Вы находитесь на странице: 1из 40

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

TIPIKOJA
E SHËRBESAVE KISHTARE

TIRANË, 2020

1
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

MUAJI PRILL

1. †EMËRKURË. Oshënare grua Maria


Egjiptiane. Dëshmor Geronti dhe Vasilidhi.
Të mërkurën në mëngjes, MËNGJESORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi nga Isaia 41:4-14).
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Dhuratave të
Parashenjtëruara (Leximi I: Gjen. 17:1-9; Leximi II:
Fja. Urt. 15:20-16:9).
Të mërkurën në mbrëmje, PASDARKA E
MADHE.

2. E ENJTE. Oshënar Titi, mrekullibërës.


Dëshmor Amfiani dhe Edhesi. Dëshmori i Ri
Panajoti.
Të enjten në mëngjes, MËNGJESORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (leximi nga Isaia 42:5-16).
Të enjten në mbrëmje, MBRËMËSORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi I: Gjen. 18:20-
33; Leximi II: Fja. Urt. 16:17-17:17).
PASDARKA E MADHE
1
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

3. †E PREMTE. Shën Nikita Pohuesi. Oshënar


Josif Himnografi. Oshënar Iliri.
Të premten në mëngjes, MËNGJESORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi nga Isaia 45:11-17).
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Dhuratave të
Parashenjtëruara (Leximi I: Gjen. 22:1-18; Leximi II:
Fja. Urt. 17:17-18:5).
Të premten në mbrëmje, shërbesa e plotë e
HIMNIT AKATHIST drejtuar Hyjlindëses. Lexohet
Pasdarka e vogël deri tek “Të meriton...”. Pas “Të
meriton...” psalet tropari: “Si mori vesh porosinë e
perëndishme...” (3 herë) dhe prifti lëçit Qëndrimin e
parë të Shtëpive. Në vazhdim psalet kanoni i Himnit
Akathist: “Ja gojën e çel...”. Pas këngës III, psalet
Shkurtorja: “Përlufteshës gjenerale...” (1 herë) dhe
prifti lëçit Qëndrimin e dytë të Shtëpive. Më pas psalet
kënga IV, V dhe VI e Kanonit. Në vazhdim psalet
Shkurtorja: “Përlufteshës gjenerale...” dhe prifti lëçit
Qëndrimin e tretë të Shtëpive. Më pas psalet kënga
VII, VIII dhe IX e Kanonit (në këngën IX bëhet edhe
temjanisja e kishës). Në vazhdim psalet Shkurtorja:
“Përlufteshës gjenerale...” dhe prifti lëçit Qëndrimin
e katërt të Shtëpive, në fund të të cilave përsërit edhe
një herë shtëpinë e parë: “Engjëlli kryetar...”. Më pas
psalet Shkurtorja: “Përlufteshës gjenerale...”. Thuhet
2
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Trishenjti dhe Shkurtorja e ditës: “Përlufteshës


gjenerale...”. Më pas thuhet “Mëshiro, o Zot” (40
herë), “O Krisht Perëndi, që adhurohesh...” dhe pjesa
e mbetur e Pasdarkës së vogël.

4. †E SHTUNA V E KRESHMËS. Oshënar


Gjergji, në Male. Oshënarët Platon dhe Zosima
Studiti. Dëshmori i Ri NikitaArvaniti.
Të shtunën në mëngjes, MËNGJESORJA E
PËRDITSHME.
Nëse pas Mëngjesores nuk kryhet shërbesa e
Liturgjisë Hyjnore, atëherë leximet biblike lexohen
në fund të Mëngjesores:
APOSTULLI i Hyjlindëses (kërkoje në 21 nëntor -
Heb. 9:1-7).
UNGJILLI i Hyjlindëses (kërkoje në 8 shtator - Lk.
1:39-49, 56).
Nëse pas Mëngjesores kryhet shërbesa e Liturgjisë,
atëherë Apostulli dhe Ungjilli lexohen në Liturgji.

5. †E DIELA V E KRESHMËS (Shën Maria


Egjiptiane). Dëshmor Klaudi, Diodori, Viktorini.
Tingulli I. Lavdia mëngjesore IX.

3
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Në Mbrëmësore:
Pas “O ZOT, THIRRA...”, thuhen 6 vargëzime
ngjallësore dhe 4 vargëzime të Triodit. “Lavdi...”, e
Triodit. “Tani...”, hyjlindësorja dogmatike e Ting. I:
“Lavdinë e përbotshme...”.
PASVARGJET: pasvargjet ngjallësore. “Lavdi...”,
e Triodit. “Tani...”, hyjlindësorja e pasvargjeve
ngjallësore sipas Tingullit të lavdisë: “O çudi e re
përmbi gjithë çuditë e vjetra...”.
PËRLËSHORET: Përlëshorja ngjallësore: “Guri
kur u vulos...”. “Lavdi...”, e Triodit. “Tani...”,
hyjlindësorja: “Ti që linde për ne prej Virgjëreshës...”.

Në Mëngjesore:
Pas “PERËNDIA ËSHTË ZOTI...”, Përlëshoret si
në Mbrëmësore.
NDENJËSORET ngjallësore sipas radhës, por tek
stihologjia (grupi) e parë thuhet hyjlindësorja e
përlëshoreve: “Gabrieli kur të tha...”.
BEKIMTORET ngjallësore, DËGJIMI,
SHKALLESAT dhe PARAVARGU i Tingullit.
SHKURTORJA (e Tingullit dhe e Triodit),
SHTËPIA (e Tingullit dhe e Triodit) dhe SINAKSARI
(i ditës dhe i Triodit).

4
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

ZBRITËSORET: “Ja gojën e çel...”.


UNGJILLI MËNGJESOR IX. Pas Ungjillit thuhet
Psalmi 50 dhe troparet e Triodit: “Hapmi dyert e
pendimit...”.
MADHËSHTIMET e Hyjlindëses: “Më të
nderuarën...”.
DËRGIMSORET: dërgimsorja ngjallësore IX dhe
të Triodit.
LAVDËRIMET: 4 vargëzime ngjallësore dhe 3
vargëzimet e Triodit, që bëhen 4 (tek dy vargjet e
fundit, thuhen vargjet për të kremtet e oshënareve
gra). “Lavdi...”, e Triodit. “Tani...”, “E Përmbibekuar
je, o Hyjlindëse...”.
DHOKSOLOGJIA e Madhe dhe “Sot erdhi
shpëtimi...”.

Në Liturgji:
ANDIFONET e të dielave
Pas hyrjes, PËRLËSHORJA ngjallësore, e Triodit
dhe e shenjtit të kishës.
SHKURTORJA: “Mbrojtje e paturpëruar...”.
Paravargu dhe Aliluari i të dielës.
APOSTULLI i së Dielës së V të Kreshmës (Heb.
9:11-14).

