Вы находитесь на странице: 1из 70

Leksion

Artemisi Shehu
1) Kleptomania
2) Piromania
3) Çrregullimi i shperthimit te papritur
4) Bixhozi patologjik
5) Çrregullimi i varesise komunikative
6) Çrregullimi Cyber
7) Grumbullimi kompulsiv
 Në këto crregullime trajtohen dhe përfshihen të gjitha
rastet që përcaktojnë një tërësi
sjelljesh kur personat humbin
kontrollin e sjelljes së tyre si rrjedhim
i impulsive të parezistueshme.

 Dsm 5 futen edhe ODD, sjelljet e ccrregullta si ai i
sjelljes, dhe ccrregullime te varesive.
 Shumë njerëz kanë eksperienca të përfshirjes së
impulseve të tyre në bërjen e diçkaje, për të cilën ata më
vonë do të pendoheshin.

 Shumë persona i bërtasin apo ulërasin me shumë zemërim


makinave që iu dalin papritmas në trafik; të tjerë i bërtasin
apo ulërasin atyre që i bezdisin.

 Këto janë sjellje relativisht të zakonshme, edhe pse herë të


tjera mund të jenë sjellje shumë shqetësuese dhe të
rrezikshme shpeshherë.
 Në rastet e sjellje impulsive të
pakontrollueshme përfshihen të gjitha
sjelljet që janë të karakterizuara nga:

 njëpaaftësi e individit për t’i rezistuar


dëshirës për t’u përfshirë në sjellje të
papranueshme dhe të dëmshme.
1. Kleptomania (disruptive behavior)
2. Piromania (disruptive behavior)
3. Çrregullimi i shpërthimit të
papritur (disruptive behavior)
4. Kumari patologjik (addictive
behavior)
5. Çrregullimi i kontrollit të
impulseve jo i specifikuar gjetiu
(NOS)
 Këto çrregullime përfshijnë
shqetësimet në aftësinë për të
rregulluar e frenuar një impuls –
një nevojë për të ndërmarrë një
veprim të caktuar.

 Personat me këtë crregullim zakonisht përfshihen në
sjellje që janë potencialisht të dëmshme, duke e
ndjerë veten të paaftë për të ndaluar ose frenuar
sjelljen e tyre dhe përjetojnë një sens dëshpërimi,
nëse ata priren të ndërpresin sjelljen e tyre.
Zakonisht këto sjellje mund të mos jenë të dëmshme në
shumë raste, por në mjaft të tjera mund të përfshijnë edhe
rrezikun. Këto mund të përfshijnë edhe sjelljen e blerjes pa
kriter (psh). Personi për momentin nuk i kupton pasojat.
 Këto sjellje impulsive të pakontrollueshme mund të kenë
tre karakteristika bazë.

1. Së pari, personat me këto sjellje janë të paaftë për


të frenuar veten nga veprimi impulsiv që mund të
jetë i dëmshëm për veten ose të tjerët. Disa prej
tyre madje edhe priren të frenojnë veten e tyre dhe
të luftojnë me impulset e veta, por pa sukses.
2. Së dyti, përpara se të veprojnë impulsivisht,
këta persona ndihen nën presion për të
vepruar, duke përjetuar kështu tension
dhe ankth që mund të clirohet vetëm
duke realizuar sjellje impulsive.
3. Së treti, duke vepruar sipas impulsive të tyre, ata
përjetojnë një ndjenjë kënaqësie
shpërblyese, e ngjashme me çlirimin
seksual.
 Për momentin e realizimit të përmbushjes së tyre
këta persona nuk ndihen të konfliktuar. Më pas
konflikti, keqardhja dhe ndjenjat e fajit i
shoqërojnë ata.
 Këta persona krakterizohen nga një dëshirë
shumë e madhe për të vjedhur edhe pse vjedhja
e tyre nuk është e motivuar nga dëshira për të
zotëruar objektin e vjedhur ose nga vlera
monetare e objektit të vjedhur.
 Vjedhja nuk ndodh në përgjigje të ndonjë
deluzioni apo halucinacioni dhe

 Nuk përcaktohet më mirë nga ndonjë kusht


tjetër i tillë si çrregullim i sjelljes, episod
maniakal, ose çrregullim personaliteti
antisocial.
 Shumë persona kanë menduar më parë se
kleptomania lidhej me faktin e dëshirës së
personit për të zotëruar;

 në fakt ajo lidhet me eksitimin dhe


kënaqësinë e tejskajshme të personit për
t’u përfshirë në veprimin e vjedhjes së
objekteve.
 Në procesin e vjedhjes, personi ndjen një clirim
të tensionit dhe ndihet i shpërblyer.

