Вы находитесь на странице: 1из 12

DHJETOR 2018 NGJALLJA 1

GËZUAR KRISHTLINDJEN!

NGJALLJA
Nr. 12 (312) Viti XXVI i botimit DHJETOR 2018 Çmimi 20 lekë

Antidoti i pasigurisë
Në paqartësinë dhe pasigurinë që janë përhapur kudo dhe që mundojnë sot
zemrat tona, e kremtja e Krishtlindjes vjen për të rigjallëruar diçka të qartë dhe
të thjeshtë: “Perëndia është bashkë me ne” - pikërisht, kështu quhet Shpëtimtari
që po vjen: Emanuel. Fjala e Perëndisë u mishërua. Erdhi dhe qëndron bashkë me
ne. Dritë, ngushëllim, fuqi dhe jetë.
Ajo që kërkohet gjithmonë nga ne është të forcojmë besimin, përkushtimin dhe
dashurinë tonë ndaj Tij, duke u njëtrajtësuar me të vërtetën dhe me Vullnetin e
Tij. Ky është antidoti më i efektshëm ndaj virusit të pasigurisë.
Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur me sigurinë e pareshtur për
praninë e Emanuelit në ecurinë tonë të përditshme.

Gjithmonë, me dashuri të thellë,


† Anastasi
Detaj nga ikona e kishës së Shën Nikollës Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
(shek. XVIII), fshati Sinjë, Berat.

Të dielën, më 16 dhjetor 2018, pas Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas priti në Selinë e Sinodit, në Tiranë, nxënës të shkollave të Fondacionit
“Frymë dashurie”: shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi në Gjirokastër dhe kolegji në Mesopotam.
“Zoti është me ne!”, iu drejtua Kryepiskopi atyre dhe salla jehoi nga përgjigjja: “Edhe ne me Zotin!”. Pastaj fëmijët dhe të rinjtë kënduan
kolendrat dhe morën nga Fortlumturia e Tij falënderime dhe urime të nxehta shpirtërore për Krishtlindjen dhe festat e Vitit të Ri. Në fund, secilit prej
tyre iu dhuruan edhe dy libra.
2 NGJALLJA DHJETOR 2018

“Virgjëresha sot”
Nuk do të bëj ndonjë përshkrim të gjatë. Engjëjt me barinjtë, lavdërojnë; hësor, përsosmëri e padiskutueshme. Himnet
Do të them vetëm pak fjalë të thjeshta për Dhe magët, me yllin udhëtojnë; e tij liturgjike janë drama fetare të mrekullue-
himnin e mrekullueshëm “Virgjëresha sot” Se për ne lindi si djalë i ri Perëndia i shme.
kushtuar Krishtlindjes nga melodi Romanos, parajetshëm. Në to gjejmë personat më të mëdhenj të
të cilin e kanë karakterizuar “Pindar të poezisë Dhiatës së Vjetër dhe të Dhiatës së Re. Patrikët
ritmike”. Është kjo strofa e parë e një poeme të dhe profetët. Apostujt dhe martirët. Protago-
Romanosi jetoi në fillim të shekullit të VI-të shkëlqyer, e cila përbëhet nga njëzet e katër nist Perëndia. Tërëdituria hyjnore, Tërëfuqia
pas Krishtit, me prejardhje nga Siria dhe ishte strofa. Kjo strofë përbën “temën” e tërë po- hyjnore, Drejtësia dhe Shenjtërimi drejtojnë
dhjakon në një nga kishat e Bejrutit. Erdhi në emës. Në fakt, nuk është poemë, është një dra- botën dhe gjithçka është në të. Përballë per-
Konstandinopojë dhe u emërua dhjakon në ki- më e përkryer. Vendi ku zhvillohet drama, ësh- sonave të hirshëm, poeti entuziazmohet. Me
shën e Shën Marisë që quhej “e Kiros”. Himnet të shpella. Personat janë: Foshnja hyjnore, Pe- devocion të jashtëzakonshëm ai vështron Kri-
që ka kompozuar janë kryevepra. rëndia, Shën Maria, Engjëjt, Barinjtë, Magët. shtin dhe Nënën e Tij. Ngjarjet e së kaluarës
Një natë iu shfaq në ëndërr Shën Maria, i Antitezat e kompozimit janë prekëse. Figurat e zhvillohen si në vegim. Ai vetë nxitet, ngacmo-
dha një copë letër dhe e nxiti ta hante. Romanosi saj të mrekullueshme. Ritmi i saj i jashtëzakon- het, frymëzohet. Nga fjalët e tij përhapet fjala
e mori fjalën me kuptimin e saj real dhe përpiqej shëm. Meloditë e saj të ëmbla, ashtu siç dinte hyjnore. Nga poezia e tij buron melodi e ëmbël.
gjatë ëndrrës ta zbatonte. Kur u zgjua dhe shpir- të krijonte e të kompozonte Melodi. Nga shpirti i tij gufon lutje qiellore. Fakt, poe-
ti i tij qe mbushur me mallëngjim e frymëzim, ma: “Virgjëresha sot”.
lavdëroi Perëndinë për vegimin. Hipi në amvo- Poetika e Romanosit në përgjithësi është e Nuk zgjatem më. Këto pak fjalë janë thërri-
nën e kishës dhe psali me prekje të madhe shpir- thjeshtë, por edhe madhështore. Bizantino- me nga Tryeza mistike e Melodit Romanos. Ja-
ti himnin e shquar “Virgjëresha sot” që psalet logu gjerman Krumbaher dhe shumë kritikë të në pak pika vese mëngjesi pranveror. Janë pak
ditën e Krishtlindjes dhe që fillon si më poshtë: tjerë mendojnë se Romanosi është poeti kish- petale nga lulet e verës. Që tregojnë lartësinë,
tar më i madh i botës, sepse ky përfaqëson fa- thellësinë dhe bukurinë e himnografisë sonë
Virgjëresha sot, të përmbiqenëshmin zën më të rëndësishme të historisë së himno- kishtare e në veçanti asaj të Krishtlindjes, të
lind, grafisë kristiane, e cila me atë arrin përsosmëri- cilën pak e njohim.
Dhe dheu i blaton, të paafrueshmit në e saj më të lartë. Thellësi e pakrahasuar ndje-
shpellën, nje, dispozitë e kulluar poetike, shkëlqim gju- Dhimitër Beduli

Po kur erdhi plotësia e kohës, Perëndia dërgoi të Birin, që lindi prej gruaje
dhe që ishte nën ligj, që të shpërblejë ata që ishin nën ligj, që të marrin
birësinë. Edhe meqenëse jemi bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në
zemrat tuaja, që thërret: Abba, o Atë. Prandaj nuk je më shërbëtor, po bir;
dhe në je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
(Galatianëve 4:4-7)