5
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

UNGJILLI i së Dielës së V të Kreshmës (Mk. 10:32-


45).
Dhe vazhdon si zakonisht Liturgjia e Shën Vasilit
të Madh. Tek “Veçan të Tërëshenjtën...” thuhet: “Me
ty gëzohet...”.
KUNGATORJA: “Lavdëroni Zotin...”.
Të dielën në mbrëmje, kryhet MBRËMËSORJA
kataniktike.

6. E HËNA PARA DAFINAVE. Shën Eftiku,


patriark i Kostandinopojës. Shën Grigor Sinaiti.
Shën Grigor Athoniti. Njëqind e njëzet dëshmorët
në Persi.
Të hënën në mëngjes, MËNGJESORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi nga Isaia 48:17-
49:4).
Të hënën në mbrëmje, MBRËMËSORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi I: Gjen. 27:1-41;
Leximi II: Fja. Urt. 19:16-25).
PASDARKA E MADHE.

7. E MARTA PARA DAFINAVE. Dëshmor


Kaliopi, Rufini, dhjakon. Dëshmore Akulina. Dhe
dyqind dëshmorët ushtarë. Oshënar Gjergji,
episkop i Mitilinit.
6
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Të martën në mëngjes, MËNGJESORJA E


PËRDITSHME e Kreshmës (leximi nga Isaia 49:6-10).
Të martën në mbrëmje, MBRËMËSORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi I: Gjen. 31:3-16;
Leximi II: Fja. Urt. 21:3-21).
PASDARKA E MADHE

8. †E MËRKURA PARA DAFINAVE. Apostujt


Agavi, Rufi, Flegoni dhe Asingriti, nga të
shtatëdhjetët. Kelestini i Romës.
Të mërkurën në mëngjes, MËNGJESORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi nga Isaia 58:1-11).
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Dhuratave të
Parashenjtëruara (Leximi I: Gjen. 43:25-30, 45:1-16;
Leximi II: Fja. Urt. 21:23-22:4).
Të mërkurën në mbrëmje, PASDARKA E MADHE.

9. E ENJTJA PARA DAFINAVE. Dëshmor


Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi dhe dëshmorët
që ishin me të në Persi.
Të enjten në mëngjes, MËNGJESORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (leximi nga Isaia 65:8-16).
Të enjten në mbrëmje, MBRËMËSORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi I: Gjen. 46:1-7;
Leximi II: Fja. Urt. 23:15-24:5).
7
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

PASDARKA E MADHE

10. †E PREMTJA PARA DAFINAVE.


Profetesha Olda. Dëshmor Perikliu, Sofokliu,
Demosteni dhe Epaminonda.
Të premten në mëngjes, MËNGJESORJA E
PËRDITSHME e Kreshmës (Leximi nga Isaia 66:10-
24).
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Dhuratave të
Parashenjtëruara. Psalet shërbesa e Shën Llazarit, si
në librin e Triodit.
Pas “O ZOT THIRRA...”, nga vargu: “Nga thellësitë
e shpirtit...” thuhet tropari i vetëmelodishëm i Triodit
(2 herë), tropari martirik (1 herë) dhe 5 vargëzimet e
vetëmelodishme të shën Llazarit (nga një herë secila).
“Lavdi...”, e shën Llazarit. “Tani...”, troparin: “Ndërsa
përfundojmë kreshmën e dobishme...”.
HYRJA, “O Jisu Krisht, dritë gazmore...” dhe
LEXIMET E TRIODIT (Leximi I: Gjen. 49:33-50:26;
Leximi II: Fja. Urt. 31:8-31).
“LE TË DREJTOHET LUTJA IME...” dhe pjesa e
mbetur e Liturgjisë së Dhuratave të Parashenjtëruara.

Të premten në mbrëmje, bëhet PASDARKA e


vogël.
8
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

11. †E SHTUNA E LLAZARIT. Hierodëshmor


Antipa. Oshënaret Trifena dhe Matrona.
Shërbesa psalet si në librin e Triodit.

Në Mëngjesore:
Pas “PERËNDIA ËSHTË Zoti...”, psalet
Përlëshorja e shën Llazarit: “Vërtetove ngjalljen e
përbashkët...” (3 herë).
NDENJËSORJA e parë: “Mëshirove Marinë...” (2
herë) dhe pas saj BEKIMTORET ngjallësore. Pas
bekimtoreve, thuhet LITANIA E VOGËL: “Përsëri
dhe përsëri...” dhe NDENJËSORJA e dytë: “O burim
i së mirës...” (2 herë). Menjëherë pas Ndenjësores
lexohet: “NE QË PAMË NGJALLJEN...” dhe PSALMI
50.
SHKURTORJA dhe SHTËPIA e shën Llazarit.
SINAKSARI i ditës dhe i Triodit.
ZBRITËSORET: “U hodh nëpër detin...”.
Pas këngës VIII, në vend të “Më të nderuarën...”
psalet kënga e IX e Kanoneve të Triodit, me vargun:
“Lavdi më ty, o Perëndia ynë, lavdi më ty!” dhe
Zbritësorja IX.
“I shenjtë është Zoti...” (“Lartësoni Zotin,
Perëndinë...”, nuk thuhet).

9
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

DËRGIMSORET e Triodit.
Tek LAVDËRIMET psalen 8 vargëzimet e
vetëmelodishme të shën Llazarit, sipas radhës.
“Lavdi...”, e shën Llazarit. “Tani...”, “E përmbibekuar
je, o Hyjlindëse...”.
DHOKSOLOGJIA e madhe dhe tropari: “Sot erdhi
shpëtimi...”.

Në Liturgji:
ANDIFONETe përditshme. Refreni i Andifonit të
dytë është: “Shpëtona... që u ngjalle së vdekurish...”,
ndërsa refreni i Andifonit të tretë është Përlëshorja e
shën Llazarit: “Vërtetove ngjalljen e përbashkët...”.
HYRTORJA: “Ejani t’i falemi... Shpëtona..., që u
ngjalle së vdekurish...”.
PAS HYRJES: Përlëshorja e shën Llazarit:
“Vërtetove ngjalljen e përbashkët...” dhe Shkurtorja
e shën Llazarit: “Jisui Perëndi, gëzimi i të gjithëve...”.
Në vend të Himnit Trishenjtor: “SHENJT
PERËNDI...”, psalet himni: “Sa u pagëzuat më
Krishtin...”.
Paravargu dhe aliluari i të kremtes.
APOSTULLI i së shtunës së Llazarit (Heb. 12:28-
13:8).

10
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

UNGJILLI i së shtunës së Llazarit (Jn. 11:1-45).


