You are on page 1of 12

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia

_____________________________________________________________________________________

BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE

Funksionet e Bankes qendrore dhe Instrumentet e Politikes Monetare

Analiza e politikes monetare nuk mund te mendohet jashte funksionimit te


sistemit bankar, ku vendin kryesor e ze BANKA QENDRORE. Banka Qendrore
perfaqeson nje institucion financiar te zoteruar nga shteti qe sherben per te
kontrolluar sistemin bankar dhe qe eshte i vetmi autoritet i emetimit te parase. Te
gjitha vendet me ekonomi tregu te zhvilluar kane nje sistem bankar me dy nivele:
- ne nivelin i pare eshte banka qendrore;
- ne nivelin i dyte bankat e tjera (tregetare, te kursimit, etj).

Ne fillim, Bankat Qendrore u krijuan pergjithesisht, si banka private qe u


sherbenin bankave tregetare, kryesisht per t'i mbrojtur nga falimentimi. Zhvillimi
ekonomik dhe rendesia e madhe e funksioneve qe moren keto banka, cuan
gradualisht ne lidhje gjithnje e me te ngushta te tyre me shtetin, deri sa u
shnderruan ne instrumente shteterore, qe luajne nje rol te rendesishem,
vecanerisht ne drejtimin e politikes monetare. Megjithe vecorite qe kane bankat
qendrore te vendeve te ndryshme, ato kryejne disa funksione baze:

• Banka Qendrore ka te drejten e emetimit te parase. Nepermjet ketij funksioni


ajo ploteson nevojat e ekonomise per para te gateshme (kartmonedhe), sa
here qe eshte e nevojshme nje gje e tille.

• Banka Qendrore sherben si banke e bankave te nivelit te dyte. Lidhur me


kete funksion, para se gjithash, ajo siguron nje sistem per mbledhjen dhe
likujdimin e ceqeve (qe njihet ne praktike si kleringu i ceqeve ). Ceqe te
ndryshme, qe depozitohen ne nje banke nga individe te caktuar, por qe jane
leshuar nga nje banke tjeter, mund te likujdohen lehtesisht nga kjo banke
nepermjet bankes qendrore, pa qene nevoja per transaksione te
drejtperdrejta me banken leshuese, gje qe do te kerkonte kohe dhe
shpenzime te medha. Banka Qendrore mban gjithashtu edhe rezervat e
institucioneve depozituese si edhe te bankave te nivelit te dyte, duke siguruar
mundesine per te perballuar transaksionet e parashikuara dhe te
paparashikuara. Gjithashtu, Banka Qendrore ju siguron kredi bankave, kur
ato kane nevoje per mjete financiare, ose jane ne veshtiresi per shkak te
terheqjeve te paparashikuara. Ne kete kuader, Banka Qendrore mbikqyr
bankat e tjera duke kontrolluar ne menyre periodike dhe pa paralajmeruar,
menyren e dhenies se huase dhe te zbatimit te kerkesave ligjore.

_____________________________________________________________________________________
1
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
• Banka Qendrore sherben dhe si Banke e Qeverise. Qeveria ka nevoje qe
fondet e saj t'i mbaje ne nje llogari bankare, ku mund te beje depozita dhe
terheqje nepermjet ceqeve dhe per kete qellim sherben Banka Qendrore.
Gjithashtu, kjo e fundit ndihmon Qeverine ne mbledhjen e taksave dhe ne
shitjen dhe blerjen e letrave shteterore me vlere.

• Banka Qendrore rregullon oferten monetare. Rregullimi i ofertes monetare


eshte nje nga funksionet me te rendesishme te Bankes Qendrore. Nepermjet
kontrollit te ofertes monetare, Banka Qendrore realizon nje politike te caktuar
monetare duke ndikuar ne nivelin e GNP, papunesise dhe inflacionit.

• Banka Qendrore nderhyn dhe rregullon tregjet monetare. Pervec ketij


funksioni, Banka Qendrore nderhyn ne tregjet monetare edhe per qellime te
tjera, si p.sh per kontrollin e normave te interesit (duke i mbajtur ato te uleta)
kur rritet borxhi shteteror, me qellim qe te ulet kostoja e ketij borxhi, etj.
Gjithashtu, Banka Qendrore synon zbutjen e luhatjeve te normave te interesit
te cilat sjellin pasoja per bankat dhe institucionet financiare.