 Përvec ndjenjës shumë pozitive kalimtare,


nevoja për të vjedhur ndihet si pakënaqësi,
intrusive, e padëshiruar dhe e pakuptimtë.

 Këta persona vjedhin gjithçka, edhe pse


shumica e gjërave që vjedhin janë ushqime,
rroba, bizhuteri, kozmetikë, kancelarira,
kompakt disqe, lodra, para.
 Personi e ndjen dëshirën si ego-distonike dhe e
kupton se ajo është e gabuar dhe për këtë ndihet i
depresuar dhe ose fajtor për vjedhjen.

 Ka komorbiditet të madh me episodin maniakal


dhe atë depresiv (Episodi depresiv; dhe bipolar 1),
dhe me çrregullimet e ankthit, të të ngrënit
(bulimia nervore,) çrregullime të personalitetit,
dhe çrregullime të tjera të kontrollit te impulseve.
 Shumë prej tyre vjedhin nëpër dyqane e
supermarkete, por për të tjerë sjellja mund të
lidhet vetëm me vjedhjen nga një person i
vetëm, ndonjëherë ndaj ndonjërit për të cilin
ata ndiejnë xhelozi ose tërheqje.

 Nuk është vlera e madhe e këtyre objekteve që


i shtyn këta persona të vjedhin, por nevoja për
të çliruar tensionin.
 Shumë prej tyre nuk dinë c’të bëjnë me gjërat
pasi i kanë vjedhur ato.
 Disa i futin gjërat dhe sendet në dollapet e tyre
që janë të tejmbushur, disa i falin ato, disa i
hedhin tutje.

 Mungesa e interesit në cka kanë vjedhur


bën edhe dallimin me një hajdut të
mirëfilltë.

 Studimet tregojnë se shumica rreth 2/3 e
personave kleptomanë janë femra.

 Epidemiologjia paraqet shifrën 5% dhe


konsiderohet e rrallë në popullatë.

 Fillimi eshte femijeria, adoleshenca ose edhe


mosha e rritur.
 Mosha e fillimit varion; mund të fillojë në fëmijëri,
adoleshencë ose moshë të rritur të hershme dhe
rrallë në MRr të vonë.
 Janë vënë re tre dekurse:
 Sporadike me episode të shkurtra dhe periudha të
gjata përmirësimi;
 Episodike me periudha të zgjatura të vjedhjes dhe
periudha të përmirësimit;
 Kronike me disa shkallë luhatshmërie.
 çrregullimi vazhdon për vite.
 Nuk ka shumë studime.

 Por disa tregojnë se të afërmit e personave


kleptomanë mund të kenë shkallë të lartë të
OCD krahasuar me popullatën e
përgjithshme.
1. Vjedhja dhe episodet e vjedhjeve
2. Malingering
3. Çrregullimi i personalitetit
antisocial dhe çrregullimi i sjelljes
4. Episodi maniakal
5. Skizofrenia
6. Demenca
 Teoritë dhe trajtimi i kleptomanisë

 Zakonisht këta persona rrallë vijnë në zyrën e një
profesionisti. Dhe në rastet kur vijnë kanë një sërë
problemesh të tjera shoqëruese me kleptomaninë të tilla
si abuzim me drogat, alkoolin, të ngrënët, ose
crregullime të humorit. Shumë e perceptojnë
kleptomaninë si një variant të crregullimit obsesiv-
kompulsiv.

 Trajtimet farmakologjike
 Trajtimet bihejviorale
 Panorama e zjarrit është shumë joshëse për shumë
persona. Por joshja për personat piromanë nga zjarri
shkon përtej normales.
 Në rastin e piromanit nevoja urgjente që ai ndjen
lidhet pikërisht me dëshirën intensive të tij për të
përgatitur, vënë dhe parë zjarre.

