: Mos jam unë, Rabi? I thotë atij: Ti po
thua.
Dhe ndërsa ata ishin duke ngrënë, Jisui mori bukën, dhe si e
bekoi, e theu, dhe ua dha nxënësve e tha: Merrni hani; ky është
trupi im. Edhe mori potirin, dhe si falënderoi, ua dha atyre, duke
thënë: Pini të gjithë prej këtij; sepse ky është gjaku im i dhiatës
së re, që derdhet për shumë veta për ndjesën e mëkateve. Edhe
po ju them juve se nuk kam për të pirë që tani e tutje nga ky fryt,
që bën hardhia, deri në atë ditë kur ta pi të re bashkë me ju në
mbretërinë e Atit tim.
Edhe si psalën, dolën në Malin e Ullinjve. Atëherë Jisui u thotë
atyre: Të gjithë ju do të skandalizoheni për mua këtë natë; sepse
MBRËMËSORJA 89

është shkruar: “Do të godas bariun dhe dhentë e tufës do të


shpërndahen”. Edhe pasi të ngjallem unë, do të shkoj përpara
jush në Galile. Edhe Pjetri u përgjigj e i tha: Edhe në u skandali-
zofshin të gjithë për ty, unë nuk do të skandalizohem kurrë. Jisui
i tha: Me të vërtetë po të them se këtë natë, para se të këndojë
gjeli, tri herë do të më mohosh. Pjetri i thotë: Edhe në u dashtë të
vdes unë bashkë me ty, nuk do të të mohoj. Kështu thanë edhe të
gjithë nxënësit.
Atëherë Jisui vjen bashkë me ata në një fshat që quhet Gjethsimaní;
dhe u thotë nxënësve: Rrini aty, deri sa të shkoj e të falem atje.
Edhe mori me vete Pjetrin dhe të dy bijtë e Zevedheut, e zuri
të hidhërohet e t’i vijë rëndë. Atëherë u thotë atyre: Shpirti im
është i hidhëruar deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar
bashkë me mua.
Edhe si shkoi pakëz më tej, ra mbi fytyrën e tij përmbys, duke
u falur e duke thënë: Ati im, në qoftë se mundet, le të hiqet prej
meje kjo kupë; por jo si dua unë, po si të duash ti.
Edhe iu duk një engjëll prej qielli duke i dhënë fuqi atij. Edhe
si erdhi në agoni falej më tepër. Edhe djersa e atij u bë si të ngrira
pikash gjaku duke rënë mbi dhé.
Edhe vjen te nxënësit e i gjen ata duke fjetur, dhe i thotë Pjetrit:
Kështu nuk mundët të rrini zgjuar një orë bashkë me mua? Rrini
zgjuar dhe faluni, që të mos hyni në ngasje; sepse shpirti im është
i gatshëm, po mishi është i pafuqishëm.
Prapë për së dyti shkoi e u fal, duke thënë: Ati im, në qoftë se
nuk mund të hiqet prej meje kjo kupë, që të mos e pi atë, le të
bëhet vullneti yt. Edhe erdhi e i gjeti përsëri duke fjetur; sepse
sytë e tyre ishin rënduar.
Edhe si i la ata, shkoi përsëri e u fal për së treti, duke thënë po
atë fjalë. Atëherë vjen te nxënësit e tij dhe u thotë atyre: Flini
90 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË

pra, dhe prehuni. Ja tek u afrua ora, dhe Biri i njeriut jepet në
duar fajtorësh. Ngrihuni, le të shkojmë. Ja tek u afrua ai që do të
më dorëzojë.
Edhe ndërsa ai ishte duke folur, ja tek erdhi Juda, një nga të
dymbëdhjetët, dhe bashkë me të erdhën shumë njerëz me thika e
me dru nga ana e kryepriftërinjve dhe pleqve të popullit. Edhe ai
që e dorëzonte atë, u dha atyre shenjë, duke thënë: Ai që do të
puth unë, ai është. Zëreni. Edhe përnjëherë erdhi pranë Jisuit e
tha: Gëzohu, Rabi. Dhe e puthi. Edhe Jisui i tha: Mik, përse erdhe?
Atëherë u afruan e vunë duart mbi Jisuin dhe e zunë.
Edhe ja një nga ata që ishin bashkë me Jisuin zgjati dorën e
nxori thikën e tij dhe i ra shërbëtorit të kryepriftit e i preu veshin.
Atëherë Jisui i thotë atij: Ktheje thikën tënde në vendin e saj,
sepse të gjithë ata që vënë dorë mbi thikë, prej thike do të
humbasin. Apo të duket se nuk mund t’i lutem tani Atit tim, dhe
të më nxjerrë përpara më tepër se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?
Si do të plotësohen pra shkrimet se kështu duhet të bëhet?
Në atë orë Jisui u tha turmave: Si mbi një kusar keni dalë me
thika e me dru të më zini? Përditë rrija tek ju duke ju mësuar në
tempull, dhe nuk më zutë. Po gjithë kjo u bë, që të plotësohen
shkrimet e profetëve. Atëherë gjithë nxënësit e lanë dhe ikën.
Edhe ata, si zunë Jisuin, e prunë te Kaiafa, kryeprifti, atje ku
ishin mbledhur shkruesit dhe pleqtë. Po Pjetri i shkoi prapa për
së largu, deri në avllinë e kryepriftit; dhe si hyri brenda, rrinte
bashkë me shërbëtorët, që të shihte fundin.
Edhe kryepriftërinjtë e pleqtë dhe gjithë kuvendi kërkonin
dëshmi të rreme kundër Jisuit, që ta vrisnin atë, po nuk gjetën.
Edhe ndonëse erdhën shumë dëshmitarë të rremë, nuk gjetën.
Po pastaj erdhën dy dëshmitarë të rremë, e thanë: Ky tha: Mund
të prish tempullin e Perëndisë dhe për tri ditë ta ndërtoj atë. Edhe
MBRËMËSORJA 91