Nje nga karakteristikat e Bankes Qendrore eshte pavaresia e saj nga qeveria.
Shkalla e pavaresise eshte e ndryshme ne vende te ndryshme dhe shpesh here
eshte objekt i diskutimeve te shumta. Sidoqofte, Banka Qendrore merr ato
vendime qe ajo mendon se jane ne interes te shoqerise, pavaresisht se keto
vendime mund te bien ndesh me pikepamjet dhe interesat e castit te individeve
qe jane ne krye te qeverise. Per te realizuar kete, veprimtaria e bankes qendrore
rregullohet me ligj dhe drejtuesit e saj emerohen nga organet me te larta (psh.
nga Presidenti ose Parlamenti) per afate me te gjata se nje legjislature (p.sh. ne
SHBA guvernatori emerohet per nje periudhe 14 vjecare). Por, kjo pavaresi eshte
relative, gje qe shprehet edhe me ligj, dhe organet shteterore ushtrojne presion
mbi Banken Qendrore.
Realizimin e politikes monetare Banka Qendrore e ben nepermjet instrumentave
te ndryshem qe ajo mund te perdore per te arritur objektiva te caktuara si, rritjen
e shpejte e GNP real, stabilitetin e cmimeve, nivelin e papunesise, etj. Ndermjet
instrumentave te politikes monetare (si tavanet e kredise, operacionet e tregut te
hapur, kredite me zbritje, rezervat e kerkuara, etj.) dhe objektivave te mesiperme
qendrojne disa objektiva te ndermjetme, qe lidhen me vlera te caktuara te
normave te interesit, ofertes monetare, etj. Keto objektiva te ndermjetme kane
rendesi se jane hallka te procesit te ndikimit te ketij instrumenti te politikes
monetare mbi objektivin perfundimtar (si p.sh GNP.). Nga ana tjeter, ne
realizimin e objektivave te politikes monetare ndikojne edhe faktore te tjere,
keshtu qe parashikimi i mases se ndikimit te politikes monetare kerkon njohjen e
gjithe mekanizmit qe realizon kete ndikim.

Le te ndalemi fillimisht na analizen e instrumentave te politikes monetare.

_____________________________________________________________________________________
2
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
• Tavanet e kredise perfaqesojne metoden me te thjeshte per te
kufizuar huate bankare dhe si rrjedhoje, edhe oferten monetare. Banka
Qendrore vendos kufij te siperm per huate qe mund te japin bankat e
nivelit te dyte. Natyrisht keto kufij (pra, keto tavane), nuk jane te
pandryshueshem, por ndryshimin e tyre mund t’a beje vetem Banka
Qendrore, ne perputhje me objektivat e saj. Disavantazhi i ketij
instrumenti qendron ne faktin se shuma e huase percaktohet nga
Banka Qendrore dhe jo nga forcat e tregut.

• Operacionet e tregut te hapur, perbejne instrumentin me te


rendesishem ne duart e Bankes Qendrore. Keto operacione
perfaqesojne shitjen ose blerjen e letrave shteterore me vlere (bono
thesari, obligacione etj) ne tregun e hapur. Kjo behet me qellim qe
Banka Qendrore te ule ose te rrise rezervat e bankave. Shitja ose
blerja e letrave shtetrore me vlere behet me vendim te organit perkates
te Bankes Qendrore, ne funksion te objektivave qe kerkohen te arrihen.
P.sh, ne qofte se mendohet qe inflacioni po rritet dhe kerkohet ulje e tij,
atehere Banka Qendrore nepermjet organit perkates vendos qe te
shese letra me vlere, me qellim qe te pakesoje rezerven monetare te
bankave, duke shtrenguar kushtet e kredise. Shitja e letrave me vlere
pakeson rezervat e sistemit bankar, fillimisht ne masen e shitjes, pra
ne masen qe paraja hyn ne Banken Qendrore, dhe nepermjet levizjes
ne sistemin bankar, ky pakesim shumohet.