Dhe vazhdon Liturgjia e Shën Joan Gojartit, si
zakonisht.
Tek “VEÇAN TË TËRËSHENJTËN...”, psalet
irmosi i këngës IX të Kanonit: “Le ta lavdërojmë
Zonjën Mari...”.
KUNGATORJA: “Nga goja e foshnjave...”.
Në vend të troparit: “PAMË DRITËN E
VËRTETË...”, psalet Përlëshorja e shën Llazarit:
“Vërtetove ngjalljen e përbashkët...”.
Përlëshimi: “Ai që u ngjall së vdekurish, Krishti,
Perëndia ynë....”.

Shënime:
1. Nga sot dhe deri të dielën e Etërve të Shenjtë,
nuk përdoret më Lutësorja.
2. Nga sot deri të dielën e Thomait, në Mëngjesore,
në vend të “Më të nderuarën...” psalet kënga IX e
Kanonit të çdo dite, ndërsa në Liturgji, tek “Veçan të
Tërëshenjtën...”, psalet “Të meriton...”.
3. Nga sot deri të dielën e Pendikostisë, në Liturgji,
nuk psalet tropari: “Pamë dritën e vërtetë...”, por
Përlëshorja e të kremtes.
4. Gjithashtu, nga sot deri të dielën e Thomait nuk
kryhet përshpirtje me grurë, por, në fund të
11
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Liturgjisë, mund të kryhet Trisai e thjeshtë pa grurë,


ku kujtohen emrat e të fjeturve.

12. †E DIELA E DAFINAVE. Hyrja e Zotit tonë


Jisu Krisht në Jerusalem. Shën Vasil Pohuesi,
episkop i Parit. Oshënare Anthusa.
Shërbesa psalet si në librin e Triodit.

Në Mbrëmësore:
Pas “O ZOT THIRRA...”, thuhen 5 vargëzimet e
vetëmelodishme të së kremtes, të cilat bëhen 6, duke
thënë dy herë të parën. “Lavdi...” dhe “Tani...”, e së
kremtes.
Hyrja me temjanicë, “O Jisu Krisht, dritë
gazmore....”, paravargu i ditës dhe leximet biblike
(Leximi I: Gjen. 49:1-2, 8-12; Leximi II: Sof. 3:14-
19;Leximi III: Zak. 9:9-15).
PASVARGJET e të kremtes (tek Triodi). “Lavdi...”
dhe “Tani...”, e të kremtes (tek Triodi).
PËRLËSHORET: “Vërtetove ngjalljen e
përbashkët...”. “Lavdi...”, po ajo. “Tani...”, “U
varrosëm me pagëzimin tok me ty...”.
PËRLËSHIMI: “Ai që pranoi të hipte mbi një
pulisht gomari për shpëtimin tonë, Krishti Perëndia
ynë i vërtetë...”.
12
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Shënim: Gjatë Javës së Madhe do të kryhen tri


Liturgji të Parashenjtëruara.

Në Mëngjesore:
Pas “PERËNDIA ËSHTË ZOTI...”, Përlëshoret
psalen si në Mbrëmësore.
NDENJËSORET e Triodit sipas radhës.
SHKALLESAT: “Që prej rinisë...” dhe PARAVARGU
i të kremtes.
UNGJILLI MËNGJESOR i të kremtes.
“Ne që pamë ngjalljen...”, nuk lexohet. Pas Ungjillit
lexohet menjëherë Psalmi 50. Dhe troparet pas
psalmit 50, si në librin e Triodit.
SHKURTORJA dhe SHTËPIA e të kremtes.
SINAKSARI i ditës dhe i të kremtes. ZBRITËSORET:
“Ja u pa Det’ i Kuq...”.
MADHËSHTIMET e Hyjlindëses: Në vend të: “Më
të nderuarën...”, psalet kënga IX e Kanonit të së
kremtes.
DËRGIMSORJA: “I shenjtë është Zoti, Perëndia
ynë” (3 herë). Në vazhdim, prifti lexon uratën e
bekimit të dafinave.
LAVDËRIMET: 4 vargëzimet e vetëmelodishme të
së kremtes (nga një herë). “Lavdi...” dhe “Tani...”, e
të kremtes: “Gjashtë ditë para Pashkës...”.
13
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

DHOKSOLOGJIA e Madhe dhe Përlëshorja e të


kremtes: “U varrosëm me pagëzimin...”.

Në Liturgji:
ANDIFONET e të kremtes.
HYRTORJA: “I bekuar është ai që vjen në emrin e
Zotit. PERËNDIA ËSHTË Zoti dhe u shfaq ndër ne.
Shpëtona, o Biri i Perëndisë, që ndenje mbi një kafshë
të përulur, ne që të këndojmë: Aliluia”.
Pas hyrjes, PËRLËSHORET: “Vërtetove ngjalljen
e përbashkët...” dhe: “U varrosëm me pagëzimin...”,
si dhe SHKURTORJA e të kremtes: “Në qiellin si
Mbret mbi fron...”.
Himni trishenjtor. Paravargu dhe Aliluari i
kremtes.
APOSTULLI i së dielës së Dafinave (Filip. 4:4-9).
UNGJILLI i së dielës së Dafinave (Jn. 12:1-18).
Dhe vazhdon si zakonisht Liturgjia e Shën Joan
Gojartit. Tek “Veçan të Tërëshenjtën...” thuhet irmosi
i këngës IX të Kanonit të së kremtes.
KUNGATORJA: “I bekuar është ai që vjen në
emrin e Zotit. Aliluia”.
Në vend të troparit: “Pamë dritën e vërtetë...”,
psalet Përlëshorja: “Ngjalljen e përbashkët...” dhe
Përlëshimi si në Mbrëmësore.
14
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Besimtarët afrohen të marrin nga priftërinjtë


naforë dhe degë dafinash.

Të dielën në mbrëmje kryhet MËNGJESORJA e


të Hënës së Madhe (shih Librin e Javës së Madhe).

13. †E HËNA E MADHE. Kujtojmë Josifin e


lumur, të fortbukur dhe të fortmirë, si dhe fikun
që u mallkua dhe u tha prej Zotit. Shën Martin
Pohuesi, Papa i Romës.
Të Hënën e Madhe në mëngjes kryhet
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Dhuratave të
Parashenjtëruara (shih Librin e Javës së Madhe).
Të Hënën e Madhe në mbrëmje kryhet
MËNGJESORJA e të Martës së Madhe (shih Librin
e Javës së Madhe).

14. †E MARTA E MADHE. Kujtojmë


shëmbëlltyrën e Zotit rreth dhjetë virgjëreshave.
Apostull Aristarku, Pudi dhe Trofimi, nga të
shtatëdhjetët.
Të Martën e Madhe në mëngjes kryhet
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Dhuratave të
Parashenjtëruara (shih Librin e Javës së Madhe).

15
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Të Martën e Madhe në mbrëmje kryhet


MËNGJESORJA e të Mërkurës së Madhe (shih Librin
e Javës së Madhe).

