Вы находитесь на странице: 1из 17

Lidhja e kontrates

• Lidhjes se kontrates i paraprijne veprimet


paraprake, sic jane:
1. negociatat,
2. bisedimet dhe
3. parabisidimet e paleve kontraktuese.

• Pas perfundimit te ketyre parapergaditjeve,


palet ndermarrin veprime kontrekte rreth
lidhjes se kontrates, sic, jane:
1. oferta dhe
2. pranimi i ofertes.
Negociatat
• Lidhjes së kontratës i paraprijnë bisedimet midis
subjektëve të caktuar.
• Subjektët e interesuar mund të bisedojnë për elementet
e:
 caktimit të lartësisë së çmimit,
 për mënyrën dhe vendin e dërgimit,
 për cilësit e sendit,
 për pagesën etj.

• Këto parabisedime e kanë karakterin e parapërgatitjes


rreth lidhjes së kontratës.

• Në këtë fazë të bisedimeve, palët nuk janë në detyrim


ndaj njëra –tjetrës.
• Negociatat i paraprijne lidhjes se kontratës dhe
nuk i obligojn palët biseduese.
• Negociatat kanë ndikim me rastin e interpretimit
të kontratës dhe ofertës.
• Gjykata “gjatë interpretimit e kontratës”
gjithsesi duhet të marrë parasysh vullnetin e
përbashkët të palëve kontraktuese.
• Në qoftë se ndonjë subjekt pa arsye tërhiqet
nga negociatat e bëra atëherë shkaktohet dem.
• Shpërblimi i demit në këtë rast përfshin;
 humbjet e pësuara,
 shpenzimet e bëra dhe
 dobitë eventuale që do t’i realizonte I dëmtuar.
• Gjykata ketu merr parasysh sjelljen e dëmtuesit,
rrezikun normal në afarizëm, dhe shpenzimet e
bëra.

• Në shpenzime te lidhjes kontrates hyjne:


• Shpenzimet e korrespodences
• Udhëtimet
• Provezioni, ndërmjetësuesit, përfaqesuesit
• Taksat gjyqësore, shpenzimet e përpilimit dhe të
• Regjistrimit te kontratës.
Oferta
• Oferta është shprehje e vullnetit të një personi
me anë të cilin e ftonë personin tjetër të
konkretisht të caktuar më qëllim që të lidhe një
marrëdhënie kontraktuale – kontratë.

• Personi që ofron ofertën quhet ofertues ,


• kurse personi të cilit I ofrohet oferta quhet i
ofertuar.

• Më ofertë merret iniciativa për lidhjen e kontratës.

• Oferta duhet t’i plotesoje keto kushte:


1. Që të jetë dhënë nga personi i cili ka qëllim të
lidhe kontratën (ofertuesi) ose nga personi I
autorizuar i tij.
2. Ti përmbajë elementet thelbesore për lidhjen e
kontratës, të cilën dëshirojnë ta lidhin.
3. Të përmbajë qartë dhe seriozisht vullnetin e
shprehur të propozuesit së dëshiron të lidhe
kontratë në bazë të kushteve të propozuara.
4. Oferta duhet të bëhet me shkrim nëse lidhet
kontrata formale.
5. Malli që është i ekspozuar në vitrinën e
supermarketeve, të ndryeshme me çmim te
caktuar paraqet oferten per lidhjen e kontratës
së shitjes me çdo konsomues.
Mënyra e paraqitjes së ofertës
• Oferta mund të paraqitet me;
1. shkrim,
2. me goje,
3. ne heshtje.
• Mënyrat e paraqitjes së ofertës ndahen në dy grupe:
 të drejtëpërdrejta dhe
 të tërthorta.

• Në mënyrën e drejtëpërdrejtë të paraqitjes së ofertës


hyjnë:
 të gjitha deklaratat të shprehjes së vullnetit të bëra me
gojë , me shkrim dhe më të gjitha mjetet e tjera me anë të
cilave mund të tregohet qëllimi për të lidhur kontratë.
• Në mënyrat e tërthorta të paraqitjës së ofertës
hyjnë: të gjitha ato shprehje të vullnetit, prej të
cilave nuk mund të kuptohet së shprehin vullnetin
për të lidhur kontratë, po mund të kuptohet
tërthorazi se ekziston një vullnet I tillë.

• Në shprehjen e tërthortë të vullnetit hyjnë edhe


veprimet konkludente.
• ==========-----P.sh. është lidhur kontrata mbi
qiranë, nësë qiradhënësi ka marrë qiranë përpara
edhe për përiudhën që vjen pas kalimit të afatit.
Efektet juridike të ofertes
• Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të
ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon lidhjen e
kontratës sipas kushteve të cilat I ka parashtruar
në ofertën e vet.

• Oferta nuk është kontratë. Që të bëhet kontratë, i


ofertuari duhet ta paraqesë mendimin e vet dhe
të pranojë ofertën.

• Duhet dalluar ofertën e drejtuar personit të


pranishëm dhe ajo që i afrohet personi jo të
pranishëm.
• Konsiderohet se oferta i ofrohet personit të pranishëm kur
palët gjinden në të njëjtin lokal, dhe kur gjenden në lidhje të
drejtëpërdrejtë me anën të mjeteve teknike të informimit.