 Përpara zjarrit, këta persona janë të tensionuar dhe të
ekzaltuar, duke vënë zjarre ata përjetojnë një ndjenjë
intensive kënaqësie, shpërblimi dhe çlirimi. Edhe kur
ata nuk vënë vetë zjarre, gjithcka që lidhet me zjarret,
i bën ata shumë kuriozë, dhe të tërhequr nga kjo
eksperiencë.
 Ka persona që vënë zjarrin dhe piromanë. Të parët e vënë
zjarrin me qëllimin për të marrë para, shkatërruar
ndërtesa, qëllime politike, hakmarrje ose krim.

 Këta persona piromanë qëllimisht dhe në mënyrë të


vazhdueshme vënë zjarre
 Ata përjetojnë një ndjenjë tensioni ose nxitjeje afektive
përpara se të vënë zjarrin
 Ata janë të mrekulluar, kuriozë dhe të tërhequr nga
zjarri dhe gjërat që lidhen me të
 Ata ndiejnë kënaqësi, shpërblim dhe clirim duke vënë e
parë zjarre apo ngjarje zjarrpërfshirëse
 Personat kalojnë shumë kohë për të realizuar
mënyrën e ndezjes së zjarreve,

 Janë indiferentë ndaj pasojave për jetën,

 Kanë pasur edhe varësi apo abuzim me


alkoolin
 Është problem në fëmijëri dhe adoleshencë
 (rreth 40% vlerësohen të jenë 18 vjeçarë)
 Është e rrallë si çrregullim
 Bashkëndodh me çrregullimin e sjelljes dhe
antisocial të personalitetit,
 ADHD
 çrregullimin e përshtatjes
 Prevalenca është e rrallë.
 Nuk ka shumë studime

 Incidentet e vënies së zjarreve janë episodike


dhe mund të rriten dhe zbehen në frekuencë.

 Rrjedha longitudinale është e panjohur.


1. Krime të hakmarrjes,
2. Tërheqje vëmendjeje,
3. Përfitim njohje,
4. Pjesë e ekperimentimit zhvillimor në fëmijëri
5. Çrregullim i sjelljes,
6. Personalitet antisocial,
7. Episod maniakal,
8. Demencë,
9. Vonesë mendore,
10. Intoksikim nga substancat
 Zjarrvënia nuk realizohet si rezultat i motiveve
shumë të dobëta si:
 Deluzioni apo haluçinacioni,
 Gjykimi i dëmtuar,
 Çrregullim i sjelljes,
 Vonesë mendore,
 Episod maniakal,
 Personalitet antisocial.
 përfitime parash,
 politike ose aktivitet kriminal,
 hakmarrje apo zemërim.
 Teoritë dhe trajtimi

 Modelimi,
 Problemet fëmijërore -vënia e zjarreve,
 Motivimi për të vënë zjarrin,
 Mosndierja e keqardhjes për dëmet që
mund të shkaktohen,
 Agresiviteti
 Prindërit e tyre kanë dështuar në disiplinimin e
fëmijëve,

 Lidhje me antisocialen,

 Vështirësi shkollore,

 Kur rriten kanë lidhje me skizofreninë, crreg


bipolare, abuzimin me sub – alkoolin,

 Parandalimi është më mirë se trajtimi (programet


trajnuese)
Gjatë episodeve të ndara, personat janë të paaftë
për t’i rezistuar impulseve agresive, cka rezulton
në veprime serioze ofendimesh ose shkatërrimesh.

 Niveli i tyre i agresivitetit gjatë këtyre episodeve


është jashtëzakonisht shumë jo në përpjestim të
drejtë me stresorin që mund ta ketë shkaktuar.
1. Episodet agresive nuk lidhen me ndonjë kusht tjetër
mjekësor ose fizik.
2. Njerëzit shkaktojnë dëmtim të madh vetes, të tjerëve
ose pronës.
3. Kriza e tyre është e ngjashme me një krizë epileptike.
4. Mund të humbin punën, partnerët e tyre.
5. Prek më shumë burrat.
6. Shoqërohet me çrregullime të humorit
 Diagnoza për këtë çrregullim bëhet vetëm pas
përjashtimit të;

 çrregullimit të personalitetit antisocial,


borderline, çrregullim psikotik, episod maniakal,
çrregullimi i sjelljes, ADHD, abuzim me
substanca.

