Вы находитесь на странице: 1из 10

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike

_____________________________________________________________________________________

PROBLEME MAKROEKONOMIKE

Cdo shoqeri, si ato ne nje shtet komunist plotesisht te kolektivizuar, ne nje shtet
industria kapitalist apo edhe ne cdo forme mikse duhet te perballojne tre probleme
ekonomike baze dhe te pavarur:

A) C'fare te prodhojme
Percaktimi "c'fare te prodhojme" i referohet te prodhimeve dhe sherbimeve (si dhe
sasise se tyre) qe shoqeria duhet te prodhoje. Duke qene se burimet jane te kufizuara,
asnje ekonomi nuk mund te prodhoje cdo mall apo sherbim ne sasine e deshiruar nga te
gjithe pjestaret e shoqerise. Sasi me e madhe e nje malli apo sherbimi zakonisht do te
thote me pak per te tjeret. Prandaj, cdo shoqeri duhet te zgjedhe saktesisht se cilat
mallra dhe sherbime duhet te prodhoje dhe ne c'sasi.
- Ne nje shoqeri te bazuar ne inisiativen e lire, ky problem zgjidhet nga mekanizmi i
cmimeve. Prodhuesit ofrojne, per nje periudhe te gjate vleresimi, vetem ato mallra dhe
sherbime per te cilat konsumatoret jane te gatshem te paguajne nje cmim unitar te larte,
sa mjafton per te mbuluar te pakten koston e plote te prodhimit. Duke paguar nje cmim
me te larte, konsumatoret shtyjne normalisht prodhuesit per te rritur sasine e nje malli te
ofruar per njesi kohe. Nga ana tjeter, nje zvoglim i cmimit do te coje ne zvoglimin e
sasise se kerkuar.
- Ne nje ekonomi mikse, qeveria nepermjet politikave te saj fiskale modifikon dhe ne disa
raste zevendeson nepermjet kontrollit direkt, veprimin e mekanizmit te cmimeve, ne
percaktimin e "c'fare te prodhojme".

B) Si t'a prodhojme
Percaktimi "si t'a prodhojme" i referohet zgjedhjes se kombinimit te faktoreve dhe te
teknikave te vecantate perdorura ne prodhimin e nje malli apo sherbimi. Duke qene se
burimet jane te kufizuara ne cdo ekonomi, kur rritet perdorimi i tyre ne disa mallra apo
sherbime, paksohet disponibiliteti per perdorime te tjera. Prandaj shoqeria ndodhet
gjithnje perpara problemit te zgjedhjes se teknikes qe jep koston minimale te
mundeshme (ne kuptimin e burimeve te perdorura) per prodhimin e cdo njesie malli apo
sherbimi te deshiruar.
- Ne nje ekonomi te bazuar ne inisiativen e lire, problemi "si te prodhojme" zgjidhet nga
mekanizmi i cmimeve. Duke qene se cmimi i nje faktori reflekton zakonisht dobesine e tij
relative, teknika me e mire per prodhimin e nje malli apo sherbimi eshte ajo qe lidhet me
koston minimale. Nese cmimi i nje faktori rritet kundrejt cmimeve te faktoreve te tjere te
perdorur ne prodhimin e nje malli apo sherbimi, prodhuesit kalojne ne nje teknike con ne
nje perdorim me te vogel te faktorit te kushtueshem, per minimizimin e kostos se
prodhimit. E kunderta verifikohet kur cmimi i nje faktori zvoglohet kundrejt cmimit te
faktoreve te tjere.

C) Per ke prodhojme
Percaktimi "per ke prodhojme" i referohet faktit se si kenaqen kerkesat e cdo
konsumatori. Duke qene se te mirat materiale dhe sherbimet jane te kufizuara ne cdo
ekonomi, asnje shoqeri nuk mund te plotesoje te gjitha nevojat e pjestareve te saj.
Ngrihet pra nje problem zgjedhjeje: si duhet te shperndahet ndermjet individeve dhe
familjeve produkti kombetar?
- Ne mungese te nje regullimi apo kontrolli qeveritar, edhe problemi "per ke prodhojme"
zgjidhet nga mekanizmi i cmimeve. Ekonomia do te prodhoje ato mallra qe kenaqin
kerkesat e atyre personave qe mund te shpenzojne te ardhurat per ti blere. Sa me te
medha te ardhurat e individit, aq me teper ekonomia do te synoje prodhimin e ketyre
____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
1
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

madhrave. Ne emer te barazise dhe drejtesise, qeverite zakonisht modifikojne


mekanizmin e cmimeve mepermjet tatimeve, duke i perdorur edhe per shebime publike
si arsim, ligj, rend publik, mbrojtje, etj.