15. †E MËRKURA E MADHE. Kujtojmë gruan


mëkatare që leu Zotin me miro. Dëshmor Kriskenti
dhe Leonidha.
Të Mërkurën e Madhe në mëngjes kryhet
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Dhuratave të
Parashenjtëruara (shih Librin e Javës së Madhe).
Të Mërkurën e Madhe në mbrëmje kryhet
Shërbesa e Efqelisë (Vajit të Bekuar [shih Librin e
Javës së Madhe]).

16. †E ENJTJA E MADHE. Kujtojmë Lajtoren


e Shenjtë, Darkën Mistike, Lutjen e përmbinatyr-
shme të Zotit në Gjethsemani dhe tradhtinë e Judës
ndaj Zotit. Dëshmoret e shenjta Agapi, Irini dhe
Hionia. Dëshmoret Harisa, Niki dhe të gjithë ata
që ishin me to.
Shënim: Sot, gjatë Proskomidhisë, nxirret edhe
një Qengj i dytë, i cili, pasi shenjtërohet në Liturgjinë
Hyjnore dhe pasi thahet me kujdes, ruhet për nevojat
e grigjës shpirtërore gjatë gjithë vitit.

16
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Të Enjten e Madhe në mëngjes kryhet


MËNGJESORJA e të Enjtes së Madhe (shih Librin e
Javës së Madhe).
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Shën Vasilit
të Madh (shih Librin e Javës së Madhe).
Të Enjten e Madhe në mbrëmje kryhet
MËNGJESORJA e të Premtes së Madhe (Shërbesa e
Pësimeve të shenjta dhe të kulluara të Zotit tonë Jisu
Krisht [shih Librin e Javës së Madhe]).

17. E PREMTJA E MADHE. Kujtojmë Pësimet


e shenjta shpëtimtare dhe të tmerrshme të Zotit,
Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Hiero-
dëshmori Simeon në Persi. Dëshmorët Agapiti dhe
Adriani, si dhe Makari, episkop i Korinthit.
Të Premten e Madhe në mëngjes kryhet shërbesa
e ORËVE TË MËDHA dhe MBRËMËSORJA e të
Shtunës së Madhe (Shërbesa e Zbritjes së Trupit nga
Kryqi [shih Librin e Javës së Madhe]).
Të Premten e Madhe në mbrëmje kryhet
MËNGJESORJA e të Shtunës së Madhe – Vajtimet e
Përmbivarrshme (në disa vende, sipas një tradite më
të vjetër, kryhet në orët e para të mëngjesit të së
shtunës [shih Librin e Javës së Madhe]).

17
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

18. †E SHTUNA E MADHE. Kujtimi i Varrimit


të hyjtrupshëm të Zotit tonë Jisu Krisht dhe zbritjen
e tij në Hadh. Oshënar Joani. Dëshmori Sava.
Oshënare Athanasia nga Egjina.
Të Shtunën e Madhe në mëngjes kryhet
MBRËMËSORJA dhe LITURGJIA e Shën Vasilit të
Madh (shih Librin e Javës së Madhe).

19. †E DIELA E PASHKËS SË SHENJTË.


Kremtimi i Ngjalljes jetëprurëse të Zotit, Perëndisë
dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Hierodëshmor
Pafnuti. Dëshmor Filipi. Shën Gjegj Pohuesi, episkop
i Pisidisë.
Shënim: Nga e Diela e Pashkës deri të Dielën e
Pendikostisë, “O Mbret qiellor...” nuk thuhet.
Të Shtunën e Madhe në mbrëmje kryhet shërbesa
e TËRËNATËS, shërbesa e NGJALLJES,
MËNGJESORJA dhe LITURGJIA Hyjnore e Shën
Joan Gojartit (shih Librin e Javës së Madhe).
Shënime:
1. Rregulli që ndiqet në këtë Liturgji Hyjnore
zbatohet gjatë gjithë Javës së Ndritshme. Ndryshojnë
vetëm leximet biblike, që çdo ditë janë të ndryshme.
2. Nga e Diela e Pashkës deri të Shtunën e
Ndritshme, si dhe ditën e mbylljes së Pashkës, në
18
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

vend të shërbesës së Orëve, të Pasdarkës apo të


Mesnatës, lexohet një shërbesë e veçantë (shih librin
e Javës së Madhe), e cila përsëritet tri herë. Në fund
të herës së tretë, bëhet Përlëshimi i vogël, i cili mbyllet
me troparin: “Krishti u ngjall...”.
3. Nga e diela e Pashkës deri të shtunën e
Ndritshme nuk lexohet Psaltiri në Mbrëmësore.
Gjithashtu, urata: “Tani përlëshoje...” dhe Himni
Trishenjtor nuk thuhen. Në Mëngjesore, nuk thuhet
Dhoksologjia. Në Liturgji, në vend të troparit: “Emri
i Zoti...”, psalet: “Krishti u ngjall...” (3 herë)
4. Nëse gjatë Javës së Ndritshme kryhet Bekimi i
pesë bukëve, atëherë në vend të hyjlindësores:
“Gëzohu, o Hirplotë...”, psalet: “Krishti u ngjall...”.
5. Gjatë Javës së Ndritshme, në vend të shërbesës
së zakonshme të përmortshme, psalet shërbesa e
varrimit për Javën e Ndritshme (kërkoje në Uratoren
e Vogël).
6. Sot ka mbizotëruar që Andifonet dhe Hyrtorja
e Pashkës të psalen çdo ditë, deri ditën e mbylljes së
Pashkës, ndërsa Tipikotë e vjetra thonë se nga e Diela
e Thomait e në vazhdim fillojnë të psalen sërish
Tipikat dhe Lumërimet, si dhe Hyrtorja: “Ejani t’i
falemi..., që u ngjalle së vdekurish...”, në vend të
Hyrtores së Pashkës.
19
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

7. Deri ditën e mbylljes së Pashkës, në çdo Liturgji


Hyjnore, në vend të troparit: “Pamë dritën e
vërtetë...”, psalet: “Krishti u ngjall...”. Në çdo shërbesë
që kryhet gjatë kësaj periudhe, Përlëshimi bëhet
kështu: “Ai që u ngjall së vdekurish...”. Në vend të:
“Me uratat...”, thuhet: “Krishti u ngjall...”.

Të Dielën e Pashkës në mbrëmje kryhet


MBRËMËSORJA e Dashurisë (shih librin e Javës së
Madhe).

20. † E HËNA E NDRITSHME. Apostull Zakeu,


nga të shtatëdhjetët. Oshënar Athanasi dhe Joasafi
në Meteorë.
Tingulli II

Mëngjesorja:
“Lavdi Trinisë së shenjtë, të njëqenshme...”,
“Krishti u ngjall...” (10 herë), bashkë me vargjet. Në
vazhdim thuhen Paqësoret dhe më pas vazhdon
shërbesa e Mëngjesores njëlloj si ditën e Pashkës, por,
pas këngës VI të Kanonit, thuhet vetëm Shkurtorja e
Pashkës dhe Sinaksari i ditës. Më pas thuhet: “Ne që
pamë ngjalljen...” dhe pjesa e mbetur e Mëngjesores
është njëlloj si ditën e Pashkës.
20
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Liturgjia Hyjnore:
ANDIFONET, Hyrtorja, Përlëshoret dhe
Shkurtorja thuhen njëlloj si ditën e Pashkës.
APOSTULLI i ditës (Vep. 1:12-17, 21-26).
UNGJILLI i ditës (Jn. 1:18-28).
Dhe pjesa e mbetur e Liturgjisë njëlloj si ditën e
Pashkës.