• Kredia ne zbritje eshte nje instrument tjeter ne duart e Bankes


Qendrore. Banka Qendrore mund t'u jape hua bankare. Keto hua i
quajme rezerva te huajtura. Efekti i ketij instrumenti ne drejtim te
rezervave ne depozitat bankare eshte me pak i sakte se instrumenti
paraarrdhes, sepse Banka Qendrore nuk mund te percaktoje me
saktesi sa kredi do te marrin bankat. Ajo vetem i rrit ato nepermjet
ndryshimit te perqindjes se zbritjes (normes se diskauntit), e cila
perfaqeson interesin qe paguajne bankat per kredine qe marrin nga
banka qendrore. Kur kjo e fundit deshiron te rrise oferten monetare,
nxit marrjen e kredive duke ulur perqindjet e zbritjes. Por ajo nuk i
detyron dot bankat te marrin kaq apo aq kredi.

• Rezervat e kerkuara Sic eshte vene ne dukje me siper, Banka


Qendrore vendos nje norme te detyrueshme te rezervave qe duhet te
mbaje cdo banke tregetare, e cila quhet norme e rezerves se kerkuar.
Kjo i siguron asaj mundesine e kontrollit te ofertes monetare. Vecoria e
ketij instrumenti eshte se cdo ndryshim sado i vogel i rezerves se
kerkuar, con potencialisht ne nje ndryshim shume te madh te ofertes
monetare. Banka Qendrore perdor normen e rezerves se kerkuar si
mjet per te ngushtuar ose zgjeruar diapazonin e shumefishimit te
parase, per nje njesi shtese te depozitave bankare. Psh, ne qofte se
_____________________________________________________________________________________
3
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
banka qendrore synon te ndjeke nje politike te shtrenguar monetare,
ajo pervec instrumentave te tjere, mund te rrise normen e rezerves se
kerkuar. Instrumenti i rezerves se kerkuar perdoret me kujdes nga
Banka Qendrore sepse cdo ndryshim sado i vogel i kesaj rezerve, con
ne nje ndryshim te madh dhe te menjehershem te ofertes monetare.

Tregu monetar dhe mekanizmi i politikes monetare

Ndikimi i politikes monetare ne variablat kryesore makroekonomike realizohet


nepermjet nje mekanizmi te caktuar, ku nje vend qendror ze tregu monetar.

Tregu monetar perfshin nje bashkesi institucionesh ku realizohet shitja dhe blerja
e letrave afatshkurtera me vlere. Letrat me vlere jane dokumente qe perdoren
per te vertetuar pronesine ndaj aktiveve te ndryshme dhe paraqiten si aksione,
obligacione, bono thesari, etj. Letrat me vlere jane afatshkurter dhe afatgjate, ne
varesi te maturimit te tyre. Ato letra me vlere qe kane afat maturimi deri ne nje vit
quhen afatshkurtera, kurse ato me afat maturimi mbi nje vit quhen afatgjata.
Tregu monetar ndryshon nga institucionet e tjera financiare, si bursa e
aksioneve, etj. te cilat jane te vendosura ne nje vend te caktuar, sepse ai
perbehet nga nje rrjet i gjere komisioneresh (shitesish dhe bleresish).

Dy jane kategorite kryesore te tregut monetar: kerkesa dhe oferta per para.
Bashkeveprimi i kerkeses dhe ofertes per para ne kete treg percakton sasine e
parase dhe normen e interesit te ekuilibrit. Kerkesa per para shpreh marredhenie
midis sasise se kerkuar per para dhe normes se interesit, duke supozuar
konstante gjithe faktoret e tjere qe ndikojne ne sasine e parase qe deshirojne te
mbajne njerezit.

