Вы находитесь на странице: 1из 13

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR
I TË KATËRTIT
TË SHTUNËN NË MBRËMËSORE

Vargëzimet e Thirrtoreve

Himn mbrëmësor dhe adhurim të arsyeshëm të


blatojmë, o Krisht, se denjove të na mëshirosh me
anë të Ngjalljes.
O Zot, o Zot, mos na hidh tej prej fytyrës sate, po
denjo të na mëshirosh me anë të Ngjalljes.
Gëzohu, Sion e shenjtë, Nënë e Kishave, banesë
e Perëndisë, se ti prite e para ndjesë mëkatesh me
anë të Ngjalljes.
Fjala, që lindi para jetëve prej Perëndisë Atë, dhe
në kohët e fundit vetë ajo u mishërua prej së Pa-
martuarës, duroi kryqëzim vdekjeje vullnetarisht

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
102
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË KATËRTIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
dhe shpëtoi njeriun e vdekur prej kohësh me anë të
Ngjalljes së tij.
Lavdërojmë Ngjalljen tënde prej së vdekurish, o
Krisht, me anën e së cilës çlirove gjininë e Adamit
prej tiranisë së Hadhit, dhe i dhurove botës, si Pe-
rëndi, jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.
Lavdi ty, o Krisht Shpëtimtar, Biri i Perëndisë, i
Vetëmlindur, që u mbërtheve në Kryq, dhe u ngjalle
prej varrit pas tri ditësh.
Ty të lavdërojmë, o Zot, që durove Kryq për ne
vullnetarisht, dhe ty të falemi, o Shpëtimtar i tërë-
fuqishëm. Mos na hidh tej prej fytyrës sate, por dë-
gjona dhe shpëtona me anën e Ngjalljes sate, o
Njeridashës.

Lavdi dhe Tani


Hyjlindësorja Dogmatike

Mbreti i qiejve u shfaq mbi dhé nga njeridashja


dhe u shoqërua me njerëzit; se, duke marrë trup nga
Virgjëresha e Kulluar, dhe duke lindur prej saj me
këtë trup, ky është një Bir me dy natyra, por me një
hipostazë. Prandaj, duke e shpallur atë vërtet si
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
103
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Perëndi të përsosur dhe Njeri të përsosur, ne po-
hojmë Krishtin, Perëndinë tonë, të cilit lutju, o Nënë
e Panusëruar, të mëshirohen shpirtrat tanë.

Pasvargjet

U ngjite mbi Kryq, o Jisu, që zbrite prej qiellit;


shkove te vdekja ti, o jeta e pavdekshme; Dritë e
vërtetë, për ata që ishin në errësirë; Ngjallja e të gji-
thë të rënëve. Ndriçimi dhe Shpëtimtari ynë, lavdi
më ty.
Le të lavdërojmë Krishtin që u ngjall së vde-
kurish; se, duke marrë shpirt e trup, e ndan njërin
nga tjetri me anë të Pësimit. Shpirti i pacenuar zbri-
ti në Hadh, të cilin e plaçkiti; dhe në varr nuk njohu
prishje Trupi i shenjtë i Çliruesit të shpirtrave tanë.
Me psalme dhe me himne lavdërojmë, o Krisht,
Ngjalljen tënde prej së vdekurish, me anën e së cilës
na çlirove prej tiranisë së Hadhit, dhe na dhurove,
si Perëndi, jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.
O Kryezot i të gjithëve, Bërës i pakuptueshëm
i qiellit dhe i tokës, pësove me anë të Kryqit dhe bu-
rove për mua mospësimin; dhe si denjove varrim
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
104
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË KATËRTIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
dhe u ngjalle me lavdi, bashkëngjalle Adamin me
dorë të gjithëfuqishme. Lavdi Ngjalljes sate të tri-
ditshme, me anën e së cilës na ke dhuruar jetën e
amshuar dhe ndjesë mëkatesh, si i vetmi i Mëshir-
shëm.

Lavdi dhe Tani


Hyjlindësorja

Virgjëreshë e panusëruar, që linde trupërisht


Perëndinë pa tregim, Nënë e Perëndisë së lartë, prit
lutjet e shërbëtorëve të tu, o e Gjithëpanjollshme, ti
që u fal të gjithëve pastrim mëkatesh; prit lutjet tona
tani, dhe lutu për shpëtimin e të gjithëve.

TË DIELËN NË MËNGJESORE

Përlëshorja Ngjallësore

Që lartazi zbrite, o i Zemërdhembshur, varrim


denjove të triditshëm, që të na çlirosh neve prej pë-
simeve. O Zot, Jeta dhe Ngjallja jonë, lavdi më ty.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
105
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Hyjlindësorja Ngjallësore

Ti që linde për ne prej Virgjëreshës dhe durove


kryqëzim, o i Mirë, që plaçkite vdekjen me vdekje
dhe rrëfeve Ngjalljen si Perëndi, mos i shpërfill ata
që gatove me dorën tënde; trego njeridashjen tënde,
o Mëshirëplotë; prit Hyjlindësen që të lindi të ndër-
mjetojë për ne; dhe shpëto, o Shpëtimtari ynë, një
popull të dëshpëruar.