 Episodi agresiv nuk lidhet me kushte mjekësore


(traumë, Alzheimer, etj).
 Shumë individë e përshkruajnë momentin e
ardhjes së impulsit si primar përpara
shpërthimit.

 Ata raportojnë simptoma të tilla si dridhje,


rrahje të forta të zemrës, shtrëngim në
kraharor, presion në kokë, dëgjimi i një jehone.
 Personat që priren të kenë këtë çrregullim;

 Me tipare narcistike,
 obsesive,
 paranoide apo skizoide kanë
shpërthime inati dhe urrejtjeje nën
stres.
 Çrregullimet e humorit,

 Ankthit,

 Të të ngrënit,

 Të abuzimit me substancën,

 Çrregullime të tjera të impulseve.


 Në fëmijëri kanë pasur:

1. Shpërthime inati,
2. Vëmendje të dëmtuar,
3. Hiperaktivitet,
4. Vështirësi sjellore,
5. Vjedhje dhe vendosje zjarresh.
 Amok – gjendje e një episodi akut, i pakontrolluar i
sjelljes së dhunshme që personi e harron/bëhet
amnezik.
 Amoku është parë në kulturat e Azisë, por edhe të
Kanadasë e SHBA.

 Ka simptoma disociative.

 është më i shpeshtë te burrat se te gratë.

 Çrregullimi është i rrallë.


 Fillimi nga fëmijëria në të 20-tat.

 Fillimi mund të jetë akut pa fazë prodromale,

 Rralle fillon pas te 40-tave,

 Kursi varion, në disa individë është episodik


dhe në të tjerë kronik
 Individët me çrregullimin e shpërthimit rrjedhin
nga familje apo të afërm me:

1. Çrregullime të humorit,
2. Abuzim me substancën,
3. Çrregullime të tjera të kontrollit të impulseve
1. Deliri
2. Demenca
3. Ndryshim personaliteti i lidhur me kushte të përgjithshme
mjekësore (tipi agresiv)
4. Epilepsi
5. Intoksikim nga substanca
6. Tërheqje nga substanca
7. Çrregullim nxitës i kundërshtimit
8. Çrregullim sjelljeje
9. Çrregullim personaliteti antisocial, borderline,
10. Episod maniakal,
11. Skizofrenia,
12. çrregullim paniku,
13. Depresion madhor ,
14. Sjellje e qëllimshme,
15. Malingering,
16. Zemërim i lidhur me situatat stresante të jetës.
 Ky çrregullim futet në grupin e çregullimeve të
sjelljes së bashku me çrregullimin e sjelljes së
çrregullt dhe atë nxitës të kundërshtimit.

 Për shkak të faktit se nuk është çrregullim i shpeshtë


dhe shfaqen vështirësi për të dalluar shpërthimet e
inatit nga shpërthimet normale, u vendos një moshë
bazë prej 6 vjeç (ose një moshë ekuivalente zhvillimi).

 Së fundi nevojitet lidhja mes çrregullimit dhe


çrregullimeve të tjera (psh, ADHD, çrregullimi i
humorit të çrregullt).
1) Kombinimi biologjik me faktorët mjedisorë

2) Paaftësi e personit për të kontolluar


shpërthimet e tij të zemërimit e inatit

3) Përdorimi i medikamenteve

4) Trajnimi i aftësive sociale

5) Monitorimi i sjelljeve të tyre agresive



 Nëse keni bërë ndonjërën nga këto sjellje, ju ndoshta e dini
sesa drithëruese është eksperienca e të fituarit të bastit
tuaj.