Nese shprehemi ne gjuhen e ekonomise, duhet te pranojme se per te (ekonomine) ne


hyrje te proceseve prodhuese jane "faktoret e prodhimit" dhe ne dalje "te mirat" e
prodhuara.
Nje faktor prodhimi eshte nje e mire apo nje sherbim i perdorur nga ndermarjet ne
procesin e tyre prodhues. Faktoret e prodhimit kombinohen per realizimin e produkteve,
ndersa keto te fundit jane te perbere nga tipe te ndryshem te mirash dhe sherbimesh qe
konsumohen ose perdoren ne prodhimin e metejshem.
Ne pergjithesi faktoret e prodhimit ndahen ne tre grupe: toka dhe burrimet natyrale, puna
dhe kapitali.
Toka perbehet nga terreni i destinuar per agrikulture ose per konstruktimin e ndertesave
dhe rrugeve; burrimet natyrale perfshijne lendet djegese, mineralet, lendet drusore te
perdorura ne prodhim, etj.
Puna eshte e perbere nga koha qe njerezit i dedikojne prodhimit.
Kapitali eshte i perbere nga te mira te qendrueshme, produkte te sistemit ekonomik per
te prodhuar te mira te tjera. Ne keto te mira te panumerta perfshihen makinat, rruget,
ndertesat, mjetet e punes, etj.

Ne kete menyre, tre problemet baze te ekonomise, per te cilat duhet te vendose nje
shoqeri formulohen:
a) C'fare te prodhohet ndermjet produkteve qe mund te zgjidhen per t'u realizuar dhe
ne c'sasi;
b) Si te realizohen keto produkte, pra me c'fare teknikash te kombinohen faktoret e
prodhimit per t'i realizuar keto produkte te deshiruare;
c) Per ke te realizohen dhe te shperndahen keto produkte.

KUFIRI I MUNDESIVE TE PRODHIMIT DHE KOSTOJA OPORTUNE

Mundesite e prodhimit ne nje ekonomi te dhene dhe ne nje kohe te dhene, jane te
kufizuara per shkak te kufizimit te burimeve (natyrale, njerezore, etj) 1 . Kjo e detyron cdo
shoqeri qe te zgjedhe ndermjet te mirave te prodhueshme. Keshtu, cdo shoqeri qe i
perdor plotesisht te gjitha burimet e saj duhet qe gjithnje, per prodhimin e nje te mire, te
heqe dore nga prodhimi i nje te mire tjeter; ky zevendesim eshte ligji qe rregullon jeten e
nje sistemi ekonomik te karakterizuar nga nje perdorim i plote i burimeve te tij.
Kufiri i mundesive te prodhimit shpreh gamen e mundesive ndermjet te cilave shoqeria
duhet te zgjedhe per te prodhuar. Ai shpreh ne kete menyre, kombinime te ndryshme te
mallrave dhe sherbimeve qe mund te prodhoje nje vend gjate nje periudhe te dhene
kohe, duke perdorur te gjitha burimet ne dispozicion dhe teknikat me eficente te
prodhimit 2 .

1
Kjo shpreh faktin se burrimet natyrale, njerezore ose jo, ekzistojne vetem ne sasi te fundme, qe edhe duke
u perdorur sipas njohurive me te mira teknike, lejojne te prodhohen vetem sasi maksimale te kufizuara te
cdo te mire ekonomike. Kufiri i mundesive te prodhimit tregon kufirin e siperm te kombinimit te te mirave te
prodhueshme.
2
Eficenca ekonomike nuk perputhet me rendimentin ne sensin teknik ose termodinamik (qe quhet edhe kjo
eficence). Mund te jene ekonomikisht te vlefshme edhe metoda shkencerisht me pak eficente se metoda te
tjera qe specialistet i pershkruajne si teknikisht me eficente. Keshtu, per fizikantet shndrimi i energjise termike ne energji
mekanike ndodh me nje rendiment me te larte ne 4000° se ne 1000°. Por duke qene se metalet e afte te
____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
2
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

Le te marrim nje shembull. Supozojme se nje ndermarje prodhon dy mallra A dhe B.


Perdorimi i te gjitha burimeve te firmes per prodhimin e mallrave A dhe B krijon nje
numer kombinacionesh te sasise se prodhimit te tyre, kombinacione keto qe mund te
shprehen nepermjet grafikut te meposhtem.