Pas Stihologjisë së parë, Ndenjësoret

U ngjalle së vdekurish, o jeta e të gjithëve, dhe


engjëlli i ndritshëm u thërriste grave: Pushoni lotët,
ungjillëzojini apostujt, thërrisni duke përhimnuar,
se u ngjall Zoti Krisht, që denjoi të shpëtojë, si Pe-
rëndi, gjininë e njerëzve.

Lavdi
Tin sofian

Kur u ngrite prej varrit, o Zoti Krisht,* porosite


me gaz miroprurëset,* t’u thoshin dishepujve,* që u
ngjalle së vdekurish;* edhe rendi shën Pjetri dhe
hodhi një sy mbi varr,* dhe kur pa brenda dritën,
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
106
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË KATËRTIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
çudinë s’e merrte vesh,* po kur pa prokofin* dhe
pëlhurat e bardha,* mënjanë të hedhura,* edhe Trupi
atje s’qe më,* të thërriste me zë të madh:* Zoti Krisht,
lavdi më ty,* se ti na shpëtove të gjithë si Perëndi;*
se ti ke qenë përjetë* drita dhe diell’ i qiellit.*

Tani
Tin sofian

Ti, o port’ qiellore, o shën Mari;* ti, o mali i shenj-


të plot me shkëlqim;* o re udhëheqëse;* ti, o shkallë
e qiellshme;* ti, o Parajs’ mendore për Evën shpëtu-
ese;* ti, o thesar i botës, i shtrenjtë, i çmueshëm;* ti,
o Nën’ e shenjtë,* ti shpëtimin na solle,* nga fajet e
prindërve* dhe mallkimet e gjyshërve,* të thërresim
pra me lavdi:* Ndërmjeto pran’ Birit tënd,* që t’u
dhurojë ndjesën e mëkateve* të gjith’ atyre që lusin*
lindjen tënde të hyjëshme.*

Pas Stihologjisë së dytë, Ndenjësoret

Njerëzit vulosën varrin tënd, o Shpëtimtar, en-


gjëlli rrokullisi gurin prej derës. Gratë të panë të
ngjallur prej së vdekurish, dhe ato u ungjillëzuan

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
107
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
dishepujve të tu në Sion, se u ngjalle, o jeta e të
gjithëve, dhe i zgjidhe zinxhirët e vdekjes. O Zot,
lavdi më ty.

Lavdi

Gratë që sollën miron e varrimit, dëgjuan një zë


engjëllor prej varrit: Pushoni lotët, ndjeni gëzim në
vend të hidhërimit, thërrisni duke përhimnuar, se
u ngjall Zoti Krisht, që denjoi të shpëtojë, si Perëndi,
gjininë e njerëzve.

Tani

Më ty gëzohet, o Hirplote, gjithë krijesa, tërësia


e engjëjve, gjinia njerëzore, o tempull i shenjtëruar
dhe Parajsë e arsyeshme, mburrje e virgjërisë, prej
së cilës u mishërua dhe u bë djalë Perëndia ynë, që
është para jetëve; se mitrën tënde e bëri fron, dhe
barkun tënd e bëri më të gjerë se qiejt. Më ty gëzohet,
o Hirplote, gjithë krijesa; lavdi më ty.

Dëgjimi

Miroprurëset, duke qëndruar te varri jetëdhë-


nës, kërkonin Kryezotin e pavdekshëm ndërmjet të
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
108
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË KATËRTIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
vdekurve; dhe, si morën lajme të gëzueshme nga
engjëlli, lajmëruan apostujt se u ngjall Zoti, që i fal
botës përdëllimin e madh.

Shkallesat

Antifoni i parë

Që prej rinisë sime armiku më tundon, më djeg


përmes kënaqësive, por unë, duke pasur besim te
ti, o Zot, e thyej.
Ata që urrejnë Sionin, do të çrrënjosen si bari,
se do t’ua presë Krishti zverqet me prerje mundi-
mesh.

Lavdi dhe Tani

Shpirti i Shenjtë është jeta e të gjithëve, dritë prej


drite, Perëndi i madh. E himnojmë bashkë me Atin
dhe me Fjalën.

Antifoni i dytë

Zemra ime le të mbrohet prej frikës sate, duke u


përulur. Mos u largoftë prej teje, duke u lartësuar, o
Mëshirëplotë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
109
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ai që ka pasur shpresë te Zoti, nuk do të ketë
frikë atëherë, kur do t’i gjykojë dhe do t’i mundojë
të gjitha me zjarr.

Lavdi dhe Tani

Me anën e Shpirtit të Shenjtë çdo i hyjshëm shi-


kon dhe parathotë, bën çudira të larta, duke kënduar
një Perëndi në tre; dhe ndonëse me tri shkëlqime,
por një Hyjni mbretëron.

