Вы находитесь на странице: 1из 6

Shkolla jopublike “PERLA”

Klasa:XIIB

Lenda:kimi

Tema:Perdorimi I antioksidanteve forcon


shendetin tone.

Punoi:Laura Lilaj
Çfarë janë antioksidantët dhe rëndësia e tyre
Çdokush prej nesh ka antioksidantë ose radikalë të lirë të
pranishëm në trup. Disa antioksidantë janë të prodhuar nga vetë
trupi, ndërkohë që të tjerët mund t’i marrim duke ngrënë ushqime
të pasura me antioksidantë.
Trupat tanë gjithashtu prodhojnë dhe radikalë të lirë, si nën
produkte të reagimeve qelizore. Për shembull, mëlçia prodhon
dhe përdor radikalët e lirë për të detoksifikuar trupin, ndërkohë që
rruazat e bardha dërgojnë radikalë të lirë për të shkatërruar
bakteret, viruset dhe qelizat e dëmtuara.
Kur lloje të ndryshme të molekulave të oksigjenit lejohen të lëvizin
lirisht në trup, ato shkaktojnë atë që njihet si dëmtimi oksidativ, i
cili është formimi i radikalëve të lirë. Kur niveli i antioksidantëve
në trup është më i ulët se i radikalëve të lirë-për shkak të
ushqyerjes së varfër, ekspozimit ndaj toksinave dhe faktorëve të
tjerë-oksidimi ndikon në trup.
Efekti? Përshpejtim i procesit të plakjes, inde të thyera, aktivizimi i
gjeneve të dëmshëm me ADN dhe një sistem imunitar i
tejmbushur.
Stili perëndimor-me ushqimet e përpunuara, mbështetjen në
mjekime dhe ekspozimi i lartë ndaj kimikateve dhe ndotësve
mjedisore-ka treguar që luan rol në shumëfishimin e radikalëve të
lirë. Sepse shumë prej nesh janë të ekspozuar ndaj ritmeve të
larta të stresit oksidativ në një moshë të re, pra ne duhet të
konsumojnë ushqime me përmbajtje të lartë antioksiduese.

Çfarë janë antioksidantët?


Megjithëse ka shumë mënyra për të përshkruar se çfarë i bëjnë
antioksidantët trupit, një term i përdorur për to do ishte: çdo substancë
që parandalon oksidimin, ose që eliminojnë potencialisht agjentët
oksidativë në një organizëm të gjallë.
Antioksidantët përfshijnë një duzinë substancash që bazohen në
ushqim që mund t’i keni dëgjuar më parë, si karotenoidet si beta-
karoten, likopen dhe vitamina C.

Studimet sugjerojnë që kur vjen puna te jetëgjatësia dhe shëndeti në


përgjithësi, disa nga benefitet që vijnë duke konsumuar ushqime, barna
herbale, çajra dhe suplementë përfshijnë:

-Parandalim të plakjes së parakohshme duke përfshirë lëkurën, sytë,


indet, kyçet, zemrën dhe trurin

-Lëkurë më të shëndetshme

-Rrezik i reduktuar i shfaqjes së kancerit

-Mbështetje në detoksifikim

-Jetëgjatësi

-Ju mbron kundrejt sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve

-Më pak risk ndaj problemeve njohëse

-Risk i reduktuar për humbjen e shikimit ose çrregullimeve si katarakti


Pse kemi nevojë për antioksidantët dhe çfarë bëjnë
specifikisht në trup në momentin që konsumohen?

