Вы находитесь на странице: 1из 1

Kolonët Hebrenj Hynë Me Forcë Në “Varrin E Jusufit”

Monitor.Mk April 5, 2018

Në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor nën pushtim, me hyrjen e kolonëve hebrenj në “Varrin e
Jusufit” u tensionua situata ndërsa ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj palestinezëve me plumba të
vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit, një numër i madh i hebrenjve fanatikë
nën shoqërimin e policisë izraelite me autobusë kanë hyrë në hapësirën ku ndodhet “Varri i
Jusufit”, në lindje të Nablusit.
Kolonët hebrenj hynë me forcë në “Varrin e Jusufit” dhe kryen “ritualet e tyre fetare” kurse
palestinezët të cilët reguan kundër kësaj, hasën në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë.
Gjatë ndërhyrjes ku ushtarët izraelitë përveç plumbave të vërtetë dhe plumbave të gomës
përdorën edhe gaz lotsjellës, palestinezët hodhën gurë dhe shishe të zbrazëta si dhe mbyllën
rrugët e hyrjes në “Varrin e Jusufit”, duke djegur goma të automjeteve.
Hebrenjtë besojnë se në “Varrin e Jusufit” në Nablus ndodhet varri i hazreti Jusufit. Mirëpo,
arkeologë të shumtë bëjnë me dije se varri ka vetëm disa shekuj dhe se ky besim nuk mund të
jetë i vërtetë. Sipas tyre, varri i përket një muslimani të quajtur Jusuf Duveykat.

Вам также может понравиться