Antifoni i tretë

Të thirra, o Zot, vështromë, dëgjomë mua që të


thërres dhe pastromë, para se të më ngresh nga të
këtejshmet.
Secili, duke zbritur te nëna e tij tokë, përsëri do
të kthehet që të marrë mundime a shpërblime për
ato që bëri në jetë.

Lavdi dhe Tani

Te Shpirti i Shenjtë është teologjia e Njësisë tri-


shenjtore; se Ati është i panisshëm, prej të cilit lindi

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
110
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË KATËRTIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Biri pa kohë, dhe Shpirti i njëformshëm dhe i një-
fronshëm, që bashkëndriti prej Atit.

Antifoni i katërt

Ç’gjë ka më të mirë a më të pëlqyeshme, sesa të


banojnë bashkë vëllezërit? Se për këtë na premtoi
Zoti jetë të amshuar.

Ai që stolis zambakët e arës, urdhëron që s’duhet


të kujdeset njeriu për veshjen e tij.

Lavdi dhe Tani

Prej Shpirtit të Shenjtë, prej të vetmit shkak, çdo


gjë merr shpërblimin e paqes; se Ai është Perëndi,
pikërisht i bashkëqenshëm me Atin e me Birin.

Paravargu

Zoti mbretëron përjetë; Perëndia yt, o Sion, brez


pas brezi. (2 herë)
Vargu: Lavdëro Zotin, o shpirti im.

Zoti mbretëron përjetë; Perëndia yt, o Sion, brez


pas brezi.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
111
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Shkurtorja

Kur dole prej varrit, ngrite të vdekurit dhe ngjalle


Adamin. Eva vallëzon për Ngjalljen tënde, dhe anët
e botës kremtojnë Ngjalljen tënde prej së vdekurish,
o Mëshirëplotë.

Shtëpia

Pasi plaçkite mbretërinë e Hadhit dhe pasi ngja-


lle të vdekurit, o Zemërgjerë, takove gratë miro-
prurëse, duke u dhuruar atyre gëzim në vend të
hidhërimit, dhe apostujve të tu u tregove simbolet
e fitores, o Shpëtimtari im Jetëdhënës, dhe krijesën
e ndriçove, o Njeridashës. Prandaj dhe bota gëzohet
për Ngjalljen tënde prej së vdekurish, o Mëshirë-
plotë.

Vargëzimet e Lavdërimeve

O Zot, megjithëse vajte në gjykatore dhe u gjy-


kove prej Pilatit, ti nuk u largove nga froni, ku rri
bashkë me Atin; dhe, si u ngrite prej së vdekurish, e
çlirove botën nga robëria e të huajit, si i Dhembshur
dhe Njeridashës.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
112
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË KATËRTIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
O Zot, megjithëse të vunë judenjtë si të vdekur
në varr, si një Mbret që flije, ushtarët të ruanin, dhe
të vulosën me vulë, si thesar të jetës; por u ngjalle
dhe u fale shpirtrave tanë paprishjen.
O Zot, armë kundër djallit, Kryqin tënd na ke
dhënë neve; se tmerrohet e dridhet, ngaqë nuk
duron fuqinë e tij; se ngjall të vdekurit dhe shkatë-
rron vdekjen. Prandaj i falemi Varrimit tënd dhe
Ngjalljes.
Engjëlli yt, o Zot, që lëçiti Ngjalljen, rojat i tre-
mbi, dhe grave u thirri duke thënë: Si kërkoni të
gjallin ndër të vdekurit? U ngjall se ishte Perëndi
dhe i dhuroi botës jetën.
Pësove në Kryq, ti i papësuari nga Hyjnia. De-
njove varrim të triditshëm, që të na çlirosh prej
robërisë së armikut, dhe të na japësh jetën e pa-
vdekshme me anën e Ngjalljes sate, o Njeridashës,
Krisht Perëndi.
I falem dhe lavdëroj, dhe përhimnoj, o Krisht,
Ngjalljen tënde prej varrit, me anë të së cilës na
çlirove nga zinxhirët e pazgjidhshëm të Hadhit, dhe

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
113
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
i dhurove botës, si Perëndi, jetën e amshuar dhe
përdëllimin e madh.
Të paligjshmit vulosën varrin tënd dhe vunë roja
që ta ruanin; por ti, si Perëndi i pavdekshëm dhe i
tërëfuqishëm, u ngjalle pas tri ditësh.
K ur shkove te dyert e Hadhit, o Zot, dhe i
dërrmove, robi kështu thërriste: Cili është ky që
nuk dënohet në më të përposhtmet e dheut, por e
shembi burgun e vdekjes si një tendë? E prita si
një njeri dhe dridhem prej tij si prej Perëndie. O
Shpëtimtar i tërëfuqishëm, lavdi më ty.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
114

Вам также может понравиться