Kerkesa per para, sic ka theksuar Kejnsi, mbeshtetet ne tre motive :


a) Motivi i transaksioneve Ky eshte motivi kryesor i mbajtjes se parase. Blerjet
e te mirave dhe sherbimeve ne jeten e perditeshme kerkojne qe nje sasi parash
te mbahet si para e gateshme (para ne dore). Ne te kunderten, duhet shkuar ne
banke per terhequr para sa here qe behet ndonje blerje duke harxhuar keshtu
kohe. Pra, kostoja oportune e mosmbajtjes se parase ne dore eshte e
konsiderueshme.
b) Motivi mbrojtes Paraja mbahet si para e gatshme edhe per t'u siguruar ne
rast ngjarjesh te paparashikuara, qe kerkojne te behen blerje te paplanifikuara.
c) Motivi i spekullimit Paraja mbahet edhe per te shmangur humbjet qe vijne nga
mbajtja e letrave me vlere. Ky motiv lidhet me ata njerez qe blejne letra me vlere
here pas here. Luhatjet qe vihen re ne cmimet e letrave me vlere i nxisin njerezit
qe t’i shesin ato dhe te mbajne para, kur mendojne qe cmimet e tyre do te
pesojne renie dhe te blejne perseri kur mendojne se cmimet e tyre do te rriten .

Sasia e parase qe deshirojne te mbajne njerezit varet nga tre faktore kryesore:
niveli i cmimeve, GNP real dhe norma e interesit. Duke i marre faktoret e tjere te
_____________________________________________________________________________________
4
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
pandryshueshem, marrdheniet midis normes se interesit dhe sasise se parase
qe kerkohet te mbahen ne dore, jepen nepermjet kategorise se kerkeses per
para.
Lidhja sasi e kerkuar e parase-norme interesi eshte nje lidhje inverse, dmth me
rritjen e normes se interesit bie sasia e kerkuar per parate. Grafikisht kerkesa per
para do te jepej nga figura 1a. Kerkesa per para mund te zhvendoset djathtas
ose majtas ne varesi te ndryshimit te faktoreve qe me siper i supozuam
konstante, p.sh rritja e GNP real e zhvendos djathtas kerkesen per para, sepse
rritet sasia e transaksioneve qe duhet te bejne njerezit ne nje kohe te dhene, ose
me rritjen e inflacionit (nivelit te cmimeve ) rritet sasia e parase qe duhet per te
realizuar te njejtin vellim transaksionesh, prandaj kerkesa per para zhvendoset
djathtas.
Nga ana tjeter, ne tregun monetar perballe kerkeses per para qendron oferta e
parase , te cilen ne analizen tone e marrim te dhene, pra, te pavarur nga norma
e interesit, perderisa sic kemi sqaruar ajo percaktohet nga banka qendrore ne nje
moment te dhene (figura 1b.)
Eshte e qarte qe pika e prerjes se kerkeses me oferten per para tregon ekuilibrin
e tregut monetar, te cilit i pergjigjen norma e interesit e ekuilibrit dhe sasia
perkatese e parase (figura 1c).
Norma interesit Norma interesit Norma interesit

D D
E0
M*

Sasia e parase Sasia e parase Sasia e parase


a) b) c)

Figura 1 a) kerkesa per para b) oferta monetare c) ekuilibri monetar

Ekuilibri i perfaqesuar nga pika E0 eshte nje ekuiliber i qendrueshem. Po te


supozonim norma me te larta interesi se kjo, do te kishim nje teprice te ofertes se
parase dhe njerezit do te tentonin te blinin letra me vlere per shkak te kostos se
larte te mbajtjes se parase, duke shkaktuar rritjen e cmimit te letrave me vlere.
Rritja e ketij te fundit, do te conte ne uljen e normes se interesit duke e cuar ate
tek niveli i ekuilibrit. Ekziston nje lidhje inverse ndermjet cmimit te letrave me
vlere dhe normes se interesit (rritja e njeres eshte e lidhur me uljen e tjetres). E
kunderta do te ndodhe per norma interesi me te uleta se ajo e ekuilibrit.

Le te shohim se si ndryshon ekuilibri ne tregun monetar kur ndryshojne kushtet


qe e percaktojne ate.
_____________________________________________________________________________________
5
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
Se pari, le te shohim si ndikon zbatimi i nje politike monetare te caktuar ne tregun
monetar. Supozojme se banka qendrore mendon te ndjeke nje politike te
shtrenguar monetare, per te ulur inflacionin e larte egzistues. Per kete ajo
redukton oferten monetare, e cila con ne nje teprice kerkese per para, keshtu qe
njerezit do te fillojne te shesin aktivet e tyre (letrat me vlere) per te plotesuar kete
kerkese. Shitja e aktiveve do te conte ne uljen e cmimit te tyre, pikerisht per
shkak te rritjes se ofertes se ketyre aktiveve, duke rritur normat e interesit,
derisa te arrihet ne nje ekuilber te ri, ku kerkesa per para eshte e barabarte me
oferten monetare. Sipas figures 2 do te kishim zhvendosjen e ofertes monetare
nga S ne S' dhe te ekuilibrit nga E ne E'. Si rrjedhim, kemi rritje te normes se
interesit nga io ne i'.
norma e interesit