Figura 1 Kurba e mundesive te prodhimit

Kalimi neper pika te ndryshme te ketij grafiku nenkupton transferimin e nje pjese te
burimeve nga prodhimi i nje artikulli ne tjetrin. Kurba e perftuar quhet kurba e kufirit te
mundshem (te mundesive) te prodhimit.
Cdo pike qe ndodhet nen vijen e kufirit te mundesive te prodhimit (pika M) tregon se
burimet nuk perdoren plotesisht, ose ato perdoren ne menyre joeficiente. Keto quhen
pika te padeshirueshme. Ne keto raste, eshte e mundur rritja e prodhimit te te dy
mallrave njekohesisht ose rritja e prodhimit te njerit mall, pa ulur prodhimin e mallit tjeter.
Cdo pike mbi (jashte) kufirin e mundesive te prodhimit (pika N), tregon kombinime te
paarritshme per sasine e disponuar te burimeve dhe shkallen ekzistuese te eficiences.
Pikat ne kufirin e mundesive te prodhimit, perfaqsojne perdorimin maksimal te
kapaciteteve prodhuese. 3

Nese sistemi ekonomik vepron ne kufijte e mundesive te prodhimit, kjo do te thote se ai


vepron ne menyre eficente.
Eficenca eshte dhe nje problem themelor ne ekonimi (ndoshta me themelori) Keshtu, nje
sistem ekonomik vepron me eficence kur nuk eshte ne gjendje te prodhoje nje sasi me
te madhe te nje te mire pa prodhuar nje sasi me te vogel te te mires tjeter, pra kur
ndodhet ne kufirin e mundesive te prodhimit.
Por cdo vrojtim ne shoqerine e sotme te ben te kuptosh se kemi shpesh nje
mosperdorim te burrimeve: punetore te papune, fabrika te mbyllura, toka te papunuara.

durojne temperatura shume te larta jane shume te rralle, eshte ekonomikisht e preferueshme per tekniket
dhe imprenditoret te adoptojne metoden qe paraqet nje rendiment termodinamik me te ulet.
3
Keto koncepte sqarojne eksperiencen gjate Luftes se dyte Boterore te SHBA dhe te US. Si arriten Shtetet
e Bashkuara pas viteve '60 te behen "arsenali i demokracise" dhe ne te njejten kohet te arrijne nje nivel
jetese te popullsise te pa arritur me pare? Ne pergjithsi duke absorbuar papunesine dhe duke levizur drejt
kufirit te mundesise se prodhimit. Rasti i US gjate kohes se luftes ishte i ndryshem. Perpare lufte sovjetiket
kishin nje papunesi mjaft modeste dhe ndodheshin ne kufirin e mundesive te prodhimit, ndonese mjaft te
ulet. Por ato levizen te detyruar gjate ketij kufiri, duke zevendesuar te mirat civile me ato ushtarake, bashke
me te gjitha privacionet qe sjell nje veprim i tille.
____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
3
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

Por edhe ligjet ekonomike mund te jene te ndryshme kur keto burrime nuk perdoren
plotesisht. Kur keto burrime nuk perdoren plotesisht nuk ndodhemi ne asnje pike te
kurbes se mundesive te prodhimit por nen te (brenda saj).
Papunesia eshte shkaku kryesor, por jo i vetmi shkak i veprimit te ekonomise nen kufijte
e mundesive te prodhimit. Keshtu:
- nje sistem mund te ndodhet nen keta kufij edhe kur ka nje organizim te ineficent.
Keshtu ndodhi ne Poloni pas grevave te viteve 1981-1982 gjate te cilave prodhimi
pesoi nje ulje dramatike pasi sistemi i cmimeve pushoi se funksionuari. Cregullimi
politik e shtyu Polonine mjaft brenda kufirit te saj te prodhimit;
- me pak te dukshem por shume te rendesishem jane rastet kur ekonomia ndodhet
brenda kufirit te saj per shkak te mbreterimit te politikave monopoliste;
- ose kur ajo kontrollohet nga dekrete arbitrare burokratike.

Kufiri i mundesive te prodhimit nuk eshte i pandryshueshem. Keshtu, eshte e mundur qe


mundesite e prodhimit te ngushtohen (kurba perfaqsuese zhvendoset majtas-poshte),
ose te zgjerohen (kurba zhvendoset djathtas-lart). Nje zgjerim i qendrueshem i
mundesive te prodhimit quhet rritje ekonomike. Rritja ekonomike kushtezohet nga rritja e
burimeve, kapitalit dhe punes ose permiresim i tyre. Shpesh rritja e burimeve njihet me
termin akumulim kapitali, duke iu referuar jo vetem kapitalit si te tille, por edhe kapitalit
njerezor, pra punes.
Rritja ekonomike mund te jete gjithashtu pasoje e progresit teknologjik, pra perdorimit te
teknologjive me eficiente ne prodhim. Si ne rastin e permiresimit cilesor dhe sasior te
burimeve, edhe ne rastin e permiresimit te teknologjise, kemi rritje te produktivitetit. Me
produktivitet kuptojme sasine e produktit te prodhuar per njesi te inputeve te perdorura.
Koncepti i produktivitetit lidhet ngushte me konceptin e eficiences prodhuese, e cila
nenkupton prodhimin e nje sasie te dhene produkti me minimumin e burimeve, pra
nenkupton produktivitetin maksimal te mundshem.

