Вы находитесь на странице: 1из 14

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË PARIT
TË SHTUNËN NË MBRËMËSORE

Vargëzimet e Thirrtoreve

Me Kryqin tënd të nderuar, o Krisht, turpërove


djallin, dhe me Ngjalljen tënde e nxore thumbin e
mëkatit dhe na shpëtove nga dyert e vdekjes. Të lav-
dërojmë, o i Vetëmlindur.
Ai që i fal Ngjalljen gjinisë së njerëzve, u çua për
therje si dele. U tmerruan prej tij krerët e Hadhit
dhe u hapën dyert e vuajtjes. Se hyri Krishti, Mbreti
i lavdisë, duke u thënë të burgosurve “Dilni”, dhe
atyre që ishin në errësirë “Shfaquni”.
Çudi e madhe! Krijuesi i të padukurave, si pësoi
trupërisht nga njeridashja, u ngjall i pavdekuri.
Ejani, o breza kombesh, t’i falemi këtij; se, pasi shpë-
tuam prej kurthit me dhembshurinë e tij, mësuam
të himnojmë një Perëndi në tri Hipostaza.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
64
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË PARIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Adhurimin e mbrëmjes ta ofrojmë ty, Dritës së
paperënduar, që shkëlqeve në botë, si në pasqyrë
me trup, në mbarim të gjithë jetëve, dhe zbrite në
Hadh, dhe shpërndave errësirën e atjeshme, dhe u
tregove kombeve dritën e Ngjalljes. O Zot dritë-
dhënës, lavdi më ty.
Krishtin, kryetarin e shpëtimit tonë, le ta lavdë-
rojmë; se, kur u ngjall së vdekurish, bota shpëtoi
prej mashtrimit, gëzohet kori i engjëjve, ikën ma-
shtrimi i demonëve, Adami i rënë ngrihet, djalli
shkatërrohet.
Rojat udhëzoheshin prej të paudhëve: Fshihni
Ngjalljen e Krishtit. Merrni argjende dhe thoni se,
kur flinim ne, i vdekuri u vodh prej varrit. Cili pa?
Cili dëgjoi që një i vdekur u vodh dhe për më tepër i
mirosur dhe lakuriq, pasi la në varr pëlhurat e tij?
Mos u mashtroni, o judenj! Mësoni fjalët e profetëve
dhe dijeni se ky është me të vërtetë Çliruesi i botës
dhe i Tërëfuqishmi.
O Zot, që plaçkite Hadhin dhe shkele vdekjen; o
Shpëtimtari ynë, që ndriçove botën me Kryqin e
nderuar, mëshirona.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
65
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Lavdi dhe Tani
Hyjlindësorja Dogmatike

Në Detin e Kuq u përshkrua dikur ikona e Nu-


ses së pamartuar. Atje Moisiu, që ndau ujin; këtu
Gabrieli, shërbëtori i çudisë. Atëherë Izraeli kaloi
në këmbë përmes thellësisë së detit, pa u lagur;
ndërsa tani Virgjëresha lindi Krishtin pa farë. Deti,
pas kalimit të Izraelit, mbeti i pashkelur; e Pacenu-
ara, pas lindjes së Emanuelit, mbeti e paprekur. O
Perëndi, që je dhe ishe më parë, dhe u shfaqe si njeri,
mëshirona.

Pasvargjet

Ty, Krishtin Shpëtimtar, që u mishërove dhe nuk


u ndave prej qiejve, me zëra dhe këngë po të ma-
dhërojmë, se durove Kryq e vdekje për gjininë tonë
si Zot njeridashës dhe, pasi theve dyert e Hadhit, u
ngjalle pas tri ditësh, duke shpëtuar shpirtrat tanë.
Kur u shpua brinja jote, o Jetëdhënës, burove
për të gjithë rrëke ndjese, jete dhe shpëtimi; dhe
denjove vdekjen me trup, duke na dhuruar pavdek-
shmërinë; dhe, si banove në varr, na çlirove, duke
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
66
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË PARIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
na ngjallur bashkë me veten tënde lavdërisht si Pe-
rëndi. Prandaj po të thërresim: O Zot njeridashës,
lavdi më ty.
Kryqëzimi yt dhe zbritja jote në Hadh, o njeri-
dashës, janë të habitshme; se, si e plaçkite atë pasi
ngjalle bashkë me veten tënde robërit dikur, lavdë-
risht, si Perëndi, hape Parajsën, dhe i denjësove të
gëzojnë. Prandaj, neve që lavdërojmë Ngjalljen të-
nde të triditshme, dhurona ndjesë mëkatesh, duke
na denjësuar të bëhemi banorë të Parajsës, si i vetmi
i Mëshirshëm.
Ti që pranove për ne pësimin në trup, dhe u ngja-
lle pas tri ditësh prej së vdekurish, shëroji pasio-
net e trupit tonë, dhe ngrina nga fajet tona të rënda,
dhe shpëtona, o Njeridashës.

Lavdi dhe Tani


Hyjlindësorja

Tempull dhe derë je, pallat dhe fron i Mbretit,


o Virgjëreshë e Gjithënderuar, me anën e së cilës
Çliruesi im, Zoti Krisht, ndriti mbi ata që flinin në
errësirë, duke qenë diell drejtësie dhe duke dashur
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
67
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
të ndriçojë ata që gatoi me dorën e tij sipas ikonës
së vet. Prandaj, o e Gjithëhimnuar, duke pasur për-
para tij guxim nënor, ndërmjeto pa pushim që të
shpëtohen shpirtrat tanë.

TË DIELËN NË MËNGJESORE

Përlëshorja Ngjallësore
Fjalën e panisëshme bashkë me Atin e me Shpir-
tin e Shenjtë, që lindi prej Virgjëreshës për shpë-
timin tonë, le ta përhimnojmë, o besnikë, e le t’i fa-
lemi; se denjoi të ngjitet trupërisht mbi kryq dhe të
durojë vdekje dhe të ngjallë të vdekurit me Ngjalljen
e tij të lavdëruar.

Hyjlindësorja Ngjallësore
Gëzohu, derë e Zotit e pakaluar; gëzohu, mur dhe
mbrojtje e atyre që rendin te ti; gëzohu, o liman i
padimëruar dhe i pamartuar. Ti që linde trupërisht
Bërësin tënd dhe Perëndinë, mos resht së ndërmje-
tuari për ata që të himnojnë dhe adhurojnë Birin
tënd.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
68
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË PARIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Pas Stihologjisë së parë, Ndenjësoret
Ton sinanarhon Logon

Përlëvdojeni Kryqin e Shpëtimtarit Krisht,* dhe


me këngë Varrimin e tij nderojeni,* edhe Ngjalljen
pas tri ditësh lavdërojeni,* se të burgosurit në Hadh*
dhe të vdekurit në varr* i ngriti Zot’ i fuqishëm,* dhe
e theu fuqin’ e djallit,* dhe i ndriti t’errësuarit.*

Lavdi

O Zot, u shpalle i vdekur, ti që vrave vdekjen; në


varr u vendose, ti që zbraze varret; ushtarët përsi-
për ruanin varrin, dhe ti përposhtë ngjalle të vde-
kurit ndër shekuj. O Zot i Tër’fuqishëm dhe i pa-
kuptueshëm, lavdi më ty.

Tani
Ton sinanarhon Logon

Lum e lum ti, o mal, ku bariti Zot’ i madh;* lum


e lum ti, o ferrë, që nuk u dogje dot;* lum e lum, o
urë, që na shpie në shpëtim,* në Parajs’ e në dëfrim*
dhe në jetën pa mbarim,* o Nën’ e shenjtë, gëzohu,*
që virgjërisht na ke lindur* Shpëtimtarin tonë Jisu
Krisht.*
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
69
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Pas Stihologjisë së dytë, Ndenjësoret

O Zot, pas Ngjalljes sate të triditshme dhe faljes


së apostujve, Pjetri të thërriste: Gratë patën guxim,
por unë u frikësova. Kusari teologoi, por unë të
mohova. Vallë, a do të më quash më dishepull? Apo
do të më bësh përsëri peshkatar deti? Po pritmë të
penduar, o Perëndi, dhe shpëtomë.

Lavdi

O Zot, në mes të të dënuarve të mbërthyen të


paudhët, dhe brinjën tënde e shpuan me shtizë, o
Përdëllyes; dhe varrim denjove, ti që theve dyert e
Hadhit dhe u ngjalle pas tri ditësh; gratë rendën
të të shihnin dhe u lajmëruan Ngjalljen apostujve.
O Shpëtimtar i përmbilartësuar, që të himnojnë
engjëjt, o Zot i bekuar, lavdi më ty.

Tani
Ton sinanarhon Logon

Virgjëreshë dhe Nënë Mari Hyjlindëse,* që hi-


dhërimin e Evës e ktheve në gëzim,* të himnojmë ne
besnikët dhe të falemi,* se na çlirove plotësisht* nga
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
70
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË PARIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
mallkimi prindëror,* o Zonj’ e Përmbibekuar,* pra
lutu për ne paprerë* dhe shpëtona prej rreziqeve.*

Dëgjimi

Me mendje të habitur nga pamja engjëllore,


dhe me shpirt të ndriçuar nga Ngjallja e hyjshme,
miroprurëset u ungjillëzonin apostujve: Shpalluni
kombeve Ngjalljen e Zotit, i cili do të bashkëveprojë
me ju përmes mrekullive dhe do të na falë përdë-
llimin e madh.

Shkallesat

Antifoni i parë

Në hidhërimin tim të këndoj si Davidi, o Shpë-


timtari im. Shpëtoma shpirtin prej gjuhës dinake.
Jeta është e lumur për eremitët, se fluturojnë me
dashuri hyjnore.

Lavdi dhe Tani

Prej Shpirtit të Shenjtë sundohen të gjitha të


dukurat e të padukurat; se, duke qenë i vetëpushtet-
shëm, është me të vërtetë një prej Trinisë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
71
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Antifoni i dytë

Le të ngjitemi në male, o shpirt; le të shkojmë


atje nga vjen ndihma.
Dora jote e djathtë, o Krisht, le të qëndrojë mbi
mua, duke më ruajtur nga çdo mjerim.

Lavdi dhe Tani

Shpirtit të Shenjtë, duke teologuar, le t’i themi:


Ti je Perëndi, jetë, dashuri, dritë, mendje; ti je mi-
rësi, ti mbretëron përjetë.

Antifoni i tretë

I mbushur me gëzim të madh po lutem për ata


që më kanë thënë: Le të shkojmë në oborret e Zotit.
Në shtëpinë e Davidit kryhen gjëra të frikshme,
se atje është zjarri që djeg çdo mendje të turpshme.

Lavdi dhe Tani

Shpirtit të Shenjtë i përket vlera jetëkrijuese, se


prej tij merr shpirt çdo qenie e gjallë; siç i përket
Atit bashkë me Fjalën.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
72
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË PARIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Paravargu

Ngrihu, o Zot, Perëndia im, se ti mbretëron për-


jetë. (2 herë)
Vargu: Do të të lavdëroj, o Zot, me gjith’ zemrën
time.
Ngrihu, o Zot, Perëndia im, se ti mbretëron për-
jetë.

Shkurtorja

Në Hadh denjove të zbrisje, o Shpëtimtari im,


dhe, pasi i theve dyert si i Tërëfuqishëm, i ngjalle të
vdekurit bashkë me veten tënde si Krijues; e hoqe
thumbin e vdekjes dhe e shpëtove Adamin prej mall-
kimit, o Njeridashës. Prandaj të gjithë të thërresim:
O Zot, shpëtona.

Shtëpia

Kur dëgjuan fjalët e engjëllit, gratë u gëzuan


dhe pushuan vajtimin, dhe të trembura po shikonin
Ngjalljen; dhe ja Krishti iu afrua atyre duke u thënë:
Gëzohuni! Kini kurajë! Unë e munda botën dhe i

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
73
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
shpëtova të robëruarit. Shpejtoni, pra, te dishepujt
që t’i lajmëroni se i pres në qytetin e Galilesë për të
predikuar. Prandaj të gjithë të thërresim: O Zot,
shpëtona.