Edhe si lindi Jisui në Betlehem të Judesë, në ditët e mbretit Herod, ja, ca


magë nga Lindja erdhën në Jerusalem, duke thënë: Ku është mbreti i Judenjve
që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij nga Lindja dhe erdhëm që t’i falemi.
Edhe mbreti Herod kur dëgjoi, u drodh edhe bashkë me të edhe gjithë
Jerusalemi. Edhe si mblodhi gjithë kryepriftërinjtë edhe shkruesit e popullit,
pyeste të merrte vesh prej tyre se ku lind Krishti. Edhe ata i thanë atij: Në
Betlehem të Judesë. Sepse kështu është shkruar me anë të profetit: “Edhe
ti, Betlehem, dheu i Judesë, aspak nuk je më i vogli ndër të parët e Judesë;
sepse prej teje do të dalë një prijës, i cili do të kullosë popullin tim Izrael”.
Atëherë Herodi thirri fshehurazi magët, edhe mori vesh me saktësi nga ata
kohën e yllit që ishte dukur. Edhe duke i dërguar ata në Betlehem, tha:
Shkoni e vëzhgoni mirë për fëmijën, edhe si ta gjeni, të më lajmëroni, që të
vij edhe unë e t’i falem atij. Edhe ata si dëgjuan mbretin ikën; edhe ja ylli që
kishin parë në Lindje tek shkonte përpara tyre, deri sa erdhi e qëndroi sipër
tek ishte fëmija. Edhe ata kur panë yllin, u gëzuan me gëzim fort të madh.
Edhe kur erdhën në shtëpi, panë fëmijën bashkë me të ëmën, Marinë, edhe
duke rënë përdhe iu falën atij, edhe si hapën thesaret e tyre, i prunë atij
“Lindja e Krishtit”, afresk (pas restaurimit 2002-2005) dhurata, ar e temjan e miro. Edhe si iu tregua atyre nga Perëndia në ëndërr
në kishën e Fjetjes së Hyjlindëses, në Zervat, Gjirokastër. të mos kthehen tek Herodi, ikën në vendin e tyre nga një tjetër udhë.
Ngritja e kishës dhe pikturimi i afreskeve i përkasin vitit 1606. (Mattheu 2:1-12)
DHJETOR 2018 NGJALLJA 3

Radio “Ngjallja” - zëri i Kishës Orthodhokse


Një kontribut mjaft të vlefshëm kulturor Kisha Orthodhokse Auto- buojnë figura të njohura të fushës së kulturës e artit, si edhe klerikë e
qefale e Shqipërisë ka dhënë edhe përmes medias. Ky radiostacion, teologë të njohur.
që nga prilli i vitit 1998 kur lëshoi sinjalin e tij nëpër aparatet radiofo-
Që nga viti 2001 transmeton 24 orë, emisione dhe muzikë. Emisio-
nike të besimtarëve të Tiranës dhe Durrësit me “Ju flet Radio ‘Ngjallja’,
net janë informative, ku përfshihen lajme, radio-kronika, radio-repor-
në FM 88.5 Mhz”, pasqyron veprimtarinë e Kishës sonë dhe një pro- tazhe, shërbesa kishtare, emisione social-kulturore, me karakter edu-
gram mjaft të gjerë kulturor. kativ, duke synuar rritjen e vlerave shpirtërore si dhe rritjen e njohurive
Përgjatë viteve, radioja ka evoluar si në programacion ashtu edhe në fushën e artit, kulturës, sportit etj. Kjo radio përfshin të gjitha moshat.
në personelin e saj. Në stafin e kësaj radioje kanë punuar dhe kontri- Së fundi, ajo e ka shtrirë transmetimin edhe në zona të tjera të vendit.

Nga atë Grigor Pelushi Radio “Ngjallja” e ka pasuruar


Përgjegjës i Radios “Ngjallja” transmetimin e saj me një program
mjaft të gjerë e të larmishëm për
Përmes këtij shkrimi, dua të shoqërinë shqiptare, me muzikë të
përmbledh disa ndryshime të rë- përzgjedhur, kryesisht bizantine,
ndësishme që janë bërë në pu- kishtare dhe klasike, si dhe me
nën dhe transmetimet e Radios emisione të ndryshme. Klerikë dhe
“Ngjallja”, ndryshime që e lidhin përfaqësues të Kishës sonë kanë
më shumë komunitetin orthodhoks gjetur tek ajo një dritare për t’ua
me Kishën tonë. përcjellë mesazhet e tyre besim-
Falë investimeve të mëdha dhe d) Intervista audio-vizive me investime të rëndësishme, si në tarëve kudo që arrin sinjali.
të pakursyera nga Fortlumturia e politikanë, historianë dhe aka- anën teknike të studiove, ashtu Gjithashtu, Radios “Ngjallja” iu
Tij, Kryepiskopi Anastas, i cili ka demikë që dëshirojnë të flasin për edhe në antenat dhe pajisjet e rinovua licenca nga AMA, duke
qenë edhe themeluesi i saj, sot bashkëjetesën fetare dhe vlerësi- transmetimit. shtuar edhe zonat e reja të tran-
aktiviteti i Radios sonë zhvillohet me për punën 26-vjeçare të Krye- Programi i Radios po pasurohet smetimit, duke qenë të pranishëm
në dy drejtime: piskopit dhe të Kishës. gjithmonë e më shumë, përfshin të me valët tona edhe te besimtarët e
1. Prodhimi i emisioneve: 2. Transmetimi 24 orë në FM gjitha moshat me emisione fetare mitropolive.
Me statusin e ri të fituar, Radio dhe Online 24. dhe sociale, ku trajtohen tema të Tani Radio “Ngjallja” mund të
“Ngjallja” ka karakter tërësisht Së pari, dua të shpreh një falë- aktualitetit. Ajo përcjell mesazhet dëgjohet në: Tiranë, në 88.5 MHz,
komunitar dhe fetar. Pasurimi i nderim të nxehtë për Kryepisko- shpirtërore të Besimit Orthodhoks Durrës, në 88.5 MHz, Korçë, në
programit të radios me emisione të pin Anastas, për gjithë ç’ka bërë dhe gjendet pranë besimtarëve të 88.7 MHz, Elbasan, në 93.4 MHz,
reja varet nga kontributi që japin që transmetimet jo vetëm të va- krishterë me emisione të ndryshme, Fier, në 98.7 MHz.
klerikët, teologët dhe katekistët e zhdojnë, por edhe të përmirëso- ku nuk mungojnë edhe transmeti- Gjithashtu duam të falënderoj-
Kishës Orthodhokse Autoqefale hen në cilësi dhe të zgjerohen në me të drejtpërdrejta të shërbesave më të gjithë ata besimtarë që i janë
të Shqipërisë. E rëndësishme ësh- shtrirje. Me bekimin dhe fondet dhe të Liturgjive Hyjnore nga përgjigjur thirrjes për të kontribu-
të edhe pjesëmarrja e të rinjve, e dhëna nga Fortlumturia e Tij, Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, në uar për Radion “Ngjallja” në mje-
vullnetarëve dhe të gjithë atyre që kohët e fundit në Radio u kryen Tiranë. diset e saj të reja.
duan të japin një kontribut për ra-
dion tonë dhe për komunitetin or-
thodhoks.
Muajt e fundit, Radio “Ngjallja”
ka sjellë edhe disa risi:
a) Predikimet e të dielave të
Mitropolitëve.
b) Biseda me të ftuar në studio;
me specialistë të fushave të ndry-
shme.
c) Emisioni në fundjavë “Dë-
shmi të Krishtera”, me rrëfime per-
sonale të njerëzve nga jeta kish-
tare.
4 NGJALLJA DHJETOR 2018

Qendra Kulturore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”