Eshte e qarte se ne kushtet e eficiences ekonomike, ekonomia ne teresi ndodhet ne


kufirin e mundesive te prodhimit dhe ne keto kushte, ajo nuk mund te rrise prodhimin e
nje malli pa paksuar prodhimin e nje malli tjeter. Kur flasim per nje rritje ekonomike
(zhvendosje djathtas e kurbes se mundesise se prodhimit), duhen mbajtur parasysh
edhe kostoja e kesaj rritje. Rritja ekonomike nenkupton rritjen e burimeve, e para se
gjithash, rritjen e prodhimit te mallrave kapital. Por rritja e prodhimit te mallrave kapital,
ne kushtet e nje kufiri te dhene te mundesive te prodhimit, do te thote paksim i prodhimit
te mallrave te konsumit. Megjithate, ne periudha afatgjata, rritja e prodhimit te mallrave
kapital krijon mundesi per rritjen edhe te mallrave te konsumit, nepermjet zhvendosjen
djathtas te kufirit te mundesive te prodhimit.

Grafiku i meposhtem ilustron se si nje sistem ekonomik zgjedh ndermjet te mirave te


konsumit te perditshem dhe te mirave kapitale (makineri, fabrika, etj.) qe lejojne te
prodhohet ne te ardhmen nje sasi me e madhe te te dy tipeve te te mirave (te konsumit
dhe kapitalit).
(a) Te tre vendet nisen nga kushte te barabarta: kane te njejtin kufi te mundesive te
prodhimit, por kane nivele te ndryshme investimi. Vendi 1 nuk ben asnje investim per
te ardhmen dhe mbetet ne A1 (duke u kufizuar ne zevendesimin e makinerive). Vendi
2 heq dore nga nje pjese te vogel e konsumit duke bere nje investim modest ne A2.
Vendi i trete, per arsye private ose kolektive investon shume duke sakrifikuar nje
pjese te mire te konsumit korent.
(b) Ne vitet ne vazhdim, vendet qe kane investuar me shume arrijne nje progres me te
madh. Keshtu, pasi ka kursyer vendi 3 arrin ta spostoje nga jashte kufirin e tij te
____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
4
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

mundesive te prodhimit, ndersa ky kufi per vendin 1 ka mbetur i njejti. Pasi ka


kursyer, vendi 3 vazhdon te investoje, por mund ti lejoje vehtes eshte nje konsumim
me te madh te mallrave te konsumit.

I njejti grafik do te sherbente per te ilustruar akitvitetin ekonomik te tre ndermarjeve qe


fillimisht kane te njejtin kufi te mundesive te prodhimit. Ndermarja e pare prodhon ne
piken A1, pra nuk kryen asnje investim per te ardhmen. Ndermarja e dyte, heq dore nga
nje sasi konsumi per te siguruar nje nivel investimesh dhe prodhon ne piken A2.
Ndermarja e trete, prodhon ne piken A3, qe perfaqson nje nivel edhe me te vogel
konsumi, per nje nivel me te larte shpenzimesh.
Grafiku b, do te pasqyronte ne kete rast nivelin e konsumit dhe investimeve kapitale te
ketyre tre ndermarjeve pas nje periudhe disa vjecare. Rritja e kapitalit per ndermarjen e
dyte dhe te trete, u ka lejuar atyre te zgjerojne mundesite e prodhimit, duke rritur si
nivelin e konsumit ashtu edhe nivelin e investimeve. Ndersa ndermarja e pare, ka
mbetur ne te njejten kurbe te mundesive te prodhimit.

Figura Investimet dhe konsumi

Ja disa Ilustrime te tjera te ketyre fakteve:


Diagrama e meposhtme ilustron efektin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Si rezultat i
rritjes se te gjithe faktoreve prodhues dhe te permiresimeve teknologjike ne nje vend,
kurba e mundesive te prodhimit spostohet nga jashte: nje vend mund te arrije te kete nje
sasi me te madhe te te gjitha te mirave kur sistemi ekonomik rritet. Keto grafike ilustrojne
edhe faktin se nje shoqeri, kur eshte e varfer, i kushton pjesen me te madhe te aftesive
prodhuese prodhimit te te mirave per jetese por i sposton keto aftesi ne prodhimin e te
mirave te konfortit dhe lluksit, sa me teper qe ajo zhvillohet.

Po keshtu, diagrama e meposhtme ilustron se si elektorati duhet te zgjedhe ndermjet te


mirave private (te perfituara drejtperdrejte nga blerja) dhe te mirave publike (te paguara
kryesisht nepermjet taksave).
____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
5
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

Keto diagrame ilustrojne tema fondamentale ekonomike si: si shoqeria zgjedh ndermjet
modaliteteve te ndryshme te prodhimit, si paguajne per keto zgjedhje qe bejne, si do te
perfitojne dhe si do te paguajne per keto zgjedhje ne te ardhmen.

Ligji i rendimenteve zbritese

Kufiri i mundesive te prodhimit mund te perdoret edhe per shpjegimin e te ashtuquajturit


"ligj i rendimenteve zbritese". Ky ligj stabilizon nje marredhenie jo ndermjet dy te mirave,
por ndermjet nje faktori prodhimi dhe produktit qe ai lejon te marrim.
Ligji i rendimenteve zbrites shpreh zvoglimin e sasive suplementare te produktit qe
merren duke i shtuar ne menyre te vazhdueshme njesi te barabarta suplementare te nje
faktori prodhues te ndryshueshem (si p.sh. puna), nje sasie fikse te nje faktori prodhues
te pandryshueshem (si p.sh toka).
Per shembull: supozojme se kryejme kete eksperiment:
Le te kemi nje sasi fikse toke (100 ha) ne te cilen fillimisht nuk investojme asnje sasi
pune. Shohim se kur ky faktor eshte zero, eshte zero edhe prodhimi i grurit. Shtojme tani
1 njesi pune ne te njejten sasi fizike toke. Duke eksperimentuar verejme se mund te
marrim p.sh 2000 kv grure. Nese shtojne nje njesi tjeter identike pune mbi te njeten sasi
fizike toke. Ne kete moment hyn ne fuqi ligji i rendimenteve zbrites pasi verejme se nga
kjo shtese arrijme te marrim nje sasi me te vogel se 2000 kv grure (sic mund te ishte e
priteshme). Ky ligj vazhdon te veproje edhe nese shtojme njesi te tjera identike pune, te
cilat rezultojne se na japin sasi akoma me te vogla prodhimi se ato paraardhese.
Ne perfundim, ligji i rendimenteve zbrites mund te formulohet: per nje nivel te dhene te
teknologjise, nje rritje e nje faktori prodhues variabel, kundrejt faktoreve te tjere
prodhues te pandryshueshem, e rrit prodhimin total; por nga nje moment kohe i caktuar
eshte e mundeshme qe rritja e prodhimit e percaktuar nga shtimi i te njejtave njesi
suplementare te faktorit te prodhimit te behet gjithnje e me e vogel.

Ligji i rendimenteve zbrites eshte nje rregullsi ekonomike dhe nje teknike e rendesishme
qe vrojtohet shpesh por nuk ka nje vlere universale. Shpesh ai fillon te veproje vetem
pasi eshte shtuar nje numer i konsiderueshem njesish te njejta te faktorit variabel; por ne
cdo rast eshte e priteshme qe ne nje cast te caktuar te fillojme te marrim rendimente
zbrites.

____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
6
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

Ky ligj mund te shpjegohen edhe nepermjet kufirit te mundesive te prodhimit. Grafiku i


are i figures se mesiperme tregon se si spostohet jashte kurba e mundesive te prodhimit
kur puna dhe toka rriten se bashku. Duke qene rendimente ne shkalle konstante,
produktet rriten me te njejten shpejtesi me te cilen rriten faktoret prodhues, duke marre
keshtu nje sasi suplementare produktesh krejtesisht te njejte me ate te marre per efekt
te rritjes se meparshme te punes dhe tokes me te njeten mase. Pra, aktivitete te
caktuara prodhuese mund te rriten me te njejten shpejtesi kur rritet popullsia. Grafiku i
dyte i figures tregon efektet qe sjell nje rritje e popullsise kur mbetet fikse sasia e tokes.
Por, prodhimi i te mirave materiale qe kerkon perdorimin e tokes (etj.) peson ndikimin e
ligjit te rendimenteve zbritese dhe rritet p.sh nga 1 ne 1.5, ne 1,8, etj. pasi me rritjen e
popullsise cdo punetor ka me pake toke per te punuar kundrejt situates se zhvillimit
propocional dhe si rrjellim, kurba B' ndodhet poshte kurbes B te figures se pare. Ky ligj e
frenon pra, prodhimin e te mirave materiale, pasi toka mbetet e pandryshuar nderkohe
qe oferta e punes rritet.

Kjo ishte edhe dilema e parashikuar nga Thomas Malthus: qe prodhimi i te mirave
ushqimore nuk mund te rritet me te njejtin rritem me rritjen e popullsise, pasi sasia e
tokes eshte e pandryshuar. Studiuesi anglez mendonte se shoqeria do te kishte nje
ecuri mjaft te ngjashme me ate te figures se dyte. Dhe ishte pikerisht kjo teori pesimiste
e tij qe beri qe ekonomia te quhej si "shkenca e trishtuar".

Rendimentet ne shkalle konstante

Por, nese shtohen njekohesisht toka dhe puna, pra nese asnje faktor prodhues nuk
eshte i pandryshuar dhe nese sejcili ndryshon ne te njejtin raport te ekuilibruar ne
menyre qe te zgjerohet e gjithe shkalla e aktiviteteve prodhuese, atehere edhe prodhimi
duhet te rritjej propocionalisht. Kjo situate njihet si "rendimentet ne shkalle konstante".
Flitet pra per rendimente ne shkalle konstante kur, duke dyfishuar te gjithe faktoret
prodhues (puna, toka, kapitali), dyfishohet si rrjedhim edhe prodhimi. Shembujt ne kete
rast jane te shumte p.sh ne prodhimet industriale.

Rendimentet ne shkalle ne rritje

Ne shume procese industriale, kur dyfishohen te gjithe faktoret prodhues, arrihet nje
funksionim i fabrikes ne nje menyre te ndryshme e me efikase duke rritur keshtu
prodhimin ne me shume se dyfishin e tij. Ky fenomen merr emrin e rendimenteve ne
shkalle ne rritje.
____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
7
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

Rendimentet ne shkalle ne rritje i perkasin shpesh prodhimeve ne mase, ku rritja e


faktoreve prodhues krijon mundesi te organizohet prodhimi ne nje menyre me
komplekse. Futen ketu elemente organizative dhe teknike te tille si, perdorimi i makinave
dhe dispozitiveve automatike dhe te autorregullueshem, shperberja e proceseve
komplekse ne operacione perseritese te thjeshta, specializimi i funksioneve dhe ndarjes
se punes, projektimi dhe prodhimi i asistuar nga ordinatori, etj.
Kjo shpjegon edhe faktin se perse nje numer shume i madh mallrash prodhohen nga
ndermarje te permasave te medha.Ne perfundim, ligji i rendimenteve zbrites: ne nje
situate te dhene te teknologjise, nje rritje e nje faktori prodhues variabel kundrejt
faktoreve te tjereprodhues te pandryshueshem e rrit prodhimin total; por nga nje moment
kohe i caktuar eshte e mundeshme qe rritja e prodhimit e percaktuar nga shtimi i te
njejtave njesi suplementare te faktorit te prodhimit te behet gjithnje e me e vogel.

Ligji i kostove relative rritese

Sikurse kemi pare ne diagrame, kufiri i mundesive te prodhimit paraqitet pergjithsisht ne


formen e nje kurbe konkave (me konkavitet te drejtuar poshte). Nese kufiri i mundesive
te prodhimit do te ishte nje vije e drejte, kostot relative per marrjen e nje malli (mallit B)
te matura me kostot e mallit tjeter nga i cili do te heqim dore (malli A), do te ishin te
njejtat; ekonomistet e pershkruajne kete situate si rasti i "kostove relative konstante". Por
rasti me i ndeshur ne praktike eshte ai i nje kufiri prodhimi ne forme konkave te drejtuar
poshte dhe ne te gjithe keto raste takohet "ligji i kostove relative rritese".

Ligji i kostove relative rritese hyn ne veprim kur per marrjen e sasive te njejta
suplementare te nje malli, shoqeria duhet te sakrifikoje sasi gjithnje ne rritje te nje malli
tjeter.
Ligji i kostove relative rritese eshte i lidhur me me ate te rendimenteve zbritese, por nuk
perputhet ne menyre absolute me te. Shohim vertete se, se bashku me ligjin e
rendimenteve zbrites prodhimi i dy mallrave te ndryshem do te impenjonte faktore
prodhues (si p.sh. puna dhe toka) ne raporte ose intensitete te ndryshem (jo
propocionale) dhe ne rast hyn ne veprim ligji i kostove relative rritese.