 Njerëzit që kanë probleme me bixhozin patologjik kanë


një nevojë për të luajtur kumar që është më e
madhe se dëshira e shumicës së njerëzve.
 Disa karakteristika
 Sipas DSM kemi këto karakteristika për bixhozin patologjik:

1) Personat janë të shqetësuar me bixhozin
2) Ata kanë nevojë të rritur për të luajtur bixhoz me
shuma të mëdha parash me qëllim që të arrijnë nivelin
e dëshiruar të eksitimit
3) Ata janë vazhdimisht të pasuksesshëm në përpjekjet
e tyre për të kontrolluar apo ndërprerë bixhozin
4) Ata irritohen kur i kërkohet për të ndërprerë ose
ndaluar lojën
5) Ata luajnë pa fund dhe pa pushim
 Ata luajnë në përpjekje për t’i shpëtuar problemeve të
tyre ose për të çliruar ndjenja negative,
 Pasi kanë humbur sasi të konsiederueshme parash, ata do
t’i rikthehen bixhozit me qëllim që të fshehin shumën e
borxhit
 Ata bëjnë veprime ilegale, marrin borxh, mashtrojnë,
vjedhin për të financuar bixhozin e tyre
 Ata humbin një marrëdhënie shumë të rëndësishme,
pune ose mundësi edukimi ose karriere për shkak të
bixhozit
 Ata mbështeten te të tjerët për të marrë para për shkak
të problemeve financiare të tyre të shkaktuara nga bixhozi

 Ata gënjejnë pa fund të afërmit dhe terapistin se nuk
do të luajnë sërish,
 Vazhdojnë të luajnë pavarësisht pasojave negative
që kanë,
 Mund të pushojnë për një kohë të shkurtër por sërish
mund të rifillojnë,
 Mund të përfshihen në sjellje penale (vjedhje, vrasje
për të fituar para),
 Mund të prishë karrierën, familjen dhe marrëdhëniet
sociale,
 Personi kthehet te familja për shpresë dhe ndihmë.
 Shtrembërime në mendime (paraja është
edhe halli dhe qederi i tyre),
 Mohimi, kontrolli dhe fuqia, supersticioni,
etj.
 Personat janë shpesh konkurrentë,
energjikë, të palodhur dhe që mërziten
shpejt.
 Shqetësohen për aprovimin e të tjerëve dhe
mund të jenë bujarë deri në pikën e ekzagjerimit.
 Kur nuk luajnë kumar ata mund të bëhen
shumë të përfshirë nga puna, ose e lënë një
punë deri në pikën e afatit të fundit dhe punojnë
papushim për mbarimin e saj,
 Ata mund të jenë të prirur të zhvillojnë një sërë
sëmundjesh mjekësore si pasojë e stresit të
tyre të tilla si hipertensioni, ulçera, migrenë,
etj.
 Shumë i drejtohen terapistit kur arrijnë
mendime apo tentativa suicidale.
 Pritet të futet në kategorinë e “Addiction and
related disorders”.

 Pritet të ulen kriteret minimale që duhet të


përmbushen për të marrë diagnozën nga 5 në 4;

 Propozohet në hiqet kriteri i “veprimeve ilegale”


që duhen përmbushur, dhe të ulet sasia e
kritereve nga 10 në 9.
 Disa studime i referohen një historie të
mëparshme:

1. ADHD,
2. çrregullimesh humori,
3. abuzim substancash,
4. çrregullim personaliteti si antisocial,
narcistik, borderline, dhe
5. çrregullime të tjera kontroll impulsesh.
 1/3 mendohet të jenë femra por kjo
ndryshon demografikisht e gjeografikisht;

 Femrat patologjike janë më depresive në


krahasim me meshkujt dhe e shohin kumarin
si shmangie e depresionit.

 Femrat shkojnë më pak te terapisti


 Varet nga ligji dhe legalizimi i tij;

 Studimet tregojnë rritje të numrit të


personave që bëhen patologjikë,

 Prevalenca shkon nga 0.4-3.4% te të rriturit,


por dhe 7% (Porto Riko, Australi).
 Adoleshentët dhe studentët nga 2.8%-8%;
 Shumë abuzojnë me substancat.
 Fillon në adoleshencën e hershme te
meshkujt ,
 Më vonë te femrat,
 E rregullt,
 Episodike,
 Kronike.
 Rritet të luajturit në periudha stresi ose
depresioni.
 Studimet flasin për një kumar patologjik
dhe varësi nga alkooli te prindërit e
individëve me kumar patologjik
krahasuar me popullatën.
1) Semundje mjekesore,

2) Abuzimi i substancave (nikotina, etj),

3) Crrregullime ankthi,

4) Depresioni,

5) Crregullime te personalitetit.
1. Loja sociale (kumari social);

2. Kumari profesional;

3. Episodi maniakal;

4. Çrregullim personaliteti antisocial;


5.
6. Kushte te tjera mjekesore.
 Teoria dhe trajtimi i bixhozit patologjik
 Nga pikëpamja biologjike ky crregullim mendohet se
lidhet me elementë të trashëgueshmërisë.