Qendra Kulturore dhe e Kon-
ferencave në kompleksin e Ka-
tedrales “Ngjallja e Krishtit” në
Tiranë, është një tjetër dhuratë nga
Kryepiskopi Anastas, jo vetëm
për Katedralen dhe komunitetin
orthodhoks, por për gjithë krye-
qytetin.
Kjo qendër u realizua duke
shfrytëzuar dy katet e nëndhe-
shme, nën sheshin e kishës ka-
tedrale. Qendra përmban amfi-
teatër, salla e të cilit është e aredu-
ar me pajisjet më bashkëkohore
dhe, si e tillë, plotëson të gjitha
nevojat për organizimin e veprim-
tarive të ndryshme, si: shfaqje,
koncerte, konferenca etj. Amfi-
teatri ka një kapacitet prej 500-
850 vendesh. Krahu i mjediseve
ndihmëse, prapa-skenave, i kri-
jon mundësi kësaj salle që të për-
doret dhe si teatër. studentëve të Kolegjit Universitar kompani lider në vend, nga shkolla e tij do të zhvillohen në qendrën
Amfiteatri funksionon që nga “Logos, të shkollës “Protago- publike e jopublike, promovime tonë. Kushdo që e viziton për herë
viti 2012 dhe janë organizuar me nistët”, organizohen aktivitete dhe librash, koncerte recitale etj. Gji- të parë këtë sallë, mbetet i mah-
qindra aktivitete. Përveç aktivi- nga ambasadat e huaja të akredi- thashtu, kohët e fundit, kemi një nitur dhe shprehet: “Ekziston vërtet
teteve që organizon Kisha jonë, si: tuara në Tiranë, nga Kryemini-s- bashkëpunim me Teatrin e Operës një sallë e tillë në Tiranë, në qendër
koncerte festive, diplomime të tria, ministritë e ndryshme, nga dhe Baletit, ku disa nga premierat të saj?”, dhe shprehin përgëzime
për arkitektin e kësaj qendre, për
kushtet, aredimin, akustikën, për
Që të gjithë të jemi një ngrohtësinë që transmeton ky am-
bient. Arkitekti që na ka dhuruar
Manastiri i hirshëm i Shën Joan ata rreth nesh, që kanë nevojë. Pro- Gjatë programit të së shtunës këtë margaritar në qendër të Ti-
Vladimirit, pranë Elbasanit, nga grami i së shtunës vijoi me lutjen e grupit rinor nga Tirana iu bashkua ranës nuk mund të jetë askush
data 14-16 dhjetor 2018, u gjallërua mëngjesit, mëngjesin dhe orën e edhe një përfaqësi e të rinjve nga tjetër përveçse Kryepiskopit Ana-
nga prania dhe entuziazmi për rri- shoqërizimit, punë dore, ku të rinjtë, Elbasani. E diela, dita e Zotit, filloi stas, veprat e të cilit janë të shum-
tje shpirtërore i grupit rinor nga përgatitën kartolina për Krishtli- me Shërbesën e Mëngjesit dhe ta. Prandaj i jemi mirënjohës dhe
Tirana. Dita e premte nisi me Shër- ndje, shitja e të cilave do të mbë- Liturgjinë në kishën e Shën Joan e falënderojmë nga zemra. I lute-
besën e Paraklisit, ku të rinjtë i shtesë nismën për mbjelljen e 150 Vladimirit, drejtuar nga Mitropoliti mi Perëndisë t’i japë vite të shum-
psalën së bashku së Tërëshenjtës. trëndafilave në hyrje të manastirit. i Elbasanit, Andoni. ta e të bekuara, për të na dhuruar
Pas Shërbesës së Pasdarkës të sa më shumë vepra të tilla, të cilat
rinjtë u mblodhën rreth zjarrit ku janë në dobi të të gjithëve.
ndoqën me interes atë Irineun, pri- Duke e mbyllur këtë shkrim për
ftin e manastirit, i cili tregoi histo- sallën e Amfiteatrit të Qendrës
rinë dhe mrekullitë e shën Joan Kulturore, po citoj një shprehje të
Vladimirit dhe manastirit të tij. Më Kryepiskopit Anastas: “E bukura,
pas Parashqevi Gega, u tregoi të e vërteta dhe dashuria shkojnë të
rinjve për përvojën e saj në Uganda tria bashkë”.
të Afrikës dhe i nxiti ata të jenë
Dhe në këtë Qendër Kulturore
falënderues për çdo të mirë që na
kjo shprehje gjen zbatim më së
jep Zoti, sepse, duke parë që ka
miri.
edhe të tjerë që janë më keq, kup-
tojmë sa shumë të bekuar jemi dhe
sa shumë duhet të mendojmë për Jovan Rusku
DHJETOR 2018 NGJALLJA 5

Edhe një të shtunë ishte vjet, a nuk duhej të zgjidhej prej Nëse e lexojmë me kujdes dhe do të na afrohet neve, me
duke mësuar në një sinago- kësaj lidhjeje ditën e shtunë? Ungjillin, ky është i vetmi rast që dhembshuri atërore.
gë. Edhe ja ishte një grua që Edhe ndërsa ai po thoshte një njeri nuk i kërkon Zotit që të Do të jetë “Ai” që do të na
kishte frymë sëmundjeje këto, gjithë kundërshtarët e tij shërohet. Kjo grua nuk kërkonte thërrasë do të na prekë dhe do
tetëmbëdhjetë vjet, edhe ishte turpëroheshin; edhe gjithë turma shërim, por rrinte në sinagogë si të na shërojë jo vetëm sëmu-
e kërrusur e nuk mundej fare gëzohej për tërë punët e lavdë- shembull për ne. Po të jemi në ndjet dhe shtrembërimet fizike,
të ngrihej drejt. Edhe Jisui, rueshme që bëheshin prej tij. Shtëpinë e Zotit edhe nëse nuk do por Ai do të na drejtojë nga shtre-
kur e pa, e thirri dhe i tha: t’i drejtohemi realisht personit të mbëria shpirtërore.
Grua, je e çliruar prej sëmu- (Lluk. 13:10-17) Tij për shërim, vetë Zoti do të vijë
ndjes sate. Edhe vuri duart
mbi të, edhe ajo menjëherë u
drejtua, dhe lavdëronte Perë-
ndinë.
Por i pari i sinagogës u
përgjigj me zemërim, sepse
Jisui e shëroi të shtunën, edhe
i thoshte turmës: Gjashtë ditë
janë në të cilat duhet të pu-
noni; ndër këto, pra, ejani e
shërohuni e jo ditën e shtunë.
Zoti atëherë u përgjigj e i tha:
Hipokrit, gjithsecili prej
jush të shtunën a nuk e zgjidh
kaun e tij a gomarin nga gra-
zhdi, edhe e sjell e i jep ujë?
Edhe kjo që është bijë e Abra-
hamit, të cilën ja tek e pati li-
dhur satanai tetëmbëdhjetë

Martire Luçia nga Sirakuza (13 dhjetor)