21. E MARTA E NDITSHME. Dëshmor Januari.


Mbretëresha Aleksandra. Dëshmor Rafaeli, Nikolla
dhe Irini.
Tingulli III
Mbrëmësorja:
“Lavdi Trinisë së shenjtë, të njëqenshme...”,
“Krishti u ngjall...” (10 herë), bashkë me vargjet. Në
vazhdim thuhen Paqësoret.
Pas “O ZOT THIRRA...” psalen 6 vargëzimet e para
të Tingullit të tretë: “Me anën e kryqit tënd...” etj.
“Lavdi...”, vargëzimi i shtatë: “Ne të pavyerit që
qëndrojmë...”. “Tani...”, hyjlindësorja dogmatike e
Tingullit të tretë: “Si të mos admirojmë...”.
PASVARGJET: pasvargu i parë i Tingullit të tretë.
Më pas thuhen vargëzimet e Pashkës: “Pashka
hierore...” etj., bashkë me vargjet e tyre: “Le ngjallet

21
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Perëndia...” etj. “Lavdi...” dhe “Tani...”, “Dit’ e


Ngjalljes, le të ndriçohemi... Krishti u ngjall...”.
Menjëherë pas “Krishti u ngjall...” bëhet
Përlëshimi i Mbrëmësores si ditën e Pashkës.

Mëngjesorja njëlloj si të hënën e ndritshme.


APOSTULLI i së martës së ndritshme (Vep. 2:14-21).
UNGJILLI i së martës së ndritshme (Lk. 24:12-35).

22. E MËRKURA E NDRITSHME. Apostull


Nathanaili. Oshënar Theodhor Sikeoti. Oshënarët
Teohar dhe Apostol në Artë.
Tingulli IV
Mbrëmësorja si të martën e ndritshme (në vend
të vargëzimeve të Tingullit të tretë, thuhen vargëzimet
e Tingullit të katërt).
Mëngjesorja njëlloj si të hënën e ndritshme.
APOSTULLI i së mërkurës së ndritshme (Vep.
2:22-38).
UNGJILLI i së mërkurës së ndritshme (Jn. 1:35-52).

23. †E ENJTJA E NDRITSHME. Dëshmori i


Madh Gjergj Tropeprurësi. Dëshmorët Donati dhe
Therini në Butrint.
Tingulli Tërthor I
22
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Mbrëmësorja:
“Lavdi Trinisë së shenjtë, të njëqenshme...”,
“Krishti u ngjall...” (10 herë), bashkë me vargjet. Në
vazhdim thuhen Paqësoret.
Pas “O ZOT THIRRA...” psalen 4 vargëzime të
Tingullit tërthor I dhe 4 vargëzime të përshembullta
të shën Gjergjit. “Lavdi...”, e shën Gjergjit. “Tani...”,
hyjlindësorja dogmatike e Tingullit tërthor I: “Në
Detin e Kuq...”.
Hyrja me temjanicë. “O Jisu Krisht, dritë
gazmore...” dhe paravargu, si dhe leximet biblike të
shën Gjergjit (Leximi I: Isa. 43:9-14; Leximi II: Urt.
Sol. 3:1-9; Leximi III: Urt. Sol. 5:15-6:3).
PASVARGJET: pasvargu i parë i Tingullit tërthor
I. Më pas thuhen vargëzimet e Pashkës: “Pashka
hierore...” etj., bashkë me vargjet e tyre: “Le ngjallet
Perëndia...” etj. “Lavdi...”, e shën Gjergjit. “Tani...”,
“Dit’ e Ngjalljes, le të ndriçohemi... Krishti u ngjall...
(1 herë)”. Menjëherë pas “Krishti u ngjall...”, psalet
Përlëshorja e shën Gjergjit dhe më pas psalet sërish
“Krishti u ngjall...”.
Menjëherë pas “Krishti u ngjall...” bëhet
Përlëshimi i Mbrëmësores si ditën e Pashkës.

23
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Mëngjesorja:
“Lavdi Trinisë së shenjtë, të njëqenshme...”,
“Krishti u ngjall...” (10 herë), bashkë me vargjet. Në
vazhdim thuhen Paqësoret.
SHKALLESAT: “Që prej rinisë sime...” dhe
paravargu i shenjtit.
UNGJILLI mëngjesor (kërkoje të martën e javës
së 12 të Lukës – Lk. 21.12-19).
“Ne që pamë ngjalljen...” (1 herë). Psalmi 50 nuk
lexohet, por menjëherë pas “Ne që pamë ngjalljen...”
psalet: “Lavdi...”, “me ndërmjetimet e atloforit...”.
“Tani...”, “me ndërmjetimet e Hyjlindëses...”.
“Përdëllemë, o Perëndi...”, tropari i shën Gjergjit:
“Tërë krijesa ndrit...”. Më pas prifti thotë: “O Perëndi,
shpëtoje popullin tënd...”.
Më pas psalet KANONI I PASHKËS: “Dit’ e
ngjalljes sot na ndriti...”. Pas këngës III thuhet
DËGJIMI dhe SHKURTORJA e Pashkës. Pas këngës
VI thuhet SHKURTORJA dhe SHTËPIA e shën
Gjergjit, si dhe SINAKSARI i ditës. Pas Sinaksarit
lexohet: “Ne që pamë ngjalljen...” (3 herë) dhe “Kur
u ngrit Jisui...” (3 herë). Dhe më pas psalet kënga
VII dhe VIII e Kanonit të Pashkës.
KËNGA IX: Pas këngës VIII thuhet thirrja:
“Hyjlindësen dhe Mëmën e Dritës...” dhe, në vend të
24
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

“më të nderuarën...”, psalen Madhështimet e


Pashkës: “O shpirt madhështoje... Ndriçohu,
ndriçohu...”.
DËRGIMSORET: e Pashkës: “Si fjete si njeri...”, e
shën Gjergjit: “Pranvera na gëzon...” dhe sërish e
Pashkës: “Si fjete si njeri...”.
LAVDËRIMET: psalen 4 vargëzime ngjallësore të
Tingullit tërthor I, 4 vargëzimet e përshembullta të
shën Gjergjit (në dy vargjet e fundit thuhen vargjet
për të kremtet e dëshmorëve) dhe 4 vargëzimet e
Pashkës: “Pashka hierore...”, bashkë me vargjet e tyre.
“Lavdi...”, e shën Gjergjit. “Tani...”, “Ditë e
Ngjalljes...”, në fund të së cilës psalet tri herë “Krishti
u ngjall...” dhe fillon menjëherë Liturgjia Hyjnore
(Dhoksologjia nuk psalet).

