Вы находитесь на странице: 1из 13

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI I PARË
TË SHTUNËN NË MBRËMËSORE

Vargëzimet e Thirrtoreve
Lutjet tona të mbrëmjes priti, o Zot i shenjtë, dhe
falna ndjesë mëkatesh, se ti je i vetmi që rrëfeve në
botë Ngjalljen.
Rrethoni Sionin, o popuj, dhe vëreni në mes dhe
jepini lavdi në të, atij që u ngjall së vdekurish, se ai
është Perëndia ynë, që na çliroi nga paudhësitë tona.
Ejani, o popuj, të përhimnojmë dhe t’i falemi Kri-
shtit, duke lavdëruar ngjalljen e tij prej së vdekurish,
se ai është Perëndia ynë, që çliroi botën prej kurthit
të armikut.
Dëfreni, o qiej, buçisni, o themele të dheut, thë-
rrisni, o male, me ngazëllim, se ja Emanueli mbër-
theu mëkatet tona në Kryq dhe vrau vdekjen ai që
fal jetë, duke ngjallur Adamin si Njeridashës.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
13
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Atë që u kryqëzua për ne trupërisht duke dashur,
që pësoi dhe u varros dhe u ngjall së vdekurish, le ta
himnojmë duke thënë: Mbështete në Orthodhoksi
Kishën tënde, o Krisht, paqësonaje jetën, si i Mirë
dhe Njeridashës.
Duke qëndruar pranë varrit tënd jetëpritës, ne
të pavyerit i blatojmë lavdërim dhembshurisë sate
të pashprehshme, o Krisht, Perëndia ynë, se denjove
Kryq dhe vdekje, o i pamëkatshëm, që t’i dhurosh
botës ngjalljen si Njeridashës.
Fjalën e bashkëpanisshme dhe të bashkamshuar
me Atin, që lindi pa shpjegim prej gjirit virgjëror,
dhe denjoi për ne Kryq dhe vdekje duke dashur, dhe
u ngjall me lavdi, le ta himnojmë duke thënë: Lavdi
më ty, o Zot jetëdhënës, o Shpëtimtar i shpirtrave
tanë.
Lavdi dhe Tani
Hyjlindësorja Dogmatike
Lavdinë e përbotshme, që u mboll prej njerëzve
dhe lindi Kryezotin, derën qiellore, le ta himnojmë,
Marinë, Virgjëreshën, këngën e engjëjve dhe zbuku-
rimin e besnikëve, se ajo u tregua qiell dhe tempull
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
14
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI I PARË
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
i Hyjnisë. Ajo, duke rrëzuar murin ndarës të armiqë-
sisë, solli paqen në vend të saj dhe e çeli mbretërinë.
Duke pasur, pra, këtë si spirancë të besës, kemi
mbrojtës Zotin që lindi prej saj. Le të ketë, pra, ku-
rajë, le të ketë kurajë populli i Perëndisë, se ai do t’i
luftojë armiqtë, si i Tërëfuqishëm.

Pasvargjet

Me anën e Pësimit tënd, o Krisht, u çliruam prej


pësimeve, dhe me anën e Ngjalljes sate u çliruam
prej prishjes. O Zot, lavdi më ty.
Le të gëzohet krijesa, le të dëfrejnë qiejt, le të
duartrokasin kombet me ngazëllim, se Krishti,
Shpëtimtari ynë, mbërtheu mëkatet tona në Kryq
dhe, duke vrarë vdekjen, na dhuroi jetën, duke ngja-
llur Adamin e rënë me gjithë gjininë e tij si Njeri-
dashës.
Duke qenë Mbret i qiellit dhe i dheut, o i pa-
kuptueshëm, u kryqëzove duke dashur nga njeri-
dashja; dhe, kur të takoi, Hadhi përposhtë u hidhë-
rua; dhe shpirtrat e të drejtëve që të prisnin, u nga-
zëlluan; dhe, kur të pa Adami në të përposhtmet ty,
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
15
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Krijuesin, u ngjall. O çudi! Si shijoi vdekje jeta e të
gjithëve? Ngaqë deshi, që të ndriçojë botën, e cila
thërret dhe thotë: O Zot, që u ngjalle së vdekurish,
lavdi më ty.
Gratë miroprurëse, duke sjellë miro, me nxitim
dhe me vajtim erdhën te varri yt; dhe, si nuk e gjetën
trupin tënd të pacenuar dhe mësuan prej engjëllit
çudinë e re dhe të mahnitshme, u thoshin apostujve:
U ngjall Zoti dhe i fali botës përdëllimin e madh.

Lavdi dhe Tani


Hyjlindësorja

Ja ku u përmbush profecia e Isaisë: se Virgjë-


reshë linde dhe pas lindjes mbete si përpara lindjes;
se ai që lindi, ishte Perëndi, prandaj e përtëriti na-
tyrën. Po, o Nënë e Perëndisë, mos i hidh tej lutjet e
shërbëtorëve të tu, që të blatohen te tempulli yt. Po,
sikundër mban në prehrin tënd të Mëshirshmin,
mëshiroji përgjëruesit e tu dhe ndërmjeto që të
shpëtohen shpirtrat tanë.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
16
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI I PARË
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TË DIELËN NË MËNGJESORE

Përlëshorja Ngjallësore
Guri kur u vulos prej judenjve dhe ushtarët
ruanin trupin tënd të pacenuar, u ngjalle pas tri
ditësh, Shpëtimtar, duke i dhuruar botës jetën.
Prandaj fuqit’ e qiejve të thërrisnin, Jetëdhënës:
Lavdi Ngjalljes sate, o Krisht; lavdi Mbretërisë sate;
lavdi Ekonomisë sate, i vetmi Njeridashës.

Hyjlindësorja Ngjallësore
Gabrieli kur të tha, Virgjëreshë, “Gëzohu”, bash-
kë me zërin mishërohej Zoti i gjithësisë te ti, arka e
shenjtë, siç tha Davidi i drejtë. U tregove më e gjerë
se qiejt, duke mbajtur Krijuesin tënd. Lavdi atij që
ndenji te ti; lavdi atij që lindi prej teje; lavdi atij që
na çliroi me lindjen tënde.

Pas Stihologjisë së parë, Ndenjësoret


Ton tafon su Sotir
Ushtarët, Shpëtimtar,* që të ruanin varrin,* nga
engjëlli q’u duk,* si të vdekur u bënë,* kur ndriti dhe
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
17
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
u lajmëroj* grave Ngjalljen me gaz të madh.* Ty të
japim lavd,* o shkatërrues i prishjes,* dhe mëgju-
njazi* të biem ty, Perëndisë,* që u ngjalle së vdeku-
rish.*

Lavdi
Ton tafon su Sotir

Mbërthehesh përmbi Kryq,* Shpëtimtar, duke


dashur,* dhe vihesh në një varr,* Perëndi jetëdhë-
nës,* e shtyp dhe krejt e shkatërron* të mallkuarin
Hadh përdhe,* tmerri pra i kap* të gjithë djajt’ e Skë-
terrës,* dhe të gjith’ i ngre* sa kishin vdekur qëmoti,*
i vetmi mik i njerëzve.*

Tani
Ton tafon su Sotir

Si Nën’ të Zotit Krisht,* ne besnikët të lusim,* o


Zonjë Shën Mari,* Virgjëreshë pas lindjes,* përikim
pra te ti me mall,* si e mirë që je për ne;* ty të kemi
pra,* ne mëkatarët si mbrojtje* prej rreziqeve,* dhe
shpëtimtare në ngasje,* o Zonjë Hyjlindëse.*

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
18
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI I PARË
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Pas Stihologjisë së dytë, Ndenjësoret
Tu lithu sfragjisthentos

Drejt varrit qëmenatë miroprurëset shkuan*


edhe u tmerruan kur panë* dy engjëj të shkëlqyer,*
se varri lëshonte shkrepëtim’,* çudia mendjen ua
turbulloj;* edhe rendën dhe dishepujve në qytet*
me gaz ua çuan lajmin:* Skëterrën e plaçkiti Zoti
Krisht* dhe i ngjalli të varrosurit,* edhe tutje e largoj
me Kryq* frikën e gjyqeve.*

Lavdi
Tu lithu sfragjisthentos

Mbi Kryq pra u mbërtheve ti, o jet’ e pasosur,*


dhe në varr u shtrive i vdekur,* o Krisht, o Jetëdhë-
nës;* u ngjalle të tretën dit’, o Zot,* dhe jetën u dhu-
rove njerëzve.* Prandaj pra ushtrit’ engjëllore lart*
të thërrisnin, Jetëdhënës.* Lavdi më ty që hoqe keq
për ne,* u ngjalle dhe hipe lart në q’ell,* dhe kujde-
sesh gjithnjë për ne,* o mik i njerëzve.*

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
19
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Tani
Ton tafon su Sotir

O Zonjë Shën Mari,* en’ e zgjedhur e Zotit,* na


ngri dhe na shpëto* ne të mjerët që humbëm* në
pellg të dëshpërimeve* dhe në pus të mëkateve,* ti
je ndihmëse* edhe përkrahje e fortë,* dhe mbrojtje
e besnikëve.*

Dëgjimi

Pendimi i kusarit rrëmbeu Parajsën, ndërsa vaj-


timi i miroprurëseve lajmëroi gëzimin që u ngjalle,
o Krisht Perëndi, dhe i dhurove botës përdëllimin e
madh.

Shkallesat
Antifoni i parë

Në hidhërimin tim të thërres, o Zot, dëgjoji rën-


kimet e mia.
Eremitët kanë dashuri të pasosur hyjnore, se janë
jashtë botës së kotë.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
20
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI I PARË
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Lavdi dhe Tani
Shpirtit të Shenjtë i ka hije nderi e lavdia, si dhe
Atit bashkë me Birin, prandaj le t’i këndojmë të vet-
mit pushtet trinisor.

Antifoni i dytë
Si më ngjite mbi malet e ligjeve të tua, ndritmë
me virtyte, o Perëndi, që të të himnoj.
Merrmë me dorën e djathtë ti, o Fjalë, dhe ruaj-
më dhe mbromë që të mos më djegë zjarri i mëkatit.

Lavdi dhe Tani

Me anën e Shpirtit të Shenjtë përtëritet tërë


Krijesa dhe kthehet si më parë, se ësht’ i njëfuqishëm
me Atin e me Fjalën.

Antifoni i tretë
Me ata që më kanë thënë: “Le të ecim në oborret
e Zotit”, më dëfreu shpirti dhe m’u gëzua zemra.
Në shtëpinë e Davidit është frik’ e madhe, se atje
do të vihen frone dhe do të gjykohen të gjitha racat
dhe gjuhët e dheut.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
21
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Lavdi dhe Tani

Shpirtit të Shenjtë duhet t’i blatojmë nder dhe


adhurim, lavdi dhe fuqi, siç i ka hije Atit e Birit, se
Trinia është një nga Natyra, por jo nga Personat.

Paravargu

Tani do të ngrihem, thotë Zoti, do ta vendos dhe


do ta tregoj shpëtimin haptazi. (2 herë)
Vargu: Fjalët e Zotit janë të dëlira.

Tani do të ngrihem, thotë Zoti, do ta vendos dhe


do ta tregoj shpëtimin haptazi.

Shkurtorja

U ngjalle si Perëndi prej varrit me lavdi dhe


botën e ngjalle bashkë me veten tënde, dhe natyra
e njerëzve të përhimnoi si Perëndi, dhe vdekja
humbi, dhe Adami vallëzon, o Kryezot, dhe Eva,
tashmë e çliruar prej zinxhirëve, gëzohet duke thi-
rrur: Ti je, o Krisht, ai që u dhuron të gjithëve ngja-
lljen.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
22
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI I PARË
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Shtëpia

Le ta përhimnojmë atë që u ngjall pas tri ditësh,


si Perëndi të Tërëfuqishëm, që dërrmoi dyert e
Hadhit dhe ngriti prej varrit të vdekurit që prej
kohësh, iu shfaq miroprurëseve ashtu siç deshi ve-
të, duke u thënë më parë atyre “Gëzohuni”, dhe apo-
stujve u lajmëroi gëzimin, si i vetmi jetëdhënës.
Prandaj gratë, me besim, u ungjillëzojnë nxënësve
simbolet e fitores; dhe Hadhi rënkon, dhe vdekja
vajton; bota ngazëllohet dhe të gjithë gëzohen së
bashku. Se ti, o Krisht, u dhuron të gjithëve ngja-
lljen.

Vargëzimet e Lavdërimeve

Himnojmë, o Krisht, pësimin tënd shpëtimtar


dhe lavdërojmë ngjalljen tënde.
O Zot, që durove kryq dhe shfuqizove vdekjen,
dhe u ngjalle së vdekurish, paqësonaje jetën, si i
vetmi i Tërëfuqishëm.
O Krisht, që plaçkite Hadhin dhe e ngjalle njeri-
un me ngjalljen tënde, denjësona të të himnojmë e
të të lavdërojmë me zemër të pastër.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
23
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Duke lavdëruar denjimin tënd të perëndishëm,
të himnojmë, o Krisht; linde prej Virgjëreshës dhe
ishe i pandarë nga Ati; pësove si njeri dhe duke
dashur durove kryq, u ngrite prej varrit si prej
nusëroreje, që të shpëtosh botën, o Zot, lavdi më ty.
Kur u mbërtheve mbi drurin e kryqit, atëherë
vdiq fuqia e armikut; krijesa u trondit nga frika jo-
te dhe Hadhi u plaçkit nga pushteti yt. Të vdekurit
i ngrite nga varret dhe kusarit i çele Parajsën, o
Krisht, Perëndia ynë, lavdi më ty.
Gratë e nderuara, duke vajtuar, erdhën me nxi-
tim te varri yt dhe, si e gjetën varrin të hapur dhe
mësuan prej engjëllit çudinë e re dhe të mahnit-
shme, u lajmëruan apostujve që u ngjall Zoti dhe i
dhuroi botës përdëllimin e madh.
I falemi plagës së hyjshme të pësimeve të tua,
o Krisht Perëndi, dhe shërbesës sate të shenjtë
zotërore që u krye në Sion dhe që u shfaq nga ti, si
Perëndi, në fund të jetëve, se dielli i drejtësisë i ndriti
ata që flinin në errësirë, duke i udhëhequr drejt
ndriçimit të paperënduar. O Zot, lavdi më ty.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
24
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI I PARË
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Dëgjo, o turmë rrëmujëdashëse e judenjve: Ku
janë ata që shkuan te Pilati? Le të thonë ushtarët që
e ruanin: Ku janë vulat e varrit? Ku u vendos i varro-
suri? Ku u shit i pashituri? Si u vodh thesari? Përse
shpifni për ngjalljen e të Kryqëzuarit, o judenj të
paligjshëm? U ngjall i liri ndër të vdekurit dhe i fal
botës përdëllimin e madh.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
25

Вам также может понравиться