Gjatë persekutimit të Diokle- shkë me gurët e çmuar, për t’ua Guvernatori i pamëshirshëm vendi. Atëherë ata u përpoqën
cianit, një vajzë e re, e quajtur ndarë të varfërve - gjë që e zemë- iu tha ushtarëve ta tërhiqnin zvarrë ta tërhiqnin me litarë, madje për-
Luçia, nga qyteti i Sirakuzës në roi së tepërmi ish-të fejuarin e saj, me kanxha, po shenjtorja, porsi dorën edhe buajt që ta lëviznin,
Sicili, shkoi bashkë me nënën e i cili nuk ngurroi ta denonconte si një shkëmb i fortë, nuk lëvizi nga por nuk arritën të bënin dot gjë.
saj për të vizituar varrin e shën të krishterë te Pas- Guvernatori, i dëshpëruar, e pye-
Agathisë në Katania, sepse e ëma kasios, guvernatori ti se çfarë lloj magjish po për-
ishte e sëmurë rëndë nga një së- i Sirakuzës. dorte, dhe Luçia iu përgjigj: “Nuk
mundje e pashërueshme gjaku. Duke u treguar e përdor magji; është pushteti i
Pasi iu lut nxehtësisht shenjtores palëkundur gjatë Perëndisë që ndodhet brenda
për shëndetin e së ëmës, Luçia gjykimit e duke meje, që po kryen këtë mrekulli”.
dremiti për një çast dhe pa Aga- dashur të shkonte - “Po të doni, sillni edhe mijëra
thinë që iu shfaq në ëndërr duke i sa më shpejt pranë veta, por përsëri nuk do t’ia dilni
thënë: “Luçia, motra ime, përse Zotit, Luçia i tha gu- mbanë të bëni diçka kundër me-
më kërkon mua atë që mund ta vernatorit: “Meqë je, nëse kështu i pëlqen Perëndi-
fitosh fare mirë me anë të besimit nuk kam më asgjë së”. Ata ndezën një zjarr përreth
tënd? Nëna jote u shërua. Ti së tjetër për të blatuar, saj, por edhe ky nuk solli ndonjë
shpejti do të jesh lavdia e Sira- ofroj veten time si dëmtim për shenjtoren. Në fund
kuzës, siç jam unë lavdia e Kata- një blatë të gjallë te fare ia prenë kokën me shpatë
nias”. Kur u kthyen në shtëpi, Perëndia i Plotfuqi- dhe shenjtorja e dorëzoi shpirtin
Luçia ia përkushtoi Zotit virgjë- shëm. Falë teje, që te Zoti, duke parashikuar me fry-
rinë e saj duke marrë për këtë na torturon për t’i mën e saj të fundit paqen e Kishës
edhe miratimin e së ëmës dhe pri- pëlqyer perandorit, dhe fundin e perandorëve tiranë
shi fejesën me një djalë nga një ne po fitojmë një Maksimian dhe Dioklecian.
familje e mirë. Ajo shiti pjesën e gëzim të madh e të
pasurisë së saj të patundshme ba- përjetshëm”.
6 NGJALLJA DHJETOR 2018

Në vitin jubilar të Heroit Kombëtar

Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe arbërorët


përmes burimeve agjiologjike
Në periudhën e Mesjetës, gjithë nden në burim tjetër. Atje vërehen tyre është kthimi përfundimtar i otit, vrasja ose jo e vëllezërve të
kultura materiale e shpirtërore, aspektet reale historike të popu- Heroit tonë në vitin 1443 në qytetin Gjergj Kastriotit nga Sulltani etj.,
psikologjia dhe virtytet që i mbarti llit, dëshmia e besimit dhe shpirti i e Krujës. Vështirësitë studimo- ndriçohen mjaft, nëse studiuesit
populli ynë, në thelb konsistonin tij, të cilat u bënë premisa dhe fry- re konsistojnë se historianët dhe do t’u referohen të dhënave agjio-
në kultivimin e jetës shpirtërore mëzimi i rezistencës ndaj çdo pu- studiuesit e huaj e vendas që stu- grafike.
dhe adhuruese. Me të drejtë aka- shtuesi. diojnë periudhën e Gjergj Kastrio- ...Rëndësi të veçantë kanë ak-
demikët shqiptarë si Aleks Buda Ndërsa autorët e huaj që shkru- tit, marrin ose jo parasysh pasaktë- tet e Hilandarit, të cilat janë doku-
dhe Myzafer Korkuti, e cilësuan an për historinë e vendit tonë iu sitë dhe mungesat e të dhënave bu- mentet më të vjetra që përmendin
Krishterimin faktor kryesor të referuan të dhënave të burimeve rimore të autorëve të mëparshëm emrin e Gjergj Kastriotit. Këto do-
formimit të kombësisë arbërore. agjiografike dhe i përdorin ato si dhe nxjerrin konkluzione të ndry- kumente agjiografike që lidhen
Prandaj mendoj se historia e po- faktorë përcaktues në analizat dhe shme. Ashtu si te historianët os- me historinë e Manastirit dhe të
pullit tonë nëse nuk renditet dhe deduksionet e tyre për të parë të manë, i kopjuan kronikat e më- familjes Kastrioti, përmbajnë të
konsultohet me burimet fetare ose vërtetën ballë për ballë. (Shembuj parshme osmane dhe ndonjëherë dhëna të plota për periudhën e rini-
në rastin tonë, me burimet agjio- të të dhënave agjiografike të re- ndryshuan vitet, gjë që solli te të së së Gjergj Kastriotit, sidomos
grafike, atëherë e vërteta historike feruara nga autorë të huaj do të gjitha studimet e mëvonshme nga- për aspektin fetar, i cili ndikoi në
nuk do të ndriçohet drejt në aspek- përmenden në vijim të studimit). tërrim sistematik episodesh dhe qëndrimet e tyre princërore.
tet e saj. ngjarjesh. Siç dihet, në përmbajtje të Ak-
Si rrjedhim, për historinë e ve- Megjithatë, siç dihet, Gjergj teve të Hilandarit, Gjon Kastrioti
ndit tonë, paragjykimi i burimeve II. Gjergj Kastrioti dhe Kastrioti rridhte nga një familje dhe katër djemtë e tij (Stanisha,
agjiografike ose konsiderimi i të familjarët e tij në kontekstin që identitet dhe etnitet shpirtëror Reposhi, Kostandini, Gjergji) i ja-
dhënave të tyre, me koeficent të historik kishtar të shek. XV të saj kishte Krishterimin e traditës pin Manastirit të Hilandarit, dy
ulët besueshmërie, që lidhen me arbërore, Orthodhoksinë. Kështu, fshatra dhe Kishën e Shën Marisë
besimin dhe ndikimin e tij në po- a) Përmbajtja e akteve mbështetur në traditën shpirtërore të krahinës së Pollogut, si metoqe
pull, qëndron vetëm në faktin e të të Hilandarit dhe familjare të Kastriotëve, Gjergj dhuratë prej tyre. Kurse Akti i dytë
parit të historisë me një sy në një Kastrioti lindi orthodhoks. Çështjet i nënshkruar prej të njëjtëve, bën
kohë kur shkencërisht këto buri- Jetën e Gjergj Kastriot Skë- që lidhen me familjen e Gjon Ka- fjalë për blerjen e Pirgut të Shën
me agjiografike, në disa raste, japin nderbeut, studiuesit e ndajnë në dy striotit si feja e tyre, kur u morën Gjergjit dhe dhënies së 60 florinjve
të dhëna të vlefshme që nuk gje- periudha studimi. Kufiri ndarës i peng ose jo djemtë e Gjon Kastri- nga Gjoni dhe tre djemve të tij.