Liturgjia Hyjnore:
ANDIFONET dhe Hyrtorja e Pashkës.
Pas HYRJES: “Krishti u ngjall...”, Përlëshorja e
shën Gjergjit, Dëgjimi i Pashkës: “Kur erdhën gratë...”
dhe Shkurtorja ngjallësore: “Megjithëse zbrite në
varr...”.
Në vend të Himnit Trishenjtor, psalet: “SA U
PAGËZUAT më Krishtin...”.

25
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Paravargu dhe APOSTULLI i shën Gjergjit (kërkoje


të shtunën e javës së katërt - Vep. 12:1-11).
Aliluari i të enjtes së Pashkës (kërkoje në librin e
Apostullit) dhe UNGJILLI i ditës, i të enjtes së
ndritshme (Jn. 3:1-16).
Dhe pjesa e mbetur e Liturgjisë njëlloj si ditën e
Pashkës.

24. †E PREMTJA E NDRITSHME. Kremtimi


i Përurimit të kishës së Hyjlindëses së Tërëshenjtë,
i Burimit Jetëdhënës. Oshënare Elisabeta çudi-
bërësja.
Tingulli Tërthor II

Mbrëmësorja:
“Lavdi Trinisë së shenjtë, të njëqenshme...”,
“Krishti u ngjall...” (10 herë), bashkë me vargjet. Në
vazhdim thuhen Paqësoret.
Pas “O ZOT THIRRA...” psalen 6 vargëzime të
Tingullit tërthor II dhe 3 vargëzimet e përshembullta
të Hyjlindëse, që bëhen 4: “Gjëra të çuditshme...”.
“Lavdi...”, e Hyjlindëses: “Kush mund t’i tregojë...”.
“Tani...”, hyjlindësorja dogmatike e Tingullit tërthor
II: “Cili nuk do të tëlumurojë...”.

26
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Hyrja me temjanicë. “O Jisu Krisht, dritë


gazmore...” dhe paravargu: “Do të të dua, o Zot...”
(kërkoje tek Pesëdhjetorja).
PASVARGJET: pasvargu i parë i Tingullit tërthor
II dhe 3 pasvargjet e Hyjlindëses: “Lum ti, o
jetëprurës Burim...”. “Lavdi...”, e Hyjlindëses: “Fryni
trumbetat me brohori...”. “Tani...”, “Dit’ e Ngjalljes,
le të ndriçohemi... Krishti u ngjall... (3 herë)”.
Menjëherë pas “Krishti u ngjall...” bëhet
Përlëshimi i Mbrëmësores si ditën e Pashkës.

Mëngjesorja:
“Lavdi Trinisë së shenjtë, të njëqenshme...”,
“Krishti u ngjall...” (10 herë), bashkë me vargjet. Në
vazhdim thuhen Paqësoret.
Në vazhdim, psalet KANONI I PASHKËS: “Dit’ e
ngjalljes sot na ndriti...”. Pas këngës III thuhet
Dëgjimi dhe Shkurtorja e Pashkës. Pas këngës VI
thuhet Shkurtorja dhe Shtëpia e Hyjlindëses (kërkoje
tek Pesëdhjetorja). Sinaksari i ditës dhe i
Pesëdhjetores. Pas Sinaksarit lexohet: “Ne që pamë
ngjalljen...” (3 herë) dhe “Kur u ngrit Jisui...” (3 herë).
Dhe më pas psalet kënga VII dhe VIII e Kanonit të
Pashkës.

27
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

KËNGA IX: Pas këngës VIII thuhet thirrja:


“Hyjlindësen dhe Mëmën e Dritës...” dhe, në vend të
“më të nderuarën...”, psalen Madhështimet e
Pashkës: “O shpirt madhështoje... Ndriçohu,
ndriçohu...”.
DËRGIMSORET: e Pashkës: “Si fjete si njeri...” dhe
e Hyjlindëses: “Burim i vërtetë je...”.
LAVDËRIMET: psalen 4 vargëzime ngjallësore të
Tingullit tërthor II, 4 vargëzimet e përshembullta të
Hyjlindëses dhe 4 vargëzimet e Pashkës: “Pashka
hierore...”, bashkë me vargjet e tyre. “Lavdi...” dhe
“Tani...”, “Ditë e Ngjalljes...”, në fund të së cilës psalet
tri herë “Krishti u ngjall...” dhe fillon menjëherë
Liturgjia Hyjnore (Dhoksologjia nuk psalet).

Liturgjia Hyjnore:
ANDIFONET dhe Hyrtorja e Pashkës.
Pas HYRJES: “Krishti u ngjall...”, Dëgjimi i
Pashkës: “Kur erdhën gratë...”, Shkurtorja e
Hyjlindëses dhe Shkurtorja ngjallësore: “Megjithëse
zbrite në varr...”.
Në vend të Himnit Trishenjtor, psalet: “SA U
PAGËZUAT më Krishtin...”.
APOSTULLI i ditës (Vep. 3:1-8).
UNGJILLI i ditës (Jn. 2:12-22).
28
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Dhe pjesa e mbetur e Liturgjisë njëlloj si ditën e


Pashkës.

25. † E SHTUNA E NDRITSHME. Apostull dhe


Ungjillor Marku.
Tingulli Tërthor IV

Mbrëmësorja:
“Lavdi Trinisë së shenjtë, të njëqenshme...”,
“Krishti u ngjall...” (10 herë), bashkë me vargjet. Në
vazhdim thuhen Paqësoret.
Pas “O ZOT THIRRA...” psalen 4 vargëzime të
Tingullit tërthor IV dhe 3 vargëzime të përshembullta
të ungjillorit, që bëhen 4. “Lavdi...”, e ungjillorit.
“Tani...”, hyjlindësorja dogmatike e Tingullit tërthor
IV: “Mbreti i qiejve...”.
Hyrja me temjanicë. “O Jisu Krisht, dritë
gazmore...” dhe paravargu.
PASVARGJET: pasvargu i parë i Tingullit tërthor
IV. Më pas thuhen vargëzimet e Pashkës: “Pashka
hierore...” etj., bashkë me vargjet e tyre: “Le ngjallet
Perëndia...” etj. “Lavdi...”, e ungjillorit. “Tani...”, “Dit’
e Ngjalljes, le të ndriçohemi... Krishti u ngjall... (1
herë)”. Menjëherë pas “Krishti u ngjall...”, psalet

29
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Përlëshorja e ungjillorit dhe më pas psalet sërish


“Krishti u ngjall...”.
Menjëherë pas “Krishti u ngjall...” bëhet
Përlëshimi i Mbrëmësores si ditën e Pashkës.