S’ S

E’
i’ E
i0

M’ M* sasia e parave

Figura 2 Zhvendosja e ofertes monetare

Se dyti, e kunderta do te ndodhte nese do te kishim nje rritje te kerkeses per


para. Supozojme se kemi nje rritje te prodhimit real, e cila ka cuar ne rritjen e
vellimit te transaksioneve dhe si rrjedhim ne zhvendosjen e kerkeses per para
djathtas. Ne kushtet kur oferta e parase eshte e pandryshuar, zhvendosja e
kurbes se kerkeses per para e cila, duke arsyetuar si ne rastin e pare con ne
rritjen e normes se interesit se ciles qe i pergjigjet nje ekuilibri te ri.

Po te shikojme figuren 3, veme re se zhvendosja e kerkeses nga D ne D' krijon


nje teprice kerkese Δ M, ne nivelin io te normes se interesit, e cila ben presion qe
ekuilibri te vendoset ne nje norme me te larte interesi i'. E kunderta do te
ndodhte ne qofte se do te kishim nje renie te kerkeses per para.

norma e interesit

_____________________________________________________________________________________
6
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
S

E’
i’ ΔM

i0 D’
E0
D

M* sasia e parave M
Figura 3
Zhvendosja e kerkeses per para

Tregu monetar perben nje element shume te rendesishem te mekanizmit te


politikes monetare. Politika monetare me instrumentat qe perdor synon te arrije
objektiva te caktuara. I gjithe ky proces kerkon kohe dhe realizohet nepermjet
disa hallkave te nderlidhura qe formojne mekanizmin e transmisionit te politikes
monetare. Ne vija te pergjitheshme, mekanizmi i transmisionit perbehet nga disa
shkalle. Keshtu p.sh, ne qofte se marrim parasysh nje politike monetare
shtrenguese do te kishim :
1. Banka qendrore nepermjet instrumenteve te saj, si p.sh shitja e letrave me
vlere, redukton rezervat ne sistemin bankar.
2. Ndermjet hallkave te sistemit bankar ky reduktim zvogelon oferten monetare.
3. Zvogelimi i ofertes monetare con ne rritjen e normes se interesit ne tregun
monetar.
4. Norma e larte e interesit do te nxise reduktimin e shpezimeve private dhe
shteterore vecanerisht te investimeve, sepse rritet kostoja e financimit te tyre.
5. Reduktimi i shpenzimeve, con ne uljen e nivelit te GNP, te punezenies dhe te
inflacionit .

_____________________________________________________________________________________
7
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________

POLITIKA FISKALE

1. Buxheti qeveritar dhe politikat fiskale

Politika fiskale konsiston nga njera ane, ne politiken e shperndarjes se


shpenzimeve qeveritare per mallra dhe sherbime dhe per kryerjen e pagesave te
transferueshme dhe nga ana tjeter, ne politiken e sigurimit te te ardhurave dhe
para se gjithash te taksave. Politika fiskale realizohet per te arritur qellime te
caktuara makroekonomike, si ulja e papunsise, stabilizimi i cmimeve, rritja
ekonomike, etj.
Shpenzimet dhe te ardhurat e parashikuara nga qeveria per nje periudhe nje
vjecare pasqyrohen ne buxhetin qeveritar. Pra, buxheti eshte i perbere nga dy
pjese jo domosdoshmerisht te barabarta: shpenzimet dhe te ardhurat. Ai sherben
per te rregjistruar dhe kontrolluar si kryerjen e shpenzimeve, ashtu edhe
realizimin e te ardhurave te planifikuara. Ne buxhetin qeveritar, si shpenzimet
ashtu edhe te ardhurat paraqiten te detajuara, perkatesisht sipas drejtimeve te
kryerjes se shpenzimeve (arsim, shendetesi, mbrojtje, etj.) dhe te burimeve te te
ardhurave (taksa mbi te ardhurat individuale, taksa mbi sigurimet shoqerore,
taksa mbi te ardhurat e ndermarjeve, etj.).
Buxheti qeveritar mund te jete me teprice pozitive (suficitar), me teprice negative
(deficitar) ose i balancuar. Ne qofte se te ardhurat i kalojne shpenzimet, buxheti
eshte suficitar; kur shpenzimet tejkalojne te ardhurat eshte deficitar dhe kur te
ardhurat jane te barabarta me shpenzimet kemi buxhet te balancuar.