Burimet antioksiduese, si ushqimet antioksiduese, barnat


herbale, erëzat dhe çajrat, reduktojnë efektet e radikalëve të
lirë, të cilët luajnë një rol të madh në formimin e sëmundjeve.
Shumë sëmundje me të cilat përballemi në ditët e sotme-duke
përfshirë gjendjet si sëmundjet e zemrës, kancerit dhe
dementia-lidhen me nivelet në rritje të dëmit oksidativ dhe
inflamacionit.Me pak fjalë, oksidimi është një reaksion kimik
që mund të prodhojë radikalë të lirë, duke çuar në reagime të
tjera kimike që dëmtojnë qelizat. Burimet antioksiduese në
dietën tuaj ofrojnë ndihmë në luftimin e dëmtimit të shkaktuar
nga ekspozimi ndaj dritës, dieta e varfër, duhan-pirja ose
përdorimi i mjekimeve, toksiciteti ose ekspozimi kimik, madje
dhe stresi i lartë.Në procesin e luftimit të dëmtimit të
radikalëve të lirë, antioksidantët mbrojnë qelizat e
shëndetshme ndërkohë që parandalojnë zhvillimin e qelizave
kanceroze

1. Glutationi
Glutationi konsiderohet si antioksidanti më i rëndësishëm i trupit
sepse ka treguar që rrit aktivitetin e vitaminave dhe
antioksidantëve të tjerë. Glutationi është një peptid që konsiston
në 3 amino-acide që luajnë disa role vitale në trup, duke përfshirë
ndihmën me përdorimin e proteinave, krijimin e aminoacideve,
detoksfikimin, tretjen e yndyrnave dhe shkatërrimin e qelizave
kanceroze.
2. Kuercetini
E derivuar në mënyrë natyrale nga ushqime si manaferrat dhe
zarzavatet jeshile, kuercetini duket se është e sigurt për të gjithë
dhe posedon rreziqe të pakta. Shumë studime kanë gjetur pak
ose aspak efekte anësore në konsumimin e saj. Sasi prej 500
miligramësh të marra 2 herë në ditë për 12 javë kanë treguar se
janë të sigurta për të ndihmuar në menaxhimin e shumë
problemeve inflamatore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe
probleme me qelizat e gjakut, alergjitë, infeksione, lodhje kronike
dhe simptoma të lidhura me çrregullime auto-imunitare si artrit.
3. Luteina
Luteina ka benefite për sytë, lëkurën, arteriet, sistemin imunitar
dhe të zemrës, megjithëse burimet ushqimore kanë treguar se
janë me efektive ose më të sigurta se suplementet. Disa prova
tregojnë që njerëzit që marrin më shumë luteinë nga dietat e tyre
kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga kanceri i gjoksit, i zorrës
së trashë apo kanceri i mushkërive.
4. Vitamina C
E njohur për përmirësimin e imunitetit, vitamina C ndihmon në
mbrojtjen kundrejt të ftohtit, gripit, kancerit, problemeve të lëkurës
dhe syve.

Benefitet shëndetësore të ushqimeve


antioksiduese
1.Parandalojnë plakjen e parakohshme duke reduktuar dëmin
që kanë shkaktuar radikalët e lirë
Radikalët e lirë janë përgjegjës për shumë probleme
shëndetësore dhe kanë lidhje shfaqjen e kancerit dhe plakjen e
parakohshme të lëkurës apo zonës së syve.
2. Mbron shikimin ose sytë
Antioksidantët si vitamina C, vitamina E dhe beta karotene kanë
treguar efekte pozitive në parandalimin e degjenerimit makular.
3. Redukton efektet e plakjes në lëkurë
Radikalët e lirë përshpejtojnë procesin e plakjes, duke ndikuar në
paraqitjen e lëkurës suaj.
4. Ndihmon në parandalimin e goditjeve dhe sëmundjeve të
zemrës
Meqë antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të
indeve apo qelizave të shkaktuar nga radikalët e lirë, ato janë të
nevojshme në mbrojtjen kundrejt goditjeve dhe sëmundjeve të
zemrës.
5. Mund të ndihmojë në reduktimin e riskut për shfaqjen e
kancerit
Antioksidantët mund të ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e
shumë formave të kancerit falë aftësisë që kanë për të kontrolluar
qelizat kanceroze në trup, dhe mund të çojnë në shkatërrimin e
këtyre të fundit.

Вам также может понравиться