Mëngjesorja:
“Lavdi Trinisë së shenjtë, të njëqenshme...”,
“Krishti u ngjall...” (10 herë), bashkë me vargjet. Në
vazhdim thuhen Paqësoret.
Më pas psalet KANONI I PASHKËS: “Dit’ e
ngjalljes sot na ndriti...”. Pas këngës III thuhet
Dëgjimi dhe Shkurtorja e Pashkës. Pas këngës VI
thuhet Shkurtorja dhe Shtëpia e ungjillorit, si dhe
Sinaksari i ditës. Pas Sinaksarit lexohet: “Ne që pamë
ngjalljen...” (3 herë) dhe “Kur u ngrit Jisui...” (3 herë).
Dhe më pas psalet kënga VII dhe VIII e Kanonit të
Pashkës.
KËNGA IX: Pas këngës VIII thuhet thirrja:
“Hyjlindësen dhe Mëmën e Dritës...” dhe, në vend të
“më të nderuarën...”, psalen Madhështimet e
Pashkës: “O shpirt madhështoje... Ndriçohu,
ndriçohu...”.
DËRGIMSORET: e Pashkës: “Si fjete si njeri...”, e
ungjillorit dhe sërish e Pashkës: “Si fjete si njeri...”.

30
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

LAVDËRIMET: psalen 3 vargëzime ngjallësore të


Tingullit tërthor IV, 3 vargëzimet e përshembullta të
ungjillorit dhe 4 vargëzimet e Pashkës: “Pashka
hierore...”, bashkë me vargjet e tyre. “Lavdi...”, e
ungjillorit. “Tani...”, “Ditë e Ngjalljes...”, në fund të
së cilës psalet tri herë “Krishti u ngjall...” dhe fillon
menjëherë Liturgjia Hyjnore (Dhoksologjia nuk
psalet).

Liturgjia Hyjnore:
ANDIFONET dhe Hyrtorja e Pashkës.
Pas HYRJES: “Krishti u ngjall...”, Përlëshorja e
ungjillorit, Dëgjimi i Pashkë: “Kur erdhën gratë...”
dhe Shkurtorja ngjallësore: “Megjithëse zbrite në
varr...”.
Në vend të Himnit Trishenjtor, psalet: “SA U
PAGËZUAT më Krishtin...”.
Paravargu dhe APOSTULLI i ungjillorit (kërkoje
25 prill – 1 Pjet. 5:6-14).
Aliluari i të shtunës së Pashkës (kërkoje në librin
e Apostullit) dhe UNGJILLI i ditës, i të shtunës së
ndritshme (Jn. 3:22-33).
Dhe pjesa e mbetur e Liturgjisë njëlloj si ditën e
Pashkës.

31
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

26. †E DIELA PAS PASHKËS (E THOMAIT).


Kremtimi i Ngjalljes së Krishtit (përsëritet çdo të
diel) dhe kujtimi i pohimit shpëtimtar të apostull
Thomait. Hierodëshmori Vasil, episkop i Amasisë.
Oshënarët Glafira dhe Justa. Oshënar Rikieri.
Ungjilli Mëngjesor I

Mbrëmësorja:
“I BEKUAR është perëndia ynë...”. “Krishti u
ngjall...” (3 herë: 1 herë nga prifti dhe 2 herë nga kori),
PSALMI NISTOR (Ps. 103), pa vargjet: “Ejani t’i
falemi...” (të cilat nuk thuhen nga sot deri në mbylljen
e Pashkës) dhe PAQËSORET.
Pas “O ZOT THIRRA...” psalen 6 vargëzimet e të
kremtes. “Lavdi...” dhe “Tani...”, e të kremtes.
HYRJA me temjanicë. “O Jisu Krisht, dritë
gazmore...” dhe paravargu: “Zoti mbretëroi...”.
PASVARGJET: 3 pasvargjet e vetëmelodishme të
së kremtes. “Lavdi...” dhe “Tani...”, e të kremtes.
“TANI PËRLËSHOJE shërbëtorin tënd...”,
TRISHENJTI (i cili, nga sot e në vazhdim, thuhet në
çdo shërbesë, por jo në fillim të shërbesave, ku
zëvendësohet nga tropari: “Krishti u ngjall...”.

32
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

PËRLËSHORET: e të kremtes: “Kur ishe i vulosur


në varrin tënd...” (3 herë).
PËRLËSHIMI: “Ai që u ngjall së vdekurish, Krishti,
Perëndia ynë i vërtetë...”.
Shënim: Nga sot deri të martën para mbylljes së
Pashkës, në fillim të çdo shërbese, pas thirrjes: “I
bekuar është Perëndia ynë...”, psalet: “Krishti u
ngjall...” (3 herë – një herë nga prifti dhe 2 herë nga
kori). Për këtë arsye, në Mbrëmësore, nuk thuhen
vargjet: “Ejani t’i falemi...”, por menjëherë pas
“Krishti u ngjall...” lexohet Psalmi Nistor (Ps. 103),
ndërsa në fillim të Mesnatës, Mëngjesores dhe Orëve,
nuk thuhet “Shenjt Perëndi...”, por menjëherë pas
“Krishti u ngjall...” thuhet: “Lavdi...” dhe “Tani...”,
“Trini e Tërëshenjtë...” e në vazhdim. Në Liturgji, pas
thirrjes: “E bekuar është Mbretëria...” dhe “Krishti u
ngjall...”, thuhen Paqësoret.

Mëngjesorja:
Pas gjashtë psalmeve, tek “PERËNDIA ËSHTË
ZOTI...”, psalet Përlëshorja e të kremtes (3 herë).
NDENJËSORET: të së kremtes, duke përsëritur
çdonjërën dy herë. Bekimtoret ngjallësore nuk psalet,
për shkak se kjo është e kremte zotërore.

33
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

SHKALLESAT: “Që prej rinisë sime...” dhe


paravargu i të kremtes: “Lavdëro Zotin, o
Jerusalem...” (3 herë), bashkë me vargun e tij.
UNGJILLI mëngjesor ngjallësor I, i cili lexohet
brenda në Shenjtërore, si të gjithë Ungjijtë
mëngjesorë ngjallësorë.
PSALMI 50 psalet dhe besimtarët i falen Ungjillit,
si çdo të diel.
SHKURTORJA dhe SHTËPIA e të kremtes.
SINAKSARI i ditës.
ZBRITËSORET: “Dit’ e ngjalljes...”.
MADHËSHTIMET: Pas këngës VIII thuhet thirrja:
“Hyjlindësen dhe Mëmën e Dritës...” dhe, në vend të
“më të nderuarën...”, psalen Madhështimet e
Pashkës: “O shpirt madhështoje... Ndriçohu,
ndriçohu...”.
“I shenjtë është Zoti...” – “Lartësoni Zotin...” (që
nga sot e në vazhdim, psalet çdo të diel).
DËRGIMSORET e të kremtes.
LAVDËRIMET: psalen 3 vargëzimet e
përshembullta të së kremtes, që bëhen 4. “Lavdi...”
dhe “Tani...”, e të kremtes: “Tetë ditë pas ngjalljes...”.
DHOKSOLOGJIA e madhe dhe Përlëshorja e të
kremtes