Per te mbuluar deficitin e buxhetit, ne rastet kur buxheti eshte deficitar, qeveria
mund te ndjeke dy rruge:
• te shtype (emetoje) para ose
te marre hua nga publiku (ose nga vende te tjera), qe perbejne edhe borxhin
qeveritar.
Ne perputhje me synimet makroekonomike, qeveria ndryshon programet e saj
mbi shpenzimet apo te ardhurat. Ne qofte se qeveria ka si synim te rrise
kerkesen agregate, ajo do te ndiqte nje politike fiskale zgjeruese
(ekspansioniste). Ne te kundert, nese synimi eshte te ule kerkesen apo oferten
agregate, kemi te bejme me nje politike fiskale ngushtuese (kontraktuese). Nje
politike e caktuar fiskale qe realizohet nepermjet veprimit aktiv te qeverise quhet
politike fiskale aktive (ose e paramenduar), e cila mund te jete ekspansioniste
ose kontraktuese.
Ne te kunderten, nje veprim automatik ose spontan i sistemit fiskal ne pergjigje te
ndryshimeve ekonomike dhe qe eshte rezultat i veprimeve te meparshme te
qeverise, quhet politike fiskale automatike, e cila mund te jete gjithshtu
ekspansioniste ose kontraktuese.

_____________________________________________________________________________________
8
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
Pra dallojme kater lloje te politikes fiskale:

1. ekspansioniste aktive;
2. kontrantuese aktive;
3. ekspansioniste automatike;
4. kontraktuese automatike.

Nderhyrjet e paramenduara (aktive) te qeverise behen nepermjet mekanizmeve


fiskale, nga te cilet ato me kryesore jane:

A. Projektet e investimeve publike, pra inicimi i projekteve te tilla si projektet e


elektrifikimit, te furnizimit me uje, etj. Sidoqofte, projekte te tilla qe kane nevoje
per nje kohe relativisht te gjate per t'u vene ne jete perdoren ralle. Efektet e tyre
kunderciklike mund te jene edhe negative, pra ato mund te fillojne kur faza
perkatese e ciklit te biznesit te kete kaluar.

B. Projektet publike te punesimit. Ndryshe nga projektet publike te investimeve


qe kerkojne shume kapital dhe kohe te gjate per t'u realizuar, projektet publike te
punesimit synojne zenien ne pune te punetoreve brenda nje periudhe te shkurter.
Keto projekte perfaqsojne sot nje mjet stabilizimi qe eshte perdorur shpesh kohet
e fundit. Edhe ndaj ketij mjeti ka mjaft kritika qe lidhen me eficencen e tyre dhe
faktin qe ato nuk ofrojne punedhenie serioze te papuneve.

C. Ndryshimi i normave te taksave. Ndryshimi i normave te taksave ne


drejtimin e duhur mund te perdoret per te stimuluar apo frenuar zhvillimin e
ekonomise. Sidoqofte, mendohet se ky mjet mund te perdoret me sukses vetem
ne qofte se do te mund te arrihej nje ndryshim i shpejte dhe i perkohshem i
taksave, sepse ne te kundert, do te kalonte faza perkatese e ciklit dhe ndryshimi i
taksave ne vend qe te sillte dobi do te demtonte. Por, nje ndryshim i shpejte dhe i
perkohshem i taksave eshte veshtire te arrihet (sepse, p.sh kur nje takse ulet
politikisht eshte e veshtire rritja e saj perseri). Nga ana tjeter, njerezit duke qene
te ndergjegjshem per karakterin e perkohshem te ndryshimit te taksave, nuk do
te ndryshojne ne menyre te mjaftueshme sjelljen e tyre, duke kushtezuar keshtu
efekte te kufizuara kunderciklike te kesaj politike fiskale.