kryeprifti u ngrit e i tha: Fare nuk përgjigjesh? Ç’dëshmojnë këta


kundër teje? Po Jisui nuk bënte zë.
Edhe kryeprifti u përgjigj e i tha: Të vë në be për Perëndinë e
gjallë, të na thuash në je ti Krishti, Biri i Perëndisë. Jisui i thotë
atij: Ti po thua. Por unë po ju them juve: Që tani e tutje do të
shihni Birin e njeriut duke ndenjur në anë të djathtë të fuqisë e
duke ardhur mbi retë e qiellit. Atëherë kryeprifti çori rrobat e tij,
duke thënë se: Blasfemoi; ç’nevojë kemi më për dëshmitarë? Ja
tani tek e dëgjuat blasfeminë e tij. Si ju duket juve? Dhe ata u
përgjigjën e thanë: Është fajtor për vdekje. Atëherë e pështynë
atë ndër sy dhe i ranë me grusht, dhe të tjerë i ranë me shuplaka,
duke thënë: Profetizona, o Krisht, cili është ai që të ra?
Edhe Pjetri rrinte përjashta në avlli; dhe i erdhi pranë një
shërbëtore duke thënë: Edhe ti ishe bashkë me Jisu Galileasin.
Po ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: Nuk di se ç’thua.
Edhe kur ai doli në derë të avllisë, e pa atë një tjetër, dhe u thotë
atyre që ishin atje: Edhe ky ishte bashkë me Jisu Nazaretasin.
Edhe përsëri e mohoi me be se nuk e njoh këtë njeri. Edhe pas
pakëz erdhën pranë tij ata që ishin duke ndenjur e i thanë Pjetrit:
Me të vërtetë edhe ti je nga ata; sepse edhe të folurit tënd të tregon
ty. Atëherë zuri të mallkojë e të bëjë be se nuk e njoh njeriun.
Edhe përnjëherë këndoi gjeli. Atëherë i ra ndër mend Pjetrit fjala
e Jisuit që i pati thënë se para se të këndojë gjeli, tri herë do të më
mohosh; dhe doli jashtë e qau hidhur.
Edhe si u gdhi, gjithë kryepriftërinjtë dhe pleqtë e popullit
dhanë e morën këshillë kundër Jisuit, që ta vrasin. Edhe si e
lidhën, e çuan dhe e dhanë në duart e Pont Pilatit, qeveritarit.
92 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË

Në vend të Himnit Keruvik psalim troparin e mëposhtëm.


Tingulli Tërthor II
Në darkën tënde mistike, o i Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar;
se nuk do t’ua them armiqve misterin. *
Nuk do të të jap të puthur si Juda; por duke të pohuar si kusari
thërres: kujtomë, o Zot, kur të vish në mbretërinë tënde.

I njëjti tropar psalet dhe në vend të Kungatores dhe në vend të “Pamë


dritën e vërtetë...”.
Përlëshimi
Prifti: Ai që nga mirësia e tepruar, tregoi si rrugë të
përsosur përulësinë, me larjen e këmbëve të
nxënësve dhe zbriti për ne deri te kryqi dhe varrimi,
Krishti Perëndia ynë i vërtetë... (Shih Librin e
Shërbesave të Shenjta). “Me uratat...”.
Psaltët: Amin.

*
Në këtë moment himni ndërpritet dhe bëhet Hyrja e Madhe.

Вам также может понравиться