Kisha bizantine e Shën


Nikollës në Lezhë.
Aty mendohet se u varros
Heroi ynë Kombëtar Gjergj
Kastrioti, ndaj është kthyer në
memorial në kujtim të tij.
Ajo ruan ende gjurmë të
afreskeve origjinale.
DHJETOR 2018 NGJALLJA 7

Akti i parë daton në vitin 1426. jetuan si murgj. Siç bënë Borisi I i
Ndër të tjera, Gjoni shkruan: “unë Bullgarisë në shek. IX dhe Stefan
mëkatari dhe i pamerituari..” Nemanja (ndërtuesi i parë i mana-
dhe “…i dhuruam Manastirit të stirit të Hilandarit) dhe më pas djali
shenjtë sipas fuqisë sonë…”. i tij po në Athos, në shek. XIII.
Këto janë shprehje që tregojnë Me fjalë të tjera, murgjit hila-
shpresëtarinë e tyre. Dhurimi, si- ndariotë, shpresëtarinë e familjes
pas dëshirës dhe fuqisë së tyre, princërore Kastrioti e përjetësuan
është vepër e pastër shpirtërore me shitjen e Pirgut të Shën Gjergjit
ndaj manastirit orthodhoks. dhe me varrosjen e murgut Re-
Në këtë kohë, manastiri i posh, Dukës së Familjes Mbretë-
Hilandarit arriti në kulmin e tij. Ai rore Kastriote. Sipas një versioni
njohu bamirësi nga hegjemonët të shkruar në revistën Balkanica,
serbë Stefan dhe Sava Nemanja, edhe Gjon Kastrioti u bë murg në
ndërtues të manastirit me mirati- Hilandar në vitin 1437 dhe mori
min e perandorit të Konstandino- emrin Joakim.
pojës, Aleksit III, në fund të shek. Për më tepër, le të themi se në
XII. Në vitin 1326, Hilandari bleu këtë vit, dy djemtë e tij Reposhi
manastirin e Shën Nikollës, Skor- (1431) dhe Kostandini (?) kishin
piu, që iu bashkëngjit të parit dhe vdekur. Gjoni tërhiqet në këtë
më pas, atë të Shën Vasilit, që qu- mentojnë se mospërmendja e dja- tarëve. Këtë interpretim të tij e manastir në fund të jetës për qetë-
hej dhe Manastiri i Pirgut (ose lit të madh nga Gjon Kastrioti, është mbështesin dhe të tjerë, pasi te si shpirtërore, sipas traditës së
Manastiri i Kullës). Në vijim Hila- e lidhur me faktin se në këtë kohë, mbishkrimi i varrit të Reposhit, asketizmit lindor. Kjo e fundit
ndarit iu bashkëngjitën manasti- ai ishte islamizuar. Prania e djem- që ndodhet në kishën qendrore mbështetet edhe tek arsyetimi se:
ret: i Komitissis, Kalika, Paparkiki, ve në këto vite të nënshkrimit të (Katholikon) të manastirit të Hila- s’ka kuptim që të blesh Pirgun dhe
Omologjitu, Strovileas dhe Shën akteve te babai i tyre sipas Kristo ndarit, murgjit kanë shkruar për adelfatet, që në gjuhën murgëro-
Gjergjit. Frashërit kuptohet se Skënderbeu Reposhin, titullin “Duka i Ilirisë”. re do të thotë bashkësi murgjish
Ky i fundit na intereson më qëndroi “vetëm tre vjet në Aka- Ky i fundit tregon laicitetin dhe jo dhe të paktën të mos e vizitosh ose,
tepër, sepse këtë posedoi Gjoni demi Ushtarake”. Si duket, ndë- murgërinë e Reposhit, se veshja e e shumta, të mos murgërohesh,
dhe të tre djemtë kundrejt vlerës rrimi i fesë së Stanishit, shërbeu si një murgu, sipas komentuesit, ka siç bëri Reposhi dhe ndoshta edhe
dhuratë (siç shkruhet më poshtë arsye e fortë për Gjon Kastriotin, si kusht themelor heqjen dorë Gjon Kastrioti.
në akt), blenë Pirgun e Shën Gjer- që të mos e përfshinte atë në Aktin nga gjithë titujt zyrtarë e fisni- Kujtojmë se tradita e popullit
gjit. Murgjit e manastirit i shesin e Dytë. Mbi këtë koment, mund të kërorë, thotë Kristo Frashëri. në Shqipëri përmend se Skënder-
Gjonit dhe djemve, Reposh, Kosta- themi se, ndërrimi i fesë së Sta- Në fakt, mbishkrimi i varrit të beu ka tri varre në vende të ndry-
ndin dhe Gjergj, këtë manastir të nishës, mjafton për Gjon Kastrio- Reposhit, përveç pjesës që thotë: shme. Kaq thuhet se ka edhe Alek-
Shën Gjergjit që quhej nga murgjit tin, që përpara bindjes shpirtërore Duka i Ilirisë” ka dhe pjesën tje- sandri i Madh. Kaq ka edhe Shën
“Pirgu i Shën Gjergjit” dhe më pas të tij dhe murgjve orthodhoksë të tër që nuk përmendet në doku- Joan Vladimiri, edhe piktori i njo-
u quajt “Arbanarsk Pirg” (Pirgu i Hilandarit, të mos e vendoste djalin ment. I gjithë mbishkrimi shkruan: hur Konstandin Shpataraku. Ky i
Shqiptarëve), bashkë me vreshtat e tij të madh në blerjen e Pirgut dhe “E ndërroi jetën shërbëtori i fundit u vra në shek. XVII nga
dhe katër adelfatet nga një për çdo të ndonjë adelfati. Zotit, Reposhi, Duka i Ilirisë”. turqit otomanë. Të krishterët i bënë
blerës. Pjesa “shërbëtori i Zotit”, vërteton tri varre që të mos bënin sakrilegj
Manastiri kishte fshatra metoqe b) Reposh Kastrioti, se Muzaka kishte të drejtë. Sepse në trupin e tij. Këto na çojnë nëpër
në varësi të tij, në zonën e Maqe- murg apo jo kjo frazë shkruhet për murgjit. Po mend se trupi i Gjergj Kastriotit
donisë, Arbërisë dhe të Dukagjinit. titulli, përse duhej të vendosej kur mund të jetë çuar në një vend të
Vetëm në këtë të fundit kishte 193 Reposhi, vëllai i Skënderbeut, ai ishte bërë murg? Këtu na vjen sigurt nga arbërorët, që turqit, të
fshatra metoqe. Këto më sipër sipas Gjon Muzakës “u bë murg”. në ndihmë Akti i Dytë. Aty për- cilët nuk e kishin në traditë hajma-
faktojnë pasurinë e madhe të ma- Ai bëri jetë murgu në manastirin e mendet se familja Kastrioti për linë, të mos e trazonin Gjergjin në
nastirit të Hilandarit dhe hedhin Hilandarit, aty dhe ku është va- blerjen dhe bamirësitë do të për- varr. Ndoshta koha prej 10 vitesh
poshtë mendimin se mos ky ma- rrosur. Mirëpo, historiani Kristo mendej prej murgjve derisa të nga varrimi i Skënderbeut deri në
nastir kishte nevojë t’ia shiste Gjon Frashëri, në komentin e tij të kon- ekzistonte Hilandari. Nuk ka mu- rënien e Lezhës në dorë të otoma-
Kastriotit dhe djemve për të për- siderueshëm të dy akteve të Hila- ndësi që Reposhi të ishte murg dhe nëve do të mjaftonte për të ve-
fituar ekonomikisht nga nënshkri- ndarit përmend se Reposhi nuk u t’u impononte murgjve titullin e ndosur eshtrat e tij në një vend të
mi në Aktin e Dytë të Hilandarit. bë murg sepse ishte vetëm Dukë, Dukës së Ilirisë. Por ky titull që sigurt...
Në përmbajtje të Aktit të Dytë, komandant i garnizoneve shqip- përmendet në mbishkrimin e va-
i cili pranohet se daton më vonë, tare, në mbrojtje të Hilandarit. Ai rrit, shkruhet në nderim të tij nga Thoma Shkira,
përmendet Gjoni dhe tre djemtë e shkruan: “ndryshe blerja e Pirgut murgjit që e varrosën. pedagog në Akademinë Teo-
tij Reposhi, Konstandini dhe Gjer- (të Shën Gjergjit) nuk do të kishte Kastriotët, si njohës të së kalu- logjike “Ngjallja e Krishtit”
gji, ndërsa djali i madh, Stanishi, kuptim”, nëse nuk përdorej për arës, e njihnin mirë asketizmin Pjesë nga referati i mbajtur
nuk përmendet si në Aktin e Parë. qëllime ushtarake pasi edhe më orthodhoks të perandorëve biza- në takimet e Lidhjes
Në lidhje me këtë, studiuesit ko- vonë ky pirg quhet si Pirgu i Shqip- ntinë, që fundin e jetës së tyre e së Intelektualëve Orthodhoksë
8 NGJALLJA DHJETOR 2018