Duke filluar nga vitet '40 deri ne fund te viteve '70, shume ekonomiste tregonin
besim te madh ne rolin e politikes fiskale ne stabilitetin e ciklit te biznesit. Por, ne
dekadat e fundit ky besim u trondit dhe shume ekonomiste vleresojne me shume
politikat monetare ne rolin e tyre stabilizues. Sipas tyre, politikat fiskale mund te
perdoren ne depresionet e thella ose ne situatat me inflacion te larte, kur efekti i
politikave monetare eshte i kufizuar.

Zbatimi i nje politike te caktuar fiskale do te kete ndikimin e vet ne buxhetin e


qeverise, perkatesisht ne zerat e shpenzimeve apo te ardhurave dhe per

_____________________________________________________________________________________
9
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
rrjedhoje, edhe ne gjendjen e buzhetit si buxhet suficitar, deficitar apo i
balancuar.

Ne percakrimin e praktikave te bilancimit te buxhetit, ne financat publike moderne


ndeshet shpeh ndarja e buxhetit ne buxhet strukturor dhe buxhet ciklik, duke
perqendruar vemendjen ne buxhetin strukturor dhe per rrjedhoje edhe ne
deficitet strukturore.
Sipas kesaj ndarjeje:
Buxheti aktual = Buxheti strukturor + Buxheti ciklik
ku:
Buxheti aktual pasqyron shpenzimet, te ardhurat dhe deficitin faktik ne nje
periudhe te dhene;
Buxhetin strukturor pasqyron shpenzimet, te ardhurat dhe deficitet qe do te
ekzistonin (pra, te supozuara) ne qofte se ekonomia do te funksiononte ne
kushtet e prodhimit potencial.
Buxheti ciklik pasqyron efektet e ciklit te biznesit ne buxhet, pra pasqyron
ndryshimet ne shpenzimet, te ardhurat dhe deficitet, si rezultat i mosfunksionimit
te ekonomise ne kushtet e prodhimit potencial, pra si rezultat i ndodhjes se saj
ne nje situate depresioni ose bumi ekonomik.

Ne praktike, dallimi ndermjet buxhetit strukturor dhe atij ciklik lidhet me


ndryshimin ndermjet stabilizatoreve aktiv dhe atyre automatik. Keshtu, ndersa
buxheti strukturor lidhet me stabilizatoret aktiv, buxheti ciklik lidhet me
stabilizatoret automatik. P.sh. gjate recesionit ndodh rritje e fondeve te sigurimit
te papunesise, e pagesave te ndryshme te asistences sociale, si dhe paksimi i te
ardhurave nga taksat. Te gjitha keto ndryshime ndikojne ne buxhetin ciklik duke
rritur deficitin ciklik. Ndersa, nese qeveria u drejtohet politikave fiskale aktive,
p.sh. vendos uljen e normes se taksave apo rritjen e shpenzimeve per mbrojtje,
atehere ato do te pasqyrohen ne buxhetin strukturor duke rritur deficitin
strukturor.
Megjithate, nuk ka nje kufi te prere midis deficitit strukturor dhe atij ciklik.
Zakonisht, politika fiskale aktive e qeverise ndikon nepermjet efekteve te saj ne
permasat e prodhimit dhe ne buxhetin ciklik e per rrjedhoje, ne deficitin ciklik.
Keshtu, p.sh ne qofte se qeveria vendos paksimin e shpenzimeve ushtarake me
nje shume te caktuar, kjo do te paksonte deficitin struktural.Por, duke supozuar
kushtet e tjera te pandryshuara, ky paksim i shpenzimeve do te ndikonte ne uljen
e permasave te prodhimit per ekonomine ne teresi, duke ndikuar edhe ne rritjen
e deficitit ciklik.
Efekti neto i politikave fiskale aktive i ndryshon ne te njejtin drejtim si deficitin
strukturor ashtu edhe ate aktual. Por, per te shpejtuar ndikimin e politikes fiskale
ne ekonomi, duhet te mbajme parasysh deficitin strukturor dhe jo ate aktual pasi,
ky i fundit, ndikohet edhe nga ndryshimet e paparashikuara ciklike te ekonomise.
Per kete arsye, buxheti strukturor perben nje nga instrumentat kryesore te
analizes makroekonomike. Ai lejon te vecohen efektet e masave politike nga

_____________________________________________________________________________________
10
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
efektet e ciklit te biznesit, duke dhene mundesine qe te parashikojme ndikimin e
politikes fiskale aktive ne ekonomi.