34
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Liturgjia Hyjnore:
ANDIFONET dhe Hyrtorja e Pashkës.
Pas HYRJES: nuk psalet sërish “Krishti u ngjall...”,
por psalet menjëherë Përlëshorja e së kremtes dhe
Shkurtorja ngjallësore: “Megjithëse zbrite në varr...”.
HIMNI TRISHENJTOR. Paravargu dhe Aliluari i
të kremtes.
APOSTULLI i së dielës “(Vep. 5:12-20).
UNGJILLI i së dielës (ungjilli IX mëngjesor - Jn.
20:19-31).
Tek “VEÇAN TË TËRËSHENJTËN...”, psalet
madhështimi: “Ty llambadhen e shkëlqyer...”.
KUNGATORJA: “Lavdëroje, Zotin, o
Jerusalem...”. Lavdëroje Perëndinë tënd, o Sion.
Aliluia”.
Në vend të “PAMË DRITËN...”, psalet: “Krishti u
ngjall...”. “Emri i Zotit...”.
Përlëshimi si në Mbrëmësore.
Shënime:
1. Nga nesër e në vazhdim, shërbesat e çdo dite
kryhen sipas rendit të Pesëdhjetores, të cilave iu
shtohen edhe shërbesat e Mujorit, përveç të dielave
dhe të kremteve të Pesëdhjetores.
2. Nga nesër deri të martën e të Verbrit, çdo ditë
(përveç të dielave dhe të kremteve së Pesëdhjetores),
35
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

nëse rastis shenjtor i madh kremtues, pas lavdive të


Mujorit, tek “Tani...”, psalen troparet e
vetëmelodishme kremtuese të Pesëdhjetores, sipas
rastit, dhe jo tropari: “Ditë e ngjalljes...”. Gjithashtu,
psalen Përlëshoret, Dërgimsoret dhe Shkurtoret e të
kremtes në fuqi, domethënë i të kremtes që u kremtua
dhe që nuk është mbyllur ende (domethënë të dielat
dhe të kremtet e tjera gjatë javës), dhe jo ato të
Pashkës.
3. Në çdo Mëngjesore të përditshme, deri në
mbylljen e Pashkës, pas Ndenjësoreve (ose pas
Ungjillit mëngjesor, nëse ka), thuhen “Ne që pamë
ngjalljen...” dhe më pas lexohet Psalmi 50. Gjithashtu,
psalet “Më të nderuarën...”, bashkë me vargjet. Si
Zbritësore psalen irmoset e Kanonit të Pashkës: “Dit’
e ngjalljes sot na ndriti...”, përveç periudhës së
Gjysmëpendikostisë, përveç të dielës, të hënës dhe
të martës së të Verbrit.
4. Nga nesër e në vazhdim, në çdo Liturgji Hyjnore
që kryhet gjatë javës (përveç të dielës), tek “Veçan të
Tërëshenjtën...” psalet: “Të meriton...”, përveç rastit
kur Tipikoja përcakton diçka tjetër. Deri të shtunën
e ardhshme, në Liturgji psalet Shkurtorja e Thomait.

36
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

27. E HËNË. Hierodëshmor Simeoni i Jerusalemit,


i afërm i Krishtit. Shën Evlogj Mikpritësi.
MBRËMËSORJA E PËRDITSHME.
MËNGJESORJA E PËRDITSHME.
Nëse pas Mëngjesores nuk kryhet shërbesa e
Liturgjisë Hyjnore, atëherë leximet biblike lexohen
në fund të Mëngjesores:
APOSTULLI i ditës, i të hënës së javës së dytë të
Veprave (Vep. 3:19-26).
UNGJILLI i ditës, i të hënës së javës së dytë të
Joanit (Jn. 2:1-11).
Nëse pas Mëngjesores kryhet shërbesa e Liturgjisë
Hyjnore, atëherë Apostulli dhe Ungjilli lexohen në
Liturgji.

28. E MARTË. Nëntë dëshmorët në Kizikë.


Oshënar Memnoni, mrekullibërës.
MBRËMËSORJA E PËRDITSHME.
MËNGJESORJA E PËRDITSHME.
Nëse pas Mëngjesores nuk kryhet shërbesa e
Liturgjisë Hyjnore, atëherë leximet biblike lexohen
në fund të Mëngjesores:
APOSTULLI i ditës, i të martës së javës së dytë të
Veprave (Vep. 4:1-10).

37
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

UNGJILLI i ditës, i të martës së javës së dytë të


Joanit (Jn. 3:16-21).
Nëse pas Mëngjesores kryhet shërbesa e Liturgjisë
Hyjnore, atëherë Apostulli dhe Ungjilli lexohen në
Liturgji.

29. E MËRKURË. Apostujt Jasoni dhe Sosipatri,


nga të shtatëdhjetët. Shën Vasili në Ostrog.
Dëshmor Neoni, Kerkira.
MBRËMËSORJA E PËRDITSHME.
MËNGJESORJA E PËRDITSHME.
Nëse pas Mëngjesores nuk kryhet shërbesa e
Liturgjisë Hyjnore, atëherë leximet biblike lexohen
në fund të Mëngjesores:
APOSTULLI i ditës, i të mërkurës së javës së dytë
të Veprave (Vep. 4:13-22).
UNGJILLI i ditës, i të mërkurës së javës së dytë të
Joanit (Jn. 5:17-24).
Nëse pas Mëngjesores kryhet shërbesa e Liturgjisë
Hyjnore, atëherë Apostulli dhe Ungjilli lexohen në
Liturgji.

30. E ENJTE. Apostull Jakovi, vëllai i Ungjillor


Joanit. Oshënar Klementi dhe Donati, episkop i
Evrisë.
38
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Shërbesa psalet sipas rendit të Mujorit, së bashku


me himnet e Pesëdhjetores. Në Mbrëmësore, nuk
kryhet Hyrja, ndërsa në Mëngjesore nuk psalen
Zbritësoret, por psalen vargëzimet e Lavdërimeve dhe
Dhoksologjia e madhe.
PËRLËSHORET: e apostull Jakovit “Lavdi...” dhe
“Tani...” e së kremtes së Thomait.
Në Liturgji, thuhet Shkurtorja e të kremtes së
Thomait.
Paravargu dhe aliluari të apostujve.
APOSTULLI i apostull Jakovit (kërkoje të shtunën
e javës së katërt të Veprave - Vep. 12:1-11).
UNGJILLI i apostull Jakovit (kërkoje të dielën e
dytë të Mateut – Mt. 4:18-23).

39

Вам также может понравиться