Vargëzimet e Lavdërimeve

O Zot, kur ishte varri i vulosur prej të paligjve,


dole prej tij, sikundër linde prej Hyjlindëses; nuk e
kuptuan si u mishërove, engjëjt e tu pa trup; nuk të
ndjenë kur u ngjalle, ushtarët që të ruanin; se që të
dyja këto janë të vulosura për ata që kërkojnë, dhe
u janë shfaqur çuditë atyre që i falen misterit me
besë. Neve që e përhimnojmë, jepna si shpërblim
ngazëllimin dhe përdëllimin e madh.
O Zot, duke dërrmuar kyçet e përjetshme dhe
duke thyer zinxhirët, u ngjalle prej varrit, pasi le
pëlhurat si dëshmi të vërtetë të varrimit tënd të
triditshëm dhe shkove përpara në Galile, ti që të
ruanin në shpellë. Mëshira jote është e madhe. O
Shpëtimtar i pakuptueshëm, mëshirona.
O Zot, gratë rendën në varr të të shikonin ty,
Krishtin, që pësove për ne; dhe kur erdhën pranë,
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
74
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË PARIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
gjetën një engjëll që rrinte mbi gur, i cili u rrokullis
nga frika; dhe ai u thirri duke thënë: U ngjall Zoti.
Thojuni dishepujve se u ngjall së vdekurish, ai që
shpëton shpirtrat tanë.

O Zot, sikundër dole nga varri i vulosur, ashtu


hyre dhe nga dyert e mbyllura ndër dishepujt e tu,
dhe u tregove pësimet e trupit që denjove, o Shpë-
timtar, nga zemërgjerësia. Si pasardhës i Davidit,
durove plagë dhe, si Bir i Perëndisë, çlirove botën.
Mëshira jote është e madhe. O Shpëtimtar i pa-
kuptueshëm, mëshirona dhe shpëtona.

O Zot, o Mbret i jetëve dhe Krijues i gjithësisë,


që denjove trupërisht kryqëzim dhe varrim për ne,
që të na çlirosh të gjithë prej Hadhit, se ti je Perë-
ndia ynë, përveç teje nuk njohim tjetër.

O Zot, kush do t’i tregojë çuditë e tua të përmbi-


shkëlqyera? A kush do t’i shpallë misteret e tua të
frikshme? Se u bëre njeri për ne, sikundër deshe
vetë, dhe shfaqe pushtetin e fuqisë sate; se me
Kryqin tënd i çele kusarit Parajsën, dhe me Varrimin
tënd dërrmove kyçet e Hadhit, dhe me Ngjalljen

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
75
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
tënde pasurove gjithësinë. O i Zemërdhembshur,
lavdi më ty.

Gratë miroprurëse shkuan në varrin tënd herët


në mëngjes, dhe kërkonin të mirosnin ty, Fjalën dhe
Perëndinë e pavdekshëm; dhe, si dëgjuan fjalët e
engjëllit, u kthyen me gëzim që t’u lajmëronin apo-
stujve hapur që u ngjalle ti, o jeta e të gjithëve, dhe
i fale botës ndjesën dhe përdëllimin e madh.

Rojat e varrit hyjpritës u thoshin judenjve: Oh,


këshilla juaj e kotë! U munduat më kot, duke u për-
pjekur të ruanit të Papërshkruarin! E shfaqët më
madhërisht duke dashur të fshihnit Ngjalljen e të
Kryqëzuarit. Oh, Këshilli juaj i kotë! Përse prapë
këshilloheni të fshihni atë që nuk fshihet? Por më
mirë dëgjoni prej nesh dhe kini mirësinë të besoni
të vërtetën e ngjarjeve. Një engjëll që vetëtinte, zbri-
ti prej qiellit dhe rrokullisi gurin, nga frika e të cilit
ne u bëmë si të vdekur; dhe u thirri grave miropru-
rëse, mendjeforta dhe u tha: Nuk e shihni vdekjen
e rojave dhe zgjidhjen e vulave, dhe zbrazjen e
Hadhit? Si e kërkoni si të vdekur atë që shkatërroi

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
76
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
TINGULLI TËRTHOR I TË PARIT
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
triumfin e Hadhit dhe hoqi thumbin e vdekjes? Por
shkoni shpejt dhe t’u ungjillëzoni Ngjalljen apo-
stujve, duke thirrur pa frikë: Me të vërtetë u ngjall
Zoti, që ka përdëllimin e madh.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
77

Вам также может понравиться