Pasojat ekonomike te borxhit qeveritar

Huate e akumuluara nga qeveria per te mbuluar deficitin buxhetor, perbejne


borxhin qeveritar ose publik. Pjesa me e madhe e ketij borxhi eshte ne formen e
letrave me vlere qe sjellin interes, si obligacionet etj. Ndryshimi borxhit qeveritar
gjate nje periudhe kohe te dhene (1 vit) eshte i barabarte me deficitin buxhetor.
Ne vitin 1988, borxhi publik i SHBA perbente 37% te GNP vjetore dhe vetem
pagesat e interesave perbenin 3,2% te GNP. Po keshtu ne 1818 Anglia kishte
nje borxh publik qe vleresohej sa dyfishi i GNP, kur dihet se shekulli i 19 ishte
shekulli i lavdise se Anglise nga pikpamja e fuqise se saj. Ne te kunderten, ne
vitet '70, megjithse borxhi publik ishte modest, ekonomia angleze ishte zhytur ne
stanjacion. Pra, nuk ka arsye per te paragjykuar cdo borxh qeveritar si dukuri te
dobesise, apo si faktor zhvillimi te nje vendi.
Megjithate, borxhi qeveritar perfaqson nje barre per ekonomine dhe popullsine e
vendit qe e ka ate borxh, pasi borxhi shoqerohet me nje sere problemesh si:

• Nevoja per t'i sherbyer borxhit te jashtem; Borxhi i jashtem perfaqson borxhin
qe nje vend u detyrohet te huajve dhe eshte nje zbritje neto nga mallrat dhe
sherbimet ne dispozicion te njerezve te vendit borxhli. Keshtu, Brazili apo
Meksika ne mesin e viteve '80, duhet te paguanin 1/4 ose 1/3 e te ardhurave
nga eksporti per t'i sherbyer borxhit te jashtem, duke ulur ne kete menyre
konsumin e mundshem brenda vendit. Ndersa, borxhi i brendshem eshte
borxhi qe nje vend i detyrohet qytetareve te vet. Eshte relativisht e perhapur
pikpamja se borxhi i brendshem nuk perben ndonje barre, pasi keto te
ardhura mbeten vetem brenda vendit.

• Humbja e eficences per shkak te rritjes se taksave ne menyre qe te paguhen


interesat dhe vete kestet e borxhit, etj. Nje borxh i brendshem kerkon pagimin
e interesave ndaj vete mbajtesve te obligacioneve dhe per kete qellim rriten
taksat. Bile disa njerez duhet te paguajne taksa te njejta me shumen qe ata
marrin si interes. Perdorimi i taksave per pagimin e interesave ka efekte
negative ne nxitjen e njerezve per te punuar dhe kursyer, gje qe shoqerohet
me ulje te eficiences.

• "Zhvendosje e kapitalit"; Pasoja me serioze e nje deficiti te madh qeveritar


eshte "zhvendosja e kapitalit" nga stoku i pasurise se nje vendi. Njerezit i
mbajne pasurite e tyre ne forma te ndryshme nga te cilat me kryesore jane:
- borxhe qeveritare;
- aktive qe ne fund te fundit paraqesin pronesi mbi kapitalin privat token, etj.

_____________________________________________________________________________________
11
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
Ne qofte se rriten zoterimet e obligacioneve nga njerezit, duke e marre te
pandryshuar shumen e pasurise se tyre, kuptohet se do te zvoglohen aktivet
qe perfaqsojne zoterim kapitali. Pra, kapitali privat do te zevendesohet, do te
"zhvendoset" nga borxhi qeveritar.

_____________________________________________________________________________________
12
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit