Вы находитесь на странице: 1из 7

HYRJE| 1

Botimi i kësaj vepre realizohet në kuadër të 550-vjetorit


të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
2 | DEFTERI I REGJISTRIMIT TË SANXHAKUT TË ARVANIDIT I VITIT 1431

AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE


INSTITUTI I HISTORISË

REGJISTRI I SANXHAKUT TË ARVANIDIT


I VITIT 1431

Përgatitja e botimit në turqisht


Halil Inalxhik, Ankara, 1954

Përkthyer nga:
Mykerem Janina, 1969

Përkthimi i hyrjes
Eduart Caka

Tiranë, 2017
HYRJE| I

Titulli në origjinal:
HİCRÎ 835 TARİHLİ
SÛRET-I DEFTER-I SANCAK-I ARVANID
Metni Bir Giriş ile Neşreden
HALİL İNALCIK

Redaktimi dhe përgatitja për botim:


Eduart Caka

Recensentë:
Prof. dr. Pëllumb Xhufi
Prof. dr. Aurel Plasari

Miratuar për botim nga:


Departamenti i Historisë së Mesjetës, Periudhës Osmane dhe Rilindjes
pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike

Redaktore gjuhësore: Meliha BALLA


Përkujdesja grafike: Mirela MIHALI
Kopertina: Dorina MUKA
Kompjuterizimi: Meliha BALLA, Mirela MIHALI
II | DEFTERI I REGJISTRIMIT TË SANXHAKUT TË ARVANIDIT I VITIT 1431

PASQYRA E LËNDËS

Parathënie .............................................................................................................. I
H Y R J E .................................................................. Error! Bookmark not defined.
SURET DEFTER I SANXHAKUT TË ARVANIDIT ......... Error! Bookmark not defined.
I. VILAJETI-I ARJURIKASRI ................................... Error! Bookmark not defined.
II. NAHIJA SOPOT................................................ Error! Bookmark not defined.
III. VILAJETI KLISURA........................................... Error! Bookmark not defined.
IV. VILAJETI KANINA ........................................... Error! Bookmark not defined.
V. VILAJETI BELGRAD .......................................... Error! Bookmark not defined.
VI. VILAJETI TOMORINCË ................................... Error! Bookmark not defined.
VII. VILAJETI ISKRAPAR ....................................... Error! Bookmark not defined.
VIII. VILAJETI I PAVLO KURTIKUT ........................ Error! Bookmark not defined.
IX. VILAJETI ÇARTALLOS ..................................... Error! Bookmark not defined.
X. VILAYET-I AKÇAHISAR..................................... Error! Bookmark not defined.
Fjalor termash ........................................................ Error! Bookmark not defined.

Biografi e shkurtër e përkthyesit Mykerem Janina ......................................... 241


Faksimile të Regjistrit ......................................................................................243
Treguesi i emrave ........................................................................................... 273
PARATHËNIE | I
Treguesi i emrave 271