Lipsanet nuk janë objekte muzeore


Bëmat e komunizmit nuk kombëtare (megjithëse ka një
shuhen megjithëse po afrojnë marrëveshje me Shtetin, që është
30 vite të ardhjes së demo- ligj, për t’i kthyer), këto të fundit
kracisë dhe rifitimit të lirisë është krejt e pajustifikueshme të
fetare. Nëpër muzetë e depot vazhdojnë të përdhosen nga du-
shtetërore, krahas ikonosta- ar jobesimtare. Lipsanet e shenjta
seve të gdhendura mjeshtë- në asnjë rast nuk përbëjnë vlera
risht, ikonave e sendeve të muzeore ose trashëgimie, por janë
shenjta me vlera shpirtërore e vetëm objekt nderimi dhe faljeje
artistike të pakrahasueshme, nga besimtarët dhe çdo çast që
të grabitura në kishat tona kalojnë në ambiente laike janë një
orthodhokse apo edhe të do- vazhdim i sakrilegjit të ndër-
kumenteve të arkivave kishta- gjegjshëm që bëri regjimi komu-
re, ka edhe lipsane të shenjta. nist.
Nëse për të parat bëhet de- Në foto janë një pjesë e li-
magogji e hidhet tym, duke psaneve të shenjta të Shën Joan të tjera që i nënshtrohen çdo di- shenjtorëve Gorazhd, Angjellar
abuzuar me vlerat e tyre mbarë- Vladimirit, por ka edhe lipsane të përdhosjes, si në Berat ato të etj.

Në Shkodër, në
datën 11 dhjetor 2018, në
hotel “Koloseu”, u
organizua takimi
ndërfetar:
“Të mbrojmë Tokën,
shtëpinë tonë të përba-
shkët”.
Edhe Kisha jonë mori
pjesë në të, me referues
klerikë e laikë

Më 28 Nëntor, me rastin e
106-vjetorit të Shpalljes së
Pavarësisë në Vlorë, festë ko-
mbëtare, në kishat tona u krye
“Dhoksologjia e flamurit”.
Në foto: Pamje nga përvjetori
i parë i Pavarësisë, ku përfaqë-
suesit orthodhoksë, si nismë-
tarë dhe firmëtarë të aktit, ishin
të shumtë.
DHJETOR 2018 NGJALLJA 9

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

Kryepiskopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet


Disa faqe interneti dhe gazeta shqiptare u ngutën të ribotojnë Ata që e njohin se si është e vërteta, e dinë fare mirë se Krye-
një artikull të z. G. Kapllani, që kishte si argumentin e tij kryesor piskopi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuaj-
një nënkuptim fyes, ku thoshte se Kryepiskop Anastasi u intere- tjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të
sua dhe shprehu ngushëllimet e tij vetëm për familjen Kacifa dhe se thellë, pavarësisht kërcënimeve, që merr kohë pas kohe nga gru-
u tregua indiferent për familjen e Petrit Zilfës, që u vra në mënyrë të pe ekstremiste të të dyja vendeve. Qarqe të mirinformuara dhe
padrejtë. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë! Kryepiskopi objektive në Shqipëri dhe në Greqi, e njohin mirë faktin se, për 27
Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet. Ai i shprehu ngushë- vjet, Kryepiskopi Anastas lufton për paqen, mirëkuptimin dhe
llimet e tij familjes Zilfa, më 5 dhjetor 2018. respektin reciprok midis njerëzve dhe popujve.
Tiranë, 7 dhjetor 2018

Dashuria që mund urrejtjen…


Ngjarjet e fundit mes Greqisë Cilido qoftë shkaku, të dyja fa- aq më rëndë, duke sulmuar një per- Të gjithë ne, duke ruajtur vlerat
dhe Shqipërisë kanë acaruar ma- miljet janë në zi dhe secili prej nesh son fizikisht, nuk tregon nivel civi- e kombit dhe pavarësinë e vendit
rrëdhëniet diplomatike mes dy duhet të shprehë ngushëllimet e tij. lizimi dhe nuk shpreh atdhedashu- tonë duhet të tregojmë anën më të
vendeve. Duket se Tirana dhe Athi- Por rritja artificiale e naciona- rinë tonë. mirë në marrëdhëniet mes vendeve
na zyrtare kanë lënë në tryezë për lizmit, që i shërben vetëm disa qar- Në Shqipëri, në zonën e Jugut, fqinje.
momentin, të gjitha bashkëpunimet qeve ekstreme dhe dashakeqe në jeton komuniteti grek dhe në Greqi Ajo që është e papranueshme,
dhe marrëveshjet mes tyre, të pak- vendin tonë, nuk ndihmon në jetojnë mbi 500 mijë shqiptarë. është sulmi menjëherë pas këtyre
tën sa të kalojë kjo valë e nxehtë zbardhjen e ngjarjeve dhe as në Vetëkuptohet se mes nesh dhe mes dy ngjarjeve tragjike, ndaj Kryepi-
nacionalizmi që ka pushtuar dy po- përmirësimin e marrëdhënieve tyre, përveç marrëdhënieve të për- skopit të Tiranës, Durrësit dhe të
pujt. mes dy vendeve fqinje. ditshme, mund të lindin edhe kon- Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.
Ekzekutimi i Konstandin Kaci- Them rritje artificiale, sepse flikte mes dy individëve, që mund Kisha Orthodhokse Autoqefale
fasit dhe më pas i Petrit Zilfës, janë populli shqiptar nuk është brumo- të ketë pasoja të rënda. Duke qenë e Shqipërisë nuk ka asnjë lloj për-
dy ngjarje të lidhura me njëra- sur me ndjenjë të nacionalizmit se bashkëjetojmë dhe bashkëpu- fshirjeje në këto ngjarje të trishtu-
tjetrën. Policia shqiptare tha se i ekstrem. Por kjo lloj rryme po për- nojnë me njëri-tjetrin, këto janë ara dhe i gjithë komuniteti ortho-
ndjeri Kacifas ka qëlluar mbi poli- hapet në Shqipëri nga disa individë, ngjarje fatkeqësisht të pashmang- dhoks shpreh keqardhjen e tij.
cinë para se të ekzekutohej, ndër- me qëllimin e vetëm për të sulmuar shme. Por kjo nuk do të thotë që Disa individë, që e dinë se po
sa policia greke tha se i ndjeri Zilfa, disa institucione dhe për të krijuar pse një shtetas grek vrau një shqip- shave Kishën Orthodhokse del në
është vrarë nga një shtetas grek trazira dhe pakënaqësi në vend. tar, ai përfaqëson të gjithë Greqinë media, dolën e hodhën helmin e
ekstremist pas debatit të tyre për Duke marrë armët dhe duke dhe anasjelltas.
rastin Kacifas. nisur sulmet me shpifje, akuza apo, (vijon në faqen 10)

