Вы находитесь на странице: 1из 58

Gjaku i atit

Familja Karson s’heq dorë

Shpërblimi 30.000 $ është veçse


stimul për vazhdimin e kërkimit.

“S’ndalem. Dua time bijë,”


thotë Ursula e tronditur.

Lidia është 1.57 m me


flokët të gjatë e të zinj.

Lidia Xhejn Karson


Zhdukur nga Encino, Kaliforni

Data e zhdukjes: 23.4.2012


Data e lindjes: 10.2. 1998

Mosha kur u zhduk: 14 vjeç


Gjatësia: 1.57 m

Sytë: Kafe
Flokët: Gështenjë.

Kjo e skanon?

Faleminderit, zonjë.

Municion 9 mm
50 fishekë

Dhe një paketë Camel.


Pa kartë identiteti,
s’mund t’i blesh.

Atëherë, vetëm plumbat.

Ju lutem.

45 mm, thashë.
Imja s’punon me 9 mm.

E dija se kishe kalibër 9 mm.

S’vras dot as sorrat.


Ma fute, Xhonah!

Shihemi.

Pse të më flasë ashtu?


T’i gjejë vetë plumbat.

Ç’të thashë për


njerëzit në shtëpi?

I paguajmë që të rrinë këtu.


Si njerëz normalë.

Siç bëra me ty.


Ç’ka në shtëpi?

-S’e di.
-Vajzë e mbarë.

Dhe s’dije ç’kishte


tek shtëpia jote, ë?

Halli është se s’të besojnë.

Për Zotin, s’pashë gjë.


S’mora gjë. – Të besoj.
Nëse do që të besoj,
provoje siç bëra unë.

Merr armën e ruaj


tek dera e pasme.

Forca.

Mirë?

Hapi sytë mirë.

Mbylle!

Ngordhalaq!
E le ta kapte!

Po!

Je vërtet...
Një armë!

Mos!

Qëllo, Tedi.
Do ishte fantastike!

Mut!

S’qenka. Ku është?
E hapur.

Mbylleni!
U bë si çerdhe.

Ku janë paratë tona?


Ajo gënjen!
Jo!

Të shohim...
Mua më gënjen?

Ja si e pëson kur vjedh.

Ja vlejti?

Do më shumë paratë
se të shoqin.

Mos i bëj keq, të lutem.

S’po gjej çelësin!

Trego që s’gabohem për ty.


Qetësohu. Merr frymë.

Ja si e provon!

Ja gjallë falë meje!


Askush s’të beson.

Je vrasëse. Nga plumbat


këtu do arrijnë te ai dyqani.

Tërhiqe këmbëzën.

- Jo.
- Qëllo!

Tani!
Xhonah!

- Gëzuar ditëlindjen!
- Faleminderit.

Për ata që s’më njohin,


jam Xhon Link.

Përshëndetje, Xhon!

Ia dola. Dy vjet që nuk pi.


Një vit në burg, një jashtë.

Më parë,
s’rrija gjatë pa pirë.

Mbase veç në bark të nënës,


por tapë do kem qenë dhe atje,

se e njoh nënën.

Kam bërë shumë keq.


Humba shumë vetë.

Disa mbeten të humbur.


S’është se kthehen

e të lavdërojnë
që le pijen.

Kam një fëmijë që e shoh


veçse në afishet e policisë.

Ish gruaja s’më flet.

Dhuntitë e miqtë e mi janë


shkelje lirisë me kusht tani.

Por s’mund ta çosh jetën


si trap pa pyetur për asgjë.

S’ndreq dot tërë ç’prisha.

Gjithë ç’mund të bëj...


është që të mos pi.
Pra, s’do e bëj.
Njësoj si në burg.

Do numëroj çdo
ditë derisa të vdes.

Gëzuar ditëlindjen,
bastard plak!

S’më lejohet
të jem pa qejf?

Sigurisht. Ikim e pimë


kafe që të qetësohesh.

Jo, pres disa me


ca ide idiote.

Gjetën njeriun e duhur.


Sot vetëm ti folke tamam.

Mbase i urrej ditëlindjet.


Si shpërblesa për jetën.

Jo shpërblesë, kujtesë pse


le pijen nga ata që lëndove.

Mbase disa duhen lënduar.


Me zinxhir.

Shiko kush e bëri këtë.


Ti.

Po mësove të durosh,
ka një shpërblim.

Besimi te diçka
më e madhe se vetja.

Sa duhet të duroj?
Më hëngri kjo punë.

Disa më lanë atje


që të kalbem.

Ndonjëherë më vjen
t’i kërkoj e t’i përcëlloj.

Kalove te përcëllimi?

E meritojnë.

Mbase bën,
por s’ka lezet.

E di ku ndryshojnë?

S’jam poet rrugësh si ti.


Ma thuaj.

Po ta futa gishtin nga pas,


me siguri bën, por s’ka lezet.

Fjalë të ëmbla për


një ish burgaxhi si unë.

Je akoma për kafe?

Shko mbushu.

Gjithashtu.

Kemi tre vjet të ndarë.

Kur vij nga puna e gjej


tek tavolina ime.

Por tani jam beqare.


S’kam në mend të kthehem.

E bëra burgun tim.


Edhe ti bëre pak burg.
Pak.

Vajza jote e vogël?

Pse? E ke parë?

Jo.

- Tatuazh. “Hallka Munguese”.


- Telefonatë me pagesë...

Vajza jote që mori rrugët.

Për të pranuar pagesën,


thoni “po” ose shtyni 1.

Po!

- E pranoni telefonatën?
- Po, robot i mallkuar!

- Baba?
- Këtu jam. Ku je?

E di, tërë ajo kohë.


Vetëm se....dreqin.

Rri në linjë.
Ku ke qenë, vajzë?

- Kam ca vjet e larguar.


- E di. Trembe plot vetë.

Më duhen para shpejt.


Aq sa të zhdukem.

Jam e vdekur. Si kjo miza


që do shtypet te dritarja.

- Më kupton?
- Jo.

Mut! E di, e teprova.


Do flisja për të rejat.

Sot mora autobusin


për vendin më të largët.

Të hënën mund
të jem në Oregon.

Sa të duhen?

Dymijë, që të gjej
ku të rri e të punoj.

Ç’punë kërkon?

Më vjen keq.
S’e di, mbase dado.

Paratë i kam.
Vetëm rri atje.

Mrekulli.
Takohemi në Santa Monica.

Mirë, aty rri.

Duhet të jeni në listë.

Kanë vend tani?

Mirë, merrem unë.

Ajo pranoi.
Doja 3.5 gram.

Kam aq vjet pa e parë.


Duket fantastik!

Lidia, eja këtu. Ulu.

Më ke mua tani.

Faleminderit që erdhe
deri këtu. - Asgjë.

- Do t’i kthej paratë.


- Mirë.

Gati s’të njoha


me këtë makinë.

Prisja të vije me motorin.

Me atë shkel lirimin


me kusht. - Zagarët.

Pse s’fle pak?

Mutin!

Ç’dreqin!

S’di as ku jam.
Paska vetëm 5 kanale.

Po rrotullove këto,
bëhen njëmbëdhjetë.

U ktheva në kohë.

Po u dorëzova,
marr këtë shpërblimin?
- Jo.
- Sa e padrejtë.

Mos lëviz.
Më fal.

Puna ime më e mirë.


Don Kishoti.

Pikaso.
Qenka me shkollë.

Doja ta nxirrja në revistë,


por s’gjetëm këtë pushtin.

- S’jam model.
- Jo, more!

Sanço Pança paska


melanomë, më duket.

- Çfarë?
- Dil e luaj jashtë.

Duhet të vizitohesh
për atë, Denis.

- S’rri dot më gjatë.


- Oregon?

S’është e thënë atje,


mjaft që të iki diku.

- Je me barrë?
- Jo. Ç’pyetje mesjetare.

S’dua të them shumë


se mund ta pësosh.

I dashuri im donte
që të martoheshim,

që të mos dëshmoja
kundër tij në gjyq.

- Sa romantike.
- Më donte shumë.

Por s’di ç’kishte.

Trembet se mos
thua këtë në gjyq?

Jo, është e tmerrshme.


Ai s’është....vdiq.

- I dashuri yt?
- Mori plumbin.

- Sa keq.
- Në qafë.

Sa ters.

Jam si e mpirë.

Gjithçka më duket
akoma si ëndërr.

- Edhe mua.
- Jam si e traumatizuar.

Mbase.

Prandaj duhet të lëviz.


Ai kishte shumë njohje.

Më kërkojnë
shumë vetë tani.

Të them diçka?
E di se lënia e drogës
është e rëndë.

Për 30 vjet, piva e u drogova


sikur kisha tërë botën kundër.

Fuqia jote më e lartë


s’bën dot gjë për mua.

Në telefon the
që kishe para’.

Pa të keq, por duket se


të mungon rehati i burgut.

T’i gjej paratë,


nëse atë do, por dëgjo.

Më jep një javë.


Mos përdor drogë.

Nëse të kërkojnë,
këtu s’të gjen njeri.

Askush nuk më njeh.

- Policët të vëzhgojnë.
- Bëj një test çdo muaj.

Oficer i lirimit me kusht


ka punë deri në grykë.

Një javë. Po s’përdore


gjë deri të shtunën,

të jap gjithçka në botë.


Por lëri përrallat.

Reel 2
- Alo?
- Jam unë.

Zot, ç’ka tani?


Mjaft më, Xhon.

Boll ishin 30.000.

S’ia kam më ngenë


planeve të tua për Lidian.

Kam jetën time.


Kam mysafirë tani.

- Je mirë?
- Top, faleminderit.

- Mos e merr çantën.


- S’rri dot një çast vetëm?

Jeto aty brenda, po deshe,


por lëre çantën.

Mut.

S’e njoh.

E di! Dëgjoje.

- Më bllokove me këtë.
- S’paske veshë, plak!

S’e di.

Mutin!

Ku e ke fshehur?
Ma thuaj!

S’bën kështu.
U përpoqa shumë.

S’kthehem në burg
për lojëra! Ma jep!

Dreqi e mori!
I ke ende tërë dhëmbët!

- Sa ke që e përdor?
- Një muaj.

- Thua të vërtetën?
- Po.

Dhe është Henk Uilliams.


Atë vura.

- Ç’dreqin thua?
- Kënga e Henk Uillimas.

Mamaja tha se të pëlqente.

Po, por s’e njoh më.

Kirbi, lëmsh punët,


vajza ime është këtu.

E gjete?

Më gjeti ajo.
Por s’është në vete.

Kur desha të rilidhem


me motrën dhe ish gruan,

s’ishin gati të më falnin.


Ishte dërrmuese.

Koha e gabuar për pajtim.

Pajtim? Po përpiqem
ta mbaj larg drogës.
Ajo do jetë dendur keq.

I duhet ndihmë, atëherë.


Çoje në spital.

S’e di. Flet për ca telashe.

S’di sa të vërteta janë.

Duhet ta zbuloj para


se ta shtroj në spital.

Mendja s’të ka dalë ende


nga burgu. Çoje në spital.

Sa e takova për herë


të parë pas aq vjetësh.

S’më bëhet
t’ua lë ca të huajve.

I huaji je ti.
S’jeni njohur akoma.

Ajo tani është veçse


një eksperiment kimik.

Të duhet ndihmë, Xhon.

Atëherë, pse pyet?

Po presim perimet.
në të njëjtën madhësi.

Do hedhim majdanoz,
trumzë, kopër e hudhër.

I shton shijen perimeve.

Pas këtyre,
hedhim lëngun e pulës....

Mund t’iu ndihmoj?

- Do bëjmë tatuazh.
- Jemi mbyllur.

Tabela thotë ndryshe.


Po hyjmë.

- Jo. Ejani nesër.


- Dua një simbol nazist.

Ose një zemër të madhe


me emrin e një bushtre.

Te palla ime. Kemi para’.


S’bën mirë të refuzosh.

- Mos na gjyko nga pamja.


- Nuk gjykoj, por do fle.

Po ta dua emrin e saj


në bark? Lidia.

Shkoni e mbushuni.

Duam vetëm t’i flasim.


S’kemi gjë me ty.

Policia popullore jeni?


Ikni, se thirra policinë.

Je i liruar me kusht.
S’e thërret dot!

Mos më kthe kurrizin, pallë!

Ku je? Dëgjon?
Me ty flas. Hape!

Një pyetje e sinqertë.


Ia del dot policia kësaj?

Jo, do më vrasin në burg.


S’di ç’të bëj! - Ashtu?

Ma bëri derën gropë!


Ia tregoj unë tani.

E djallosa fare.

Po tani, pusht?

Gëzuar ditëlindjen!
Sa mirë që takove shokët.

Po, Kirbi.
Festë te shtëpia ime.

Do e ha për këtë.
Shkelje e lirisë me kusht.

Baba!

Ç’dreqin?
Mut!

Ja, agresion i rëndë.


Më pret burgu prapë.

Ja, për ty dola huq.


Vrasje në tentativë, do thonë.

Rrofsh që më gjete, bijë.

Ata janë psikopatë.


Ashtu thua?
Shihemi në burg, lepur!

Ulu, Lidia!
Zvarritu. Rri ulur!

Mbaruan plumbat, besoj.

Dreqin! Mbahu!

Gjallë je akoma?

Je mirë?

Dëgjon? Të thashë,
mos kthe kurrizin!

Po vijmë, pusht!

Kush është?
Patrulla e lagjes.

Gabuat adresë, djema.

Thuaju të tuve që
të ulin shkopinjtë e hokejit.

- Ka plumba akoma?
- S’e di, ta shohim.

Shkojmë.

Ju lumtë që mbroni
këtë park rulotash.
Eja, eja.

Mirë, e lëmë barazim.


Do shihemi.

Do kthehen.

Xhon!

Je mirë?
Mutin!

Ngadalë. Je plagosur?

Xhama ngado.

Hale ishte dhe më parë!

Xhon, ç’po ndodh?

Kush janë ata?

Po, kush janë ata?

Fol, mik.
Ç’po ndodh?

Kirbi, faleminderit.
Lidia, eja.

Ikën nga skena e krimit?

Vajza është përlyer keq.


S’mund ta dorëzoj.

Prit policinë.

E dimë si shkon pastaj.


Policët e mutit!
Gjithnjë më ke dëgjuar
për gjëra me rëndësi.

Të dëgjoj, por jo këtu.


Do të të marr nga rruga.

Esëll si dreqi vetë.

E vështirë të jesh
këshilluesi yt.

Mos ma bëj këtë.


Jo tani, rrangallë.

Ec, dreqin!

Më vjen keq, baba.

Më vjen shumë keq.

Mut.

I njoha ata nga tatuazhet.


Ishin të mafies meksikane.

Kurse i bardhi është i


“Armiku Publik nr.1”.

Krahu operativ
i Vëllazërisë Ariane.

Punojnë me EME vetëm


për shuma të mëdha.

S’di si iu shkele
në kallo atyre tipave.
- Mos fole me federalët?
- Jo, fola vetëm me ty.

Flet, por s’thua asgjë.


Duhet të ishte diçka e lehtë.

Marrja jote, përdhunimi,


vrasja jote, një ditë qejfi.

Çfarë duan nga ty?

Druhem mos mendon keq.

Se mos prish përshtypjen


e mirë që krijove deri tani?

S’është për të qeshur.

Zot!
Po më shpëton në brekë!

Mbarove?

Çfarë ke?
Boll me dëngla.

Ç’nuk shkonte te jot ëmë


që t’u desh të ikje me ata?

Jo! Kam kohë që ika.


Ata as që i njihja.

- Por ata të njihnin.


- Punonin për të dashurin tim.

Ai merrej me
pasuri të patundshme.

Po thua që
na ndjekin sekserët?

Jo. Ai merrej me prona.


E njoha në një festë.
Na ngjiti muhabeti.

Ai ishte më i madh,
30 vjeç, tamam burrë.

Flija te një shoqe, atëherë.

Ai më rregulloi
te një vilë në luginë.

Duhej veç të kujdesesha


për të e të dukesha normale.

Por të tijtë fshihnin


gjëra në shtëpi.

Drogë, armë etj.

Të donte si vitrinë
te baza e tij për drogën.

Jo, ai më donte vërtet.


S’kishte në mend këtë.

- Jam unë që e djallosa.


- Flet si shtëpiake e dhunuar.

Një natë ftova ca shokë


te vila e puna shkoi keq.

Njëri theu derën e xhamtë


dhe një trap zgjati gishtin...

Dhe diçka humbi.


Ashtu tha i dashuri im.

Njerëzit për të cilët


punonte, u tërbuan.

- Por unë s’pashë gjë.


- Asgjë? Vërtet?

Jo. po. Ai më çoi


në një shtëpi tjetër,

ku ata që rrinin atje,


kishin vjedhur para’.

Ai deshi që të vrisja një grua,


si provë se bëja gjithçka për të.

Kisha armën në dorë.


S’mendova gjë....

Vetëm tërhoqa këmbëzën.

Dhe vrava atë.

Vrave të dashurin?

Po.

Mutin.

Doni ndihmë për


bagazhin? - Jo.

S’merrni shumë gjëra.


Fatura.

- Ku e gjete?
- Në maternitet.

Keni një dhomë me


dy krevate dopio.

Ikja në 11, mëngjesi


shërbehet deri në 10.
Pjesë e vështirë kjo,
po ua tregoj.

Do i bini rrotull
deri tek 216.

Ja dhoma juaj.

Në rregull.

Ekspertët thonë se
çmimi i naftës do të rritet.

Të tjera lajme.
Një makinë mori zjarr...

Ç’kemi?

Të duhet gjë?

- Jo, vetëm pak ajër.


- Ajër kemi boll.

Policia kërkon ndihmë


për kërkimin e një vajze.

Mund të ketë lidhje me


vrasjet në Santa Klarita.

Mutin!

Ajo kërkohet
si dëshmitare.

Zot.
Lidia Karson, 1.70 m,
me një tatuazh fluture.

Mund të jetë me Xhon Link


që banonte në Indio.

Një numër falas për ata


që mund t’i kenë parë.

U bëra e famshme.

Duhet të të tregoj diçka.

Duhet të njoftoj policinë.

E njoftove?

“Hallka Munguese”.

Baba, eja poshtë.


Jam në holl.

Merr gjithçka.
Lashë ca gjëra në banjë.

- Merri se kanë ADN-në.


- ADN? Ç’dreqin thua?

Mos ndiz dritat.


Na vëzhgojnë. Nxito.

Ç’dreqin është?

- I more ato në banjë?


- Po.

Mirë, po vjen policia.


Mbase kanë arritur.
- I njoftoi ky koqja?
- Jo! Po na ndihmon.

Dikush të bën mirë,


ti e shan.

S’ka gjë,
kam lëkurë të regjur.

Unë erdha në dhjetë.


Ajo ishte atje kur erdha,

por ai që punon ditën...

Mut! Ulu!

Punëtori i ditës ia fut


gjithnjë atij të natës.

Mbylle!

Janë ngado.
Duhet një makinë tjetër.

Dhoma 103 është hapur.


S’iu shohin po dolët prapa.

Unë s’iu kam parë,


as ju mua.

Je njeriu më i mirë
që kam njohur.

Merr targën.
Do e kontrollojmë.

Do përdorin Nova.

Baba.
- Si është burgu?
- Si kamp veror.

Flas seriozisht.

Ka një pishinë të madhe.


Po u solle mirë, i hipën ponit.

Ai pushti iu tregoi.
Do shohin çdo dhomë.

- I mbrojnë të burgosurit?
- Po hyjnë atje ku ishim.

Nëse duan të më vrasin,


më fusin në qeli speciale?

Po, qeli për spiunët e yjet.


Mbase je spiune e famshme.

- Policia! Hapeni!
- Po më kapën, mora fund.

E di. Rri me mua,


as unë s’kthehem në burg.

Kush dreqin është?


Ec!

- Kush dreqin është?


- Baba!

Kisha kohë pa e bërë këtë.

Zot! Baba!

Ulni armët!

Baba! Shpejt!
Ç’dreqin ishte?

Makina e parë e familjes,


e tani duhet ta braktisim.

Ai me tatuazh në fytyrë
s’ishte bandit i rëndomtë.

Ishte doras, ushtar i kartelit.


Vrasin policë e gjykatës.

I dashuri që vrave....

Historinë e dashurisë
e dëgjova, por si quhej?

Reel 3

Kush është Xhonah Pincerna?


Miku yt, Hallka Munguese

Një vit jashtë burgut e ja


ku udhëtoj me meksikanë.

Jam Lidia, është im atë


por s’i pëlqen të flasë.

S’i pëlqen asgjë,


përveç motorëve.

Të iku jeta në burgjet


kaliforniane, si s’di spanjisht?

Ç’do të thuash?

Pa merak, është ari


i madh, por i parrezikshëm.

Po organizon ndonjë grup?


- Ç’ke me këta?
- Asgjë.

Vijnë këtu, janë ilegalë


dhe më marrin punën.

- Mos je vjelës portokajsh?


- Jo, por janë të tjerët.

Të bardhët s’kanë marrë


kurrë fruta nga pema.

Po Eva?

Eva s’ishte e bardhë.

Kujton se Kopshti i Edenit


ishte në Norvegji?

Prit.

Duhet të pyes për një


këtu, kështu që prit.

Është bar, baba.


Ty të duhet kujdestar.

S’më gjen gjë.


Vetëm rri këtu.

Ajo s’është 21 vjeç.

Kërkoj një farë Tom Harris.


I thoshin Predikues. Vjen ende?

E kam mik të vjetër.


Dua vetëm ta takoj.

Të duket
si agjenci takimesh?

Në rregull.
Ç’do pish?
Ajo do pijë ujë.
Ai jetonte te kodrinat.

Një nga të parët


e grupit të Fontanës.

Pleshti zgjohet e kthehet


tek Engjëjt e Ferrit...

- Kirbi, jam në një bar.


- Xhon.

E keqja është se na ndjekin


ca tipa tepër të rrezikshëm.

Ç’thotë?

Shiko atë makinën.

Ajo është si karnaval.


Është fati i çdo dështaku.

Do shkoj te Predikuesi.

Ndjeva se ishe i pari


që ndihmova vërtet.

Për Zotin.

E di. S’po vdes.


Jam thjesht në El Centro.

Më thuaj ku je.
Do vij.

- Të marr prapë.
- Prit, Xhon.

Më fal pak.
Avash, shef.

Ç’ke? Më nxore krahun.


Fillove avazin?

Po deshe të flasësh,
fol këtu.

Larg atyre kafshëve.

U mendova, kam një plan.

Moskallëzimi i krimit
është krim,

por ti s’bëre gjë tjetër.


Mandati është për mua.

Ti mund të kthehesh.

S’ke pse e pëson për mua.

Fola me ta, mund të kaloj


kufirin në Otay Messa.

Vajza e bardhë në Tijuana,


pa para’ dhe e kërkuar.

- Alamet plani, Lidia.


- Kujton se s’ia dal dot vetëm?

Fare. As te kjo hale këtu,


pale në Guadalahara a më tej.

Brenda javës,
do punoje si prostitutë.

Kurrë s’më kanë


fyer kaq rëndë.

E besoj. Por ndryshe,


si do i nxirrje paratë?
Dëgjo, dua të të ndihmoj.

E di si është kur punët


marrin tatëpjetën.

Njerëzi kapen kur


bëjnë gabime.

S’dua të bësh marrëzi.


Unë di vetëm të iki.

Bëre 9 vjet burg.


Ç’ikje na qenka kjo?

Doja veç të kthehesha tek


ty dhe të mos bëja burg.

Jam vrasëse, baba.

Për atë do i përgjigjesh


Zotit, si edhe unë.

Por ka kohë për atë.


Po të them një sekret.

S’kam bërë kaq qejf


që kur isha 15 vjeç.

Vodha një makinë


e shkova në Miami Beach.

Kjo gjendje është festë


për një pleh si unë.

Boll u qave
për veten e dëgjo.

Kam një shok të pasur,


ka njohje e më detyrohet.

Do na ndihmojë
po gjeta se ku është.

Këta zagarët e dinë,


por s’tregojnë.
Kam adresën.

Faleminderit.

Do kapërcejmë atje.

Këtu ka shumë fuqi zjarri,


por edhe shumë dëngla.

Kalo këtu.

Shko në dreq.
S’është shaka.

Kujdes nga minat

Prapë dëngla?

Jo, të vërteta, besoj.


Më ndiq mua.

Erdha.

- Bir bushtre.
- Dora vetë.

Të paskan liruar.
Kjo është ime bijë.

Rriten fëmijët.
Futu dhe foli atij.

Kujdes mos e tromaksësh.

Një nga ata është yti?

Po, në një tjetër jetë.

Erdha.
Sa të mbaroj këtu.

Të prita dy vjet më parë.

E japin me kursim
lirinë me kusht.

Vajza ime, Lidia.

Tallesh. Të kujtoj të vogël.


Si je, zemër?

Mirë, faleminderit.

Mbështet ende humbësit.


Nazistët e Konfederatat.

Humbësit më sjellin para.


Po ju tregoj vendin.

Fasadë është ky biznes?


Shet kallashnikovë në jug?

S’shes mall komunistësh.


I di muret gjatë kufirit?

Po i ngrenë me platformat
që përdornim në Vietnam.

Metali ku ulesha në orizore,

përdoret tani si barrierë


për meksikanët.

- Kujt i shet tani?


- Të dua si djalë, Link.

Por s’i përgjigjem dikujt


që kam vite pa e parë.
Kishin një ujdi. Dua motorin
dhe paratë e mia.

- Çfarë parash?
- Ndenja gjatë pa folur.

Ishe gjithnjë i forti i heshtur.


Djemtë vijnë më vonë.

Rrini e flisni për të rejat.

Pse?
Kam dy vjet pa pirë.

Mbase të tjerët duan


ta shohin vetë këtë.

Po!

- Doni gjë? Gazozë?


- Unë, jo.

Zemër, eja këtu!

Të duket vetja si e rrethuar


nga të egrit, ë?

- Jo, më pëlqen gjithçka.


- Ashtu?

Me siguri nuk di
çfarë po sheh e dëgjon.

Këta janë të mbijetuarit


e fundit.

E dinë që kjo copë


shkretëtire do mbetet..

edhe pasi pjesa tjetër


e vendit të hajë veten.

Dhe pse kështu?


Se shumicës ia
ka zënë sytë rehati.

Ju s’kuptoni.
Ky vend blen subversivë.

I kthen rebelët në modë.


Dikur me Engjëjt, tani me repin.

Korporatat e paketojnë
dhe e shesin online.

100 $ bluza për bukuroshet


e periferisë si ti.

Ti u rrite me mamanë.
S’e njihje botën e babait.

Jot ëmë s’ka qenë e pasur.


Ajo e nisi me ne.

Martesa e ngriti.
U bë grua trofe.

Sa ke larg shtëpisë?

E di pse vajzat e pasura


lënë shtëpitë e bukura.

Mushkonja që të pickon lë
një enzimë që e nuhat tjetra.

E nuhas dhe unë tek ty.


E nuhasin të gjithë.

Mund t’ia mbathësh përjetë.

Por llumi i kësaj bote


e njeh atë erë

dhe nuk të ndahet.


Kupton?
Më fal që të lashë me ata
shtazët, por po të shikoja.

- Ky është motori i vjetër?


- Po.

I 97-ës. Me amortizator
shtesë dhe rritës fuqie.

Ndreqa parafangon,
e kromova dhe e ula 6 cm.

Po bëhem xheloze.
E dija se isha vajzë e vetme.

Do të ta kthejë ai?

Ai më detyrohet
më shumë se kaq.

Bëra 7 vjet burg


e s’fola për atë pusht.

Pastaj burgu u zgjat se


i ngula thikën një hiçi.

Ndryshe do isha jashtë.


U rrite nga tre njerkë.

Duhet të isha unë


në vend të tyre

S’di ç’të them.


Aq armiq, aq hasmëri.

Të helmojnë shpirtin.

E luan këtë lojë


sipas rregullave idiote.
Jep jetën për të.
Dhe gjithçka kot.

S’mund të them asgjë,


përveçse më vjen keq.

Bëra gabime dhe ti vuajte.


Më fal që s’t’u gjenda, zemër.

Reel 4

Mirëmëngjesi, Link!

Ç’dreqin ke?

Çohu.

Arma është e mbushur.


Do qëlloj. E shkuara iku.

Zemër, zgjohu.

Mjaft tani.
Zemër, duhet të çohesh.

Po ndodh një rrëmbim.


S’po marr vesh.

Mut!

U çova.

Shpërblimi 30.000 $.

Tallesh, besoj.

Aspak. Gjërat kanë


ndryshuar. S’lihet ky rast.

As centët s’lihen
në tokë tani.
Për 30.000.

Me aq mbyll shumë
vrima këtu.

E çmoj besën tënde dikur,


por le të jemi profesionistë.

Ty s’të dorëzojmë.
Do bëjmë si thotë ligji.

Atë e pret mamaja,


gjuetarja e pasanikëve.

Ti je i lirë të ikësh.
Më kupton, Xhon?

Gjarpër i ndyrë.

Po na dorëzove,
do arrestohesh.

Mbylle!
Spurdhjake e ndyrë!

Vrapoja në Coachela para


se të ishe te koqet e tyt eti.

Mos më trego arrat mua.


Jeta ime s’është Instagran.

Jam në librat e historisë.


Batalion sulmi në Vietnam.

Kam nxjerrë aq mina sa


të hidhja në erë hënën.

Mbushu prej këtej.

Nxirri, Çerizë,
sa pa më ikur durimi.

Mos i jep gojës, shkërdhatë.


- Unë?
- Po.

S’do isha ashtu po ta mbaje


tët ëmë mbyllur darkave.

Shko në dreq!
Do një bajonetë kokës?

Ja dhe plehrat e tua naziste.

Qetësohu!

Dëgjo diçka.
Ti më pëlqen ende.

S’kam pasur ushtar


më të mirë se ty.

Po sikur të qëlloj tani?

- Me tët bijë jashtë?


- Mbase.

S’do e bësh, s’mundesh.


S’je më i atillë.

- Ke ndryshuar.
- Por atëherë...

Atëherë s’fola për ty.


Atë bëra.

Të kisha si baba!
Prapsu! Luaj, qen!

E di ç’kërkoj.
Ku janë çelësat e mi?

Të shohim ç’ka këtu.

Ç’bën? Më vjedh mua?


Ti vodhe gjithë ç’kisha.
Gjithçka! Kurse tani...

Je aq trokë e mjeran
sa as nuk të vras dot.

Edhe këtë ma vodhe.


Mos lëviz!

Baba!
Mutin!

Shko! Po qëllojnë.
Armën.

Jemi ekip i mirë.


Mbahu te unë.

Marrim një arkë.


Mirë thua.

Duhet t’ia mbathim.


Po vjen?

Kirbi, mora për merak.


Të marr prapë.

S’të jap dot numër.


Jemi në rrugë.

Jemi mirë dhe esëll të dy.


Të marr unë. Faleminderit.

U këpute, vajzë.
Sikur të flije pak.

Mendon me raste
si do ishte bota pa ty?
Po të vrisja veten,
kjo do merrte fund.

Këtë mendon?
Dorëzimin? Mirë.

Ti vrit veten,
pastaj edhe unë.

Do dhe ca të pafaj
me vete. Mirë kështu?

Kujton se bëj shaka.


Por e kam provuar.

Edhe unë. Plot herë.


Po ku na çon kjo?

Piva tërë pilulat e njerkut


kur isha 12 vjeç.

Vajzat pinë pilula kur


duan vëmendjen e dikujt.

U përpoqa të varem
kur isha 10 vjeç.

- Nuk paska funksionuar.


- Kupton ç’dua të them?

- Sigurisht, urime.
- Isha 10 vjeç!

Kam njohur një 10 vjeçar.


Vrau tërë familjen me gur.

Ç’dreqin do të thuash?
Pse nuk më dëgjon?

- Dëgjoj. Preke këtë.


- Jo.
Preke.
Ka rëndësi.

Zot, ç’është?

Dola me motor nga rruga,


m’u hap koka. Me dashje.

Por më shpëtuan me
një pllakë çeliku në kokë.

- Shiko këtë...
- Jo, je bërë si kiborg!

Çava venat, u infektova.

Kalova dy muaj te burgu


i spitali duke parë TV.

Më pas doja të vrisja


vërtet veten.

- Mirë, fitove ti.


- S’ka fitore apo humbje.

Ose do që të zgjohesh
nesër, ose jo.

Po s’gjete si të jetosh
me veten, pse ikën?

Pse vjen te unë?


Pse bën këto?

- S’dua të vdes.
- Çfarë the?

S’dua të vdes.

Sigurisht,
je 17 vjeç e ke jetën para.
Mbase s’do të zgjohesh
nesër, por dita më pas...

mund të jetë më
e bukura në jetën tënde.

S’do që ta humbësh, apo jo?

Bukur, vazhdo me flokët.


Kthehem pas nja dy orësh.

Do takohem me
një mik të vjetër.

Po të ndodhi gjë,
si do e marr vesh?

Ke numrin e Kirbit.
Po ndodhi gjë, merre.

Të marr këshilluesin
tënd po u ndamë?

Duhet të takoj atë mikun.


Të premtoj që do vij.

Do kthehem para
se të bëhesh bionde.

Mirë.
Mirupafshim.

Humba kartën e identitetit.


Kërkoj Riosin.

E di.

- Baba?
- Lidia?

Kirbi? Ç’ndodhi?
E ke babanë atje?
S’është kthyer ende.
Të telefonoi ty?

Po, më herët.
Tha që jeni në Juma.

Jam në merak për të,


për ju të dy.

I ka ndodhur gjë?

Me qëndrimin atje
vetëm rrezikoni.

Rrini në vende
publike, ku ka njerëz.

Mos i beso askujt, Lidia.


Rri në turmë. Ndiq instinktin.

Të mungova aq shumë
sa mezi të ktheva brenda.

Vizitë bashkëshortore.
Puthmë, pa gjuhë.

Si je?

Sa i shëmtuar.
Si avokat publik.

- Rrite mjekrën, të lutem.


- Më duhet ndihma jote.

Për të lidhur kollaren?

Për time bijë.


Ç’bëre për atë që të pyeta?
Nipi i Alfonso Angel-Diaz,
kumbarit.

Drejtonte biznesin
e familjes nga qelia.

Vajza ruante bazat


e drogës në L.A për të.

Karteli e dërgoi atje


për ta hequr qafe.

Ishte kaposh zhurmëmadh.


I nxori probleme familjes.

Edhe sime bije.


S’është më në këtë botë.

Pra, s’të duhet


testi i atësisë?

Më duhet të mbroj vajzën.

Po ranë të tijtë në burg,


s’dalin gjallë.

Por atë e ndjek


një profesionist.

Një vrasës nga përtej kufirit.


Ai qeni e akuzoi për vjedhje.

Vdekjen e saj s’e duan


vetëm njerëzit e tij.

Pse të dërgonin aq forca?

S’e kupton?
Xhonah vidhte miliona.

Dhe ia hodhi fajin asaj


e qiraxhinjve të tjerë.

Iu duk ajo viktimë e lehtë.

Por ka fat që vdiq se


ata do ia bënin më keq.

Po ra njeri brenda,
merrem unë.

Ta siguroj unë
kontaktin me kumbarin.

Por sille në vete tët bijë.


Mësoje të fshihet.

Ajo duhet të jetojë


si duhet, larg drogës.

Se njerëz si ata
shohin në terr.

Mësoje vajzën
që të jetojë në dritë.

Kuptoj.

Qofsh mirë, vëlla.


Dalsh sa më shpejt.

Po bëj çmos.

Lidia? S’më prisje?

Xhonah?

- Si është filmi?
- Çfarë filmi?

Gënjen si fëmijë.
Të shoh tani.
Po përgjon telefonin.

Kujton se përdor
ndonjë aplikacion?

S’e ke idenë ç’hoqa.


Doktorë ilegalë, transfuzione.

- S’jetoj dot më normalisht.


- Më vjen keq.

Shko në dreq.
Iku koha e faljes.

Do të shohësh prapë tët atë?


Eja fol me mua sy për sy.

Gënjen.

Kthehu.

S’dija ç’bëja.
Sikur s’isha aty.

S’ia fal dot vetes.


S’di ç’të them tjetër.

Unë të trajtova mirë.


Të gjeta goxha shtëpi.

Të dhashë tërë ç’duhej.


U kujdesa si asnjë tjetër.

Ti deshe të më vrasësh.
Shiko...

Ende nxjerr gjak.


Eja. – Jo.

Kam emrin tënd në zemër


dhe ti nuk më afrohesh?

Ku është ai?
Po kërkove të ikësh,
do të të vrasim.

Ngrije. Ku je?
Hë, Kirbi!

Kirbi! Ç’bën?
Ç’po ndodh?

Lajm i mirë. Këshilluesi


yt thotë që mund të pish.

Kush dreqin je?

Fol me shokun tënd.

Kirbi?

Më vjen keq, Xhon.


Bëra çmos.

Ç’dreqin? Kirbi!

Kishe për këshillues


një spiun. E di kush jam?

Njoh tët bijë më mirë se ti.


Duhet ta mësoje të qëllonte.

S’paske vdekur.

Vrave shokun tim


më të mirë, qen!

Çfarë shoku! Hapi gojën


për një shishe tekila.

Ku është Lidia?
Aty e ke? Ku është?
Mbase vdiq.

Jo. Je psikopat,
por një gjë ti e di.

Ajo është drita e fundit


që do shohësh në jetë.

Qepe!
S’di asgjë për mua.

Di gjithçka për ty.


Prandaj s’do e mbyllësh.

Para se t’i bësh gjë Lidias,


ke punë me mua.

Vërtet?
Pse të më plasë për ty?

Se unë di ç’po bën.

Di për familjen e paratë


që ke marrë. Dëgjon?

Dëgjoj.

Vret njerëz që
të mbulosh gjurmët e tua.

Lidia më tha për shtëpitë,


më tha për gjithçka.

Mund të flas me xhaxhain


tënd në Huarez, kumbarin.

E di që ai s’ka ndonjë
mendim të mirë për ty.
Mund t’i çoj një mesazh.
Po dëgjon se të intereson.

Ti e di që ai të vëzhgon.

Të dha një nga vrasësit


më të mirë,

se ai të ndjek edhe ty!

Sa të marrë urdhër nga


xhaxhai, ta heq kokën.

Je biznesmen, kështu?
Dëgjo ujdinë më të mirë.

Më vrit mua të parin.


Para saj, po u desh.

Lëmë një takim.

Dhe beson që do liroj


atë pasi të vdesësh?

Aspak.

Kërkoj të mos e vrasësh


derisa ta shoh prapë.

Mirë. Bukur.
Plaku do shansin e fundit.

Të marr pas 10 minutash


për vendin e takimit.

Tani, dua të flas me të,


ose s’ka ujdi. Tani!

Sille atë bushtrën.

Eja.
Zemër, po vij.
Ki pak besim.

Mjaft. Shko.

Zot.

Reel 5

Si guxon të....
Zagar!

Dil nga autostrada


tek shenja 114.

Ec në shkretëtirë drejt
veriut. Vetëm, pa armë.

Ç’dreqin bën ai?

Po tregon që s’ka armë.

T’i japim fund shpejt.

Largohu nga motori.

Me ngadalë.

- Lidia!
- Ndalo aty!

Hapi këmbët.
Bashko duart.

Fute. Bëjmë një xhiro


se mos të ndoqën.

Lëviz!
Hip.
Do e shohësh vajzën.
Hip!

Ç’kemi, bijë!

Merre atë.

Ulu, zemër.

Mut!
Hiqmu!

Dreqin!

Të ikim!
Ai zagari është atje!

Ku dreqin është?

- Je plagosur.
- E pe atë?

- Jo.
- Mirë.

E pashë. Kam një ide.


Do mbuloj me zjarr.

Vrapo tek makina tjetër.


Atje s’të qëllon dot.

Çfarë?

Do më qëllojë mua.
S’do të të shohë. Shko.
- Baba, je plagosur!
- Shko te makina tjetër e ik!

Jo. U çmende?
S’të lë këtu. Jemi...

- Vrapo pasi të qëlloj!


- Jo!

Do numëroj deri në tre.


Një! Dy...

Jo, numëro sa të duash.

Po kujtove se iki pa ty,


atëherë nuk më njeh.

Aq kohë bashkë
e nuk më njohe.

Mirë.
Gëzohem që njihemi.

Ikim bashkë, atëherë?


Do numërosh ti apo unë?

Ti.

Shkojmë!

Shpejt!

Lidia!

- Je mirë?
- Mirë.

Dreqin!

Baba, ai po vjen.
S’e di ku është.

Po vjen. Eja këtu.


Mos lëviz fare.

Më vjen shumë keq.

E qëllova!
Ma more të keqen!

Mutin! Keq puna!


Pushti i vdekur!

Tjetri. Ule kokën.


Është i dashuri. Atje.

Ndalo, baba.
Ai iku!

- Ku...?
- Iku. Do kërkoj ndihmë.

Jo, mos më lër.


Rri këtu, të lutem.

- Po.
- Lërmë të të shoh.

Sa bukur i bëre flokët.

Jam keq vërtet.


Merre këtë armë.

S’kam gjë më të mirë.

Kurrë s’të dhashë gjë


E tani s’kam ç’të të jap.
- S’është e vërtetë.
- Të humba...

Baba! Shikomë!

Nuk më humbe.
S’humba. Jam me ty.

- Nuk iki.
- Mirë.

Jemi vetëm ne të dy.


Nuk iki kurrë. Të premtoj.

Je vërtet vajzë e mirë.


Vërtet.

Baba?

Shpirt i Humbur

Në gjunjë!
Duart pas kokës!

Para një viti,


i dhashë fund arratisë.

S’ndjek më instinktet
dhe njerëzit e këqij.

Kam një vit që


nuk përdor drogë.

Më mungon babai aq
shumë sa ndodh që e gdhij.

I them vetes që ai
më shikon nga lart.
Ndonjëherë më mbyt
ndjenja e turpit, por...

i them vetes...

“Kur ia ke borxh jetën


dikujt, bën mirë ta jetosh.”

Prandaj them vetëm,


“Faleminderit”.

Вам также может понравиться