PARATHËNIE

Shekulli XV zë një vend të veçantë në historinë e shqiptarëve, pasi kjo


periudhë lidhet me përpjekjet e tyre për të formuar një entitet politik nën
drejtimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kjo është edhe arsyeja që
historiografia shqiptare i ka kushtuar vazhdimisht një vend të veçantë si
figurës së tij, ashtu edhe këtij shekulli që me të drejtë mund të konsiderohet
si shekulli i Skënderbeut. Mënyra më e mirë që historianët dhe historiografia
shqiptare të hedhin dritë mbi aspekte të ndryshme të veprimtarisë së Gjergj
Kastriotit, periudhës në të cilën ai veproi, mesazheve që e kaluara e tyre
historike përcjell, është botimi i punimeve me karakter shkencor. Në këtë
kontekst, botimi në gjuhën shqipe i regjistrit të sanxhakut të Arvanidit vjen si
kontribut i Institutit të Historisë të Akademisë së Studimeve Albanologjike,
me rastin e 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,
Heroit Kombëtar të shqiptarëve.
Regjistri i sanxhakut të Arvanidit i përket gjysmës së parë të shek. XV
dhe mbart të dhëna shumë të rëndësishme për toponiminë, demografinë,
ekonominë dhe elementin njerëzor të një pjese të rëndësishme të hapësirës
shqiptare gjatë kësaj periudhe. Por rëndësia e tij e tejkalon historinë e
shqiptarëve. Me të drejtë, ai është cilësuar si regjistri më i hershëm i të gjithë
hapësirës osmane i zbuluar deri më sot dhe për shumë dekada ka qenë një
burim i dorës së parë për të gjithë historianët dhe osmanologët në mbarë
botën. Regjistri në fjalë i njohur si “Sûret-i defter-i sancak-i Arvanid” është
përgatitur nga osmanologu Halil Inalxhik dhe botuar në Ankara më 1954.
Për ta sjellë në gjuhën shqipe në fund të viteve 60 punoi i ndjeri Mykerem
Janina. Së bashku me Regjistrin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 të
botuar në vitin 1974 nga studiuesi Selami Pulaha dhe me regjistrat e Përmetit
e Korçës (1431) dhe të Dibrës (1467), që do të botohen në vijim të këtij
defteri që po botojmë, studiuesit do të kenë në dorë një korpus të plotë e një
II | DEFTERI I REGJISTRIMIT TË SANXHAKUT TË ARVANIDIT I VITIT 1431
pasqyrë të hollësishme të aspektit kadastral e ekonomik të gjithë hapësirës
shqiptare gjatë shek. XV.
Hapësira gjeografike që përfshihet në këtë regjistër nis nga Kruja për të
vijuar në Jug deri në Thesproti dhe në qendër ka Gjirokastrën. Njësitë
administrative të marra në regjistrim përfshijnë Gjirokastrën, Sopotin,
Këlcyrën, Kaninën, Beratin, Tomorricën, Skraparin, Pavlo Kurtikun,
Çartallosin dhe Krujën. Parë nga ky aspekt, regjistri na jep të dhëna
interesante lidhur me këto vendbanime, emrat e fshatrave dhe popullsinë e
tyre. Po ashtu, në regjistër vërehen fshatrat e zbrazura apo të shkatërruara,
zona të reja që popullohen rishtas apo edhe zona që kanë qenë të rrënuara
por që me kalimin e kohës janë gjallëruar. Madje, nga numri i shtëpive që
janë regjistruar është e mundur të jepet edhe një numër i përafërt i popullsisë
së këtyre zonave ku duhet thënë se edhe në këtë drejtim ka patur studime të
vyera nga studiues të ndryshëm.
Duhet theksuar fakti se thelbi i regjistrimit në fjalë mbetet karakteri
ekonomik, pra ishte formuluar për të ndarë në formë timaresh zonat e
pushtuara dhe përllogariste shumën e taksave që vilej nga secili timar. Nga
këto të dhëna studiuesi e ka të lehtë të përfytyrojë gjendjen ekonomike të
viseve shqiptare në fillim të shek. XV, fill pas pushtimit osman, mënyrën nga
vinin të ardhurat e timareve si dhe taksat që vileshin në këtë periudhë.
Përveç të dhënave teknike që na paraqet regjistri i Arvanidit, ato çka
tërheqin vëmendjen janë të dhënat historike, gjeografike e etnografike.
Përmes faqeve të tij, studiuesi mund të konsultojë toponiminë dhe
vazhdimësinë e shumë vendbanimeve gjeografike, mund të vërejë
vazhdimësinë e shumë emrave njerëzish prej periudhës arbërore deri në ditët
tona, por mund të gjejë edhe elementë të rëndësishëm për vetë Skënderbeun
siç janë shënimet në timaret nr. 314 dhe atë nr. 335 që duket se i përkasin
vetë atij.
Lidhur me përgatitjen për botim të këtij vëllimi lind nevoja të sqarohen
disa elementë. Së pari, përkthimi i defterit nuk është bërë nga origjinali por
nga botimi që ka përgatitur studiuesi H. Inalxhik. Kapitulli hyrës është
përkthyer nga ana jonë dhe duhet të theksojmë se i kemi qëndruar besnik
versionit të botuar në Ankara, me mendimin se pikëpamjet në të i përkasin
autorit. Kemi shqipëruar emrat e vendeve, ndërsa për terminologjinë e
shumtë të përdorur në kapitullin hyrës kemi përgatitur një fjalorth që lexuesi
mund ta konsultojë në fund të vëllimit.
Në variantin që botojmë sot, shpesh herë ka ndërhyrë edhe përkthyesi,
Mykerem Janina, i cili e ka plotësuar defterin edhe me shpjegimet e tij, të
P A R A T H Ë N I E | III
cilat qëndrojnë krahas atyre të Inalxhikut. Për t’i dalluar mes tyre, shënimet e
M. Janinës janë shënuar shkurtimisht Shën. Përkth., ose M. J. Për të ruajtur
origjinalitetin e stilit të përkthyesit, nga ana jonë është ndërhyrë në tekst
vetëm në pak raste. Gjithashtu nuk kemi ndërhyrë në toponiminë, datat dhe
emrat që jepen në defter në mënyrë që të jetë sa më afër origjinalit dhe i
përdorshëm për studiuesit.
Përgatitja për botim e një vepre kaq të rëndësishme për historinë e
Shqipërisë dhe të shqiptarëve vjen para lexuesit në saje të mundit dhe
kontributit të shumë njerëzve.
Së pari, duhet t’i jemi mirënjohës orientalistit të vyer Mykerem Janinës, i
cili së bashku me një plejadë të tërë përkthyesish dhe studiuesish dhanë
kontribut të vyer për zhvillimin e historiografisë shqiptare duke punuar në
kushte dhe rrethana tejet të vështira.
Përgatitja dhe botimi i kësaj vepre plot pesë dekada pas përkthimit të
saj, u mundësua vetëm me iniciativën dhe mbështetjen e Rektorit të
Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Marenglen Verlit dhe të
drejtorit të Institutit të Historisë, Akademik Beqir Metës si edhe me
angazhimin e prof. dr. Pëllumb Xhufit dhe kolegëve të tjerë të
departamentit të Historisë së Mesjetës, Periudhës Osmane dhe Rilindjes
Kombëtare, të cilët e lexuan me kujdes tekstin dhe shprehën mendimet e
sugjerimet e tyre të vlefshme në mënyrë që botimi të ishte sa më i plotë dhe
në përputhje me parametrat e duhur shkencorë.

Eduart CAKA
Tiranë, shtator, 2017

Вам также может понравиться