Edhe këtë Krishtlindje, për të qenë më afër njerëzve me nevoja


të veçanta, Rinia Orthodhokse “Bij të Dritës” e Tiranës, me bekimin
e Kryepiskopit Anastas, organizoi 2 nisma:
Nisma e parë synoi mbledhjen e fondeve monetare për sigurimin
e një ose më shumë veglave muzikore (fizarmonikë ose organo e
lëvizshme), për t’u përdorur nga nxënësit e Institutit të Fëmijëve që
nuk Shikojnë, në Tiranë. Këtë e kanë kërkuar nga vetë institucioni, si
një mjet i domosdoshëm për nxënësit e qendrës.
Nisma e dytë ishte realizimi i pakove me ushqime, që do t’u
shpërndahen disa familjeve në nevojë me rastin e Krishtlindjes.
Nismat përfundojnë më 18 dhjetor dhe menjëherë do të bëhen
blerjet dhe paketimet e nevojshme, për t’ua dorëzuar përpara festës,
sipas një programi paraprak.
10 NGJALLJA DHJETOR 2018

(vijon nga faqja 9) familjen e të ndjerit Petrit Zilfa. nacionalizmit ekstrem. Për 26 vjet Kalendari
Edhe këtu dolën blof. Kryepiskopi me radhë, Kryepiskopi Anastas
radhës ndaj Kryebariut të Kishës, i kishte ngushëlluar të dyja familjet. është kujdesur që vreshtin ortho-
i Liturgjive Hyjnore,
Imzot Anastasit. Këto sulme ndaj Kishës Ortho- dhoks në Shqipëri ta kultivojë me JANAR 2019
U ngrit pyetja pse Kryepiskopi dhokse Autoqefale të Shqipërisë farën e paqes e të dashurisë, ku-
Anastas nuk reagoi në lidhje me kanë një qëllim të errët dhe dasha- ndër dhunës dhe urrejtjes. Fatkeqë- 1 E Martë † Rrethprerja e
rastin Kacifas. Ky i fundit nuk ish- keq, jo vetëm kundër Kryepisko- sisht, disa individë ende nuk kanë Zotit Jisu Krisht. Vasili i
te klerik dhe nuk përfaqësonte Ki- pit Anastas, por ndaj të gjithë ko- mësuar as si t’i luten Zotit, por ësh- Madh. Dësh. Telemaku.
shën Orthodhokse Autoqefale të munitetit orthodhoks. të dashuria ajo që e mund urrejtjen 4 E Premte † Mbledhja për
Shqipërisë, pavarësisht nëse ishte Para pak ditësh, një vajzë e re, 70 Apostujt. Osh. Theoktisti.
apo jo besimtar. studente në Rodos të Greqisë, u Nga Esido Barkaj (Hahen të gjitha) (Sh. e Orëve)
Arsyet pse Kacifas doli kundër rrah dhe u godit me sende të forta Botuar në gazetën 5 E Shtunë † * Vigjilja e
policisë shqiptare mund të jenë të në kokë nga një shqiptar. Ky i fun- “Mapo” Theofanisë. Dësh. Theonai.
shumta, por nuk ekziston mundë- dit tentoi ta përdhunonte të renë, e (Kreshmë) (Bekimi i ujit)
sia që përplasja e tyre të jetë nxitur cila e kundërshtoi. Ai bashkë me
nga Kisha Orthodhokse. një mikun e tij e goditën dhe më 6 E DIEL † PAGËZIMI
Ajo që i mbetet Kryepeshkopit pas e hodhën në det, ku dhe e reja I ZOTIT TONË JISU
Anastas është që të lutej dhe të u mbyt. Asnjë prej shqiptarëve nuk NGJALLJA KRISHT (Theofania)
shprehte ngushëllimet për të ndje- doli të ngushëllonte familjen e kë- Organ i Kishës Orthodhokse (Bekimi i ujit).
rin dhe për familjen e tij. saj vajze të re. Po të ishte vajza Autoqefale të Shqipërisë 7 E Hënë † Mbledhja për
Por fakti që Kacifas ishte i mi- me origjinë shqiptare, sulmet do të Themelues: Joan Pagëzorin. Dësh. i ri
noritetit grek, individë fundërrina kishin nisur edhe një herë nga Kryepiskopi Anastas Athanasi në Izmir.
që vuajnë për dy kacidhe lekë dhe fillimi. Ashtu siç ndodh edhe në 12 E Shtunë † Dësh.
për të bërë bujë artificiale dolën vendin fqinj, i cili nuk mban më pak Del nën kujdesin Tatjana, dhjakone; Efthasia,
dhe hodhën baltë mbi gjithë komu- gabime sa i takon nacionalitetit të e Këshillit Botues Mertiu. Osh. Ilia. Provi i Ve-
nitetin orthodhoks, duke sulmuar verbër. ronës.
Kryeredaktor: Thoma Dhima
sërish Kryepiskopin Anastas. Ky i ri shqiptar që vrau këtë vaj-
Duhet ta kenë më se të qartë zë të re, nuk përfaqëson as shtetin Adresa: 13 E DIEL † PAS
që Kryepiskopi Anastas është kreu shqiptar, as origjinën e tij. Ai do të Qendra Sinodike, THEOFANISË. Dësh.
i Kishës Orthodhokse Autoqefale përballet në gjyq për kafshërinë e Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Ermili, Stratoniku. Maksim
të Shqipërisë e përfaqëson gjithë tij që i mori jetën një vajze të re. Nr. 5, Tiranë Kafsokaliviti.
komunitetin orthodhoks në vendin Ajo që dua të theksoj është që Tel: +355 4 2257261/2; 17 E Enjte † Osh. Andoni i
tonë, por vetëm në anën shpirtërore. këta individë duhet të heqin dorë Fax: +355 4 2257263 Madh. Dëshg. Junila. Dësh.
E-mail: zyrashtypitkoash@gmail.com i ri Gjergji në Janinë.
Nëse një orthodhoks apo një nga sulmet helmuese ndaj Krye-
orthchal@orthodoxalbania.org 18 E Premte † * Athanasi
mysliman kryen një krim, ai nuk piskopit Anastas dhe Kishës Ortho-
Shtypur
përfaqëson Komunitetin e tij fetar. dhokse Autoqefale të Shqipërisë, e Kirili, të Aleksandrisë.
në shtypshkronjën “Ngjallja”
Më pas erdhën sulmet pse sepse nuk kanë asnjë lidhje me Dëshg. Theodhuli, Kilikia etj.
Kryepiskopi nuk ka ngushëlluar ngjarje të shëmtuara që fshihen pas 19 E Shtunë † Osh. Makar
Egjiptiani. Mark Evgjeniku
i Efesit. Dëshg. Mesalina.
Me www.orthodoxalbania.org
do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë 20 E DIEL † 12 LLK.
(Shërimi i 10 lebrozëve). Osh.
Efthimi i Madh. Dësh. Inai.
Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj 22 E Martë † Ap. Timotheu
zyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dhe nga të 70-t. Oshd. Anastas
informacionin e saj edhe në internet. Persiani.
25 E Premte † * Grigor
Ajo i njeh vizitorët e saj me:
Theologu i Kon/pojës. Osh.
- besimin e krishterë orthodhoks, Marisi. Oshdg. e re Marga-
- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave rita.
institucionale, 26 E Shtunë † Osh. Kseno-
- lajmet më të fundit, foni e familja. Ava Amonai.
- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e Mbreti David në Gjeorgji.
kulturor që ofron në shoqëri, Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,
- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe muzikor e filmik. 27 E DIEL † 15 LLK.
manastireve, Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip, (Zakheu). Transf. i lips. Joan
- botimet kishtare etj. anglisht e greqisht. Gojartit. Mbr/sha Markiana.
30 E Mërkurë † * Tre Hie-
Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin me rarkët: Vasili i Madh, Grigor
www.orthodoxalbania.org Theologu, Joan Gojarti.
DHJETOR 2018 NGJALLJA 11

