Вы находитесь на странице: 1из 1

Si çdo student edhe unë isha e emocionuar të takoja profesorin e parë te lëndës së filozofisë per shkak

se ishte hera e parë që do ta mësonim këtë lëndë.

Doja ta vërtetoja se a ishte e mërzitshme sa mendonin te tjerët.Mirëpo ky ështe një paragjykim që


ndoshta ne shpesh herë e bëjmë dhe atë në mënyrë të gabuar.

Mënyra se si një profesor qaset me studentët apo nxënësit e bën më të lehtë mësimin për ne dhe të
tjerët ose edhe e bën më të vështirë.Ajo qfarë neve na bie në sy mos të themi të gjithëve është ndoshta
edhe dukja e një profesori,eleganca dhe mënyra se si ai sillet me ne,të folurit e shumë gjëra të tjera.

Takimi I parë me profesorin e lëndës së filozofisë, Naser Zabeli ishte ndoshta më ndryshe nga të tjerët
.Arsyeja se ishte më gazmorë apo vetëm duhej të sillej ashtu që të bënte orën e parë më atraktive!

Vjen nga një familje e edukuar që kanë të gjithë profesionin pothuajse të njejtë,mësimdhënës. Mendoj
se udhëtimi I tij që e ka bërë në vendet e ndryshme te botës për arsye ose qështje arsimi ka bërë që ai
të mesoj kultura të ndryshme dhe gjithqka për jetën në lindje dhe perëndim.Kjo është në të mirë të
studentave për shkak se ai ndoshta gjenë mënyra të ndryshme dhe të veqanta për ta interpretuar
mësimin që do ta bëjmë.

Profesori ynë kishte disa rregulla ose parime në të cilat ne duhet t’ju përmbahemi dhe mendoj se janë
shumë të nevojshme.

Shpresoj që ky vitë dhe vitet e tjera ne vazhdim të kalojnë sikur dita e parë e takimit me profesorin
tonë.Të jemi sa më shumë të respektueshëm ndaj tij dhe lendës që do të ligjërojë.

Po ashtu edhe procesi mesimorë te mos mungojë dhe të jetë në nivelin e duhur.

Вам также может понравиться