• Konsiderohet se oferta i bëhet personit jo të pranishëm jo


vetëm kur ofertuesi dhe i ofertuarit nuk gjinden në të njëjtin
lokal,
• edhe ne rast se kur ata gjinden bashkë - oferta është
ofruar personit të pa autorizim për lidhjen e kontratës.

• Si rregull, ofertuesi është I lidhur për ofertën, të cilën ia ka


bërë ofertuarit dhe nuk mund ta revokojë ofertën, por nga
kjo rregull ka perjashtim.
• Ofertuesi mund ta revokojë ofertën gjersa nuk i ka arritur të
ofertuarit.
Pranimi i ofertës
• Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të
ofertuarit me anën e të cilit e miraton propozimin e
ofertuesit për lidhjen e kontratës në kushte të caktuara në
ofertë.

• Kontrata lidhet pas përputhjes së ofertës dhe të pranimit.


• Që deklarata e një personi, e cila paraqët përgjigjjen e një
personi të ofertuar për propozimin e ofertuesit, të jetë
pranim i ofertës, duhet të plotësohen këto kushte:

• Të jetë dhënë nga personi i ofertuar, ose ngas personi i


autorizuar prej tij. Si oferta, ashtu edhe pranimi I saj duhet ti
përkasin vetëm ofertuesit dhe të ofertuarit.
• Që sipas përmbajtjes t’i përgjigjet plotësisht
ofertës. Pranimi i ofertes do te eksizstojë vetëm
në ate rast, kur më të do të pranohet oferta në
tërësi, ashtu si është pa kurrfarë kufizimesh,
ndërrimesh.

• Që të përmbajë shprehjen e qartë dhe serioze të


vullnetit të ofertuarit se dëshiron të lidhë kontratën
në kushtet e parapara në ofertë.

• Që t’i arrijë me kohë propuzuesit d.m.th. Në afatin


e caktuar në ofertë. Pranimi I arritur pas afatit të
caktuar për pranim nuk krijon kurrfarë efekti dhe
ofertuesi nuk do të jetë me I lidhur për propozimin
e vet.
Mënyrat e pranimit të propozimit

• Mënyrat e pranimit të propozimit, ose ofertës, mund të jenë:


1. të drejtëpërdrejta dhe
2. tërthorta.

• Në mënyrën e drejtëpërdrejtë hyjnë ato deklarata të bëra


vecmas me gojë , me shkrim, me shenja të përgjithshme të
pranimit ( luajtja e kokës, duke dhënë dorën, duke dhënë
kaparin).

• Ne menyrat e drejtperdrejta te pranimit te ofertes hyjne:


nenshkrimi I te ofertuarit ne oferten me shkrim te kontrates
ose venia e shenjes se gishtit.
• Në mënyrë të tërthortë pranimi i ofertës , duhet që nga sjellja e
personit të ofertuar të kuptohet se ai ka dashur të shprehë pajtimin që
të lidhet kontrata sipas propozimit të bërë, p.sh. Kur personi sendin e
dhene nga propozuesi do të vërë në shportë. Nga ky veprim i
ofertuari e pranon ofertën për lidhjen e kontratës mbi shitjën.

• Heshtja dhe pranimi i ofertës

• Nëse palët kanë lidhur ndonjë kontratë në kohë të caktuar, vazhdimi i


kësaj marrëdhënieje mund të bëhet duke heshtur, P.sh. Në kontrata
mbi qiranë.

• Nëse ndërmjet palëve ekzistojnë marrëdhënie të përhershme pune,


heshtja e të ofertuarit konsidrohet si pranim i ofertës.

• Nëse palët merren vesh që heshtja e të ofertuarit të konsiderohet


kontrata është e lidhur dhe së është arritur pajtimi ndërmjet tyre
Efektet juridke të pranimit të ofertës
• Pasi i ofertuari jep pëlqimin për ofertë, lidhet
kontrata e cila krijon të drejta dhe detyra ndërmjet
atyre subjektëve.

• Deklarata për pranimin e ofertës mund të


revokohet atëherë kur deklarata për revokimin e
pranimit të ofertës arrin të ofertuesi para, ose
njëkohësisht kur arrin deklarata për pranimin e
ofertës.

• Revokimi i vonuar i ofertës nuk do të krijojë


kurrfarë efekti juridik.
Mbi kohën e lidhjes së kontratës
• Nga çasti kur lidhet kontrata rrjedhin edhe efektet e saj ,
detyra për debitorin dhe të drejtat për kreditorin.
• Nga ky çast fillon të rrjedh afati i kontratës në bazë të së
cilës palët janë të detyruar ta ekzekutojnë detyrimin.

• Sipas kohës së lidhjes së kontratës vërtetohet aftësia


punuese të palëve, e cila është e rëndësishme për
zgjidhjen e cështjës , se cila norme duhet të zbatohet kur
është bërë ndërrimi i normave për këtë lloj kontrate.

• Caktimi i kohës se lidhjes së kontratës ka rëndësi edhe


për caktimin e vendit te lidhjes së saj.
• Koha e lidhjës së kontratës është lehtë të caktohet kur
oferta bëhet ndërmjet palëve të pranishme.

• Problemi lind atëherë kur lidhet kontrata ndërmjet palëve


jo të pranishem.

• Ekzistojnë katër teori për këtë cështje: teoria e dërgimit,


teoria e deklarimit, teoria e marrjes dhe teoria e njoftimit.

Вам также может понравиться