Në dhjetëditëshin e parë të dhjetorit, Tërëshenjtëria e Tij, Të shtunën, 8 dhjetor 2018, Patriarku Ekumenik vizitoi Zonën e
Patriarku Ekumenik Vartholomeu I bëri një vizitë në Mitropolinë Demilitarizuar, që ndan dy Koretë. Tërëshenjtëria e Tij theksoi
Orthodhokse të Koresë. Ai kreu në datën 6 dhjetor Liturgjinë Hyj- dhimbjen e popullit korean dhe për këtë kreu një shërbesë për të
nore në Katedralen e Shën Nikollës, në Seul, me rastin e 50-vjetorit rënët në këtë luftë, duke u lutur për paqe dhe ribashkim.
të ngritjes së saj dhe pati takime të shumta e të ngrohta me besim- Gjithashtu, Patriarku Ekumenik Vartholomeu I u prit me të gjitha
tarët orthodhoksë koreanë, që bëjnë pjesë në juridiksionin e nderimet edhe nga Presidenti korean Moon Jae-in.
Patriarkanës Ekumenike.

Konferencë për pikëpamjet e gabuara


rreth Mistereve të Shenjta Doli në qarkullim Kalendari
Në datën 22-24 tetor, në Greqi, presviter Sotir Athanasulia, i cili i vogël Kishtar i vitit 2019
u mbajt në Leptokaria Pierias, foli për “Mashtrimet rreth Miste-
Konferenca e 30-të Panorthodho- reve të Dëshmitarëve të Jehovait”.
kse për çështjet e herezive, me Kumtuesi i radhës ishte Arkima-
temë: “Pikëpamjet heretike rreth ndrit Dr. Augustin Miru, me temë:
Mistereve të Shenjta”. “Misteret e Shenjta të Kishës dhe
Kumtesën e parë e mbajti Pentikostianët”.
Hirësia e Tij, Mitropolit i Kitros, Pasdite, Dr. Grigor Konstandi-
Georgios dhe Dr. Pandeli Lekas, nu mbajti kumtesën me temë:
me temë: “Pikëpamja Orthodhokse “Pikëpamje heretike të Mistereve
rreth Mistereve të Shenjta”. të Shenjta nga Mormonët”. Kum-
Në vazhdim fjalën e mori Arki- tesën e fundit e mbajti Arkimandrit
mandrit Dr. Efrem Triandafilo- Varnava Lambropulos, me temë:
pulos, i cili trajtoi temën: “Pikë- “Baritimi i ripranimit”.
pamjet e neoprotestantëve për Mi-
steret”. Më pas mori fjalën Proto- Arkimandrit Kozma Prifti
12 NGJALLJA DHJETOR 2018

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Deklaratë
Shprehim respektin tonë për lëvizjen e studentëve,
si shenjë e rëndësishme përgjegjshmërie për të tash-
men dhe për të ardhmen e tyre, si edhe të vendit tonë.
Shqetësimet dhe kërkesat e tyre për të pasur një arsimim
të përballueshëm financiarisht për të gjithë, me dinjitet
dhe me kushte normale janë gur themeli për përparimin
e shoqërisë sonë. Pa një rini të mirarsimuar dhe pa një
meritokraci në vlerësimin e tyre, nuk mund të ketë zhvi-
llim normal ekonomik e shoqëror.
Shpresojmë dhe lutemi që qeveria dhe autoritetet
përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje
me kërkesat e tyre.

Doli në qarkullim Kalendari i madh Kishtar i vitit 2019

Вам также может понравиться

  • Tipikoja e Shërbesave Në Kishën Orthodhokse, Mars 2020
    Tipikoja e Shërbesave Në Kishën Orthodhokse, Mars 2020
    Документ39 страниц
    Tipikoja e Shërbesave Në Kishën Orthodhokse, Mars 2020
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Shtator 2019
    Gazeta "Ngjallja" Shtator 2019
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Shtator 2019
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Tipikoja e Shërbesave Në Kishën Orthodhokse, Prill 2020
    Tipikoja e Shërbesave Në Kishën Orthodhokse, Prill 2020
    Документ40 страниц
    Tipikoja e Shërbesave Në Kishën Orthodhokse, Prill 2020
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    100% (1)
  • Shërbesa e Paraklisit Të Madh
    Shërbesa e Paraklisit Të Madh
    Документ20 страниц
    Shërbesa e Paraklisit Të Madh
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Kalendari I Vogel 2020
    Kalendari I Vogel 2020
    Документ60 страниц
    Kalendari I Vogel 2020
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    100% (3)
  • Gazeta "Ngjallja" Prill 2019
    Gazeta "Ngjallja" Prill 2019
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Prill 2019
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
    Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
    Документ27 страниц
    Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Kalendari I Vogel 2019
    Kalendari I Vogel 2019
    Документ60 страниц
    Kalendari I Vogel 2019
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    100% (6)
  • Gazeta "Ngjallja" Mars 2019
    Gazeta "Ngjallja" Mars 2019
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Mars 2019
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Korrik 2019
    Gazeta "Ngjallja" Korrik 2019
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Korrik 2019
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    100% (1)
  • Gazeta "Ngjallja" Maj 2019
    Gazeta "Ngjallja" Maj 2019
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Maj 2019
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2019
    Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2019
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2019
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Tingulli I Dytë
    Tingulli I Dytë
    Документ13 страниц
    Tingulli I Dytë
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Korrik 2018
    Gazeta "Ngjallja" Korrik 2018
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Korrik 2018
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2018
    Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2018
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2018
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Janar 2019
    Gazeta "Ngjallja" Janar 2019
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Janar 2019
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    100% (1)
  • Gazeta "Ngjallja" Shtator 2018
    Gazeta "Ngjallja" Shtator 2018
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Shtator 2018
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Shtator 2006
    Gazeta "Ngjallja" Shtator 2006
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Shtator 2006
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Qershor 2008
    Gazeta "Ngjallja" Qershor 2008
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Qershor 2008
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Gusht 2018
    Gazeta "Ngjallja" Gusht 2018
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Gusht 2018
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Tingulli I Rëndë
    Tingulli I Rëndë
    Документ12 страниц
    Tingulli I Rëndë
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Gazeta "Ngjallja" Qershor 2018
    Gazeta "Ngjallja" Qershor 2018
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Qershor 2018
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Tingulli Tërthor I Parë
    Tingulli Tërthor I Parë
    Документ14 страниц
    Tingulli Tërthor I Parë
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    100% (1)
  • Gazeta "Ngjallja" Dhjetor
    Gazeta "Ngjallja" Dhjetor
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Dhjetor
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Tingulli I Tretë
    Tingulli I Tretë
    Документ12 страниц
    Tingulli I Tretë
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Tingulli Tërthor IV
    Tingulli Tërthor IV
    Документ13 страниц
    Tingulli Tërthor IV
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Tingulli I Parë
    Tingulli I Parë
    Документ13 страниц
    Tingulli I Parë
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    100% (1)
  • Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2017
    Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2017
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2017
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет
  • Kalendari I Vogël 2018
    Kalendari I Vogël 2018
    Документ60 страниц
    Kalendari I Vogël 2018
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    100% (5)
  • Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2018
    Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2018
    Документ12 страниц
    Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2018
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërise
    Оценок пока нет