 Studiues të tjerë kanë gjetur në trurin e këtyre personave


disa anomali që i shkaktojnë këta persona të luajnë
kumar, të aubzojnë me substancat dhe/ose ushqimin.
Duke pasur kështu një shkak gjenetik.

 Monoaminoksidaza mendohet të jetë problematike te


këta indiv.
 Të tjerë e lidhin me problemet me neurotejcuesit,
me dopaminën. Këta persona kanë probleme edhe
në zona të trurit që kanë lidhje me marrjen e vendimeve,
duke kontribuar kështu në prirjen e tyre për të vënë baste
të rrezikshme.

 Faktorët kognitivë mund të luajnë një rol në këto


crregullime, lidhur me trashëgueshmërinë e
modeleve të figurave të mëparshme familjare.
 Të tjerë studiues e lidhin këtë crregullim me tipare të
personalitetit dhe karakteristikave të tij. Këta persona
mendohet se kanë një predispozitë për të zhvilluar këtë
crregullim.
 Një kombinimi i këtyre tipareve me impulsivitetin dhe
psikopatinë con në një kërkim nga ana e personave të
eksitimit të siguruar nga përfshirja në kumar.
 Faktorët sociokulturorë mendohet se janë gjithashtu
të përfshirë në këtë sjellje patologjike.
 Trajtimi më i suksesshëm është kombinimi i disa
prespektivave me nj-tje. Kombinimi i cbt me drogat mund
të jetë i efektshëm.
 Nevoja e pafrenuar për të naviguar në
internet,

 Në aktivitete bixhozi në internet,

 Vizitat e vazhdueshme në faqet


pornografike në internet.
 Mbipërdorimi i internetit,
 Përdorimi problematik i kompjuterit,
 Përdorimi patologjik i kompjuterit.

 Për herë të parë e ka parë Ivan Goldberg 1995.


1. Varësia/lidhja
cyber – seksuale – përdorimi kompulsiv i
websiteve seksuale,

2. Varësia/lidhja cyber marrëdhënore,

3. Kompulsionet e aktiviteteve me internetin (blerjet me


internet, tregëtia, lojrat),

4. Mbiinformacioni nga interneti,

5. Varësia nga kompjuteri.


 Mund të lidhet me gjendjen psikologjike
sidomos depresionin.

 Përdorimi i tepruar apo patologjik nënkupton


përdorimin me mbi 38 orë në javë për
qëllime joakademike dhe joprofesionale që
shkakton rezultate të ulta, performancë të
ulët në punë, probleme në jetën e çiftit,etj.
 modeli biopsikosocial,

 kushtëzimi operant,

 prespektiva sociokulturore (dinamikat


familjare, kulturore dhe sociale),

 terapia individuale dhe ajo e ciftit.


 Është një sjellje ku individi ndjen nevojën për
të filluar një komunikim të vazhdueshëm me
të tjerët.

 Ndryshe njihet me emrin;


 - shqetësimi mbi median,

 Dhe bashkëshoqërohet me përdorimin e cite-ve


si Facebook, youtube, internetosocializimi.
 Grumbullimi patologjik ose kompulsiv do të
jetë një sjellje e karakterizuar nga grumbullimi
i tepruar dhe një paaftësi ose mungesë dëshire
për të hedhur sasi të mëdha apo vogla
objektesh që zënë hapësirat e jetesës duke
shkaktuar stres dhe dëmtim.
 Ocd ose personaliteti obsesiv-kompulsiv

 Grumbullimi i librave,

 Grumbullimi i kafshëve

Вам также может понравиться