Per te kuptuar veprimin e ketij ligji marrim nje shembull:


Supozojme qe disa prodhime industriale per tu realizuar kerkojne vetem pune dhe sasi
te paperfillshme tereni dhe nga ana tjeter, prodhimet bujqesore kerkojne pervec punes
edhe token. Dhe supozojme se fundi qe sasia e tokes eshte fikse.
Pra, te dy industrite impenjojne realisht token dhe punen ne raporte te ndryshme dhe si
rrjedhim transferimi i sasive variablibe te punes mbi nje terren bujqesor te dhene ben te
hyje ne funksionim ligji i rendimenteve zbrites. Si?

____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
8
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

Fillojme duke perdorur te gjithe punen per prodhimin vetem te mallrave industriale (pika
A). Heqim dore me pas nga sasi te barabarta mallrash industriale per te marre nje sasi
me te madhe produktesh bujqesore, duke u transferuar me pare ne piken B dhe me pas
ne C. Si kryhet ky transformim? Duke hequr sasi te njejta pune nga prodhimi p.sh
industrial dhe duke i transferuar ne agrikulture qe vepron ne nje sasi te dhene toke. Nga
ligji i rendimenteve zbritese, duke qene se sasi te barabarta pune aplikohen ne nje faktor
prodhues te pandryshuar (toka), do te kemi marrjen e nje prodhimi bujqesor me nje rritje
gjithnje e me te vogel. Ja sepse cdo njesi e re produkti bujqesor merret keshtu me kosto
gjithnje ne rritje kundrejt produkteve industriale nga te cilat heqim dore.

Kostoja oportune dhe kufiri i mundesise se prodhimit

Ne ekonomite e mbyllura, niveli i konsumit eshte i percaktuar teresish nga niveli i


prodhimit (nuk mund te konsumohet me shume nga sa prodhohet), ndersa ne ekonomite
e hapura, vendet perfitojne nga tregetia dhe shkembimii mallrave dhe sherbimeve. Nje
vend perfiton, duke shkembyer mallra dhe sherbime qe prodhohen me kosto relativisht
te larte brenda vendit, ne shkembim te mallrave apo sherbimeve qe prodhohen me kosto
relativisht te ulet brenda vendit. Pra perfitimi nga tregetia nenkupton edhe specializimin e
mallrave me kosto relativisht te ulet. Me specializim do te kuptojme koncentrimin ne
prodhim vetem te nje produkti apo te disa produkteve.

Mbi bazen e ketij arsyetimi edhe firmat apo individet specializohen ne prodhimin e atyre
produkteve apo kryerjen e atyre sherbimeve per te cilat ato kane avantazhe krahasuese.
Nje firme apo individ ka avantazhe krahasuese ne prodhimin e nje malli te caktuar,
neqoftese ai e prodhon kete mall me kosto oportune me te ulet se te tjeret.
Kostoja oportune percakton nje nga konceptet baze ne vleresimin e aktivitetit ekonomik
te ndermarjeve (firmave). Le te supozojme se ndermarja ndodhet ne kufirin e mundesive
te prodhimit, pra nuk mund te rritet prodhimi i njerit mall pa paksuar prodhimin e mallit
tjeter. Pikerisht, sasia e mallit qe duhet te pakesohet per rritjen me nje njesi te sasise se
mallit tjeter, perben edhe koston oportune te mallit te dyte.
Ne kushtet e nje ndermarje, per rritjen e sasise se prodhuar te nje malli, numri i
alternativave per paksim te sasise se mallrave te tjere eshte shume i madh. Ne kete
rast, nga te gjitha alternativat e mundeshme zgjidhet vetem alternativa me e mire dhe
kostoja oportune e zgjedhjes se bere do te jete pikerisht ajo e kesaj alternative me te
mire. Per kete arsye kostoja oportuna quhet ndryshe kostoja alternative.
Duke qene se cdo aktivitet ekonomik shoqerohet nga mungesa e burimeve, zgjedhja e
menyres se perdorimit te tyre konceptohet gjithnje si zgjedhje e alternatives me te mire
te perdorimit te burimeve, pra shoqerohet me koston e saj oportune.
Ne vleresimin e aktivitetit ekonomik te nje ndermarje, kjo kosto oportune do te
krahasohet gjithnje me koston kontabile, d.m.th me koston me te cilen operohet ne
veprimet kontabel. Eshte e rendesishte te kuptohet nevoja e drejtimit te nje ndermarje,
kryesisht mbi bazen e kostove oportune dhe jo te kostove kontabel. Kostoja oportune
mund te shprehet ne njesi natyrore te mallit apo sherbimit te paprodhuar (d.m.th te
alternatives nga e cila hiqet dore), por ajo mund te shprehet edhe ne para (ne vlere).

____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
9
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Probleme Makroekonomike
_____________________________________________________________________________________

Per matjen e kostove oportune mund te sherbeje drejtperdrejte kurba e kufirit te


mundesive te prodhimit (KMP). Per te thjeshtesuar
Malli II analizen, supozojme fillimisht se KMP perfaqsohet nga nje
A
OA
vije e drejte. Raporti , pra koeficienti kendor i drejtezes
OB
qe perfaqson kufirin e mundesive te prodhimit, mat koston
oportune te prodhimit te nje njesie te malli A, te shprehur ne
njesi te mallit B. Ne keto kushte, drejteza (kurba) KMP e
matur nga koeficienti kendor i kesaj drejteze, sherben edhe
per te shprehur normen marxhinale te transformimit te nje
B
produkti ne tjetrin.
Pra, koeficienti kendor i drejtezes KMP mat njekohesisht,
koston oportune dhe normen marxhinale te transformimit
Malli I
(MRT). Ne rastin e supozuar te drejtezes se KMP,
koeficienti kendor i saj, pra kostoja oportune dhe norma
marxhinale e transformimit mbeten konstante gjate gjithe vijes. Por, supozimi i mesiperm
eshte jo realist. Ai nenkupton qe faktoret e prodhimit mund te transferohen lehtesisht
nga prodhimi i njerit produkt ne prodhimin e produktit tjeter. Ne te vertete, vete procesi i
transferimit te burimeve shoqerohet me kosto te caktuara, te cilat duke iu shtuar kostove
te prodhimit shkaktojne rritjen e kostove oportune. Ky supozim nenkupton gjithashtu, qe
keta faktore prodhimi perdoren me te njejten eficience si ne prodhimin e njerit mall,
ashtu edhe ne prodhimin e mallit tjeter.
Nese nje ndermarje vendos te kalohet ne prodhimin e nje produkti te ri, mund te presim
qe kostoja oportune e njesive te para te ketij produkti te jete relativisht e ulet, pasi do te
largohen nga prodhimi i produktit te meparshem, burimet me pak eficente ne prodhimin
e ketij produkti. Nese vazhdojme te rrisim prodhimin e ri, behet e domosdoshme qe ne
prodhimine tyre te kalojne edhe ato burime qe jane eficiente ne prodhimin e produktit te
meparshem. Per kete arsye kostoja oportune e njesise shtese te produktit te ri do te
behet gjithnje e me e madhe. Kjo perben edhe te ashtuquajturin ligj te kostove
oportune rritese. Sipas ketij ligji, per te prodhuar me shume njesi nga nje mall i caktuar,
ne nje periudhe te dhene kohe, shoqeria duhet te heqe dore nga nje sasi gjithnje e me e
madhe mallrash te tjere. Ky ligj lidhet me karakteristikat e specializuara te burimeve, te
cilat nuk jane plotesisht te adaptueshem ndaj perdorimeve alternative dhe jo njelloj
eficiente ne prodhimin e produkteve te ndryshem.
Ligji i kostove oportune rritese eshte nje forme shprehjeje e ligjit te te ardhurave
zbritese. Sipas ketij ligji, eventualisht, me shtimin e njesive te prodhuara nga nje input i
dhene, kur inputet e tjera mbahen konstante, sasia e produktit te prodhuar nga njesia e
fundit fundit do te jete gjithnje e me e vogel.
Ligji i kostove oportune rritese i jep keshtu, kurbes se kufirit te mundesive te prodhimit
nje forme konkave ndaj origjines. Kostoja oportune e shtimit te nje njesie te njerit mall,
do te matej me koeficientin kendor te tangentes se hequr ne piken perkatese te kurbes
se kufirit te mundesive te prodhimit, apo ne forme analitike, me derivatin e ketij funksioni
ne kete pike.
Perdorimi i kurbes se mundesive te prodhimit dhe percaktimit nepermjet saj te
alternativave reale (eficiente ose jo) dhe jo reale (jashte-mbi kurben MRP) te perdorimit
te burimeve ne prodhim, ilustrojne gjithashtu problemin ekonomik themelor te cdo
shoqerie, pra edhe pyetjet qe lidhen me te : c’fare te prodhohet, si te prodhohet dhe per
ke te prodhohet.

____________________________________________________________________________________
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
10
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale

Вам также может понравиться